Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
 
   
publikime AlBIC   

publikim 1
publikim 2
publikim 3..

per me shume

oferte nga ALBIC   

ALBIC ju ofron rregjistrim domain-i dhe adrese email-i pop3. Cilesi e larte dhe cmimet me te lira ne treg.
domain: emrifirmes.albic.net
email: emrijuaj@albic.net

per me shume

Reklama juaj   
Ketu mund te ishte reklama juaj!

Reklamoni ne ALBIC

 

LIGJ

Nr. 8701, datė 1.12.2000

 

PER LOJERAT E FATIT, KAZINOTE DHE HIPODROMET

 

Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

 

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 

VENDOSI

 

Neni 1

Qėllimi

Ky ligj ka pėr qėllim tė pėrcaktojė rregullat pėr mėnyrėn e zhvillimit tė lojėrave tė fatit, kazinove dhe tė basteve, tė cilat vihen pėr garat e zhvilluara nė hipodrome, si dhe liēencimin e organizatorit tė tyre.

 

Neni 2

Lojėrat e fatit. Pėrkufizimi

1. Lojėra fati quhen ato lojėra, ku pjesėmarrėsit paguajnė njė shumė tė caktuar dhe ku faktori fat ka ndikim tė drejtpėrdrejtė si nė fitimin, ashtu edhe nė humbjen e pjesmarrėsve nė secilėn lojė.

2. Nuk quhen lojėra fati :

- Konkurset qė zhvillohen nė bazė tė njohurive tė pjesėmarrėsve, ku fituesi merr njė ēmim tė caktuar tė vendosur pėr kėtė qėllim.

- Pagesat qė bėhen nga sigurimi i jetės ose llojet e tjera tė sigurimit nėpėrmjet tėrheqjes me short tė biletave tė emėtuara pėr kėtė qėllim.

 

Neni 3

Lojėrat e fatit. Kategoritė

Pėr qėllime tė kėtij ligji, lojėrat e fatit klasifikohen nė kategoritė e mėposhtėme :

1. Lojėrat aritmetike janė ato lojrėra, ku pjesėmarrėsi shėnon sipas zgjedhjes sė vet njė seri numrash nga njė bashkėsi e caktuar numrash tė shėnuara nė biletėn e lojės. Lojtari fiton kur numrat e zgjedhur prej tij pėrkojnė me numrat qė do tė dalin nė hedhjen publike tė shortit tė kėsaj loje. Nė kėtė kategori hyjnė lojėrat e mėposhtėme :

- Loto : Njė lojė fati ku organizatori u ofron pjesmarrėsve nė lojė mundėsinė e zgjedhjes sė disa numrave nga njė grup i caktuar numrash, tė cilėt janė shėnuar nė biletėn e lojės sė hedhur nė qarkullim. Fitoret pėrcaktohen nga pėrputhja e numrave tė zgjedhur nga lojtari me grupin e numrave tė dalė nga tėrheqja e shortit nė mėnyrė publike.

- Keno: Njė lojė fati gjatė sė cilės organizatori i ofron pjesėmarrėsve mundėsinė e zgjedhjes sė disa numrave nga njė grup i caktuar numrash tė shėnuar nė njė biletė tė caktuar. Loja Keno pėrcaktohet me tri numra a/b/c, ku :

« a » ėshtė grupi i numrave tė zgjedhur nga lojtari,

« b » ėshtė grupi i numrave tė dalė nga hedhja e shortit ;

« c » ėshtė grupi i tė gjithė numrave tė biletės.

- Bingo : Loja ku nga hedhja e shortit dalin aq numra sa nevojiten pėr tė pasur njė fitues. Nė kėtė lojė pjesmarrėsit pajisen me bileta tė caktuara, tė cilat pėrmbajnė njė grup numrash, pjesė pėrbėrėse tė njė grupi tjetėr tė caktuar numrash.

- Proto: Njė lojė fati ku organizatori u ofron pjesėmarrėsve nė lojė mundėsinė tė zgjedhin njė numėr me tre deri nė nėntė shifra, i cili ose parashikohet nga pjesėmarrėsit ose del rastėsisht nga njė tėrheqje nė mėnyrė publike e shortit.

