Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
 
   
publikime AlBIC   

publikim 1
publikim 2
publikim 3..

per me shume

oferte nga ALBIC   

ALBIC ju ofron rregjistrim domain-i dhe adrese email-i pop3. Cilesi e larte dhe cmimet me te lira ne treg.
domain: emrifirmes.albic.net
email: emrijuaj@albic.net

per me shume

Reklama juaj   
Ketu mund te ishte reklama juaj!

Reklamoni ne ALBIC

 

KREU I: DISPOZITA TE PERGJITHSHME

KREU II: PERSONAT E TATUESHEM

KREU III: FURNIZIMET E MALLRAVE DHE SHERBIMEVE

KREU IV: VLERA E TATUESHME DHE SHKALLA TATIMORE

KREU V: ADMINISTRIMI DHE PROĒEDURA

KREU VI: RASTE TE TJERA

KREU VII: DISPOZITA TRANZITORE DHE TE FUNDIT

 

LIGJ

Nr 7928 datė 27.4.1995

 

PER TATIMIN MBI VLEREN E SHTUAR

 

Nė bazė tė nenit 13 dhe 16 tė ligjit nr. 7491, datė 29.4.1991 "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

 

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 

V E N D O S I :

 

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

 

Neni 1

Qėllimi i ligjit

1. Ky ligj vendos tatimin mbi vlerėn e shtuar.

2. Tatimi mbi vlerėn e shtuar (TVSH) paguhet:

a. pėr tė gjitha furnizimet e tatueshme tė mallrave dhe shėrbimeve tė kryera kundrejt pagesės prej njė personi tė tatueshėm, si pjesė e veprimtarisė sė tij ekonomike nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė

b. pėr tė gjitha importet e mallrave nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

 

 

KREU II

PERSONAT E TATUESHEM

 

Neni 2

Personat e tatueshėm

1.Personi juridik a fizik, individ ose ēdo person tjetėr ėshtė person i tatueshėm nėse:

a. detyrohet tė jetė i regjistruar nė bazė tė kėtij ligji, apo;

b. ėshtė i regjistruar dhe ende nuk ėshtė ēregjistruar.

2. Pėr qėllimet e paragrafit 1 termi "person" pėrfshin edhe institucionet ose organizmat shtetėrorė publikė kombėtarė, rajonalė a lokalė qė kryejnė veprimtari ekonomike.

 

Neni 3

Detyrimi pėr tė kėrkuar regjistrimin

1. Personi qė nuk eshtė i regjistruar detyrohet tė kėrkojė tė regjistrohet:

a. brenda 15 ditėve nga data e fillimit tė veprimtarisė sė tij ekonomike, kur qarkullimi i tij qė kryhet apo do tė kryhet ėshtė mė i madh se kufiri minimal i regjistrimit, i parashikuar nė pikėn 4 tė kėtij neni;

b. brenda 15 ditėve pas pėrfundimit tė vitit kalendarik, nė qoftė se gjatė kėtij viti qarkullimi rritet mbi kufirin minimal tė regjistrimit, tė parashikuar nė pikėn 4 tė kėtij neni.

l/l. Personi i tatueshėm, shitės mallrash me shumicė, detyrohet tė kėrkojė tė regjistrohet edhe nė rastet kur qarkullimi i tij vjetor nuk e kalon kufirin minimal tė regjistrimit, i parashikuar nė pikėn 4 tė kėtij neni.

2. Qarkullimi qė merret parasysh pėrfshin tė gjitha veprimtaritė ekonomike tė kryera nga i njėjti person dhe llogaritet nė bazė tė ēmimit gjithsej qė duhet tė paguajė blerėsi.

3. Nė qoftė se personi fillon ose ndėrpret veprimtaritė e tij ekonomike gjatė njė viti kalendarik, qarkullimi nė lidhje me kufirin minimal tė regjistrimit llogaritet nė proporcion me kohėzgjatjen e veprimtarive.

4. Kufiri minimal i regjistrimit ėshtė 8 milion lekė (pėr vit kalendarik) ose ndonjė shumė tjetėr e pėrcaktuar nga Kėshilli i Ministrave nė bazė tė pikės 5 tė kėtij neni.

5. Kėshilli i Ministrave kur e konsideron tė nevojshme rishikon kufirin minimal tė regjistrimit tė pėrcaktuar nė bazė tė pikės 4 tė kėtij neni, duke marrė parasysh inflacionin apo faktorė ekonomikė e administrativė dhe zėvendėson kėtė kufi minimal me njė kufi tė ri.

 

Neni 4

E drejta pėr tė kėrkuar regjistrimin

Njė person qė nuk ėshtė i detyruar tė registrohet nė bazė tė nenit 3 dhe qė si pjesė tė veprimtarisė sė tij ekonomike kryen furnizime tė tatueshme, ka tė drejtė tė kėrkojė tė regjistrohet nė bazė tė kėtij ligji.

 

Neni 5

Regjistrimi

1. Personi qė kėrkon te regjistrohet, detyrohet ta bejė kėtė sipas formės qė caktohet nga Ministri i Financave.

2. Kur regjistrojnė njė person, organet tatimore japin:

a. njė numėr tė vetėm tatimor pėr atė person dhe

b. njė ēertifikatė regjistrimi qė pėrcakton datėn kur regjistrimi hyn nė fuqi.

3. Organet tatimore kanė tė drejtė te regjistrojnė njė person tė tatueshem edhe nė qofte se ai nuk ka kėrkuar tė regjistrohet.

 

Neni 6

Detyrimi pėr tė njoftuar ndryshimet

Personi i tatueshėm detyrohet tė njoftojė organet tatimore me shkrim brenda 15 ditėve pėr ēdo ndryshim nė emrin, adresėn, veprimtarinė e tij ekonomike, ose pėr ēdo ndryshim nė informacionin e dhėnė prej tij organeve tatimore, nė kohėn kur ka kėrkuar tė regjistrohet.

 

Neni 7**

Ēregjistrimi

1. Personi i tatueshėm i regjistruar detyrohet tė kėrkojė tė ēregjistrohet jo mė vonė se 15 ditė nga dita e fundit nė tė cilėn ai ka kryer furnizime tė tatueshme si pjesė tė veprimtarisė sė tij ekonomike.

2. Organet tatimore ēregjistrojnė ēdo person qė kėrkon tė ēregjistrohet nė bazė tė paragrafit 1 me efekt nga data kur ai ka kryer furnizimin e fundit tė tatueshėm.

3. Organet tatimore refuzojnė tė regjistrojnė ēdo person qė as nuk ėshtė i detyruar dhe as ka tė drejtė tė regjistrohet. Kėto organe ēregjistrojnė ēdo person qė as nuk ėshtė i detyruar e as ka tė drejtė tė regjistrohet, me efekt nga data qė personi nuk ka tė drejtė tė regjistrohet.

4. Ēdo person i cili ėshtė i regjistruar dhe asnjėherė nuk ka qenė i detyruar apo ka patur tė drejtė tė regjistrohet, ēregjistrohet nga organet tatimore me efekt nga data nė tė cilėn regjistrimi ka hyrė nė fuqi.

5. Personi i tatueshėm i regjistruar ka tė drejtė tė kėrkojė tė ēregjistrohet nė ēdo kohė, por jo mė parė se njė vit nga data e hyrjes nė fuqi tė regjistrimit tė tij, nėse furnizimet e tij tė tatueshme nuk kalojnė kufirin minimal tė caktuar nė nenin 3, nė lidhje me periudhėn mė tė fundit prej 12 muajsh.

6. Organet tatimore ēregjistrojnė personin e tatueshėm, i cili ka kėrkuar tė ēregjistrohet nė bazė tė paragrafit 5, me efekt nga data kur personi ka kėrkuar tė ēregjistrohet.

7. **Nė ēastin e ēregjistrimit, personi i tatueshėm ėshtė i detyruar tė paraqesė njė formular deklarimi dhe pagesė pėrfundimtare, i cili pėrmban informacionet qė kėrkohen nga organi tatimor.

 

 

KREU III

FURNIZIMET E MALLRAVE DHE SHERBIMEVE

 

Neni 8**

Furnizimi i mallrave

1. **Me furnizim mallrash kuptohet transferimi i sė drejtės pėr tė zotėruar si pronar pasurinė e luajtshme ose tė paluajtshme, pėrveē rasteve qė nė kėtė ligj pėrcaktohet ndryshe.

