Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
 
   
publikime AlBIC   

publikim 1
publikim 2
publikim 3..

per me shume

oferte nga ALBIC   

ALBIC ju ofron rregjistrim domain-i dhe adrese email-i pop3. Cilesi e larte dhe cmimet me te lira ne treg.
domain: emrifirmes.albic.net
email: emrijuaj@albic.net

per me shume

Reklama juaj   
Ketu mund te ishte reklama juaj!

Reklamoni ne ALBIC

 

LIGJ

Nr.8977, datė 12.12.2002

 

PĖR SISTEMIN E TAKSAVE NĖ REPUBLIKEN E SHQIPERISE

 

Nė mbėshtetje tė neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

 

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 

VENDOSI:

 

Neni 1

Qėllimi

Ky ligj pėrcakton llojet e taksave kombėtare qė zbatohen nė Republikėn e Shqipėrisė, nivelin e taksave, proēedurat e llogaritjes, arkėtimit dhe transferimit nė Buxhetin e Shtetit, si dhe detyrimet qė kanė agjentėt e taksave kombėtare.

 

Neni 2

Nė Republikėn e Shqipėrisė, sistemi i taksave pėrbėhet nga taksat kombėtare dhe taksat vendore. Ky ligj trajton taksat kombėtare. Taksat vendore trajtohen me ligj tė veēantė.

 

Neni 3

Pėrkufizime

Pėr qėllime tė kėtij ligji, fjalėt e mėposhtme kanė kėto kuptime:

1. "Taksapagues" ėshtė ēdo individ, person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, i cili ėshtė i detyruar tė paguajė njė nga taksat kombėtare, tė pėrcaktuara nė kėtė ligj.

2. "Taksė" janė taksat kombėtare, tė vendosura me kėtė ligj.

3. "Agjent i taksave" ėshtė personi, i cili, sipas kėrkesave tė kėtij ligji, ėshtė pėrgjegjės pėr llogaritjen, arkėtimin dhe transferimin nė llogaritė e Buxhetit tė Shtetit tė tė ardhurave nga taksat kombėtare.

 

Neni 4

Llojet e taksave kombėtare

Taksat kombėtare janė:

1. Taksat portuale.

2. Taksat pėr shėrbimet konsullore.

3. Taksa vjetore e tonazhit tė mjeteve pėr aks.

4. Taksa e qarkullimit tė automjeteve tė huaja.

5. Taksa e importimit tė automjeteve tė pėrdorura.

6. Taksa e pajisjes me lejedrejtimi pėr drejtim automjeti.

7. Taksa e pėrdorimit tė aparateve radiotelevizive.

8. Taksa e pėrdorimit tė numrit telefonik.

9. Taksa pėr veprime e shėrbime nga administrata gjyqėsore, Ministria e Drejtėsisė, Prokuroria, noteria dhe Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme.

10. Taksa e regjistrimit nė arsimin e lartė.

11. Taksa pėr shėrbimet e radiokomunikacioneve.

12. Taksa vjetore pėr shėrbimet e transmetimeve radiotelevizive.

13. Taksa e kalimit me avion tė kufirit shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė.

14. Taksa e pajisjes sė personave me pasaportė lundrimi.

15. Taksa pėr ushtrimin e veprimtarisė sė peshkimit.

16. Taksa e akteve dhe e pullės.

17. Taksa pėr ulje-ngritjen e avionėve dhe qėndrimin e tyre nė aeroport.

18. Taksa pėr mbikalimet ajrore tė avionėve mbi territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

19. Taksa e rentės minerare.

20. Taksa e kalimit tė sė drejtės sė pronėsisė pėr pasurinė e luajtshme (automjetet).

21. Taksa e qarkullimit rrugor.

22. Taksa e karbonit pėr benzinėn, benzolin dhe gazoilin.

23. Taksa pėr ambalazhet plastike tė lėngjeve (bidona, shishe plastike e kuti tė plastifikuara tė tė gjitha formave dhe pėrmasave), tė mbushura, tė prodhuara nė vend dhe tė importuara, pėr produktet: ujė, pije freskuese, lėngje frutash e perimesh, qumėsht dhe nėnproduktet e tij, vajra ushqimore, vajra lubrifikante dhe detergjentė.