- Xhoker: Njė lojė fati ku organizatori u ofron pjesėmarrėsve nė lojė mundėsinė tė zgjedhin drejtpėrdrejt disa numra nga njė grup i caktuar numrash, qė pėrfshihen nė fushėn e parė tė biletės dhe njė ose mė tepėr numra, qė pėrfshihen nė fushėn e dytė tė sė njėjtės biletė ose nė fusha tė tjera.

2. Lojėra fati sportive janė ato lojėra fati rezultati i tė cilave varet nga parashikimi i saktė nga pjesėmarrėsit i rezultatit tė njė gare ose tė njė ngjarjeje tjetėr sportive. Parashikimi i pjesėmarrėsve nė to shėnohet nė njė biletė tė veēantė, tė cilėn e shpėrndan organizatori i lojės.

Nė kėtė kategori klasifikohen lojėrat e mėposhtėme :

- Konkurs pėr parashikimet sportive, pėr gjetjen e rezultateve tė ndeshjeve tė futbollit ose tė lojėrave tė tjera sportive, ku pjesėmarrėsit nė lojė duhet tė arrijnė tė parashikojnė saktė rezultatet e ndeshjeve qė janė shėnuar nė njė biletė tė veēantė.

- Basti, ku parashikimi pėr rezultatin e ēdo loje, kolektive ose individuale, si dhe tė ngjarjeve, natyra e tė cilave jep mundėsinė e vendosjes sė basteve. Rezultatet e tė gjitha basteve janė tė pėrcaktuara ose tė ndryshueshme. Tė pėrcaktuara janė ato rezultate qė vendosen qė mė parė nga organizatori dhe u njoftohen lojtarėve para fillimit tė basteve. Tė ndryshueshme janė ato rezultate qė ndryshojnė nė varėsi tė shumave qė grumbullohen pėr alternativat e ndryshme tė njė ose mė shumė lojėrave ose ngjarjeve, nė bazė tė tė cilave zhvillohen parashikimet dhe pėrcaktohen pėrfundimisht pas skadimit tė afatit tė dorėzimit tė biletave pėr parashikimin pėrkatės.

Pėr qėllime tė kėtij ligji, parashikimi i ndėrsjellė pėr garat me kuaj me rezultatet e parashikuara ose jo sipas nenit 21 tė kėtij ligji, pėrjashtohen kategoritė e lojės sportive tė fatit dhe ato zhvillohen sipas nenit 23 tė kėtij ligji.

3. Llotaritė janė ato lojėra fati ku organizatori i ofron blerėsit tė tyre mundėsinė tė fitojnė njė shumė tė caktuar, nėse fiton numri ose kombinimi i numrave ose i simboleve qė shėnohen nė biletėn e hedhur nė qarkullim nga organizatori.

Llotaritė klasifikohen nė :

- Llotari pėr tė cilėn hidhet short. Kėto janė lojėra fati ku pjesėmarrėsi synon tė fitojė njė shumė tė caktuar, nėse nė hedhjen e shortit, qė bėhet nė mėnyrė publike, fiton numri qė shėnohet nė biletėn qė ai ka zgjedhur ;

- Llotaria e ēastit. Kėto janė lojėra fati ku blerėsit tė biletės sė llotarisė i ofrohet mundėsia qė ai ta bėjė vetė fshirjen e shiritit mbulues tė numrit tė shėnuar, brenda intervalit kohor tė caktuar, nė tė cilin ėshtė e vlefshme seria e biletės sė llotarisė.

4. Lojėrat elektronike me fitim nė ēast janė ato lojėra fati tė cilat zhvillohen me ndihmėn e kompjutėrve elektronikė ose tė makinave elektronike, qė organizatori i ka vendosur nė vende tė caktuara dhe nėpėrmjet tyre pjesėmarrėsi nė lojė, duke vendosur njė shumė, mund tė fitojė njė shumė tė caktuar, tė cilėn e merr ose drejpėrdrejt nga makina ose nė njė mėnyrė tjetėr tė paracaktuar.

 

Neni 4

Pėr shqyrtimin e kėrkesave pėr liēensimin dhe mbikqyrjen e lojėrave tė fatit, nė varėsi tė Ministrit tė Financave, krijohet Komiteti i Lojėrave tė Fatit. Pėrgjegjėsitė, mėnyra e organizimit dhe forma juridike qė do tė ketė ky Komitet pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Neni 5

Emėrimi i personelit

Emėrimi i personelit, qė do tė punėsohet ne Komitetin e Lojrave tė Fatit, bėhet nga Ministri i Financave, i cili miraton edhe numrin e nevojshėm tė tė punėsuarve

 

Neni 6

Leja dhe organizatori

1. Ministri i Financave, me propozimin e Komitetit tė Lojrave tė Fatit, jep leje pėr organizimin e lojėrave tė fatit. Leja jepet pėr njė periudhė kohe 10 -vjeēare.