2. Furnizimi me energji elektrike, ujė, gaz, ngrohje, ftohje ose ajėr tė kondicionuar ėshtė furnizim mallrash.

 

Neni 9**

Furnizimi i shėrbimeve

1. **Me furnizim shėrbimesh kuptohet ēdo furnizim qė nuk ėshtė furnizim mallrash, pėrveē rasteve qė nė kėtė ligj pėrcaktohet ndryshe.

2. Furnizimi i shėrbimeve tė bėra prej njė tė punėsuari pėr punėdhėnėsin e tij pėr arsye tė punėsimit nuk ėshte furnizim nga i punėsuari.

 

Neni 10

Furnizimet e pėrziera

1. Furnizimi i shėrbimeve i pėrfshirė nė furnizimin e mallrave ėshtė pjesė e furnizimit te mallrave.

2. Furnizimi i mallrave i pėrfshirė nė furnizimin e shėrbimeve ėshtė pjesė e furnizimit tė shėrbimeve.

3. Furnizimi i shėrbimeve i pėrfshirė nė importin e mallrave ėshtė pjesė e importit tė mallrave.

4. Ministri i Financave cakton me udhėzim nėse njė furnizim ėshtė furnizim mallrash a furnizim shėrbimesh.

5. Ministri i Financave ka tė drejtė tė caktojė me udhėzim nėse personi i tatueshėm, i cili prodhon mallra si pjesė tė veprimtarisė sė tij ekonomike qė pėrdoren nga ai pėr qėllimet e kėsaj veprimtarie, tė trajtohen njėkohėsisht edhe sikur ai i furnizon kėto mallra si pjesė tė veprimtarisė sė tij ekonomike edhe si marrje prej tij tė furnizimit pėr qėllimet e kėsaj veprimtarie.

 

Neni 11

Furnizimi nėpėrmjet agjentit

1. Furnizimi i mallrave a shėrbimeve, i kryer nėpėrmjet njė agjenti, i cili vepron nė cilėsinė e agjentit pėr njė person tjetėr, ėshtė njė furnizim prej kryesorit.

2. Paragrafi 1 nuk zbatohet pėr furnizimin e shėrbimeve tė agjentit qė vepron si njė agjent i kryesorit tė tij.

 

Neni 12

Transferimi i veprimtarisė ekonomike

Transferimi nga njė person i tatueshėm i njė veprimtarie ekonomike apo njė pjese tė saj, nė lidhje me tė cilėn ai ėshtė i tatueshėm, tė njė person tjetėr, nuk ėshtė njė furnizim mallrash a shėrbimesh, nė qoftė se marrėsi ėshtė ose bėhet person i regjistruar nė bazė tė kėtij ligji, nė lidhje me veprimtarinė ekonomike ose pjesėn e saj qė transferohet.

 

Neni 13**

Momenti i furnizimit

1. Furnizimi quhet i kryer nė momentin kur ėshtė e detyrueshme tė lėshohet fatura, pėrveē rasteve qė nė kėtė ligj pėrcaktohet ndryshe.

2. Personi qė kryen njė furnizim tė tatueshėm, detyrohet tė lėshojė njė faturė per atė furnizim nė momentin kur mallrat janė livruar, ose kur ato bėhen tė disponueshme, apo shėrbimet janė kryer prej tij nė lidhje me atė furnizim.

3. Kur personi qė kryen njė furnizim tė tatueshėm arkėton pagesėn mė pėrpara se mallrat tė livrohen a te bėhen tė disponueshme, ose shėrbimet tė jenė kryer, ai ėshtė i detyruar tė lėshojė njė faturė per furnizimin nė momentin qė pagesa ėshtė arkėtuar prej tij.

4. Kur personi qė kryen furnizimin e tatueshėm nuk detyrohet tė lėshojė faturė, momenti i furnizimit ėshtė momenti kur mallrat dorėzohen ose bėhen tė disponueshme apo shėrbimet janė kryer, ose nė qoftė se pagesa ėshtė arkėtuar mė pėrpara, momenti kur pagesa ėshtė arkėtuar.

5. Pėr qėllimet e kėtij neni, kur kryhen ose do tė kryhen dy a mė shumė pagesa pėr furnizimet e marra, atėherė ēdo pagesė konsiderohet pėr njė furnizim tė veēantė, pėr aq sa ėshtė shuma e asaj pagese.

6. Kur shėrbimet furnizohen nė mėnyrė tė rregullt a tė vazhdueshme, furnizimi i shėrbimeve quhet i kryer nė ēdo rast pėr tė cilin lėshohet faturė nė lidhje me ēdo pjesė tė atij furnizimi. **Nė ndėrtim fatura tatimore duhet lėshuar ēdo muaj.

 

Neni 14

Vendi i furnizimit tė mallrave

1. Vendi i furnizimit tė mallrave ėshtė vendi ku mallrat livrohen ose bėhen tė disponueshme nga furnizuesit. Nė qoftė se livrimi a bėrja tė disponueshme pėrfshin edhe transportin e mallrave, vendi i furnizimit ėshtė vendndodhja e mallrave ku fillon transportimi, pėrveē rasteve qė nė kėtė ligj pėrcaktohet ndryshe.

2. Furnizimi i energjisė elektrike, gazit, ujit, ngrohjes, ftohjes dhe ajrit tė kondicionuar kryhet atje ku merret furnizimi.

 

Neni 15

Vendi i furnizimit tė shėrbimeve

1. Furnizimi i shėrbimeve kryhet atje ku shėrbimet jepen, pėrveē rasteve qė nė kėtė ligj pėrcaktohet ndryshe.

2. Furnizimi i shėrbimeve nė lidhje me pasurinė e paluajtshme kryhet atje ku gjendet pasuria e paluajtshme.

3. Furnizimi i shėrbimeve tė transportit apo shėrbimeve qė pėrfshihen nė transport kryhen atje ku zhvillohet transporti.

4. Furnizimi i shėrbimeve qė nuk pėrfshihen nė paragrafėt 2 ose 3 nga personi i tatueshėm, vendi i veprimtarisė ekonomike tė tė cilit ėshtė nė Shqipėri, ose nė rastin e individit, vendi i zakonshėm i rezidencės tė tė cilit ėshtė nė Shqipėri, kryhet nė vendin e veprimtarisė ekonomike a nė vendin e zakonshėm tė rezidencės.

5. Kur furnizimi i tatueshėm i shėrbimeve qė kryhen nė Shqipėri furnizohet nga njė person qė nuk ka vend tė veprimtarisė ekonomike nė Shqipėri, ose nė rastin e individit, vendi i zakonshėm i rezidencės sė tė cilit ėshtė jashtė Shqipėrisė, personi, tė cilit i janė furnizuar shėrbimet, konsiderohet sikur ta ketė bėrė furnizimin nė Shqipėri si pjesė tė veprimtarisė sė tij ekonomike.

 

Neni 16

Furnizimet e tatueshme

Me furnizim tė tatueshėm kuptohet furnizimi i mallrave a shėrbimeve, pėrveē furnizimeve tė pėrjashtuara.

 

Neni 17

Veprimtaria ekonomike

1. Furnizimi ėshtė pjesė e veprimtarisė ekonomike tė njė personi, nėse furnizimi ėshtė kryer prej tij si pjesė e, ose e lidhur me ēdo veprimtari tė tij ekonomike tė pavarur, kushdo qoftė qėllimi ose rezultati i saj.

2. Veprimtaritė ekonomike tė njė individi nuk pėrfshijnė veprimtaritė e kryera prej tij vetėm si pjesė e veprimtarive tė tij ēlodhėse ose argėtuese.

 

Neni 18**

Furnizimi kundrejt pagesės

1. Furnizimi konsiderohet i kryer kundrejt pagesės, tėrėsisht ose pjesėrisht, nė para a nė natyrė, nėse furnizuesi direkt a indirekt merr apo ka tė drejtė tė marrė pagesė pėr atė furnizim, si prej personit tė furnizuar apo ndonjė personi tjetėr.

Pėrdorimi prej njė personi tė tatueshėm pėr qėllime private tė mallrave tė furnizuara atij pėr qėllimet e veprimtarisė sė tij ekonomike trajtohen si furnizim i atyre mallrave kundrejt pagesės.

**Nė rastet e ēregjistrimit, tė gjitha mallrat e furnizuara pėr personin e tatueshėm dhe ende nė pronėsi tė personit tė tatueshėm, pėr qellimet e veprimtarisė sė vet ekonomike dhe tė gjitha mallrat gjendje tė personit tė tatueshėm trajtohen si furnizim i atyre mallrave kundrejt pagesės nė datėn e ēregjistrimit.

