S T A T U T
I SHOQĖRISĖ ANONONIME BURSA E TIRANĖS
KAPITULLI I FORMA, EMĖRTIMI, SELIA DHE OBJEKTI
Neni 1
Forma juridike
Bursa e Tiranės themelohet nė formėn e shoqėrisė anonime pa ofertė publike dhe do tė funksionojė nė pėrputhje me dispozitat e ligjit Nr.7638 datė 19.11.1992 "Pėr shoqėritė tregtare" dhe tė nenit 36 tė Ligjit 8745 datė 22.02.2001 "Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė Ligjin Nr. 8080 datė 1.3.1996 "Pėr letrat me vlerė", ndryshuar me ligjin 8168 datė 5.12.1996.
Neni 2
Emėrtimi
Emėrtimi
i plotė ėshtė "Bursa e Tiranės" Sh.A.
Neni 3
Selia
Selia
e Bursės sė Tiranės sh.a ėshtė nė Tiranė, Bulevardi "Dėshmorėt e
Kombit" pranė Ministrisė sė Financave, ku ėshtė vendosur edhe Drejtoria e
saj.
Neni 4
Kohėzgjatja
Bursa e Tiranės themelohet
pėr tė ushtruar veprimtari nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi dhe me kėtė
statut pėr njė afat kohor tė pacaktuar.
Objekti i veprimtarisė sė Bursės sė Tiranės sh.a ėshtė krijimi i njė tregu
kapitalesh apo letrash me vlerė duke krijuar njė sistem tregtimi me anė tė tė
cilit :
a) oferta pėr shitje, blerje apo kėmbim tė letrave me vlerė kryhen
apo pranohen rregullisht;
b) oferta apo kėrkesat kryhen rregullisht, kur janė oferta apo
kėrkesa tė paracaktuara, apo janė tė pritėshme, qė rezultojnė drejtpėrdrejt apo
tėrthorazi nė bėrjen apo pranimin e ofertave pėr shitje, blerje apo kėmbim tė
letrave me vlerė, ose
c) jepet informacion rregullisht lidhur me ēmimet dhe shpėrblimet qė
persona apo grupe tė veēanta propozojnė apo presin, tė shesin, tė blejnė apo tė
kėmbejnė letra me vlerė.
Neni 5
Objekti
KAPITULLI II KAPITALI THEMELTAR DHE AKSIONET
Neni 6
Kapitali themeltar
- Kapitali
themeltar 20 milion lekė, ėshtė kapital i cili ėshtė nė pronėsi tė shtetit.
- Ai ėshtė i ndarė nė 20 mijė aksione tė sė njėjtės kategori me vlerė nominale
prej 1000 lekė pėr ēdo aksion.
- Aksionet janė tė numėrtuara nga 1 deri 20 mijė pėrfshirė numrin e fundit tė
aksionit.
Neni 7
Zmadhimi i kapitalit themeltar
Kapitali
themeltar mund tė zmadhohet sipas modaliteteve dhe mėnyrave tė parashikuara nė
nenet 150 deri 163 tė ligjit Nr.7638, datė 19.11.1992 "Pėr shoqėritė
tregtare".
Zmadhimi i kapitalit themeltar mund tė kryhet vetėm me vendim tė asamblesė
tė jashtėzakonshme tė aksionerėve, nė bazė tė raportit tė Kėshillit Mbikėqyrės,
i cili pėrmban treguesit e kėrkuar nga ligji.
Aksionerėt kanė tė drejtėn e pėrparėsisė pėr nėnshkrimin e aksioneve tė
shlyeshme nė para qė emetohen pėr zmadhimin e kapitalit. Kjo e drejtė ėshtė
pėrpjestimore me shumėn e aksioneve tė zotėruara nga secili aksioner pėrpara
zmadhimit tė kapitalit.
Aksionerėt mund tė heqin dorė vetėm individualisht nga e drejta pėr
nėnshkrimin e aksioneve tė reja. Ata munden gjithashtu tė kėrkojnė nėnshkrimin
e njė numri mė tė vogėl aksionesh nga sa u takon sipas parimit tė
pėrpjestueshmėrisė, por me kusht qė asambleja tė kete vendosur shprehimisht pėr
kėtė.
Neni 8
Zvogėlimi i kapitalit themeltar
Zvogėlimi i kapitalit themeltar tė kryhet vetėm me vendim tė asamblesė tė pėrgjithshme tė jashtėzakonshme tė aksionerėve dhe nė pajtim me dispozitat e neneve 164 deri 166 tė ligjit Nr.7638, datė 19.11.1992 "Pėr shoqėritė tregėtare".