Pėr marrjen e lejes pėr zhvillimin e lojėrave tė fatit, tė parashikuara nė kėtė ligj, organizatori paguan njė shumė prej 10 000 000 (dhjetė milionė) lekėsh pėr njėrėn nga lojėrat e dhėna, si mė poshtė :

- Llotaritė aritmetike

- Llotaritė

- Lojėrat sportive tė fatit

- Lojėrat elektronike

Kriteret pėr dhėnien e lejeve pėr lojėrat e fatit pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

2. Organizatori i pajisur me lejen pėrkatėse, sipas dispozitave tė kėtij ligji, zhvillon lojėrat e fatit nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

3. Leje pėr ushtrimin e veprimtarive pėr lojėra fati mund tė japin edhe organet e qeverisjes vendore, pas miratimit paraprak nga Ministri i Financave, pėr personat juridikė, me synimin pėr tė financuar veprimtaritė e tyre bamirėse dhe humanitare. Kėto leje jepen vetėm pėr organizim llotarish dhe duhet tė zhvillohen nė njė vend dhe nė kohė tė kufizuara dhe tė kenė lidhje me njė situatė ose ngjarje konkrete. Shpėrndarja e tė ardhurave pėr lojėrat e parashikuara nė kėtė paragraf pėrcaktohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

4. Nė lejen e dhėnė organizatorit duhet tė jetė pėrcaktuar shprehimisht se organizatori ėshtė i detyruar tė mbulojė vetė shumėn e pėrgjithshme tė shpenzimeve qė i nevojiten pėr organizimin, mbikqyrjen dhe funksionimin e lojėrave tė fatit qė ai do tė zhvillojė.

5. Standartet e biletave, qė pėrdoren nga organizatori pėr zhvillimin e lojėrave tė fatit, propozohen nga Komiteti i Lojėrave tė Fatit dhe miratohen me akt tė Ministrit tė Financave.

6. Ministria e Financave merr masa pėr shtypjen e pėrqėnruar tė biletave sipas skemės sė duhur, si dhe pėr shpėrndarjen dhe kontrollin e hedhjes sė tyre nė pėrdorim.

 

Neni 7

Detyrimet e organizatorit

Leja pėr organizimin dhe funksionimin e lojėrave tė fatit i jepet vetėm njė shoqėrie tregtare, e cila plotėson kushtet e mėposhtėme :

- Eshtė shoqėri anonime, e pajisur me kapital vendas, tė huaj ose tė pėrbashkėt dhe me seli nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

- Deklaron themeluesit e shoqėrisė.

- Deklaron drejtuesit dhe personelin kryesor tė shoqėrisė.

- Ka njė marrėveshje paraprake pėr tė bashkėpunuar me njėrėn nga bankat me seli nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė pėr arkėtimin, depozitimin dhe transferimin e pagesave.

- Ka teknologjinė e nevojshme pėr funksionimin e sitemeve mbėshtetėse tė lojėrave tė fatit, sipas karakteristikave metrologjike tė pėrcaktuara me ligj.

- Ka personel tė pėrgatirur me specializimin pėrkatės dhe me pėrvojėn e nevojshme pėr zhvillimin e lojėrave tė fatit.

- Garanton pagimin e shumave kundrejt fituesve tė lojėrave tė fatit. Mėnyra, forma dhe shuma e garancive pėrcaktohen nė lejen qė i jepet organizatorit, nė pėrputhje me dispozitat e kėtij ligji.

- Pranon tė dorėzojė pėr kontroll dhe mbikqyrje ēdo dokumentacion ose tė dhėnė qė i kėrkohet nga Komiteti i Lojėrave tė Fatit.