Mallrat qė i janė furnizuar njė personi tė tatueshėm pėr qėllimet e veprimtarisė sė tij ekonomike, kur furnizohen prej tij ose u jepen pėr pėrdorim personave tė tjerė kundrejt pagesės sė reduktuar, trajtohen si furnizime kundrejt pagesės, pėrveē rasteve kur mallrat janė furnizuar a pėrdorur vetėm si mostra.

Furnizimi bėhet kundrejt pagesės sė reduktuar, nė qoftė se furnizuesi nuk arkėton pagesėn, ose pagesa ėshtė dukshėm mė e vogėl se ē'duhej tė ishte nėse qėllimi i furnizuesit ka qenė fitimi pėr kėtė dhe furnizime tė ngjashme.

 

Neni 19

Furnizimet e pėrjashtuara

1. Furnizimi eshtė njė furnizim i pėrjashtuar nėse ai pėrcaktohet nė nenet 20 deri nė 25 dhe nė nenet 25.1, 25.2, 25.3, dhe 26.1 tė kėtij ligji.

2. Ministri i Financave ka tė drejtė tė caktojė me udhėzim se cili prej furnizimeve tė pėrjashtuara nga nenet 20 deri 25 dhe nga nenet 25.1, 25.2, 25.3, 26.1, e tė kėtij ligji nuk ėshtė njė furnizim i pėrjashtuar nė kushte e rrethana tė pėrcaktuara.

 

Neni 20**

Toka dhe ndėrtesat

1. Furnizimi i tokės dhe i truallit ose dhėnia me qira e tyre ėshtė njė furnizim i pėrjashtuar, pėrveē rasteve tė shfrytėzimit pėr parking a magazinim tė mjeteve tė transportit dhe mjeteve tė tjera lėvizėse.

2. Furnizimi i ndėrtesave ėshtė njė furnizim i pėrjashtuar.

3. Dhėnia me qira e ndėrtesave pronė publike nga organet e pushtetit qendror ose vendor ėshtė furnizim i pėrjashtuar.

 

Neni 21

Shėrbimet financiare

1. Furnizimi i shėrbimeve financiare ėshtė furnizim i pėrjashtuar.

2. Pėr qėllimet e kėtij neni me shėrbime financiare kuptohet:

a) dhėnia, negocimi dhe marrja me huatė, kreditė, garantim kredish dhe ēdo

sigurim pėr paratė, duke pėrfshirė edhe administrimin e huave, kredive a

garantim kredish prej dhėnėsit;

b) transaksionet nė lidhje me llogaritė bankare, pagesat, transferimet,

borxhet, ēeqet dhe instrumentet e negociueshme, pėrveē mbledhjes sė

borxhit;

c) transaksionet lidhur me monedhėn, bankėnotėn dhe paranė qė janė mjete

tė ligjshme pagesė, pėrveē artikujve te pėrdorur vetėm pėr koleksione;

ē) transaksionet lidhur me aksionet, kapitalet financiare, obligacionet dhe

letra tė tjera me vlerė, pėrveē shėrbimeve pėr mbikqyrje;

d) administrimin e fondeve tė investimeve;

dh) transaksionet nė lidhje me kontratat pėr sigurimin e jetės, duke pėrfshirė

risigurimin;

e) transaksionet nė lidhje me administrimin e fondeve tė pensioneve dhe

sigurimet e detyrueshme shėndetėsore.

 

Neni 22

Banka e Shqipėrisė

Furnizimet e arit, bankėnotave a monedhave pėr Bankėn e Shqipėrisė ėshtė furnizim i pėrjashtuar.

 

Neni 23

Shėrbimet postare

Furnizimi i pullave tė postės pėr pėrdorim pėr shėrbime postare ose pulla tė ngjashme ėshtė furnizim i pėrjashtuar.

 

Neni 24

Organizatat jofitimprurėse

Furnizimi i bėrė nga njė organizatė jofitimprurėse kundrejt pagesės sė reduktuar ėshtė njė furnizim i pėrjashtuar nėse ėshtė:

a) furnizim mallrash a shėrbimesh pėr trajtim mjekėsor ose dentar;

b) furnizim shėrbimesh pėr mbrojtjen e kujdesin ndaj fėmijėve ose tė

moshuarve;

c) furnizim shėrbimesh arsimore, kulturore a sportive;

ē) furnizim shėrbimesh nga organizata fetare a filozofike me qėllim

mirėqėnien shpirtėrore.

 

Neni 24/1

Furnizimi i shėrbimeve arsimore nga institucionet arsimore publike dhe private, nė pėrputhje me ligjin nr.7952, datė 21.6.1995 "Pėr sistemin arsimor parauniversitar" dhe ligjin nr.8461, datė 25.2.1999 "Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė", ėshtė furnizim i pėrjashtuar.

 

Neni 25

Diplomatėt etj.

Ministri i Financave cakton me udhėzim pėrjashtimin e furnizimeve pėr misione diplomatike e konsullore, si dhe personelin e tyre mbi bazėn e reciprocitetit dhe pėrjashtimin e furnizimeve pėr organizata ndėrkombėtare, mbi bazėn e marrėveshjeve ndėrkombėtare.

 

Neni 25/1

Operacionet hidrokarbure

Janė tė pėrjashtuara nga TVSH:

a. Furnizimi i shėrbimeve qė kryhen nga kontraktorėt e nėnkontraktorėt e tyre, tė vėrtetuar si tė tillė nga Agjensia Kombėtare e Hidrokarbureve, lidhur me realizimin e fazave tė kėrkimit dhe tė zhvillimit tė operacioneve hidrokarbure.

b. Furnizimi i mallrave qė bėjnė kontraktorėt pėr njėri-tjetrin ose nėnkontraktorėt pėr kontraktorėt e tyre, tė importuara sipas nenit 26/1 tė kėtij ligji.

"Operacionet hidrokarbure", pėr efekt tė kėtij paragrafi, ka tė njėjtin kuptim si nė ligjin nr.7746, datė 28.07.1993 "Pėr hidrokarburet".

Neni 25/2

Barnat e pajisjet mjeksore

Furnizimi i barnave, i pajisjeve mjeksore dhe i ambalazheve e materialeve qė pėrdoren pėr prodhimin dhe konfeksionimin e barnave, janė furnizime tė pėrjashtuara.

 

Neni 25/3

Shitja e gazetave, revistave e shėrbimet e reklamave nė to.

 

Neni 25/4

Pėrjashtohen nga tatimi mbi vlerėn e shtuar shitja e gazetave dhe e revistave ditore e javore, si dhe shėrbimi i reklamave qė ato publikojnė pėr persona tė tjerė.

 

Neni 25/5

1.Furnizimi falas, si ndihmė pėr situatat e pėrcaktuara, sipas ligjit nr.8756 datė 26.03.2001 "Pėr emergjencat civile", ėshtė furnizim i pėrjashtuar.

2. Ngarkohet Kėshilli i Ministrave tė pėrcaktojė rregullat pėr rastet e pėrjashtimit tė ndihmave qė jepen nė rastin e emergjencave civile.

 

Neni 26**

Importimi i mallrave

1.Pėr qėllimet e kėtij ligji "importimi i mallrave" ka tė njėjtin kuptim si nė ligjin nr. 7609, datė 22.9.1992 "Pėr tarifat doganore" dhe importimi i tyre quhet i kryer nė momentin e parashikuar nė atė ligj, edhe nė qoftė se mallrat e importuara janė apo jo tė pėrjashtuara nga taksat doganore nga ai ligj.

2.TVSH llogaritet, zbatohet dhe paguhet nė importimin e mallrave sikur TVSH i pagueshėm ėshtė taksė doganore e pėrcaktuar nga ligji nr. 7609, datė 22.9.1992 "Pėr tarifat doganore".

2.1.* Pėr makineritė dhe paisjet qė importohen pėr t’u investuar nė fushėn e prodhimit, tė ndėtimit dhe tė telekomunikacioneve, zbatohet sistemi i shtyrjes sė pagesės sė TVSH-sė. Sipas kėtij sistemi, TVSH-ja nuk paguhet nė doganė nė ēastin e importit.

Kėshilli i Ministrave pėrcakton skemėn e shtyrjes sė pagesės.

(Shtuar me Aktin Normativ Nr.5, datė 6.10.2000)**. "Pėr importin e makinerive dhe paisjeve tė ….

2.2. **Pėr importimin e energjisė elektrike nga KESH sh.a. tė zbatohet sistemi i shtyrjes sė pagesės tė TVSH-sė, sipas skemės sė pėrcaktuar me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

3.Vlera e tatueshme e mallrave tė importuara pėrcaktohet mbi bazėn e ligjit nr. 7609, datė 22.9.1992 "Pėr tarifat doganore", edhe nė qoftė se mallrat e importuara janė apo jo tė taksueshme me taksa doganore nė bazė tė atij ligji.