24. Taksa pėr regjistrimin e lojėrave tė fatit, pėr kazinotė dhe pėr garat sportive qė zhvillohen nė hipodrom.

 

Neni 5

Niveli i taksave kombėtare

Niveli i taksave kombėtare tė pėrmendura nė nenin 4 ėshtė:

1. Taksat portuale paguhen nga anijet, tė cilat kryejnė veprimtari tregėtare, sa herė qė prekin portet dhe radat e Republikės sė Shqipėrisė, sipas lidhjes nr.1, qė i bashkėlidhet kėtij ligji, dhe qė ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

Veprim tregtar i anijes quhet ngarkimi ose shkarkimi i mallrave, zbarkimi dhe imbarkimi i udhėtarėve pėr transport.

Nuk quhen veprime tregėtare:

a) riparimi ose dokimi i anijeve;

b) zbarkimi i personave tė transportuar nga anija, tė cilėt ndiqen nga autoritetet pėrkatėse ligjore;

c) zbarkimi ose imbarkimi i pjesėtarėve tė ekuipazhit tė anijeve dhe tė personave tė sėmurė dhe tė vdekur;

ē) ngarkimi ose shkarkimi i mallrave tė pėrfaqėsive tė trupit diplomatik tė akredituar nė Republikėn e Shqipėrisė dhe tė pėrfaqėsive tona diplomatike jashtė vendit;

d) furnizimi i anijeve me ujė tė pijshėm, sende ushqimore, karburante e lubrifikante, materiale e pjesė ndėrrimi etj.;

dh) ndalesat nė porte tė anijeve pėr shkak tė kohės sė keqe, avarive tė ndryshme dhe veprimeve nė ndihmė tė tyre nga anijet e tjera;

e) hyrja nė porte pa ngarkesė e anijeve tė personave fizikė e juridikė, tė regjistruar nė Republikėn e Shqipėrisė.

 

2. Taksat pėr shėrbimet konsullore caktohen sipas lidhjes nr.2, qė i bashkėlidhet kėtij ligji dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

 

3. Taksa vjetore e tonazhit tė mjeteve pėr aks caktohet sipas lidhjes nr.3, qė i bashkėlidhet kėtij ligji dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

 

4. Taksa e qarkullimit tė automjeteve tė huaja caktohet sipas lidhjes nr.4, qė i bashkėlidhet kėtij ligji dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

 

5. Taksa e importimit tė automjeteve tė pėrdorura caktohet:

5.1. Pėr mjetet e prodhuara deri mė 31 dhjetor 1995:

a) pėr autoveturat: 60 000 (gjashtėdhjetė mijė) lekė;

b) pėr mjetet e tjera pėr transportin e jo mė shumė se 10 personave, mikrobusė, furgonė dhe mjete tė tjera pėr transportimin e mallrave me peshėmbajtje deri nė 5 tonė: 80 000 (tetėdhjetė mijė) lekė;

c) pėr autobusėt dhe mjetet e tjera pėr transportin e mallrave me peshėmbajtje mbi 5 tonė: 100 000 (njėqind mijė) lekė;

ē) pėr traktorėt rrugorė (kokat tėrheqėse) 40 000 (dyzetė mijė) lekė.

5.2. Pėr mjetet e prodhuara nga data 1 janar 1996:

a) pėr autoveturat: 40 000 (dyzet mijė) lekė;

b) pėr mjetet e tjera pėr transportin e jo mė shumė se 10 personave, mikrobusė, furgonė dhe mjete tė tjera pėr transportimin e mallrave me peshėmbajtje deri nė 5 tonė: 50 000 (pesėdhjetė mijė) lekė;

c) pėr autobusėt dhe mjetet e tjera pėr transportin e mallrave, me peshėmbajtje mbi 5 tonė: 50 000 (pesėdhjetė mijė) lekė;

ē) pėr traktorėt rrugorė (kokat tėrheqėse) 30 000 (tridhjetė mijė) lekė.

