|
LIGJ
Nr.
7758, datė 12.10.1993
PER
DOKUMENTIMIN DHE MBAJTJEN E LLOGARIVE PER TATIMET
Nė
mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit nr. 7491, datė 29.4.1991 « Pėr
dispozitat kryesore kushtetuese », me propozimin e Kėshillit tė
Ministrave,
KUVENDI
POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPĖRISE
VENDOSI :
KREU
I
DISPOZITA
TĖ PERGJITHSHME
Neni
1
Ky
ligj pėrcakton detyrimet kryesore dhe rregullat bazė qė do tė zbatohen
nga subjektet, mbi tė cilat ai vepron lidhur me dokumentimin dhe mbajtjen
e llogarive pėr tatimin mbi qarkullimin, pėr akcizat, pėr tatimin mbi
biznesin e vogėl dhe pėr ēdo tatim tjetėr tė ngjashėm.
Neni
2
Ky
ligj vepron mbi ēdo subjekt, person fizik a juridik, i cili ushtron
veprimtari profesionale dhe ėshtė detyrues i njėrit nga llojet e
tatimeve tė parashikuara nė nenin 1 tė kėtij ligji.
Pėr
zbatimin e kėtij ligji, me termat qė vijojnė duhet kuptuar :
Me
«veprimtari profesionale» ēdo veprimtari prodhimi, tregėtie, punimi e
shėrbimi, duke pėrfshirė edhe profesionet e lira.
Me
«i detyruar» ēdo person fizik a juridik qė realizon veprime ekonomike
tė tatueshme dhe ėshtė pagues i njė tatimi.
Neni
3
Me
pėrjashtim tė rasteve kur nė kėtė ligj ėshtė parashikuar ndryshe,
tė gjitha detyrimet dhe rregullat e parashikuara nė ligjin nr. 7661,
datė 19.1.1993 «Pėr kontabilitetin», dhe nė aktet e tjera tė
natyrės kontabėl janė tė zbatueshme.
KREU
II
FATURAT
DHE DOKUMENTAT E TJERA JUSTIFIKUESE TATIMORE
SEKSIONI
I :
FATURA
Neni
4 **
Ēdo
blerje sendesh ose ēdo kryerje punimi e shėrbimi qė destinohet pėr
njė veprimtari profesionale ėshtė objekt faturimi.
Ēdo
faturė duhet tė pėrmbajė numrin rendor dhe numrin e ēertifikatės sė
ushtrimit tė veprimtarisė, datėn dhe vendin e lėshimit, emrin dhe
adresėn e palėve, datėn e realizimit tė shitjes ose tė punimit a
shėrbimit, emėrtimin e saktė tė tyre, ēmimin e plotė tė shitjes dhe
nėse ėshtė rasti, rabatet ose zbritjet e tjera tė zbatuara, si dhe
shumat e shifruara, cilado qoftė mėnyra e likujdimit tė faturės.
Faturat
pėr shitjen e sendeve a kryerjen e punimeve e tė shėrbimeve, tė cilat
janė objekt i kėrkimit tė njė tatimi, janė faturat tatimore.
Neni
5 **
Pėrveē
pėrshkrimeve dhe tė dhėnave tė parashikuara nė paragrafin e dytė tė
nenit 4, fatura tatimore duhet tė pėrmbajė :
- vlerėn mbi tė
cilin pėrllogaritet tatimi i kėrkuar ;
- llojin dhe
tarifėn e tatimit tė zbatuar sipas kategorive tė sendeve, punimeve e
shėrbimeve ;
- shumėn e
tatimit.
Ministria
e Financave dhe e Ekonomisė mund tė pėrcaktojė kėrkesa tė tjera qė
duhet tė pėrmbajė njė faturė tatimore pėr rastet qė rrjedhin nga
veēoritė e veprimtarive ose tė sendeve, punimeve dhe shėrbimeve.