4.Vlera e tatueshme e mallrave tė importuara pėrfshin, gjithashtu, nėse nuk janė pėrfshirė sipas paragrafit 3:

a) shpenzimet e transportit e tė sigurimit dhe shpenzimet e tjera, tė pėrfshira nė importimin e mallrave dhe livrimin e tyre, deri nė ēastin e hyrjes nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė;

b) tarifat, taksat dhe detyrime tė pagueshme, si pasojė e eksportimit tė kėtyre mallrave nga shtete prej tė cilave ato eksportohen apo tė pagueshme si rezultat i importimit tė tyre, pėrveē TVSH tė pagueshėm qė nuk pėrfshihet nė bazė tė kėtij ligji.

 

Neni 26/1

Furnizimet e pėrjashtuara nė import

Eshtė furnizim i pėrjashtuar nga TVSH:

a.Importimi pėrfundimtar i tė gjitha mallrave prej njė personi tė tatueshėm, kur furnizimi i tyre nė tė gjitha rrethanat brenda vendit ėshtė furnizim i pėrjashtuar nga tatimi mbi vlerėn e shtuar.

b. Importimi i mallrave tė vendosura nė regjimin tranzit.

c. Importimi i mallrave tė deklaruara pėr tė qėnė nėn regjimin e lejimit tė pėrkohshėm dhe atė tė pėrpunimit aktiv.

d. Importimi i mallrave dhe shėrbimeve qė lidhen me realizimin e fazave tė kėrkimit dhe tė zhvillimit tė operacioneve hidrokarbure, tė kryera nga kontraktorėt ose nėnkontraktorėt qė punojnė pėr kėto operacione. Kontraktorėt dhe nėnkontraktorėt vėrtetohen si tė tillė nga Agjencia Kombėtare e Hidrokarbureve.

dh) importimi i kafshėve tė gjalla tė racės, tė dhuruara nga donatorė tė ndryshėm.

"Operacionet hidrokarbure", pėr efekt tė kėtij paragrafi, ka tė njėjtin kuptim si nė ligjin nr.7746, datė 28.07.1993 "Pėr hidrokarburet".

 

 

KREU IV

VLERA E TATUESHME DHE SHKALLA TATIMORE

 

Neni 27

Vlera e tatueshme

1. Vlera e tatueshme e furnizimit tė tatueshėm ėshtė shuma totale e paguar pėr atė furnizim, perveē rasteve qė nė kėtė ligj pėrcaktohet ndryshe.

2. Vlera e tatueshme e furnizimit tė mallrave nė nenin 18, pika 2 ose 3 ėshtė pagesa totale qė duhet tė ishte e pagueshme nė lidhje me atė furnizim nėse qėllimi i furnizuesit ėshtė nxjerrja e fitimit ndaj atij dhe furnizimeve tė ngjashme.

 

Neni 28

Detyrimet mbi furnizimet

1. Vlera e tatueshme e furnizimit pėrfshin tarifat, tatimet dhe detyrimet e pagueshme si rezultat i furnizimit pėrveē TVSH tė pagueshėm pėr kėtė furnizim nė bazė tė kėtij ligji.

2. Personi qė kryen furnizime tė tatueshme detyrohet tė njoftojė nė mėnyrė tė dukshme nėpėrmjet shpalljes, kontratės a reklamės nėse ēmimi i mallrave ose i shėrbimeve pėr t'u furnizuar ose ēmimi qė duhet tė paguhet pėr furnizimin pėrfshin apo nuk e pėrfshin TVSH-nė, pėrveē rasteve qė Ministri i Financave nė udhėzim ka tė drejtė ta pėrcaktojė ndryshe.

3. Ne rast se furnizimi i tatueshėm kryhet pa njė shumė tė ndarė e tė identifikuar si nje pagesė e TVSH-sė, vlera e tatueshme e tij ėshtė shuma qė, sė bashku me TVSH tė pagueshėm mbi kėtė shumė nė bazė tė kėtij ligji, ėshtė e barabartė me pagesėn qė i bėhet furnizuesit.

4. Pėr mallrat, tė cilat pėsojnė humbje gjatė tranzitimit, magazinimit dhe prodhimit, siē pėrcaktohet nė akte tė veēanta ligjore dhe nėnligjore, nuk llogaritet dhe nuk paguhet TVSH-ja.

 

Neni 29

Saktėsimet

1. Kur ka rritje ose ulje nė pagesėn totale tė bėrė pėr furnizimin, atėherė saktėsohet pėrkatėsisht vlera e tatueshme e furnizimit.

2. Kur pagesa pėr njė furnizim reduktohet nga njė ulje nė momentin e furnizimit atėherė reduktohet pėrkatėsisht vlera e tatueshme e furnizimit.

3. Kur pagesa pėr furnizimin reduktohet nga njė ulje pėr pagesė tė menjėherėshme atėherė reduktohet pėrkatėsisht vlera e tatueshme e furnizimit.

 

Neni 30

Shkalla tatimore

TVSH zbatohet nė masėn 20 pėr qind, pėrveē rasteve kur nė kėtė ligj pėrcaktohet ndryshe.

 

Neni 31

Eksporti dhe shėrbimet ndėrkombėtare

TVSH zbatohet nė masėn zero pėr qind nė lidhje me:

a) mallrat qė eksportohen nga territori i Republikės sė Shqipėrisė;

b) furnizimet e shėrbimeve tė bėra jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė nga njė person i tatueshem, vendi i veprimtarisė ekonomike tė tė cilit, ose nė rastin e njė individi, vendi i zakonshėm i rezidencės sė tė cilit ėshtė nė Shqipėri;

c) furnizimet e mallrave e tė shėrbimeve nė lidhje me transportin ndėrkombėtar tė mallrave ose tė pasagjerėve;

ē) furnizimet e mallrave a shėrbimeve nė lidhje me veprimtaritė tregtare ose industriale nė det.

 

Neni 32

Tatimi i pagueshėm

TVSH i pagueshėm nga njė person i tatueshėm pėr njė periudhė tatimore ėshtė diferenca ndėrmjet:

a) TVSH tė zbatuar pėr periudhėn tatimore mbi vlerėn totale tė tatueshme tė

tė gjitha furnizimeve tė tatueshme tė bėra gjatė periudhės nga ky person,

minus

b) ēdo kreditim tatimi tė lejuar pėr kėtė person pėr atė periudhė.

 

Neni 33

Kreditimi i tatimit

1. Kreditimi i tatimit pėr njė periudhė tatimore ėshtė:

a) totali i TVSH i zbatuar nė lidhje me:

(i) tė gjitha furnizimet e tatueshme tė bėra pėr personin e tatueshėm gjatė

periudhės tatimore nga persona tė tjerė tė tatueshėm;

(ii) tė gjitha importet e mallrave tė bėra nga personi i tatueshėm gjatė periudhės tatimore kur kėto furnizime a importime janė bėrė pėr qėllimet e furnizimeve tė tatueshme tė bėra ose pėr t’u bėrė nga personi i tatueshėm;

b) ēdo kreditim i tatimit i lejuar nė bazė tė nenit 34, pėrveē rasteve kur nė kėtė ligj pėrcaktohet ndryshe.

2. Kreditimi i tatimit nuk lejohet nė asnjė rrethanė pėr shpenzime qė nuk janė tėrėsisht vetėm pėr qėllime tė veprimtarisė ekonomike.

3. Njė person i tatueshėm nuk ka tė drejtė tė kėrkojė kreditim tatimi nė bazė tė kėtij neni, nė qoftė se ai nuk zotėron njė faturė qė tregon shumėn e kreditimit tė kėrkuar, ose tė kėrkojė kreditim tatimi nė bazė tė nenit 34 nėse ai nuk zotėron dokumenta qė vėrtetojnė se borxhi ėshtė njė borxh i keq.

4. Ministri i Financave cakton me udhėzim lejimin e kreditimit tė tatimit pėr njė person tė tatueshėm pėr sa i pėrket njė pjesė tė TVSH tė paguar prej tij, nė lidhje me furnizime tė tatueshme dhe importime mallrash tė kryera prej tij pjesėrisht pėr qėllime tė furnizimeve tė tatueshme tė bėra a pėr t’u bėrė prej tij dhe pjesėrisht pėr qėllime tė tjera.

5. Ministri i Financave ka tė drejtė tė caktojė nė udhėzim qė kreditimi i tatimit nuk lejohet nė lidhje me ndonjė lloj furnizimi tė tatueshėm apo importimi.