 

6. Taksat e pajisjes me leje drejtimi pėr drejtimin e automjeteve caktohen:

a) pėr lejedrejtimi tė kategorisė A 3 000 (tre mijė) lekė;

b) pėr lejedrejtimi tė kategorisė B 4 500 (katėrmijė e pesėqind) lekė;

c) pėr lejedrejtimi tė kategorisė C 2 000 (dy mijė) lekė;

ē) pėr lejedrejtimi tė kategorisė D 3 000 (tre mijė) lekė;

d) pėr lejedrejtimi tė kategorive BE, CE dhe DE 3 000 (tre mije) leke

 

7. Taksa e pėrdorimit tė aparaturave radiotelevizive nga ēdo pėrdorues caktohet:

a) pėr marrėsit radiofonikė 100 (njėqind ) lekė nė vit;

b) pėr marrėsit televizivė 400 (katėrqind) lekė nė vit.

Kjo taksė llogaritet dhe paguhet nga pėrdoruesit familjarė vetėm pėr njė marrės radioteleviziv, pavarėsisht nga numri i aparateve qė kanė nė familje. Pėr pėrdoruesit e tjerė jo familjarė kjo taksė paguhet pėr ēdo aparat marrės.

 

8. Taksa pėr pėrdorimin e numrit telefonik:

a) pėr telefoninė kabllore paguhet nga ēdo zotėrues nė masėn 200 (dyqind) lekė nė vit;

b) pėr telefoninė celulare me kontratė paguhet nga ēdo zotėrues nė masėn 400 (katėrqind) lekė nė vit;

c) pėr telefoninė celulare me parapagim (kartė) paguhet nga ēdo zotėrues nė masėn 700 (shtatėqind) lekė, vetėm nė ēastin e shitjes sė numrit.

 

9. Taksat pėr veprime e shėrbime nga administratat: gjyqėsore, e Ministrisė sė Drejtėsisė, prokurorisė, noterisė dhe Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme caktohen sipas lidhjes nr.5, qė i bashkėlidhet kėtij ligji dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

 

10. Taksa e regjistrimit nė arsimin e lartė ėshtė 200 lekė pėr ēdo vit shkollor.

 

11. Taksat pėr shėrbimet e radiokomunikacioneve caktohen sipas lidhjes nr.6, qė i bashkėlidhet kėtij ligji dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

 

12. Taksat vjetore pėr shėrbimet e transmetimeve radiotelevizive caktohen sipas lidhjes nr.9, qė i bashkėlidhet kėtij ligji dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

 

13. Taksa e kalimit me avion tė kufirit shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė caktohet:

a) pėr shtetasit e huaj 10 EURO pėr ēdo kalim ose kundėrvlefta nė 10 EURO e monedhave tė huaja, tė konvertueshme;

b) pėr shtetasit shqiptarė 1 000 (njė mijė) lekė pėr ēdo kalim.

 

14. Taksa e pajisjes me pasaportė lundrimi caktohet 750 (shtatėqind e pesėdhjetė) lekė pėr ēdo person.

 

15. Taksa e ushtrimit tė veprimtarisė sė peshkimit caktohet sipas lidhjes nr.7, e cila i bashkėlidhet kėtij ligji dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

 

16. Taksa e akteve dhe e pullės caktohet sipas lidhjes nr.5, e cila i bashkėlidhet kėtij ligji dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

 

17. Taksa pėr ulje-ngritjen e avionėve dhe qėndrimin e tyre nė aeroport caktohet sipas lidhjes nr.8, qė i bashkėlidhet kėtij ligji dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij.

 

18. Taksa e mbikalimeve ajrore tė avionėve mbi territorin e Republikės sė Shqipėrisė llogaritet nė bazė tė njėsisė "unit rate", e cila caktohet ēdo vit nga Eurokontrolli.

 

19.Taksa e rentės minerare caktohet sipas ligjit nr.7796, datė 17.2.1994 "Ligji minerar i Shqipėrisė".

 

20. Taksa e kalimit tė sė drejtės sė pronėsisė pėr pasurinė e luajtshme (automjete) ėshtė nė masėn 2 pėr qind tė vlerės sė pasurisė sė kaluar dhe paguhet nė ēastin e kryerjes sė aktit tė kalimit tė pronėsisė. Pėr mjetet e prodhuara deri nė dhjetė vjet nga ēasti i kalimit tė pronėsisė, taksa ėshtė 2 pėr qind e vlerės, por jo mė pak se 10 000 (dhjetė mijė) lekė, ndėrsa pėr mjetet e prodhuara mbi dhjetė vjet nga ēasti i kalimit tė pronėsisė, taksa ėshtė 2 pėr qind e vlerės, por jo mė pak se 5 000 (pesė mijė) lekė.