Neni 9
Shlyerja e aksioneve
Aksionet
pėr kapitalin nė para tė nėnshkruara nė zbatim tė njė vendimi pėr zmadhimin e
kapitalit do tė shlyhen tė paktėn pėr 50 % tė vlerės sė tyre qė nė momentin e
nėnshkrimit.
Pjesa tjetėr e vlerės do tė shlyhet me njė ose disa kėste nė bazė tė
kėrkimit pėr shlyerje nga Kėshilli Mbikėqyrės nė njė afat prej 3 vjetėsh nga
dita kur zmadhimi i kapitalit ėshtė bėrė pėrfundimtar.
Asambleja e Pėrgjithshme e jashtėzakonshme qė vendos zmadhimin e kapitalit
ka tė drejtė tė marrė njė vendim pėr shlyerjen tėrėsore tė aksioneve qysh nė
momentin e nėnshkrimit ose brenda njė afati mė tė shkurtėr nga ai i pėrmendur
nė paragrafin e dytė tė kėtij neni.
Kėrkimi i fondeve u njoftohet nėnshkruesve tė paktėn 15 ditė pėrpara datės
sė caktuar pėr ēdo derdhje, me letėr rekomande dhe me kthim pėrgjigje, drejtuar
ēdo titullari tė aksioneve.
Neni 10
Forma e aksioneve
Aksionet
janė tė formės nominative.
Pronėsia e aksioneve vėrtetohet nga rregiistrimi i tyre nė emėr tė pronarit nė
rregjistrin e mbajtur pėr kėtė qėllim nga shoqėria, nė kushtet dhe sipas
mėnyrave tė parashikuara nga ligji.
Neni 11
Shitja dhe transferimi i aksioneve
Sa kohė qė Bursa do tė jetė shoqėri me kapital tėrėsisht shtetėror, aksionet nuk mund tė transferohen tė tretėve, veēse nė rastin e privatizimit tė kėsaj shoqėrie, ose nė rast kur legjislacioni nė fuqi do tė kėrkojė ndryshim tė pėrqindjes sė pronėsisė sė shtetit.
Neni 12
Pandashmėria e aksioneve
Aksionet janė tė pandashme pėr kundrejt shoqėrisė,
Neni 13
Tė dreitat dhe detyrimet e lidhura me aksionet
Ēdo aksion
jep tė drejtėn e pjesėmarrjes nė fitimet e shpėmdashme vjetore tė Bursės dhe nė
tepricėn e aktivit tė mbetur nė rastin e njė likuidimi, nė njė pjesė
pėrpjestimore me kuotėn e kapitalit qė pėrfaqėson aksioni.
Pėrveē kėsaj ai jep tė drejtėn e votės dhe tė pėrfaqėsimit nė asambletė e
pėrgjithshme nė kushtet ligjore dhe statutore.
Aksionerėt janė pėrgjegjes pėr detyrimet e shoqėrisė ndaj tė tretėve dhe pėr
humbjet e saj deri nė masėn e shumės nominale tė aksioneve qė zotėrojnė. Ēdo
kėrkim i fondeve pėrtej kėsaj shume ėshtė i ndaluar.
Tė drejtat dhe detyrimet e lidhura me aksionin e ndjekin kėtė aksion nė
ēfarėdo dore qė ai kalon.
KAPITULLI III DREJTIMI, ADMINISTRIMI DHE KONTROLLI
Seksioni 1
Kėshilli Mbikėqyrės
Neni 14
Pėrbėrja dhe emėrimi
Shoqėria
drejtohet nga njė Kėshill Mbikėqyrės qė pėrbėhet nga 5 anėtarė, me rezervėn e
shmangieve tė parashikuara nga ligji pėr rastet e bashkimit me njė shoqėri
tjetėr.
Funksionet e anėtarėve tė Keshillit pėrfundojnė normalisht nė mbarim tė
mbledhjes sė pėrgjithshme tė aksionerėve qė vendos pėr llogaritė e ushtrimit tė
mbyllur e mbajtur nė vitin gjatė tė cilit mbaron mandati i tyre.
Anėtarėt e Kėshillit Mbikėqyrės janė tė rizgjedhshėm.