 

Neni 34

Borxhet e kėqija

1. Kur njė pagesė nuk ėshte marrė plotėsisht apo pjesėrisht pėr njė furnizim tė tatueshėm prej furnizuesit dhe ėshtė njė borxh i keq, lejohet kreditimi i tatimit nė bazė tė kėtij neni.

2. Shuma e kreditimit tė tatimit ėshtė sa TVSH e zbatuar nė bazė tė nenit 30 tė kėtij ligji, nė lidhje me furnizimin qė pėrputhet me shumėn e paarkėtuar tė borxhit tė keq.

3. Kreditimi i tatimit lejohet nė ēdo periudhė tatimore mbasi borxhi bėhet borxh i keq dhe fillon tė paktėn gjashtė muaj pas mbylljes sė periudhės tatimore, pėr tė cilėn TVSH ishte zbatuar nė lidhje me furnizimin.

4. Kur kreditimi ėshtė lejuar pėr borxhin e keq dhe plotėsisht apo pjesėrisht ky borxh paguhet mė vonė, shuma e arkėtuar trajtohet si njė saktėsim nė bazė tė nenit 29 tė kėtij ligji.

 

 

KREU V

ADMINISTRIMI DHE PROĒEDURA

 

Neni 35

Administrimi dhe proēedurat nė pėrgjithėsi

1.Ministri i Financave ėshtė pėrgjegjės pėr zbatimin e kėtij ligji.

2.Administrata tatimore dhe administrata doganore janė tė vetmet organe qė kanė pėrgjegjėsi tė zbatojnė kėtė ligj. Ato raportojnė tek Ministri i Financave.

3.Pėr zbatimin e kėtij ligji Ministri i Financave nxjerr udhėzimet pėrkatėse.

 

Neni 36**

Faturat

1.Personi i tatueshėm qė kryen furnizimin, ėshtė i detyruar tė lėshojė pėr personin qė merr furnizimin njė faturė nė lidhje me atė furnizim, pėrveē rasteve qė nė kėtė ligj pėrcaktohet ndryshe.

1.1 Nė fund tė faturės shėnohet blerėsi me emėr, mbiemėr, nėnshkrim, transportuesi me emėr, mbiemėr, nėnshkrim dhe shitėsi me emėr, mbiemėr, nėnshkrim dhe vulė.

2.Pėr qėllimet e kėtij ligji fatura pėrpilohet nė formėn e caktuar nga Ministri i Financave dhe pėrmban:

a) emrin, adresėn, NIPT-in dhe kodin fiskal tė personit qė bėn furnizimin

b) emrin, adresėn dhe NIPT-in, sė bashku me kodin fiskal pėr blerėsin person i tatueshem pėr TVSH, emrin, adresėn dhe kodin fiskal pėr blerėsin person i tatueshėm i biznesit tė vogėl dhe vetėm emrin e adresėn pėr blerėsit persona tė tjerė;

b.1) emrin, adresėn dhe NIPT-in e transportuesit, targėn e mjetit dhe orėn e furnizimit;

c)datėn nė tė cilėn lėshohet fatura;

ē) numrin e serisė sė vendosur nga shtypshkronja qė e ka shtypur;

d)numrin rendor;

dh)pėrshkrimin e ēdo lloj malli apo shėrbimi tė furnizuar;

e)sasinė e mallrave apo madhėsinė e shėrbimeve tė furnizuara;

ė) ēmimin pėr njėsi, pa TVSH-nė, pėr ēdo lloj malli apo shėrbimi tė furnizuar;

f)shumėn e pagueshme pa TVSH-nė;

g)pėrqindjen e TVSH-sė sė pagueshme ndaj ēdo lloj malli apo shėrbimi tė furnizuar;

gj)shumėn e TVSH-sė sė pagueshme;

h)shumėn e pagueshme me TVSH;

i)ēdo tė dhėnė tjetėr qė kėrkohet nga Ministri I Financave

3. Kur bėhet ndonjė saktėsim nė pagesėn e kryer pėr njė furnizim pasi fatura tė jetė lėshuar pėr tė, personi qė bėn furnizimin lėshon njė faturė tjetėr ose njė notė kreditimi nė formėn e kėrkuar nga ky nė lidhje me atė saktėsim.

4. Ministri i Financave ka tė drejtė tė caktojė me udhėzim se shitėsi me pakicė plotėson detyrimet e kėtij neni, duke lėshuar njė fature a notė kreditimi (duke pėrfshirė kuponat), nė formėn dhe nė rrethanat qė parashikohen.

5. Kur njė person qė nuk ėshtė i regjistruar lėshon faturė nė formėn e parashikuar nė kėtė ligj ose ndryshe, lė tė kuptohet se zbaton TVSH ndaj ndonjė furnizimi, i nėnshtrohet dėnimit.

6. Kur njė person lėshon faturė siē parashikohet nė paragrafin 5, organet tatimore ngarkohen tė arkėtojnė TVSH tė shėnuar nė atė faturė, sė bashku me ēdo gjobė pėr dėnimin e vendosur nė bazė tė atij paragrafi.

7. **Drejtori i Pėrgjithshėm i Tatimeve ka tė drejtė tė lejojė mospėrdorimin e faturave tatimore me numėr serial tė pashtypur nė rastet kur personi i tatueshėm i regjistruar mund tė tregojė, me kėrkesė tė organeve tatimore, qė sistemi i tij i regjistrimeve ėshtė i kompjuterizuar dhe i aftė tė prodhojė fatura tatimore me numėr serial pėr ēdo transaksion tė tatueshėm dhe qė ka njė numėr tė konsiderueshėm klientėsh konsumatorė final.

7.1 Drejtori i Pėrgjithshėm i Tatimeve, sipas kritereve tė pėrcaktuara me udhėzim nga Ministri i Financave, ka tė drejtė tė autorizojė personat e tatueshėm, qė ushtrojnė veprimtarinė nė fushėn e pėrpunimit tė qumėshtit, pėrpunimit tė ullirit, pėrpunimit tė rrushit dhe tė bluarjes sė grurit, tė lėshojnė fatura tatimore pėr veten, pėr sasinė e qumėshtit, tė ullirit, tė rrushit dhe tė grurit, me tė cilėn janė furnizuar nga persona tė tjerė tė paregjistruar pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar.

8. Fatura tatimore e konsumit tė ujit tė pijshėm,sipas modelit tė pėrcaktuar.

 

Neni 37

Deklaratat pėr periudhat tatimore

1.Ēdo person i tatueshėm detyrohet:

a)tė bėjė njė deklaratė, nė bazė tė nenit 32 tė kėtij ligji, pėr ēdo periudhė tatimore jo mė vonė se 14 ditė pas pėrfundimit tė periudhės tatimore me tė cilėn ajo lidhet;

b)tė paguajė TVSH pėr atė periudhė, nė ose para datės sė detyrueshme tė deklaratės.

2.Deklarata e bėrė sipas pikės 1 bėhet nė atė formė dhe pėrmban atė informacion siē pėrcaktohet nga Ministri i Financave.

 

Neni 38

Periudhat tatimore

1.Periudha tatimore ėshtė muaji kalendarik, pėrveē rasteve kur nė kėtė ligj pėrcaktohet ndryshe.

2.Pėr njė person tė tatueshėm qė regjistrohet fillimisht, periudha tatimore fillon nė ditėn kur Ēertifikata e Regjistrimit shėnon se regjistrimi hyn nė fuqi dhe pėrfundon nė ditėn e fundit tė atij muaji.

3.Pėr njė person tė tatueshėm qė ēregjistrohet, periudha tatimore fillon nė ditėn e parė tė muajit pėrkatės dhe pėrfundon nė ditėn nė tė cilėn personi ėshtė ēregjistruar.

4.Ministri i Financave ka tė drejtė tė caktojė me udhėzim qė, pėr ndonjė kategori personash tė tatueshėm, periudha tatimore ėshtė mė e gjatė apo mė e shkurtėr se njė muaj.

 

Neni 39

Deklarime tė tjera

Organet tatimore kanė tė drejtė tė detyrojnė njė person tė tatueshėm tė bėjė deklarime tė tjera, si shtesė e deklaratave pėr periudhat tatimore, nė formėn dhe kohėn e kėrkuar prej tyre.

 

Neni 40

Detyrimi pėr tė mbajtur regjistrime

1.Ēdo person i tatueshėm detyrohet tė mbajė llogari, duke pėrfshirė regjistra pėr tė gjitha furnizimet e kryera prej tij, tė gjitha furnizimet e bėra atij dhe tė gjitha importet e mallrave tė kryera prej tij, si pjesė e veprimtarisė sė tij ekonomike nė pėrshtatje me ligjin nr. 7661, datė 19.1.1993 "Pėr kontabilitetin".