Neni
6
Dokumente
qė zėnė vendin e faturės
Ēdo
dokument tjetėr qė lėshohet pėr veprimet dhe qėllimin e parashikuar
nė nenin 4 e qė pėrmban pėrshkrimet dhe tė dhėnat e njė fature,
quhet i njėvlershėm me kėtė tė fundit, cilido qoftė emėrtimi i
dokumentit.
Neni
7
Lėshimi
i faturės
Shitėsi
ėshtė i detyruar tė lėshojė faturė dhe blerėsi duhet tė kėrkojė
atė nė kohėn e realizimit tė shitjes a tė kryerjes sė punimit ose
shėrbimit.
Fatura
tatimore pėrgatitet nga shitėsi nė jo mė pak se dy ekzemplarė, nga
tė cilėt njėri e merr dhe ruan blerėsi, kurse kopjen e mban dhe e ruan
shitėsi. Faturat pėrgatiten me numėr rendor progresiv.
Me
rezervėn e dispozitave tė kundėrta faturat tatimore ruhen pėr gjashtė
vjet.
Neni
8 **
Faturat
e pėrgatitura nga blerėsi
Nė
rastin e blerjeve nga individėt qė nuk kanė cilėsinė e tregtarit,
fatura pėrgatitet nga vetė blerėsi, ushtrues i veprimtarisė
profesionale, por me kusht qė dokumenti tė pėrmbajė pėrshkrimet dhe
tė dhėnat e parashikuara nė nenin 4 tė kėtij ligji dhe vėrtetohet
nga furnizuesi. Blerėsi pėr ēdo rast tė tillė shėnon nė faturė
edhe numrin e ēertifikatės sė tij tė ushtrimit tė veprimtarisė.
Pėr
zbatimin e kėsaj dispozite Ministria e Financave dhe Ekonomisė mund tė
pėrcaktojė ose tė miratojė forma tė posaēme dokumentesh qė zėnė
vendin e faturės.
SEKSIONI
II
Neni
9
Dėftesat
dhe kuponat tatimorė
Nė
kuptim tė kėtij ligji ėshtė dėftesė tatimore dokumenti qė njė
subjekt tatimpagues, person fizik a juridik, u lėshon individėve tė
veēantė pėr shitjen e sendeve, kryerjen e punimeve ose tė shėrbimeve
pėr pėrdorim vetjak. Dėftesė tatimore, nė raste tė caktuara,
lėshohet edhe pėr shitjet, punimet a shėrbimet e kryera pėr pėrdorim
nė veprimtaritė profesionale.
Dėftesat
tatimore tė lėshuara me anė tė arkave regjistruese a tė pajisjeve
elektronike tė tjera qė kanė aparat shtypshkrimi, quhen pėr qėllime
tė kėtij ligji, kupona tatimorė.
Neni
10 **
Detyrimi
pėr lėshimin e kuponave tatimorė
Sipas
njė radhe pėrparėsisht tė caktuar me vendim tė Kėshillit tė
Ministrave, detyrimi pėr vendosjen e arkave regjistruese dhe pėr
lėshimin e kuponave tatimorė do tė shtrihet mbi shitjet e mallrave e
tė prodhimeve ose kryerjen e furnizimeve e tė shėrbimeve tė
parashikuara nė nenin 9, tė cilat kryhen nė lokale a njėsi tė tjera
tė pėrhershme tė hapura pėr publikun dhe pėr ēdo klient tjetėr. Ky
detyrim do tė shtrihet gjithashtu mbi ndėrmarrjet dhe entet shtetėrore
e private qė realizojnė shitje tė brėndshme pėr personelin e vet,
pėr tė cilat nuk lėshohet faturė.
Neni
11
Lėshimi
i dėftesave tė tjera tatimore
Kategoritė
e tatimpaguesve dhe veprimeve qė do ti nėnshtrohen detyrimit pėr
lėshimin e njė dėftese tatimore, tė ndryshme nga kuponi tatimor,
pėrcaktohen nga Ministria e Financave.