Ata mund tė shkarkohen nė ēdo kohė nga mbledhja e pėrgjithshme e zakonshme e
aksionerėve.
Neni 15
Vendet bosh nė Kėshillin Mbikėqyrės
Nė qoftė se
njė ose disa vende tė Kėshillit mbeten bosh midis dy mbledhjeve tė pėrgjithshme
tė aksionerėve, si rrjedhojė e vdekjes apo dorėheqjes, Kėshilli mund tė bėjė
njė ose disa emėrime tė pėrkohėshme. Pėr aq kohė sa Bursa ėshtė nė pronėsi tė
shtetit tė drejtėn e bėrjes sė zėvendesimeve nė Kėshillin Mbikqyrės e ka
personi i cili ushtron tė drejtėn e pronėsisė nė emėr tė shtetit.
Emėrimi i anėtarėve nga vetė Kėshilli duhet tė ratifikohet nga mbledhja e
pėrgjithshme me e afėrt e aksionereve. Nė rastin kur mbledhja e pėrgjithshme e
aksionerėve nuk ratifikon anėtarėt e emėruar nga Kėshilli vendimet e marra mė
parė nga Kėshilli mbeten gjithmonė tė vlefshme.
Neni 16
Kryetari
Kryetari i
Kėshillit emėrohet nga Kėshilli ndėrmjet anėtarve tė tij. Kryetari ėshtė
detyrimisht person fizik. Ai i ushtron funksionet e tij gjatė tėrė periudhės sė
mandatit si anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės.
Kėshilli mund tė emėrojė, gjithashtu, njė sekretar qoftė edhe jashtė
anėtarėve tė tij, duke caktuar edhe kohėzgjatjen e funksioneve tė kėtij.
Kryetari i Kėshillit Mbikėqyrės, dhe sekretari janė tė rizgjedhshėm.
Neni 17
Mbledhjet e Kėshillit
Kėshilli
ėshtė organ kolegjial; pėrgjegjės, vendim marrės dhe mbikėqyrės pėr shoqėrinė. Ai
bėn shqyrtim dhe merr vendime vetėm nėpėrmjet mbledhjeve tė tij.
Kėshilli mblidhet njė herė nė muaj dhe sa herė qė e kėrkon interesi i
Bursės. Ai mblidhet gjithashtu nė fund tė ēdo tremujori pėr tė dėgjuar raportin
e Drejtorit tė Pėrgjithshėm.
Mbledhjet e Kėshillit thirren nga kryetari.
Kryetari thėrret mbledhjen e Kėshillit brenda 15 ditėsh kur njė e treta e
anėtarėve tė Kėshillit i paraqitin atij njė kėrkesė tė arsyetuar pėr kėtė. Nė
qoftė se kėrkesės nuk i jepet rruge autorėt e saj mund tė procedojnė vetė nė
thirrjen e mbledhjes tė Kėshiilit Mbikėqyrės, duke treguar rendin e ditės tė
mbledhjes.
Mbledhjet e Kėshillit mbahen nė selinė e shoqėrisė ose nė njė vend tjetėr tė
treguar nė thirrje.
Ēdo thirrje duhet tė pėrmbajė ēėshtjet kryesore tė rendit tė ditės,
Mbledhjet e Kėshillit Mbikėqyrės drejtohen nga kryetari dhe nė mungesė tė
tij, nga zėvendeskryetari. Nė rastet kur kėta mungojnė tė dy, Kėshilli zgjedh
midis anėtarėve tė pranishėm kryetarin e mbledhjes.
Neni 18
Vendimet e Kėshillit Mbikėqyrės
Kėshilli
merr vendime tė vlefshme kur nė mbledhjen e tij janė tė pranishėm mė shumė se
gjysma e anėtarėve nė funksion.
Ēdo anėtar i Kėshillit mund t'i japė mandat njė anėtari tjetėr pėr ta
pėrfaqėsuar nė mbledhjen e Kėshillit. Ēdo anėtar mund tė japė vetėm njė mandat
pėr tė njėjtėn mbledhje. Anėtari i pėrfaqėsuar nuk merret parasysh nė
llogaritjen e quorumit tė anėtarėve tė pranishėm, siē pėrcaktohet nė paragrafin
e pare.
Vendimet merren me shumicėn e votave tė anėtarėve tė pranishėm ose tė
pėrfaqėsuar. Ēdo anėtar i Kėshillit ka vetėm njė votė dhe nuk mund tė
pėrfaqėsojė mė shumė sė njė anėtar tjetėr.