 

Neni 8

Revokimi i lejes

Organizatori i lojės sė fatit, tė cilit i ėshtė dhėnė leja, nė pėrputhje me kėrkesat e kėtij ligji, mund t’i hiqet leja nga Ministri i Financave, kryesisht ose me propozimin e Komiteti tė Lojėrave tė Fatit, nė rast se ai nuk u pėrmbahet dispozitave tė kėtij ligji, si dhe akteve tė tjera ligjore, qė kanė tė bėjnė me zhvillimin e veprimtarisė sė tij. Leja i hiqet sidomos nė ato raste kur organizatori nuk shlyen rregullisht dhe brenda afateve tė pėrcaktuara detyrimet kundrejt Buxhetit tė Shtetit, Komitetit tė Lojėrave tė Fatit, fituesve dhe organeve tė kontrollit teknik, si dhe kur nuk bėn shpallje zyrtare pėr pėrfundimin e hedhjes sė shorteve, tė cilat duhet tė realizohen nė prani tė komisioneve, ku duhet tė marrin pjesė pėrfaqėsues tė Komitetit tė Lojėrave tė Fatit.

 

Neni 9

Tatimi pėr organizatorėt

Fitimet, qė organizatori i lojėrave tė fatit realizon nga ushtrimi i veprimtarisė sė tij, janė tė tatueshme, nė bazė tė dispozitave ligjore nė fuqi.

 

Neni 10

Ndarja e tė ardhurave

Tatimpaguesit qė ushtrojnė veprimtari nė fushėn e organizimit tė lojėrave tė fatit i nėnshtrohen tė gjithė legjislacionit aktual tatimor nė fuqi. Pėrveē kėsaj ato paguajnė 20 pėr qind tatim mbi lojėrat e fatit. Ky tatim ėshtė pjesė e volumit tė qarkullimit gjithsej tė realizuar nė bazė tė arkėtimeve nga shitja e biletave. Kėshilli i Ministrave pėrcakton ndarjen e tė ardhurave qė mbeten pas zbritjes sė TVSH-sė dhe tė tatimit mbi lojėrat e fatit, pėr organizatorin dhe fituesit.

 

Neni 11

Pėrsėritja e lejes

1. Ministri i Financave, me propozimin e Komitetit tė Lojrave tė Fatit, bėn ripėrtėritjen e lejeve, pėr afate pesėvjeēare, me tė njėjtat kushte. Pagesa pėr lejet e ripėrtėrira, sipas kėtij paragrafi, janė sa gjysma e shumės sė parashikuar nė nenin 6 tė kėtij ligji.

2. Organizatori i lojės sė fatit duhet tė bėjė kėrkesė, pranė Komitetit tė Lojėrave tė Fatit, pėr ripėrtėritjen e lejes, tė paktėn 6 muaj pėrpara mbarimit tė afatit tė lejes sė dhėnė.

 

Neni 12

Komiteti i Lojėrave tė Fatit ushtron funksion edhe pėr shqyrtimin e kėrkesave pėr dhėnien e lejeve nga Ministri i Financave dhe nga Ministri i Rendit Publik pėr ushtrim veprimtarie pėr kazinotė dhe hipodromet.

 

Neni 13

Kazino

1. Leja pėr ushtrim veprimtarie pėr kazino i jepet organizatorit nė bazė tė dispozitave tė kėtij ligji pėr njė periudhė 15-vjeēare.

2. Kėshilli i Ministrave, me vendim tė veēantė, pėrcakton zonat se ku mund tė hapen kazinotė. Ministri i Financave dhe Ministri i Rendit Publik, me propozimin e Komitetit tė Lojėrave tė fatit, pėrcaktojnė numrin e kazinove, qė mund tė hapen nė ēdo zonė tė pėrcaktuar sipas kėtij neni. Nė ēdo rast organizatori i pajisur me leje, nuk mund tė hapė mė shumė se njė kazino nė zonat e pėrcaktuara, sipas kėtij neni.

3. Detyrimet e organizatorit dhe kushtet pėr zhvillimin e veprimtarisė sė tij pėrcaktohen nė lejen e dhėnė pėr kėtė qėllim.

4. Tė gjitha shpenzimet pėr ngritjen dhe funksionimin e kazinosė janė nė ngarkim tė organizatorit.

5. Organizatori ka tė drejtė qė nė mjediset e kazinosė tė vendosė edhe lojėra elektronike me fitim nė ēast. Kushtet e vendosjes dhe sasia e tyre pėrcaktohen nė lejen e dhėnė. Detyrimi pėr tė ardhurat e realizuara nga kėto lojėra ėshtė i njėjtė me atė tė pėrcaktuar pėr organizatorėt e tjerė, qė kanė si objekt veprimtarie ushtrimin e lojėrave elektronike tė fatit me fitim nė ēast.