2.Regjistrimet e mbajtura nė bazė tė paragrafit 1 pėrfshijnė tė gjitha faturat e lėshuara pėr personin e tatueshėm nė lidhje me furnizimet e tatueshme tė bėra atij.

3.Ministri i Financave ka tė drejtė tė parashikojė qė, regjistrimet e mbajtura nė bazė tė paragrafit 1 tė regjistrohen nė kompjuter ose si tė dhėna elektronike.

4.Regjistrimet e mbajtura nė bazė tė paragrafit 1 ruhen pėr njė periudhė prej 5 vjetėsh.

5.Organet tatimore kanė tė drejtė tė detyrojnė njė person tė tatueshėm, duke e njoftuar atė:

a)tė paraqesė regjistrimet e mbajtura nė bazė tė paragrafit 1;

b)dhe nėse regjistrimet janė mbajtur nė kompjuter a si tė dhėna elektronike, t'u lejojnė atyre hyrjen nė kompjuter ku regjistrimet janė mbajtur dhe hyrjen nė kompjuter a pajisje tė tjera pėr tė inspektuar regjistrimet e mbajtura si tė dhėna elektronike.

 

Neni 41

Vlerėsimet tatimore

1.Organet tatimore kanė tė drejtė tė bėjnė vlerėsimin tatimor tė shumės sė TVSH-sė kur:

a)njė person nuk bėn deklarimin nga ajo kohė apo nė atė formė qė pėrcaktohet nė kėtė ligj;

b)njė person kėrkon qė shuma e TVSH-sė e paraqitur si e pagueshme nė njė deklaratė duhet tė ndryshohet pėr arsye tė njė gabimi ose mangėsie;

c)ato ēmojnė se, shuma e TVSH e paraqitur si e pagueshme nė njė deklaratė tė bėrė prej njė personi tė tatueshem ėshtė mė pak se shuma qė duhet tė ishte pasqyruar si e pagueshme nė atė deklaratė;

ē)njė person ka qėnė i ēregjistruar pėr arsye tė nenit 7 me efekt nga data nė tė cilėn ishte regjistruar;

d)duhet tė arkėtojnė njė shumė tė TVSH nga ndonjė person nė lidhje me njė faturė nė bazė tė nenit 36, pika 6;

dh)ato kanė paguar njė shumė pėr ndonjė person nė bazė tė nenit 43 dhe pėr ndonjė arsye personi nuk ka tė drejtė nė zotėrimin e kėsaj shume, ose

e)ēmojnė se pėr ndonjė arsye shuma e TVSH ėshtė e pagueshme nga njė person pėr shtetin dhe nuk ėshtė paguar.

2.Organet tatimore kanė tė drejtė qė nė ēdo kohė tė bėjnė njė vlerėsim tatimor tė dytė, duke ndryshuar a shtuar shumėn e TVSH tė pagueshėm mbi bazėn e njė vlerėsimi tė parė, nėse ky vlerėsim i dytė ėshtė i nevojshėm pėr tė siguruar qė shuma e TVSH tė pagueshėm ėshtė nė pėrshtatje me kėtė ligj.

3.Organet tatimore njoftojnė personin me shkrim pėr vlerėsimin tatimor a vlerėsimin e mėtejshėm tatimor, duke paraqitur shumėn e pagueshme tė TVSH dhe datėn nė tė cilėn ėshtė kryer vlerėsimi tatimor.

4.Personi i tatueshėm detyrohet tė paguajė TVSH tė paraqitur si tė pagueshėm nė vlerėsimin tatimor a nė vlerėsimin e mėtejshėm tatimor, pavarėsisht nėse ai ka kėrkuar rishqyrtimin apo ėshtė ankuar kundėr vlerėsimit tatimor.

5.Shuma e pagueshme e TVSH sipas vlerėsimit tatimor tė bėrė nė bazė tė kėtij neni ėshtė e pagueshme brenda 30 ditėve mbas datės nė tė cilėn ėshtė bėrė vlerėsimi tatimor, pavarėsisht nėse ai person ka kėrkuar njė rishqyrtim apo ėshtė ankuar kundėr vlerėsimit tatimor para kėsaj datė.

 

Neni 42**

Rishqyrtimet

1.**Ēdo person, ndaj tė cilit ėshtė bėrė njė vlerėsim tatimor nė bazė tė nenit 41, nėse nuk ėshtė dakord me vlerėsimin tatimor, ka tė drejtė tė kėrkojė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve qė vlerėsimi tatimor tė rishqyrtohet.

2.Personi ka tė drejtė tė bėjė kėrkesė pėr rishqyrtimin e vlerėsimit tatimor brenda 30 ditėve nga data nė tė cilėn ėshtė bėrė vlerėsimi tatimor.

3.Kėrkesa pėr rishqyrtim bėhet me shkrim dhe tregon vlerėsimin a vlerėsimet tatimore me tė cilat personi qė bėn kėrkesėn nuk ėshtė dakort dhe arsyet pėrse ai nuk ėshtė dakort.

4.**Me marrjen e kėrkesės pėr rishqyrtim Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve fillon rishqyrtimin pėr vlerėsimin ose vlerėsimet tatimore tė paraqitura pėr rishqyrtim, pėrveē rasteve tė parashikuara nė pikėn 5 tė kėtij neni.

5.**Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve nuk fillon rishqyrtimin pėr vlerėsimin tatimor pėr ndonjė person, kur ky person nuk ka bėrė tė gjitha deklarimet, tė cilat ėshtė i detyruar t'i bėjė nė mbėshtetje tė kėtij ligji, si dhe nuk ka paguar TVSH-nė e pagueshme prej tij.

6.Kur vlerėsimi tatimor rishqyrtohet nė bazė tė kėtij neni, vlerėsimi tatimor mund tė konfirmohet, ndryshohet ose anullohet.

7.**Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve njofton, me shkrim, personin qė kėrkon rishqyrtimin pėr rezultatet, duke treguar rishqyrtimin e vlerėsimit tatimor dhe datėn e rishqyrtimit. Mosdėrgimi i njoftimit pėr rezultatet e rishqyrtimit nga organet tatimore, brenda afatit 30-ditor, vlerėsohet si pėrgjigje nė favor tė personit tė tatueshėm.

8.Kur nė bazė tė njė rishqyrtimi vlerėsimi tatimor ndryshohet ose anullohet, organet tatimore japin njė vlerėsim tė mėtejshėm tatimor nė bazė tė nenit 41, pėr tė zbatuar rishqyrtimin.

 

Neni 43

E drejta e ankimit

1.Ēdo person qė ka kėrkuar njė rishqyrtim nė bazė tė nenit 42 dhe nėse nuk ėshte dakord pėr ndonjė arsye me rezultatet e rishqyrtimit, ka tė drejtė tė ankohet nė gjykatė kundėr vlerėsimit tatimor.

2.Ankimi bėhet brenda 30 ditėve nga data e rishqyrtimit dhe duhet tė paraqesė arsyet pėrse personi qė bėn ankimin nuk ka rėnė dakort me vlerėsimin tatimor dhe rishqyrtimin.

3.Nė gjykimin e njė ankimi gjykata ka tė drejtė tė vendosė qė vlerėsimi tatimor, kundėr tė cilit personi ankohet, tė konfirmohet, tė ndryshohet ose tė anullohet, siē e gjykon tė drejtė.

4.Organet tatimore zbatojnė ēdo vendim tė gjykatės nė bazė tė kėtij neni.

 

Neni 44

Afatet kohore

Organet tatimore nuk kanė tė drejtė tė bėjnė njė vlerėsim tatimor mbas 5 vjetėsh pasi ka pėrfunduar periudha tatimore me tė cilėn ai lidhet, pėrveē rasteve kur ky vlerėsim tatimor bėhet vetėm pėr tė zbatuar njė rishqyrtim ose ankim kundėr vlerėsimit tatimor tė kryer brenda kėtij afati kohor.

 

Neni 45

Vlefshmėria e vlerėsimit tatimor

1.Vlefshmėria e vlerėsimit tatimor nuk diskutohet nga ēdo lloj proēedure, pėrveēse nėpėrmjet rishqyrtimit dhe ankimit nė bazė tė kėtij ligji.

2.Vlefshmėria e rishqyrtimit nuk diskutohet nga ēdo lloj proēedure, pėrveēse nėpėrmjet ankimit nė bazė tė kėtij ligji.