 

21. Taksa e qarkullimit rrugor caktohet:

- Pėr autoveturat me mė pak ose e barabartė me (4+1) vende: 7 000 lekė nė vit

- Pėr autoveturat me mė shumė se (4+1) vende, pėr mikrobusėt, autobusėt e ēdo lloj tipi dhe kamionėt e ēdo tonazhi: 15 000 lekė nė vit.

 

22. Taksa e karbonit caktohet nė masėn 0,5 lekė pėr litėr pėr benzinėn dhe benzolin dhe 1(njė) lek pėr litėr pėr gazoilin. Kjo taksė zbatohet si pėr karburantet e importuara, ashtu edhe pėr ato tė prodhuara nė vend.

 

23. Taksa pėr ambalazhin plastik tė lėngjeve caktohet nė masėn:

a) 2 lekė pėr copė pėr ambalazhet me kapacitet mbi 1,5 litra;

b) 1 lek pėr copė pėr ambalazhet me kapacitet 1,5 litra ose mė pak se 1,5 litra.

 

24. Taksa pėr regjistrimin e lojėrave tė fatit, kazinotė, pėr garat sportive qė zhvillohen nė hipodrom, caktohet:

Pėr lojėrat e fatit si lojėra aritmetike, lojėra fati sportive, llotari dhe lojėra elektronike me fitim nė ēast: 10 000 000 lekė

- Pėr kazinotė 30 000 000 lekė

- Pėr garat sportive qė zhvillohen nė hipodrom 20 000 000 lekė.

 

Neni 6

Agjentėt e taksave

Sipas llojit tė taksave kombėtare, agjentėt qė ngarkohen me vjeljen e tyre janė:

1. Pėr taksat portuale ngarkohet kapiteneria e porteve, e cila i vjel kėto taksa drejtpėrdrejt ose nėpėrmjet agjencive detare, shtetėrore ose private.

2. Pėr taksat e shėrbimeve konsullore ngarkohen Ministria e Punėve tė Jashtme dhe Ministria e Rendit Publik.

3. Pėr taksėn vjetore tė tonazhit tė mjeteve pėr aks ngarkohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Shėrbimeve tė Transportit Rrugor. Drejtoria e Qarkullimit Rrugor pranė Ministrisė sė Rendit Publik, nėpėrmjet degėve nė rrethe, kontrollon pagimin e kėsaj takse nga zotėruesit e mjeteve.

4. Pėr taksėn e qarkullimit tė automjeteve tė huaja ngarkohen degėt e doganave nė pikat e kalimit kufitar.

5. Pėr taksėn e importimit tė automjeteve tė pėrdorura ngarkohen degėt e doganave nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave.

6. Pėr taksėn e pajisjes me lejedrejtimi pėr drejtim automjeti ngarkohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Shėrbimeve tė Transportit Rrugor.

7. Pėr taksėn pėr pėrdorimin e aparateve radiotelevizive ngarkohen zyrat e pagesės sė energjisė elektrike. Zyrat e pagesės sė energjisė elektrike transferojnė nė llogarinė e degėve tė tatimeve shumat e arkėtuara nga kjo taksė.

8. Pėr taksėn pėr pėrdorimin e numrit telefonik ngarkohen operatorėt pėrkatės, qė veprojnė nė Republikėn e Shqipėrisė.

9. Pėr taksėn pėr kryerjen e veprimeve e tė shėrbimeve administrative nė: gjykata, Ministrinė e Drejtėsisė, prokurori, noteri dhe Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme ngarkohen administratat pėrkatėse tė kėtyre institucioneve.

10. Pėr taksėn pėr regjistrimin nė arsimin e lartė ngarkohen universitetet dhe shkollat e tjera tė larta.

11. Pėr taksėn pėr shėrbimet e radiokomunikacioneve ngarkohet Enti Rregullator i Telekomunikacionit (ERT).

12. Pėr taksėn vjetore pėr shėrbimet e transmetimeve radiotelevizive ngarkohet Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit (KKRT).