Ministria
e Financave pėrcakton gjithashtu rregullat dhe mėnyrėn e dokumentimit
tė tė ardhurave, objekt i kėrkimit tė njė tatimi, nė rastet kur nuk
ka detyrimin pėr lėshimin e dėftesave tatimore.
Neni
12 **
Lėshimi
njėherazi i kuponit tatimor dhe i faturės
Subjektet
qė detyrohen tė lėshojnė kupona tatimorė, mund tė lėshojnė
njėherazi edhe faturė, nėse shitja apo shėrbimi i kryer ėshtė pėr
njė pėrdorim profesional dhe pėr kėtė shkak blerėsi ėshtė i
detyruar ta kėrkojė faturėn.
Kuponi
tatimor nuk njihet si dokument justifikues i shpenzimeve pėr blerėsin,
ushtrues tė njė veprimtarie, pa qėnė shoqėruar me faturė.
KREU
III
Neni 13
Dispozita
pėr arkat regjistruese dhe kuponat e lėshuara me anė tė tyre
Vendosja
dhe pėrdorimi i arkave regjistruese bėhet me udhėzim tė miratuar nga
Ministri i Financave, ku pėrcaktohen :
- karakteristikat
qė duhet tė kenė, mėnyrat e blerjes dhe tė kontrollit pėrpara
instalimit tė tyre ;
- mėnyrat e
kontrollit gjatė pėrdorimit, personat e autorizuar pėr hapjen dhe
mėnjanimin e defekteve dhe rregullat qė zbatohen pėr lėshimin e
kuponave nė rastet dhe pėr kohėn e mosfunksionimit tė aparatit ;
- rregullat dhe
mėnyrat e furnizimit me material rregjistrues.
- rregullat pėr
lėshimin, pėrmbajtjen dhe regjistrimin e kuponave tatimore, si dhe pėr
mėnyrėn dhe afatet e ruajtjes sė tyre.
Arkat
regjistruese, me tė cilat pėrdoruesit pajisen nga ndėrmarrjet e
autorizuara pėr shitjen ose dhėnien me qira tė tyre, duhet tė jenė
tė njėllojta edhe pėr mekanizma tė veēantė, me modelin e miratuar
dhe tė depozituar nė Ministrinė e Financave dhe duhet tė ofrojnė
garanci tė plotė pėr njė furnizim normal.
Neni
14 **
Shkeljet
dhe sanksionet
Shkelja
e dispozitave tė kėtij ligji pėr vendosjen dhe pėrdorimin e arkave
regjistruese, pėr lėshimin e kuponave tatimore dhe ruajtjen e tyre,
dėnohen si vijon :
- Kur nė rrethet
qė kanė filluar vendosjen e arkave regjistruese, subjektet qė janė tė
detyruara nuk vendosin nė lokalet ose njėsitė e tyre arkat
regjistruese, dėnohen me gjobė si mė poshtė :
- Subjektet
e regjistruara nė tatimin e vlerės sė shtuar, me tridhjetė mijė
lekė.
- Subjektet
e tjera qė nuk janė tė regjistruara nė tatimin e vlerės sė shtuar,
me pesėmbėdhjetė mijė lekė.
Kur
edhe pas dėnimit me gjobė subjektet nuk vendosin nė lokalet ose
njėsitė e tyre arka regjistruese, organi tatimor vendos pezullimin e
ēertifikatės pėr ushtrimin e veprimtarisė nė lokalet ose njėsitė e
tyre, deri nė momentin e pajisjes me arkė regjistruese.
Kėto
sanksione zbatohen edhe pėr rastet kur nė lokale a njėsi tė tjera
vihen nė pėrdorim aparate tė ndryshme nga ato qė janė tė miratuara.
- Kur subjektet e
pajisur me arka regjistruese, nuk lėshojnė kuponin tatimor ose e
lėshojnė atė me vlerė mė tė vogėl se vlera reale, dėnohen me
gjobė si mė poshtė :
1.