6. Rregullorja pėr funksionimin e kazinosė, pėrsa u pėrket kushteve qė duhen tė plotėsojnė pjesėmarrėsit nė lojė, orėt e funksionimit tė kazinosė, lojėrat qė do tė luhen nė tė, si dhe organizimi nė pėrgjithėsi i kazinosė, miratohen nga Ministri i Financave nė ēastin e dhėnies sė lejes.

 

Neni 14

Personeli i kazinosė

1. Personeli i punėsuar nė kazino duhet tė jetė tė paktėn mbi moshėn 21 vjeē, tė ketė zotėsi tė plotė juridike edhe pėr tė vepruar, si dhe nuk duhet tė jetė i dėnuar mė parė penalisht pėr vepra penale, tė cilat parashikojnė dėnim me burgim.

2. Organizatori nė bashkėpunim me Komitetin e Lojėrave tė Fatit dhe me Ministrinė e Rendit Publik pėrcakton mėnyrėn e sigurimit tė kazinosė dhe tė kontrollit tė pjesėmarrėsve nė lojė gjatė hyrjes nė sallė.

3, Organizatori, vetė ose nė bashkėpunim me organet e rendit tė vendit ku ėshtė hapur kazinoja, merr masat pėr ndalimin e futjes nė mjediset e kazinosė tė personave nėn moshėn 18 vjeē.

4. Organizatori vė nė dispozicion tė Komitetit tė Lojėrave tė Fatit dhe tė personave tė autorizuar nga Ministri i Financave dhe organi i kontrollit teknik ēdo lloj dokumentacioni ose ēdo tė dhėnė qė kėrkohet nga kėta tė fundit, pėr tė ushtruar kontroll ose pėr mbikqyrjen e veprimtarisė.

 

Neni 15

Organizatori i Kazinove

1. Leja pėr ushtrim veprimtarie pėr kazino i jepet njė shoqėrie tregtare, e cila plotėson kushtet e mėposhtėme :

- Tė jetė shoqėri anonime, me kapital vendas, tė huaj ose tė pėrbashkėt, si dhe tė ketė selinė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

- Tė ketė si objekt tė veprimtarisė sė saj organizimin e lojėrave nė kazino.

- Tė ketė nė organet e saj drejtuese persona tė specializuar dhe qė zotėrojnė njohuri profesionale nė fushėn e funksionimit tė kazinove.

- Kapitali themeltar i shoqėrisė tė jetė jo mė i vogėl se sa 30 000 000 (tridhjetė milionė) lekė dhe jo mė shumė se 1/10 e tij tė jetė nė natyrė.

- Tė garantojė nė ēdo ēast pagimin e shumave tė pjesėmarrėsve nė lojėrat e kazinosė.

- Tė deklarojė themeluesit e shoqėrisė.

- Tė deklarojė drejtuesit dhe personelin kryesor tė shoqėrisė.

2. Mėnyra, forma, kriteret specifike pėr zgjedhjen e organizatorit, si dhe masa dhe kushtet e garancisė, tė parashikuara nė pikėn 1 paragrafi 5 tė kėtij neni, pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Neni 16

Revokimi Lejes

Ministri i Financave, kryesisht ose me propozimin e Komitetit tė Lojėrave tė Fatit, mund tė revokojė lejen e dhėnė pėr kazino kur vėren shkelje tė dispozitave tė kėtij ligji, tė kushteve tė pėrcaktuara nė leje, si dhe tė akteve tė tjera ligjore, qė kanė tė bėjnė me ushtimin e veprimtarisė sė subjektit dhe sidomos, kur nuk shlyen rregullisht dhe brenda afateve tė pėrcaktuara detyrimet kundrejt buxhetit tė shtetit, Komitetit tė Lojrave tė Fatit dhe fituesve.

 

Neni 17

1. Nėse lojėrat e fatit, qė zhvillohen nė kazino, bien nė kundėrshtim ose cėnojnė interesin e pėrgjithshėm, Ministria e Financave, kryesisht ose me propozimin e Komitetit tė Lojėrave tė Fatit, anulon lejen pėr zhvillimin e tyre ose ndėrpret pa paralajmėrim proēedurat pėr dhėnien e lejes.

