|
Instituti per Kerkime dhe
Alternativa Zhvillimi (IDRA) eshte nje institut
i pavarur jofitimprures, joqeveritar,
"think-tank" i themeluar nga nje grup kerkuesish
me eksperience. IDRA ka zene vend si nje nga institutet
me profesionale ne fushen e vleresimit
ekonomiko-social dhe te qeverisjes. Me shume se
28 projekte te mbaruara me sukses dhe nje
portofol i diversifikuar donatoresh dhe
klientesh e provojne kete fakt.
IDRA si institut nderdisiplinor i
politikave publike ka per qellim te promovoje
vlerat e lirise dhe demokracise, te ekonomise se
lire te tregut, dhe shoqerise civile
IDRA perfaqeson
nje kombinim strategjik kerkimi,
avokatie dhe edukimi.
Themeluesit e
IDRA-s kane nje eksperience te gjere pune ne
fushat e zhvillimit te politikave, kerkimeve
ekonomike, legjislacionit dhe fushes
rregullatore si dhe reformimit te pushtetit
lokal me donatore te huaj, duke perfshire USAID,
Banken Boterore, CIPE, Fondacioni Soros,
programin Phare te BE etj.
Objektivat e IDRA-s jane:
-
Formulimi e zgjidhjeve
alternative mbi problemet me te cilat
perballet sot tranzicioni shqiptar ne fushat e
ekonomise, legjislacionit dhe
integrimit ne BE;
-
Inkurajimi dhe ndihmesa ne
reformen institucionale ne Shqiperi;
-
Promovimi i dialogut ndermjet
qarqeve akademike, aktoreve te shoqerise
civile, dhe politike-beresve dhe
vendim-marresve;
-
Ndihmesa ne procesin e edukimit
dhe ndergjegjesimit publik per çeshtje te
ndryshme te tranzicionit ekonomik dhe
demokratik te Shqiperise.
FUSHAT e
interesit
· Politikat Ekonomike
·
Politikat e Tregtise
·
Reforma ne Sistemin Bankar dhe
Financiar
·
Sektori i SME-ve dhe Investimeve
te Huaja Direkte
·
Qeverisja Lokale dhe Administrata
Publike
·
Studimet Urbane
·
Vezhgimet Sociale dhe Ekonomike
·
Strategjite Anti-Korrupsion
·
Ndergjegjesimi dhe Fushatat
Edukuese te Publikut
·
Sektori i OJQ-ve
Burimet njerezore
Themeluesit e IDRA-s jane specialiste me
eksperience nga fushat e Ekonomise, Shkencave
shoqerore, Jurisprudences dhe Administrates
Publike.
Stafi i Institutit perbehet nga 15 veta me kohe
te plote dhe 3 veta me kohe te pjeseshme te ndare
sipas departamenteve te ndryshme.
Ne ndjekim nje
politike te kombinimit akademik e teorik me
energjine e njerezve te rinj te shkolluar ne
Perendim dhe me eksperience pune ne vende te
tjera.
Politika e stafit
eshte e orientuar drejt rritjes se kapacitetit
institucional te Institutit.
Drejtor Ekzekutiv i Institutit eshte Auron PASHA
Per
me shume klikoni ne
IDRA Website
|

Agjensia Rajonale e Zhvillimit Tirane eshte nje institucion jo-politik dhe jofitim
prures.
ARZH u krijua ne vitin 1992 si nje nga shtate
agjensite e biznesit ne kuadrin e Programit
EU-Phare. Pas Qershorit te vitit 1997 ARZH u
shnderrua ne nje institucion vetefinancues duke
synuar ofrimin e sherbimeve per klientet e saj per
te mbuluar kostot operative. Ne te njejten kohe
ajo u ri-regjistrua si OJF (Shtator 1998) dhe
ndryshoi emrin e saj ne Agjensia Rajonale e
Zhvillimit (SME)-Tirane, per te pasqyruar me mire
nevojat me ndryshimin e tregut dhe per te qene e
afte dhe fleksibel te marre pjese ne projekte te
financuara nga donatore te ndryshem.
Misioni:
“ARZH kontribuon si
bashkeudheheqese, duke bashkepunuar me komunitetin
lokal te biznesit, donatoret e huaj, autoritetet
lokale dhe qendrore, dhe OJF-te per te permiresuar
klimen e biznesit dhe nxitur zhvillimin ekonomik
ne rajon, nepermjet zbatimit te programeve te
koordinimit si dhe duke vepruar si qender burimore
sektoriale”.
Sektoret prioritare
- Zhvillimi rural dhe bujqesia
- Turizem
- Tregtia
- Sherbimet
Sektori publik
- Edukim
- Shendet
- Rinia dhe grate |
Fushat e operimit dhe sherbimet e ofruara:
- Studime, plane te biznesit dhe konsulence
- Planifikim shitjesh dhe marketingu
- Kerkime tregu dhe analize nevojash
- Trainime
- Burime Njerezore
- Manaxhim
- IT
- Konsulence per planifikim financiar
- Analize kostosh e marketing
- Vezhgime tregu
- Asistence ne ngritje fondesh
- Advokaci etj.
|
Burimet Njerezore:
Programet dhe Projektet e ARZH implementohen dhe
administrohen nga nje staf ekseukutiv prej 6
punonjesish me kohe te plote dhe 3 punonjesish me
kohe te pjeseshme te cilet kane nje kualifikim dhe
ekseprience te vyer te standarteve nderkombetare.
Koordinimi kombetar:
Prane ARZH Tirane eshte vendosur qendra e
Koordinimit Kombetar te rrjetit te ARZH-ve. Jane
dhjete zyra te Agjensive Rajonale te Zhvillimit
te cilat mbulojne qendrat me kryesore te
Shqiperise, duke ofruar specialiste te trainuar ne
zona me diversitet gjeografik dhe
social-ekonomik. Duke perdorur rrjetin e ARZH-ve
me nje staf prej 30 vetesh per projekte te
ndryshme jepet mundesia e aksesit nga specialistet
e tij dhe zhvillohen njohuri me te thella per nje
rajon te vecante. ARZH Tirane ka nje rrjet
partneresh te vendosur sipas rajoneve ne qytetet e
meposhtme:
Tirane, Berat, Durres, Elbasan, Fier, Vlore,
Gjirokaster, Korce, Kruje, Shkoder
Historia e Bashkepunimit
ARZH Tirane ka bashkepunuar sukseshem me donatore
si GTZ, SMEDA-USAID, ORT-USAID, APFDP-USAID,
VOCA-USAID, FAO, Fondacioni SOROS, Banka Boterore,
Land O’ Lakes-USAID, ETF-Itali, DANIDA-Danimarke,
IFAD, SEED si dhe organizata lokale si ISB, ACER,
IDRA, Qendra e Gruas, DA, etj. Nga ’94 – ’96
ARZH eshte asistuar nga Vullnetare te Korpusit te
Paqes (USA) dhe ne vitin 2000 e ne vazhdim nga
Vullnatare te VSO-UK.
Drejtor Ekseukutiv i ARZH Tirane eshte Ilir
Rembeci
|