Pėr subjektet e regjistruara nė Tatimin e Vlerės sė Shtuar
- Kur shkelja bėhet pėr herė tė parė, me
tridhjetė mijė lekė.
- Kur
shkelja pėrsėritet pėr herė tė dytė, me gjashtėdhjetė mijė lekė.
2.
Pėr subjektet e tjera qė nuk janė tė regjistruara nė tatimin e
vlerės sė shtuar :
- Kur
shkeljet bėhen pėr herė tė parė, me pesėmbėdhjetė mijė lekė.
- Kur
shkelja pėrsėritet pėr herė tė dytė, me tridhjetė mijė lekė.
Nė
rast se gjatė dymbėdhjetė muajve tė njėpasnjėshėm numri i shkeljeve
tė vėrtetuara sipas pikės « b » tė mėsipėrme pėr mos
lėshimin e kuponin tatimor apo tė regjistrimit tė njė shume mė tė
vogėl se ajo reale ėshtė mė shumė se dy herė, organi tatimor zbaton
edhe masėn e pezullimit tė ēertifikatės sė ushtrimit tė
veprimtarisė pėr njė periudhė si mė poshtė :
a.
Pėr subjektet e regjistruara nė tatimin e vlerės sė shtuar jo mė pak
se nėntėdhjetė ditė dhe jo mė shumė se njėqind e njėzetė ditė.
b.
Pėr subjektet e tjera qė nuk janė tė regjistruara nė tatimin e
vlerės sė shtuar, jo mė pak se gjashtėdhjetė ditė dhe jo nė shumė
se nėntėdhjetė ditė.
c.
Kur nuk njofton menjėherė se arka regjistruese ka pėsuar defekt dhe nuk
plotėson nė rregull librezėn fiskale tė defekteve, subjekti pėrdorues
i arkave regjistruese dėnohet me gjobė dhjetė mijė lekė.
d.
Kur nuk plotėson nė rregull regjistrin e llogarive pėr mbylljen ditore
dhe mujore, nuk paraqet nė degėn e tatimeve mbylljen mujore, nuk ruan
mbylljen ditore dhe rulonat e regjistruar tė letrės nė dosjen e
kuponave, pėrdoruesi i arkės regjistruese dėnohet me gjobė dhjetė
mijė lekė.
e.
Mosrespektimi nga ndėrmarrja e autorizuar prej Ministrisė sė Financave
i afateve tė pėrcaktuara me udhėzim tė veēantė tė kėsaj tė fundit
dhe vendosjen e arkave regjistruese, riparimin e defekteve dhe kryerjen e
vizitės fiskale, dėnohet me gjobė dhjetė mijė lekė pėr ēdo 24 orė
vonesė nė ēdo rast.
f.
Mosmarrja nga blerėsi i kuponit tatimor dėnohet me gjobė njė mijė
lekė.
Konstatimi,
shqyrtimi dhe dėnimi i shkeljeve tė parashikuara nė shkronjat
« a », « b », « c »,
« d », « e », « f » tė kėtij neni
bėhet nga organet tatimore dhe tė policisė financiare tė juridiksionit
ku subjekti ushtron veprimtarinė ose kryen shkeljet.
Neni
15 **
(Shfuqizuar)
Neni
15/1 **
Tė
gjitha gjobat e vendosura lidhur me pėrdorimin e arkave regjistruese, do
tė pėrfshihen nė tė ardhurat respektive tatimore, nė varėsi nga
lloji i subjektit pėrdorues tė arkės regjistruese (person fizik a
juridik) dhe me natyrėn e tatimit (Tatim mbi Biznesin e Vogėl ose
T.V.SH).