2. Rastet kur cėnohet interesi i pėrgjithshėm, nė kuptim tė paragrafit 1 tė kėtij neni, janė :

- mashtrimi i publikut ;

- pastrimi i parave ;

- cėnimi i rendit publik dhe nxitja e kriminalitetit.

 

Neni 18

Organizatorit i jepet leje pėr zhvillimin e lojėrave nė kazino, kur ai pėrveē kushteve tė parashikuara nė nenin 14 tė kėtij ligji, plotėson edhe kushtet e mėposhtėme :

- Lojėrat tė zhvillohen nė salla tė caktuara paraprakisht pėr kėtė qėllim.

- Pėrdor pajisje tė standarteve tė njohura bashkėkohore, sipas karakteristikave teknike tė pėrcaktuara me ligj pėr tė gjitha llojet e lojėrave.

- Punėson personel tė pėrshtatshėm qė zotėron njohuri profesionale nė kėtė fushė.

- Ka miratimin e Ministrisė sė Rendit Publik pėr mbrojtjen e mjediseve, brenda dhe jashtė sallės ku do tė zhvillohen lojėrat.

 

Neni 19

Organizatori i jepet leje pėr zhvillimim e lojėrave nė kazino vetėm pasi ai ka paguar shumėn prej 30 000 000 (tridhjetė milionė) lekėsh pėr secilėn kazino, shumė e cila paguhet vetėm njėherė, me marrjen e lejes.

 

Neni 20

Organizatori i lojės sė kazinosė nuk mund tė krijojė degė ose filiale tė shoqėrisė brėnda ose jashtė vendit pa miratimin e Ministrit tė Financave. Pėr marrjen e miratimit ai duhet tė paraqesė paraprakisht kėrkesė pranė Komitetit tė Lojrave tė Fatit, i cili e shqyrton dhe ia paraqet pėr miratim Ministrit tė Financave.

 

Neni 21

Rregulloret e lojėrave nė kazino

1. Organizatori pėrgatit pėr secilėn lojė, qė do tė luhet nė kazino, rregulloren e saj. Ai e bėn tė njohur kėtė rregullore, nė mėnyrė qė pjesėmarrėsit nė lojėra njihen me tė.

2. Rregulloret e lojėrave pėrfshijnė kryesisht :

- Rregullat pėr mėnyrėn e pjesmarrjes nė lojė dhe pėrcaktimin e maksimumit dhe tė minimumit tė shumės, qė paguhet pėr ēdo lojė.

- Kushtet pėr lejimin e hyrjes sė personave nė kazino.

- Orėn e hapjes dhe tė mbylljes sė kazinosė.

3. Miratimi i rregullore bėhet nga Ministri i Financave me propozimin e Komitetit tė Lojėrave tė Fatit, pas shqyrtimit tė projekteve tė paraqitura nga organizatori.

 

Neni 22

Ndarja e tė ardhurave

Tatimpaguesi, qė ushtrojnė veprimtari nė fushėn e organizimit tė lojėrave tė fatit, i nėnshtrohet tė gjithė legjislacionit aktual tatimor nė fuqi. Pėrveē kėsaj ato paguajnė 20 pėr qind tatim mbi lojėrat e fatit. Ky tatim ėshtė pjesė e volumit tė qarkullimit gjithsej tė realizuar nė bazė tė arkėtimeve nga shitja e biletave. Kėshilli i Ministrave pėrcakton ndarjen e tė ardhurave qė mbeten pas zbritjes sė TVSH-sė dhe tė tatimit mbi lojėrat e fatit, pėr organizatorin dhe pėr fituesit.

 

Neni 23

Hipodromi

1. Organizatorit, i cili kėrkon tė ushtrojė veprimtarinė nė fushėn e lojės pėr garat sportive qė zhvillohen nė hipodrom, leja i jepet pėr njė periudhė 15-vjeēare nga organet e parashikuara nė nenin 11 tė kėtij ligji.

2. Organizatori, i cili merr lejen pėr vendosjen e basteve pėr garat me kuaj ose pėr garat e tjera nė hipodrom, qė mė poshtė do tė quhet « gara », paguan njė shumė nė favor tė shtetit nė masėn 20 000 000 (njėzet milionė) lekė, e cila paguhet vetėm njėherė, me marrjen e lejes.