3.Tė gjitha vlerėsimet tatimore dhe tė gjitha informacionet e pėrfshira nė vlerėsimin tatimor, gjykohen tė jenė pėrfundimisht tė sakta, pėrderisa kėto vlerėsime tė mos ndryshohen ose anullohen nė pėrshtatje me rishqyrtimin e ankimin nė bazė tė kėtij ligji.

 

Neni 46

Informacioni

Organet tatimore kanė tė drejtė tė detyrojnė:

a)personin e tatueshėm apo drejtorin, nėpunėsin, pėrfaqėsuesin tatimor apo agjentin e atij personi;

b)ēdo person tė cilin organet tatimore e gjykojnė se duhet tė jetė person i tatueshėm apo drejtorin, nėpunėsin, pėrfaqėsuesin tatimor apo agjentin e atij personi;

c)ēdo person i cili importon apo eksporton mallra ose ka lidhje me importimin apo eksportimin e atyre mallrave apo drejtorin, nėpunėsin, pėrfaqėsuesin tatimor apo agjentin e atij personi;

ē)ēdo person tjetėr i cili ėshtė ose mund tė jetė nė lidhje me personin e pėrmendur nė paragrafėt (a), (b) dhe (c);

- t’u paraqesin organeve tatimore informacion nė lidhje me ēdo furnizim mallrash apo shėrbimesh sipas kėrkesės sė organeve tatimore dhe tė japin ēdo dokument apo regjistrim elektronik tė dhėnash nė zotėrim tė tyre nė lidhje me furnizimin.

 

Neni 47**

E drejta e hyrjes dhe inspektimit

1.**Personi i autorizuar nga organi tatimore ka tė drejtė tė hyjė dhe tė kėrkojė nė ēdo vend qė pėrfshin tokė, ndėrtesė, automjet, anije etj., kur ai ka arsye pėr tė besuar qė mallrat ose dokumentet e pėrdorura prej personit tė tatueshėm, pėr qėllimet e zbatimit tė kėtij ligji, mbahen atje.

2.Personi qė kėrkon tė hyjė nė ndonjė tokė apo ndėrtesė nė bazė tė kėtij neni, nuk mund ta bėjė atė, pėrderisa:

a)ai nuk paraqet, sipas kėrkesės sė personit nė atė tokė a ndėrtesė, autorizimin me shkrim pėr tė hyrė;

b)ai nuk pėrshtatet me ēdo detyrim tjetėr tė pėrcaktuar nga Ministri i Financave.

3.Personi qė hyn nė tokat a ndėrtesat nė bazė tė pikės 1, inspekton ato toka e ndėrtesa si dhe ēdo dokument e mallra nė atė tokė a nė atė ndėrtesė.

4.Personi qė hyn nė ndonjė tokė a ndėrtesė nė bazė tė pikės 1, mund tė inspektojė dhe tė marrė kopje tė ēdo llogarie, regjistrimi a dokumenti.

5.Personi qė hyn nė njė ndėrtesė nė bazė tė pikės 1, inspekton dhe kontrollon operimet e ēdo kompjuteri, arkave regjistruese a pajisjeve tė tjera nė atė ndėrtesė dhe mund tė marrė kopjet e ēdo llogarie, regjistrimi apo informacion tjetėr nė ato pajisje.

6.Ministri i Financave nxjerr udhėzime pėr autorizimin e personave pėr parashikimin nė tė gjitha rastet tė kompetencave me shkrim dhe pėr kushtet nė tė cilat pėrdoren kompetencat nga personat e autorizuar nė bazė tė kėtij neni.

 

Neni 48

Pagesa e TVSH

1.Pagesa e TVSH-sė bėhet nga personi i tatueshėm pėr organet tatimore a mėnyra tė tjera, siē pėrcaktohet nga Ministri i Financave nė udhėzim.

2.Personi i tatueshėm shoqėron ēdo deklaratė tė bėrė prej tij nė pėrshtatje me nenin 37 me:

a) pagesėn e detyruar tė TVSH-sė;

b) ose dokumentin e pagesės sė detyruar tė TVSH-sė nga data e detyruar.

 

Neni 49

Interesat

1.Kur personi i tatueshėm nuk paguan shumėn e plotė tė detyruar tė TVSH-sė nė bazė tė kėtij ligji nė datėn nė tė cilėn ajo ėshtė e detyruar, paguhen interesa mbi shumėn e papaguar te TVSH-sė nga data nė tė cilėn ajo ka qenė e detyruar tė paguajė deri nė datėn nė tė cilėn ajo paguhet.

2.Ministri i Financave pėrcakton nė udhėzim normėn ose normat e pagueshme tė interesit nė bazė tė paragrafit l.

3.Interesat e pagueshme nė bazė tė paragrafit 1 bėhen detyrimisht nė fund tė muajit kalendarik nė tė cilin ato krijohen.

4.Interesat e pagueshme nė bazė tė kėtij paragrafi janė njėlloj tė detyrueshme dhe nxirren sikur tė ishin TVSH i pagueshėm nė bazė tė kėtij ligji.

 

Neni 50

Rimbursimet

1.Nėse kreditimi i tatimit pėr njė periudhe tatimore ėshtė mė i madh se TVSH i zbatuar pėr atė periudhė, personi i tatueshėm ka tė drejtėn tė mbartė shumėn e mbetur si kreditim tatimor pėr periudhėn pasardhėse tatimore nė bazė tė nenit 32.

2.Njė person i tatueshėm kėrkon rimbursim tė tepricės sė kreditimit tatimor kur:

a)personi i tatueshėm ka mbartur njė shumė tė kreditimit tatimor pėr 6 muaj rradhazi, nė bazė tė paragrafit 1;

b)rimbursimi i kėrkuar tejkalon shumėn prej 400 000 lekė.

3.Pėr rastet kur nė marrėveshjet financiare tė ratifikuara nga Kuvendi Popullor ose nė marrėveshjet e granteve tė miratuara nga Kėshilli i Ministrave parashikohet mospėrdorimi i burimeve financiare tė huaja pėr tė paguar taksa e tatime, duke pėrfshirė ose jo tatimin mbi vlerėn e shtuar, tatimi mbi vlerėn e shtuar i paguar u rimbursohet financuesve tė huaj nga administrata tatimore brenda 45 ditėve, sipas rregullave tė caktuara nga Ministri i Financave.

4.Eksportuesit kanė tė drejtė tė kėrkojnė rimbursim kur teprica e tyre tejkalon shumėn 400.000 (katėrqindmijė) lekė.

Organet tatimore bėjnė rimbursimin e tepricės kreditore tė TVSH-sė pėr kėtė kategori tatimpaguesish, brenda 30 ditėve nga data e paraqitjes sė kėrkesės.

5.Kėshilli i Ministrave pėrcakton kategorinė e eksportuesve tė pėrmendur nė pikėn 4 tė kėtij neni.

( Pikat 4 dhe 5 hyjnė nė fuqi mė 19.01.2001, shėnim i DPT.)

 

Neni 51

Kompetencat pėr tė detyruar garancinė

Organet tatimore, para se tė bėjnė njė rimbursim tė kreditimit tatimor pėr njė person tė tatueshėm kanė tė drejtė ta detyrojnė atė person tė paraqesė njė garanci pėr pagesėn e ardhshme tė TVSH-sė prej tij.

 

Neni 52

Rimbursimet si pasojė e rishqyrtimit ose ankimit

Kur nė bazė tė ndonjė rishqyrtimi ose ankimi sipas kėtij ligji njė vlerėsim tatimor ulėt apo anullohet, organet tatimore i rimbursojnė personit, kundėr tė cilit ishte bėrė vlerėsimi tatimor, tė gjithė shumėn e TVSH-sė tė paguar mė tepėr sipas afateve dhe rregullave tė pėrcaktuara nė ligjin nr.9160, datė 18.12.2003 "Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė".

 

Neni 53

Interesat pėr rimbursimin

a)Kur organet tatimore bėjnė njė rimbursim tė TVSH-sė pėr njė person nė bazė tė nenit 52, ato paguajnė interesa pėr shumėn e rimbursimit sipas pėrqindjeve tė pėrcaktuara nė nenin 49, vetėm kur rimbursimet bėhen mė vonė se njė vit mbas datės nė tė cilėn personi ka paguar TVSH dhe ai llogaritet nga fundi i periudhės prej njė viti deri nė datėn e rimbursimit.

b)Kur organet tatimore nuk bėjnė rimbursimin e TVSH-sė, tė kėrkuara nga tatimpaguesi nė afatet e pėrcaktuara nė nenin 50 tė kėtij, ato paguajnė interesa pėr shumėn e rimbursimit, sipas pėrqindjeve tė pėrcaktuara nė nenin 49.