KREU
IV
MBAJTJA
E KONTABILITETIT PER TATIMET DHE TAKSAT
Neni
16
Librat
kontabėl tatimore
Ēdo
subjekt qė i nėnshtrohet kėtij ligji, person fizik a juridik, duhet tė
regjistrojė nė mėnyrė tė plotė, tė rregullt dhe nė kohėn e duhur
tė gjitha veprimet e kryera, me qėllim qė tė justifikojė shumėn e
tatimeve e tė taksave pėr tė cilat detyrohet, derdhjen e pagimin e
tyre, si dhe tė japė elementėt e nevojshėm pėr kontrollin nga
administrata tatimore ose nga organe tė tjera tė autorizuara me ligj.
Pėr
regjistrimin e veprimeve ekonomike qė lidhen me tatimet dhe taksat
pėrdoren librat e regjistrat e kontabilitetit qė subjekti mban nė
zbatim tė detyrimeve kontabėl. Nėse librat e kontabilitetit tė mbajtur
normalisht rezultojnė tė pamjaftueshėm ose nuk pėrmbushin kėrkesat
ligjore pėr tatimet dhe taksat, atėherė pėrdoren libra tė posaēėm.
Llojet
dhe format e librave tė posaēėm, pėrcaktohen me udhėzime tė veēanta
tė miratuara nga Ministri i Financave.
Neni
17
Regjistrimi
i veprimeve, shuma e tė cilave janė objekt i llogaritjes se tatimit
Ēdo
detyrues pėr tatimet e kėrkuara mbi shitjen e sendeve ose mbi kryerjen e
punimeve e tė shėrbimit duhet tė regjistrojė nga dita nė ditė shumat
e ēdo veprimi tė kryer.
Pėrveē
veprimeve tė tatueshme nė librin kontabėl ose nė librin e posaēėm,
duhet tė vihet nė dukje nė mėnyrė tė dalluar edhe :
- veprimet e
patatueshme ;
- veprimet e
kryera, por tė mbetura pezull pėr tatimin e dhėnė ;
- pėr ēdo veprim
shithjeje, kryerje punimi a shėrbimi, treguesin e shumės sė tyre, tė
tatimit pėrkatės, si dhe emrin dhe adresėn e furnitorit ;
- pėr ēdo veprim
shitjeje, kryerje punimi a shėrbimi, shumėn sipas ēmimit tė shitjes,
shumėn e tatimit sipas tarifės sė zbatuar, si dhe emrin e adresėn e
klientit.
Kur
shitjet kryhen me ēmime nė tė cilat ėshtė pėrfshirė edhe shuma e
tatimit ose kryhen shitje me para nė dorė tė artikujve pėr tė cilat
zbatohen tarifa tė ndryshme tatimi, llogaritja dhe regjistrimi i shumave
tė tatimit bėhet sipas mėnyrave tė caktuara me udhėzim tė
Ministrisė sė Financave.
Neni
18
Llogaritė
kontabėl pėr tatimet dhe taksat
Pėr
ndjekjen kontabėl tė marrėdhėnieve me buxhetin pėr tatimet dhe
taksat, subjektet tatimpaguese, persona fizikė a juridikė, pėrdorin
llogaritė e parashikuara nė planin e pėrgjithshėm kontabėl dhe nė
planet kontabėl tė veēanta.
Nėse
pėr qėllime tė pėrgatitjes sė dokumentave pėrmbledhėse tatimore dhe
tė kontrollit, administrata tatimore kėrkon mbajtjen e llogarive tė
tjera qė nuk janė parashikuar nė planet kontabėl, kjo duhet tė bėhet
me njė rregullim tė pėrgjithshėm nga organi qė ka miratuar planin
kontabėl pėrkatės, sipas proēedurės sė pėrcaktuar nė nenet 3 dhe 4
tė ligjit nr. 7661, datė 19.1.1993 « Pėr kontabilitetin ».
Neni
19
Ky
ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.
**
= Ndryshuar me ligjet:
Ligjit nr.
7900 datė 08.02.1995
Ligjit nr.
7942 datė 31.05.1995
Ligjit
nr. 8147 datė 02.10.1997
|