3. Organizatorit tė pajisur me leje pėr lojėrat e fatit, qė zhvillohen pėr shkak tė garave qė bėhen nė hipodrom, i jepet e drejta pėr ndėrtimin e njė stadiumi pėr garat. Lejet pėrkatėse pėr kryerjen e ndėrtimit merren nga vetė organizatori, nė pėrputhje me dispozitat ligjore nė fuqi. Nė rast mosmiratimi tė lejes pėr ndėrtimin e hipodromit, brenda njė periudhe 1–vjeēare nga data e marrjes sė lejes pėr zhvillimin e lojės, organizatorit i hiqet leja e dhėnė pėr kėtė qėllim, si dhe i jepet e drejta pėr t’iu kthyer shuma e paguar prej tij, sipas paragrafit 2 tė kėtij neni, vetėm pėr ato raste kur refuzimi ėshtė bėrė pėr shkaqe qė nuk varen prej organizatorit.

4. Kushtet specifike tė funksionimit tė hipodromit, kushtet e pjesmarrjes sė lojtarėve, orėt e zhvillimit tė garave pėr ēdo javė, llojet e basteve qė do tė vihen, si dhe shumat e basteve pėr ēdo lojė pėrcaktohen nė rregulloren e lojės, e cila miratohet nga Ministria e Financave nė ēastin e dhėnies sė lejes.

5. Hyrja nė hipodrom lejohet edhe pėr personat nėn 18 vjeē, me kusht qė tė jenė tė shoqėruar nga prindėrit ose kujdestarėt ligjorė tė tyre.

6. Organizatori ka tė drejtė qė nė mjediset e hipodromit tė vendosė edhe lojėra elektronike me fitim nė ēast. Kushtet e vendosjes dhe sasia e tyre pėrcaktohen nė lejen e dhėnė. Detyrimi pėr tė ardhurat e realizuara nga kėto lojėra ėshtė i njėjtė me atė tė pėrcaktuar pėr organizatorėt e tjerė, qė kanė si objekt veprimtarie ushtrimin e lojėrave elektronike tė fatit me fitim nė ēast. Organizatorit i jepet e drejta sė bashku me lejen, tė zhvillojė lojėra fati pėr parashikimet pėr garat qė kryhen nė hipodrom, si dhe nė pika shitjeje, jashtė hipodromit.

7. Organizatori duhet tė informojė pjesėmarrsit nė lojė, nėpėrmjet transmetimit tė drejtpėrdrejtė tė garave, me mjete elektronike informimi, si dhe t’i bėjė publike rezulatet e garave nė po kėto mjete, nė gazeta me qarkullim nė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, si dhe nė pikat e shitjes ose nė pika tė tjera, qė ai mund tė ketė ngritur pėr informimin e pjesėmarrėsve nė lojė.

 

Neni 24

1. Leja pėr ushtrimin e veprimtarisė pėr zhvillimin e basteve pėr garat nė hipodrom i jepet njė shoqėrie qė plotėson kushtet e mėposhtėme.

- Tė jetė shoqėri anonime, e pajisur me kapital vendas, tė huaj ose tė pėrbashkėt, si dhe tė ketė selinė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

- Tė ketė si objekt tė veprimtarisė sė saj funksionimin dhe mbėshtetjen e basteve qė zhvillohen pėr garat nė hipodrom.

- Tė ketė nė organet drejtuese tė saj persona tė specializuar dhe qė zotėrojnė njohuri profesionale nė fushėn e zhvillimit tė basteve pėr garat me kuaj.

- Kapitali themeltar i shoqėrisė tė jetė jo mė i vogėl se 30 000 000 /tridhjetė milionė) lekė dhe jo mė shumė se 1/10 e tij tė jetė nė natyrė.

- Tė garantojė nė ēdo rast pagimin e shumave tė pjesėmarrėsve nė bastet qė ata vėnė pėr zhvillimin e garave nė hipodrom.

- Tė deklarojė themeluesit e shoqėrisė.

- Tė deklarojė drejtuesit dhe personelin kryesor tė shoqėrisė.