Megjithate kur Kėshilli ėshtė mbledhur pėr tė vendosur mbi njė projekt tė
shitjes sė aksioneve njė tė treti joaksioner nė kushtet e parashikuara nė nenin
11 tė kėtij statuti, vendimi i miratimit merret me shumicėn e tre tė katėrtave
tė votave tė anėtarėve tė pranishėm ose tė pėrfaqėsuar. Nė qoftė se shitėsi i
aksioneve ėshtė anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės ai nuk merr pjesė nė votim.
Nė rast votash tė barabarta ajo e kryetarit tė seancės ėshtė pėrcaktuese.
Neni 19
Dokumentimi i mbledhjeve dhe i vendimeve
Kėshilli
mban nje libėr tė pranisė i cili firmoset nga anėtarėt pjesėmarrės nė mbledhje.
Justifikimi i numrit tė anėtarėve nė funksion dhe i emėrimit tė tyre provohet
nė mėnyrė tė vlefshme ndaj tė tretėve vetėm nga tregimi nė procesverbalin e ēdo
mbledhje tė emrave tė anėtarėve tė pranishėm, tė pėrfaqėsuar ose tė munguar.
Shqyrtimet dhe vendimet e Kėshillit evidentohen me anė tė procesverbaleve tė
mbajtura nė njė libėr tė posaēėm (protokoll), i numėrtuar dhe i vulosur, qė
mbahet nė Drejtorinė Qėndrore tė bankės nė tė cilin tregohen, veē tė tjerash,
anėtarėt e pranishėm, tė pėrfaqėsuar dhe tė munguar si dhe «ēdo person tjetėr
qė ka asistuar nė mbledhjen e Kėshillit, tėrėsisht ose pjesėrisht.
Procesverbalet firmosen nga kryetari i seancės dhe tė paktėn nga njė anėtar
i Kėshillit.
Neni 20
Kompetencat e Kėshillit
Kėshilli ushtron kompetencat e dhėna nga ligji 7638, datė 19.11.1992 Pėr shoqėritė tregėtare" .
Neni 21
Informimi i anėtarėve tė Kėshillit
Ēdo anėtar
i Kėshillit ka tė drejtė tė kėrkojė dhe tė marrė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e
shoqėrisė informacion pėr ēėshtje tė natyrės administrative; teknike dhe
financiare qė i mundėsojnė atij tė verifikojė dhe gjykojė pėr kushtet nė tė cilat
zhvillohet veprimtaria e shoqėrisė dhe tė jetė plotesisht e qarte pėr vendimet
qė duhen marrė apo qė do tė merren nga ana e Kėshillit.
Kryetari i Kėshillit ka pergjegjesine per t'i vene anetaret e Keshillit ne
gjendje qe te marrin informacionet e kerkuara.
Ēdo anetar i Keshillit duhet te njoftohet personalisht per mbledhjet dhe t'i
vihen ne dispozicion ne seline e shoqerise apo t'i dergohen bashke me thirrjen
dokumentet dhe raportet qe do te shqyrtohen ne mbledhje.
Neni 22
Pergjegjesite e anėtareve tė Kėshillit
Anėtarėt e Kėshillit Mbikėqyrės mbajnė pėrgjegjėsi civile solidarisht dhe individualisht, sipas rastit, ndaj tė tretėve dhe ndaj shoqerisė pėr shkeljet e dispozitave ligjore ose tė rregullimeve tė zbatueshme pėr shoqėrinė, pėr shkelje tė statutit si dhe pėr gabimet e bėra nė administrimin e shoqėrisė.
Neni 23
Shpėrblimi i veēantė pėr pjesėmarrjen nė Kėshill dhe shpėrblimet e
jashtėzakonshme
Asambleja e
pėrgjithshme e zakonshme mund tiu caktojė anėtarėve tė Kėshillit Mbikėqyrės si
shpėrblim pėr pjesėmarrjen nė Kėshill njė shume vjetore fikse, e cila mbetet e
pandryshuar deri nė njė vendim tė kundėrt tė asamblesė.
Shuma e shpėrblimit tė caktuar pėr Kėshillin shpėmdahet midis anėtarėve tė
tij nga vete Kėshilli.
Kėshilli mund tė caktojė shpėrblime tė jashtėzakonshme pėr anėtaret tė cilėve u
ngarkohen misione apo u jepen mandate per shėrbime apo detyra tė caktuara.