(Ky nen i ndryshuar hyn nė fuqi nė 19.01.2001)

 

Neni 54

Nxjerrja e tatimit tė papaguar

1.Nėse TVSH-ja e detyruar nė bazė tė kėtij ligji nuk ėshtė paguar deri nė datėn nė tė cilėn ai ėshtė i detyrueshėm, organet tatimore kanė tė drejtė tė ndėrmarrin veprime pėr tė nxjerrė me forcė TVSH-nė e detyruar sė bashku me interesat apo gjobat e vėna nė bazė tė kėtij ligji, si njė borxh tė personit tė tatueshėm ndaj Ministrit te Financave.

2.Pėr tė zbatuar dispozitėn e paragrafit 1:

a)organet tatimore kanė tė drejtė tė urdhėrojnė ēdo bankė qė mban llogari tė personit tė tatueshėm apo ēdo person tė tretė qė i ka detyrime kėtij personi tė paguajnė nga kėto mjete detyrimet e prapambetura tė personit tė tatueshėm. Urdhėri ėshtė titull ekzekutiv.

b)Drejtori i Drejtorisė sė Tatimeve pasi i ka dėrguar njė njoftim me shkrim personit tė tatueshėm, e urdhėron atė tė shlyejė detyrimin brenda 10 ditėshit tė ardhshėm dhe nėse detyrimi nuk shlyhet brenda kėsaj periudhe:

 - publikon emrin dhe detyrimin e personit tė tatueshėm nė gazetė, televizion apo radio,

 - mbyll ambientin e ushtrimit tė veprimtarisė ekonomike tė personit derisa detyrimi tė paguhet,

 - vendos sekuestro mbi mallra, sende ose pasuri tė paluajtshme tė personit tė tatueshėm deri nė shlyerjen e detyrimit tatimor.

Pasuritė e sukuestruara sipas parashikimit tė kėsaj pike kalojnė nė favor tė shtetit mbas 15 ditėsh tė marrjes sė vendimit tė sekuestrimit.

 

Neni 55

Pėrfaqėsuesit tatimorė

1.Kur njė person ėshtė person i tatueshėm pėr qėllimet e kėtij ligji, por nuk ka njė vend tė veprimtarisė ekonomike, apo nė rastin e njė individi njė vend tė zakonshėm tė rezidencės nė Shqipėri, Ministria e Financave ka tė drejtė t'i kėrkojė atij tė emėrojė njė person tjetėr si pėrfaqėsuesin e tij tatimor.

2.Njė person emėrohet si pėrfaqesues tatimor vetėm nė qoftė se ai ka njė vend tė veprimtarisė ekonomike ose nė rastin e njė individi vendin e zakonshėm tė rezidencės nė Shqipėri.

3.Njė person i emėruar si pėrfaqėsues tatimor ėshtė personalisht pėrgjegjės, nė bazė tė kėtij ligji, pėr tė pėrmbushur tė gjitha detyrimet, duke pėrfshirė ēdo gjobė a dėnim, pėr tė cilat kryesori i tij detyrohet dhe merr tė gjitha tė drejtat e kryesorit tė tij sipas kėtij ligji.

 

Neni 56

Pėrfaqėuesi Personal

Kur njė person i tatueshėm vdes, bėhet i paaftė, falimenton, shkon nė likuidim a shpėrndarje, ēdo person qė vazhdon veprimtarinė ekonomike trajtohet si njė person i tatueshėm.

 

Neni 57

Dėnimet

Dėnimet jepen pėr kėto raste shkeljesh:

- Nuk kėrkon tė regjistrohet.

- Nuk regjistrohet nė formėn e duhur.

- Mosnjoftimi i ndryshimeve.

- Nuk kėrkon tė ēregjistrohet.

- Moslėshimi i faturės.

- Lėshimi i faturės qė nuk plotėson detyrimet.

- Lėshimi i faturės qė vullnetarisht ose jo pėrmban informacion tė gabuar.

- Mospėrshtatja me ndonjė kėrkesė tė legjislacionit doganor pėr sa ai zbatohet pėr TVSH-nė.

- Mosshėnimi i ēmimit pėrkatės tė shitjes.

- Mosbėrja e saktėsimeve.

- Deklarimi i mallrave a shėrbimeve me zero pėr qind, kur ato nuk janė tė tilla.

- Kėrkesa pėr kreditim tatimor, pėr tė cilin personi nuk ka tė drejtė.

- Lėshimi i faturės me tatim nga persona tė paregjistruar.

- Mosbėrja e deklaratės brenda datės sė caktuar.

- Mosbėrja e deklaratės nė formėn e saktė.

- Bėrja e njė deklarate false a tė gabuar.

- Mospagimi i tatimit brenda datės sė caktuar.

- Mospagimi i tatimit mbas vlerėsimit tatimor.

- Mosmbajtja e regjistrimeve pėrkatėse.

- Mosparaqitja e regjistrimeve dhe dokumenteve sipas kėrkesės.

- Mosparaqitja e informacionit siē kėrkohet.

- Pengimi a mosdhėnia e ndihmės ose moslejimi i hyrjes dhe inspektimit.

- Kėrkesa false ose e gabuar pėr kreditim tatimor dhe rimbursim.

- Shkeljet nga pėrfaqėsuesit tatimor.

- Mosregjistrimi nė bazė tė dispozitave tranzitore.

Kur shkeljet e mėsipėrme nuk pėrbėjnė vepėr penale, ato denoncohen me gjobė deri nė njė milion lekė dhe me sekuestrim tė pjesshėm a tė plotė tė pasurisė. Ministri i Financave cakton me udhėzim kriteret mė tė hollėsishme pėr masat e dėnimit me gjobė dhe sekuestrim sipas shkeljeve tė mėsipėrme nė kushte e rrethana tė pėrcaktuara.

 

 

KREU VI

RASTE TE TJERA

 

Neni 58

Biznesi i vogėl etj.

Ministri i Financave pėrcakton nė udhėzim skemat e veēanta pėr personat e tatueshėm tė biznesit tė vogėl ose kategori tė veēanta tė biznesit, apo pėr persona tė tatueshėm tė cilėt bėjnė furnizime mallrash a kategori tė veēanta mallrash, tė furnizuara atyre nga persona tė tjerė, pėrveē personave tė tatueshėm.

 

 

KREU VII

DISPOZITA TRANZITORE DHE TE FUNDIT

 

Neni 59

Regjistrimi gjatė periudhės tranzitore

Ēdo person i tatueshėm regjistrohet nė bazė tė nenit 5 me efekt nga data e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji dhe kėrkon tė regjistrohet nė bazė tė nenit 3 jo mė vonė se njė muaj para datės sė hyrjes nė fuqi tė TVSH-sė.

Ēdo person ka tė drejtė tė regjistrohet nė bazė tė nenit 4 me efekt nga data e hyrjes nė fuqi tė TVSH-sė, ka tė drejtė tė kerkojė tė regjistrohet nė pėrshtatje me nenin 3 nė ēdo kohė pas fillimit tė periudhės sė regjistrimit.

Fillimi i periudhės sė regjistrimit caktohet nga Ministri i Financave.

 

Neni 60

Hyrja nė fuqi

Ky ligj hyn nė fuqi menjėherė. Zbatimi i TVSH-sė dhe zevėndėsimi i tatimit mbi qarkullimin fillon nė gjashtėmujorin e dytė tė vitit 1996. Data e saktė e fillimit tė zbatimit tė kėtij tatimi caktohet nga Kėshilli i Ministrave . Me fillimin e zbatimit tė TVSH-sė, ligji Nr. 7676 datė 3.3.1993 "Pėr tatimin mbi qarkullimin", si dhe ēdo dispozitė tjetėr e lidhur me tė shfuqizohen.

 

***Ndryshuar me ligjet:

Ligji nr. 8126, datė 9.07.1996 Ligji nr. 8845, datė 11.12.2001

Ligji nr. 8130, datė 22.07.1996 Ligji nr. 8963, datė 24.10.2002

Ligji nr. 8149, datė 11.09.1996

Ligji nr. 8070, datė 15.02.1996

Ligji nr. 8186, datė 23.01.1997

Ligji nr. 8201, datė 20.03.1997

Ligji nr. 8240, datė 16.09.1997

Ligji nr. 8445, datė 21.01.1999

Ligji nr. 8505, datė 7.07.1999

Ligji nr. 8714, datė 15.12.2000

Ligji nr. 8779, datė 26.04.2001

 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi

Kjo faqe u mundesua nga Fondacioni Soros per Shqiperine