2. Mėnyra, forma, kriteret pėr zgjedhjen e organizatorit, si dhe masat e kushtet e garancisė, tė parashikuara nė paragrafin 1 pika 5 tė kėtij neni, pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Neni 25

Ndarja e tė ardhurave

Tatimpaguesit, qė ushtrojnė veprimtari nė fushėn e organizimit tė lojėrave tė fatit, i nėnshtrohen tė gjithė legjislacionit aktual tatimor nė fuqi. Pėrveē kėsaj, ato paguajnė 20 pėr qind tatim mbi lojėrat e fatit. Ky tatim ėshtė pjesė e volumit tė qarkullimit gjithsej tė realizuar nė bazė tė arkėtimeve nga shitja e biletave. Kėshilli i Ministrave pėrcakton ndarjen e tė ardhurave qė mbeten pas zbritjes sė TVSH-sė dhe tė tatimit mbi lojėrat e fatit, pėr organizatorin dhe pėr fituesit.

 

Neni 26

Revokimi i lejes

Ministri i Financave kryesisht ose me propozimin e Komitetit tė Lojėrave tė Fatit, mund tė revokojė lejen e dhėnė pėr kazino kur vėren shkelje tė dispozitave tė kėtij ligji, kushteve tė pėrcaktuara nė leje, si dhe tė akteve tė tjera ligjore, qė kanė tė bėjnė me ushtrimin e veprimtarisė sė subjektit dhe, sidomos, kur nuk shlyen rregullisht dhe brenda afateve tė pėrcaktuara detyrimet kundrejt Buxhetit tė Shtetit, Komitetit tė Lojėrave tė Fatit dhe tė Fituesve.

 

Neni 27

Sanksionet

1. Ushtrimi i veprimtarive, tė cilat janė rregulluar me kėtė ligj, pa lejen e organeve pėrkatėse, dėnohet me gjobė si mė poshtė :

- pėr llotaritė aritmetike 40 000 000 lekė

- pėr llotaritė 40 000 000 lekė

- pėr lojėrat sportive tė fatit 40 000 000 lekė

- pėr makinat elektronike 500 000 lekė (pėr ēdo makinė)

- pėr kazinotė 40 000 000 lekė

- pėr bastet 40 000 000 lekė

- pėr bastet e garave nė hipodrom 60 000 000 lekė

2. Shkelja e dispozitave tė kėtij ligji nga organizatori i lojėrave tė fatit, kazinove dhe i lojėrave tė hipodromit, nėse nuk pėrbėn vepėr penale, vlerėsohet kundravajtje administrative dhe dėnohet me gjobė deri nė

1000 000 (njė milion) lekė.

3. Ankimi pėr sanksionet e marra kundrejt personave, sipas kėtij neni, bėhet nė pėrputhje me dispozitat ligjore nė fuqi

 

Neni 28

1. Hedhjet e shortit pėr secilėn lojė bėhen nė transmetim tė drejtpėrdrejtė nga organizatori nėpėrmjet mjeteve elektronike tė informimit, qė mbulojnė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, pėr ato lojėra fati, tė parashikuara nė kėtė ligj, ku personi merr pjesė nė lojė me blerjen e biletės dhe kur loja nuk zhvillohet pėr pjesėmarrės brenda sallave ose pėr ato lojėra, ku fitimi i jepet nė ēast.

2. Organizatori informon pjesėmarrėsit nė lojė pėr ēdo pėrfundim tė lojės dhe shpall fituesit e ēdo kategorie nėpėrmjet mjeteve tė informimit, me mbulim dhe qarkullim nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

3. Shpenzimet pėr publikimet e bėra, sipas pėrcaktimit nė paragrafėt 1 dhe 2 tė kėtij neni, pėrballohen nga organizatori.

 

Neni 29

Dispozita pėrfundimtare

Ngarkohet Kėshili i Ministrave pėr nxjerrjen e akteve nė zbatim tė neneve 4, 10, 13, 15, 22, 24 e 25 tė kėtij ligji.

 

Neni 30

Shfuqizuar***

 

Neni 31

Ligji nr. 7871, datė 9.11.1994 « Pėr lojėrat e fatit dhe kazinotė », si dhe ēdo dispozitė tjetėr, qė bie nė kundėrshtim me dispozitat e kėtij ligji, shfuqizohen.

 

Neni 32

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

 

Shpallur me dekretin nr. 2843, datė 23.12.2000 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Rexhep Meidani.

 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi

Kjo faqe u mundesua nga Fondacioni Soros per Shqiperine