Shpėrblimet e veēanta dhe tė jashtėzakonshme pėrballohen nga llogaria e
shoqėrisė dhe kalohen nė shpenzimet e saj.
Pėrveē shpėrblimeve tė pėrmendura nė kėtė nen dhe shpėrblimeve qė rrjedhin
nga njė kontratė punėsimi me shoqėrine nė kushtet e parashikuara nga ligji,
anėtarėve tė Kėshillit nuk u caktohet asnjė shperblim tjeter i pėrhershėm ose jo.
Seksioni 2
Drejtori i Pėrgjithshėm dhe Drejtorėt teknike
Neni 24
Drejtori i Pėrgjithshėm
Drejtori i
Pėrgjithshėm i shoqerisė emerohet nga Kėshilli Mbikėqyrės.
Largimi i tij nga detyra bėhet nė pėrputhje me parashikimet e nenit 98 tė
ligjit nr.7638, datė 19.11.1992 "Pėr shoqėritė tregtare".
Drejtori i Pėrgjithshėm pėrfaqėson shoqėrinė nė marrėdheniet me tė tretėt me
kompetenca tė plota nė kufijtė e objektit tė saj, me perjashtim tė kompetencave
qė ligji ia ka caktuar shprehimisht Asamblesė sė Pėrgjithshme tė aksionerėve dhe
tė kompetencave tė specifikuara tė Kėshillit Mbikėqyrės.
Ēdo kufizim i kompetencave tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm me vendim tė Kėshillit
ėshtė pa efekt ndaj tė tretėve.
Drejtori i Pėrgjithshėm mund t'i delegoje njė pjesė tė kompetencave
personave tė tjerė por qė janė tė punėsuar tė shoqėrisė.
Neni 25
Zėvendėsimi i pėrkohshėm i Drejtorit tė Pėrgjithshėm
Kėshilli
Mbikėqyrės cakton njė anėtar tė Kėshillit, qė tė zėvendėsojė pėrkohesisht nė tė
gjitha funksionet e Drejtorit tė Pėrgjithshėm ne rastet kur ky i fundit :
1. pėr arsye sėmundje tė zgjatur ose njė ngjarje tjetėr tė papritur
pengohet pėr tė ushtruar funksionet e tij,
2. jep dorėheqjen ose vdes dhe nuk ėshtė e mundur tė bėhet menjėherė
emėrimi i Drejtorit tė ri.
Neni 26
Drejtorėt teknike
Drejtorėt
teknikė janė tė punėsuar tė shoqėrisė dhe emerohen nga Drejtori i Pėrgjithshėm,
i cili pėrcakton edhe funksionet e tyre, nė pajtim me rregulloren e shoqėrisė
tė miratuar nga Kėshilli Mbikėqyrės .
Drejtorėt teknike nuk kanė asnjė kompetencė pėr ta angazhuar shoqėrinė ndaj
tė tretėve, pėrveē rastit kur Drejtori i Pėrgjithshėm u ka deleguar atyre me
mandat njė pjesė tė kompetencave tė tij.
Seksioni 3
Kontrollori i pavarur (Eksperti Kontabel i Autorizuar)
Neni 27
Emėrimi dhe shpėrblimi
Asambleja e
Pėrgjithshme e aksionerėve zgjedh njė kontrollor tė pavarur, tė zgjedhur nga
lista e lnstitutit tė Ekspertėve Kontabėl tė Autorizuar.
Nė caktimin e kontrollorit tė pavarur mbahen parasysh pėrjashtimet dhe
papajtueshmėritė e pėrcaktuara nga ligji "Pėr shoqėritė tregtare".
Kontrollori i pavarur caktohet pėr njė kohė qė i pėrgjigjet njė ushtrimi
financiar.
Ai ėshtė i ricaktueshem.
Shpėrblimi i kontrollorit tė pavarur caktohet nga Asambleja e aksionerėve
dhe pėrballohet nga shoqėria.
Detyrat dhe tė drejtat e kontrollorėve tė pavarur tė shoqerisė janė ato tė
parashikuara nga ligji "Pėr shoqėritė tregtare".
Asambleja e aksionerėve mund t'u kėrkojė kontrollorėve tė pavarur kryerjen e
kontrolleve apo verifikimeve tė posacme pėr ēėshtje nė interes tė shoqerisė.
Neni 28
Detvrat dhe tė dreitat
Detyrat dhe
tė drejtat e kontrollorėve tė pavarur tė shoqėrisė janė ato tė parashikuara nga
ligji Pėr shoqėritė tregtare.
Asambleja e aksionerėve mund tu kėrkojė kontrollorėve tė pavarur kryerjen e
kontrolleve apo verifikimeve tė posacme pėr ēėshtje nė interes tė shoqėrisė.
KAPITULLI
IV ASAMBLEJA E PĖRGJITHSHME E AKSIONERĖVE
Neni 29
Natvra e asamblesė dhe karakteri detyrues i vendimeve
Asambletė e
Pėrgjithshme tė aksionerėve cilėsohen asamble tė zakonshme ose tė
jashtėzakonshme sipas natyrės sė vendimeve qė ato janė thirrur pėr tė marrė.
Ēdo asamble e pėrgjithshme e mbledhur rregullisht pėrfaqėson tėrėsinė e
aksionarėve me tė drejtė vote.
Vendimet e asamblesė sė pėrgjithshme detyrojnė tė gjithė aksionerėt madje edhe
ata qė mungojnė nė mbledhje apo qė votojnė kundėr.
Neni 30
Thirrja dhe vendi i asamblesė
Asambletė e
pėrgjithshme thirren nga Kėshilli Mbikėqyrės. Ato mund tė thirren, gjithashtu,
nga kontrollori i pavarur nė rast urgjence, nga njė mandatmbajtės i caktuar nga
gjykata dhe, kur ėshtė rasti, nga likuiduesi. Asambleja e pėrgjithshme mblidhet
nė selinė e shoqėrisė ose nė ēdo vend tjetėr tė treguar nė thirrje.
Thirrja e Asamblesė sė aksionarėve bėhet me anė tė njoftimit qė i dėrgohet
ēdo aksioneri nė adresėn e tij me letėr rekomande.
Njoftimi duhet tė bjerė nė dorėn e aksionerėve apo tė njihet prej tyre 15
ditė pėrpara mbledhjes sė asamblesė dhe duhet tė pėrmbaje ditėn, orėn dhe
vendin e mbledhjes, natyrėn e asamblesė, dhe rendin e ditės.
Kur Asambleja e mbledhur nuk ka mundur tė marrė vendim pėr shkak se nuk
ėshtė siguruar quorumi i kėrkuar mbledhja e dytė thirret jo mė vonė se njė muaj
nga data e thirrjes sė parė nė tė njėjtat forma si e para. Njoftimi ose letrat
e thirrjes tė mbledhjes sė dytė rikujtojnė datėn dhe rendin e ditės.
Neni 31
Rendi i ditės
Rendi i
ditės tė mbledhjes sė asamblesė pėrcaktohet nga autori i thirrjes. Njė ose disa
aksionere qė perfaqesojnė tė paktėn 5 % tė kapitalit themeltar tė bankės kanė
tė drejtė tė kėrkojnė qė tė futen nė rendin e ditės njė apo disa
projektrezoluta.
Kėto projektrezoluta dėrgohen nė selinė e shoqerisė tė shoqėruara me njė
kėrkesė nė tė cilėn tregohen edhe arsyet, si dhe me njė dokument qė provon
zotėrimin e pjesės tė kapitalit themeltar tė kėrkuar nga paragrafi i dytė i
kėtij neni.
Projektrezolutat dhe dokumentet shoqėruese duhet tė mbėrrijnė nė selinė e
shoqėrisė tė paktėn 5 ditė pėrpara datės sė mbledhjes sė asamblesė.
Asambleja e aksionereve nuk mund tė marrė nė shqyrtim njė ēėshtje qė nuk
ėshtė pėrfshirė nė rendin e ditės. Megjithatė ajo mundet, nė ēdo rrethanė, tė
shkarkojė njė ose disa anėtare tė Kėshillit tė Drejtuesve apo tė Komitetit tė
kontrollit dhe tė bėjė zėvendėsimin e tyre.
Rendi i ditės tė mbledhjes sė asamblesė nuk mund te ndryshohet me njė
njoftim tė dytė.
Neni 32
Hyrja nė asamble
Ēdo aksioner, pavarėsisht nga numri i aksioneve qė zotėron, ka tė drejtė tė asistojė nė mbledhjet e asambleve tė pėrgjithshme dhe tė marrė pjesė nė vendimet e saj, personalisht apo nėpėrmjet njė pėrfaqėsuesi. Hyrja nė mbledhjet e asambleve tė pėrgjithshme bėhet nė bazė tė njė dokumenti qė provon identitetin e aksionerit si dhe tė rregjistrimit tė tij nė rregjistrin e aksioneve tė shoqėrisė.
Neni 33
Evidenca e pjesėmarries, drejtimi i mbledhjes dhe proces verbalet
Pėr ēdo
mbledhje tė asamblesė mbahet nje flete-pranie e cila pėrrnban treguesit qė
provojnė identitetin e aksionerit dhe aksionet e zotėruara prej tij. Fletė-prania
firmoset nė anė nga aksioneri ose, kur ėshtė rasti, nga pėrfaqėsuesi i tij dhe
vėrtetohet pėr saktesinė e saj nga komisioni vėzhgues i mbledhjes.
Mbledhjet e asamblesė drejtohen nga kryetari i Kėshillit tė drejtuesve dhe,
nė mungesė tė tij, nga zėvendėskryetari apo njė anėtar i Kėshillit i caktuar
posaēėrisht pėr kėtė qėllim. Nė rastet kur thirrja e mbledhjes ėshtė bėrė nga
kontrollori i pavarur, mandatmbajtėsi i caktuar nga gjykata apo likuiduesi,
mbledhja drejtohet nga autori i thirrjes.
Funksionet e vėzhgimit tė mbledhjes kryhen nga dy aksionerė tė pranishėm tė
cilėt vetė ose si pėrfaqėsues, zotėrojnė njė numėr votash mė tė madh se
aksionerėt e tjerė. Vėzhguesit caktojnė njė sekretar i cili mund tė mos jetė
aksioner.
Komisioni i vėzhgimit, i formuar nė kėtė mėnyrė, ka pėr detyrė tė verifikojė,
vėrtetojė dhe nėnshkruajė fletė-praninė, tė mbikqyre zhvillimin e debateve, tė
kontrollojė votimet e kryera dhe tė sigurojė rregullaritetin e tyre si dhe tė
mbikqyrė mbajtjen e procesverbalit tė mbledhjes.
Pėr ēdo mbledhje tė asamblesė hartohet njė proces verbal i cili permban:
datėn dhe vendin e mbledhjes
mėnyrėn e thirrjes
rendin e ditės
drejtuesi i mbledhjes dhe komisioni i vėzhgimit
numri i aksioneve qė marrin pjesė nė votim
quorumi i arritur
pėrmendjen e dokumenteve dhe tė raporteve qė janė shtruar nė mbledhje
njė pėrmbledhje tė debateve
tekstet e projektrezolutave tė vėna nė votim, ato tė miratuara dhe ato tė
hedhura poshtė nga aksionerėt.
rezultatet e votimeve
Proces verbalet e mbledhjes tė asamblesė hartohen nė njė rregjistėr tė posaēėm, i numėrtuar dhe i vulosur, i cili ruhet nė selinė e shoqėrisė.
Neni 34
Quorumi, votimi, numri i votave
Nė
asambletė e pėrgjithshme, tė zakonshme dhe tė jashtėzakonshme, quorumi
llogaritet pėr tėrėsinė e aksioneve qė pėrbejnė kapitalin themeltar tė
shoqerisė.
E drejta e votės qė u pėrket aksioneve ėshtė pėrpjestimore me kapitalin qė
ato pėrfaqėsojnė.
Ēdo aksion i kapitalit i jep zotėruesit tė paktėn tė drejtėn e njė vote:
Megjithatė kur aksionet e shoqerisė zotėrohen nga njė ose disa persona juridike
nė tė cilėt shoqėrisė ka, drejtėpėrdrejtė ose tėrthorazi, kontrollin e drejta e
votės tė aksioneve tė personave juridike nuk mund tė jetė mė shumė se 10% tė
votave qė zotėrojnė aksionerėt e pranishėm ose tė pėrfaqėsuar.
Votimi kryhet me dorėn ngritur, me thirrje emėrore ose i fshehtė sipas
vendimit te komisionit te vezhgimit dhe drejtuesit te mbledhjes se asamblese.
Votimi kryhet e veēante per ēdo ēeshtje apo vendim.
Neni 35
Asamblete e pergjithshme te zakonshme
Asambleja e
pergjithshme e zakonshme mblidhet te pakten nje here ne vit, brenda 6 muajve te
vitit pasardhes, per te vendosur mbi llogarite e shoqerise per ushtrimin
financiar te mbyllur.
Asambleja e zakonshme merr ēdo vendim qe nuk sjell ndryshime te statutit.
Ajo merr vendime te vlefshme ne mbledhjen e pare vetem kur aksioneret e
pranishem ose te perfaqesuar zoterojne jo me pak se 50 per qind te aksioneve me
te drejte vote. Ne rast se mbledhja e pare nuk realizohet per mbledhjen e dyte
nuk kerkohet asnje lloj quorumi.
Asambleja e zakonshme merr vendim me shumicen e votave qe zoterojne
aksioneret e pranishem apo te perfaqesuar.
Neni 36
Asambleja e pergjithshme e iashtezakonshme
Asambleja e
pergjithshme e jashtezakonshme mblidhet sa here qe duhet te merret nje vendim
qe sjell ndryshime te ketij statuti.
Ajo nuk mund te shtoje detyrimet e aksionereve perveē operacioneve qe
rrjedhin nga rigrupimi i aksioneve i kryer rregullisht.
Asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme mund te marre vendime te vlefshme
ne mbledhjen e pare vetem kur aksioneret e pranishem ose te perfaqesuar
zoterojne te pakten 3/4 e aksioneve me te drejte vote. Pe mbledhjen e clyte ky
qourum eshte jo me pak se 1/2 e aksioneve me te drejte vote.
Vendimet e asamblese se jashtezakonshme merren me shumicen prej 3/4 te
votave qe u perkasin aksionereve te pranishem ose te perfaqesuar.
Neni 37
Venia ne dispozicion te aksionereve te dokumenteve dhe informacioneve
Shoqeria
mban dhe ve ne dispozicion te aksionereve, ne kushtet dhe ne afatet e
parashikuara nga ligji, raportet, dokumentet dhe llogarite vjetore qe shqyrton
asambleja.
Me perjashtim te inventareve dhe te ndonje dokumenti tjeter te caktuar nga
asambleja, dokumentet qe duhet t'i vihen ne dispozicion aksionereve u dergohen
ketyre bashke me njoftim-thirrjen per mbledhje.
KAPITULLI V KONTABILITETI, GJENDJET FINANCIARE, CAKTIMI I REZULTATIT
Neni 38
Kontabiliteti, inventari, gjendjet financiare
Shoqeria
mban kontabilitetin e saj ne pajtim me kerkesat e ligjit "Per kontabilitetin"
dhe me rregullimet kontabel specifike per bankat.
Ajo kryen nje here ne 12 muaj inventarizimin e aktiveve dhe te pasiveve te
saj, perpara se te pergatite gjendjet financiare vjetore.
Ne mbyllje te cdo viti financiar, par jo me vone se 3 muaj nga data e
mbylljes se vitit, shoqeria pergatit gjendjet financiare vjetore sipas
rregullave te caktuara per kete qellim.
Viti financiar per te cilin pergatiten dhe publikohen gjendjet financiare
te bankes fillon me 1 Janar dhe perfundon me 31 Dhjetor.
Neni 39
Rezultati financiar
Rezultati
financiar i shoqerise percaktohet ne mbyllje te ēdo viti si diference midis te
ardhurave dhe shpenzimet pasi te zbriten, gjithashtu, amortizimet dhe shumat e
tjera te njohura nga legjislacioni ne fuqi.
Fitimi neto i shoqerise percaktohet pasi te zbritet tatimi mbi fitimin i
llogaritur ne menyre te perqendruar per shoqerine ne teresi.
Neni 40
Fitimi i shperndashem - Dividentet
Fitimi i
shpemdashem si divident perbehet nga fitimi neto i vitit financiar i pakesuar
me humbjet e mbartura dhe me shumat e hequra per rezervat ne zbatim te ligjit
dhe te statutit dhe i shtuar nga fitimet e mbartura.
Fitimi i shpemdashem ndahet midis te gjithe aksionereve ne perpjestim me
numrin e aksioneve qe zoteron secili prej tyre.
Shoqeria nuk mund te shpemdaje dividente neqoftese kapitalet e veta jane ose
do te beheshin, si rrjedhoje e shpemdarjes, me te vogla nga shuma e kerkuar nga
ligji.
Neni 41
Humbiet dhe mbartja e tyre
Pas miratimit te gjendjeve financiare vjetore nga asambleja e pergjithshme, humbja e rezoltuar ne nje vit financiar mbartet ne vitet pasues per tlu mbuluar nga fitimet e ardhshme deri ne shuarjen e humbjes.