13. Pėr taksėn e kalimit me avion tė kufirit shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė ngarkohen organet doganore.

14. Pėr taksėn pėr pajisjen e personave me pasaportė lundrimi ngarkohet Kapiteneria e Porteve.

15. Pėr taksėn e ushtrimit tė veprimtarisė sė peshkimit ngarkohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Peshkimit.

16. Pėr taksėn e akteve dhe tė pullės ngarkohen zyrat e gjendjes civile.

17. Pėr taksėn pėr ulje-ngritjen e avionėve dhe qėndrimin e tyre nė aeroport ngarkohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Aviacionit Civil, nėpėrmjet Albtransportit.

18. Pėr taksėn e mbikalimeve ajrore mbi territorin e Republikės sė Shqipėrisė ngarkohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Aviacionit Civil, nėpėrmjet Agjencisė Kombėtare tė Trafikut Ajror (ANTA).

Tė ardhurat nga taksat, sipas pikave 17 dhe 18 tė kėtij neni: taksa pėr ulje-ngritjen e avionėve dhe qėndrimin e tyre nė aeroport dhe taksa e mbikalimeve ajrore tė avionėve mbi territorin e Republikės sė Shqipėrisė, pėrdoren kryesisht pėr mirėmbajtjen dhe modernizimin e aeroportit tė Rinasit ose tė aeroporteve tė tjera.

19. Pėr vjeljen e taksės sė rentės minerare ngarkohen organet tatimore.

20. Pėr taksėn pėr kalimin e tė drejtės sė pronėsisė pėr pasuritė e luajtshme (automjetet) ngarkohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Shėrbimeve tė Transportit Rrugor.

21.Pėr taksėn e qarkullimit rrugor ngarkohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Shėrbimeve tė Transportit Rrugor.

Kjo taksė arkėtohet nė ēastin e kontrollit teknik tė mjetit.

22. Pėr vjeljen e taksės sė karbonit ngarkohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave, nėpėrmjet degėve tė saj, pėr karburantin e importuar dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, nėpėrmjet degėve tė saj, pėr karburantin e prodhuar nė vend.

23. Pėr vjeljen e taksės sė ambalazheve plastike tė lėngjeve tė importuara ngarkohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave, nėpėrmjet degėve tė saj; pėr ambalazhet plastike tė lėngjeve tė prodhuara nė vend ngarkohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, nėpėrmjet degėve tė saj.

24. Pėr taksat pėr regjistrimin e lojėrave tė fatit, pėr kazinotė dhe pėr garat sportive qė zhvillohen nė hipodrom, ngarkohet Komiteti i Lojėrave tė Fatit nė Ministrinė e Financave.

 

Neni 7

Transferimi i tė ardhurave nga taksat kombėtare nė Buxhetin e Shtetit

Taksa vjetore ėshtė e menjėhershme dhe paguhet brenda tremujorit tė parė tė vitit nė vazhdim. Agjentėt e taksave janė tė detyruar t'i transferojnė taksat e vjelura nė Buxhetin e Shtetit, brenda datės 30 tė muajit, nė tė cilin janė arkėtuar taksat.

Kur detyrimi pėr pagimin e taksave vjetore pėr herė tė parė lind nė 6-mujorin e parė paguhet 100 pėr qind e taksės, ndėrsa kur ky detyrim lind nė 6-mujorin e dytė paguhet 50 pėr qind e masės sė kėtyre taksave.

 

Neni 8

Taksat qė vilen nėpėrmjet pullės dhe biletave

1. Taksat kombėtare qė vilen nėpėrmjet pullės janė si mė poshtė:

a) taksat pėr shėrbimet konsullore;

b) taksa vjetore e tonazhit pėr aks tė mjeteve;

c) taksat me karakter administrativ pėr veprimet gjyqėsore, tė Ministrisė sė Drejtėsisė, prokurorisė, noterisė e tė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme;

ē) taksat e akteve tė gjendjes civile.

2. Taksa kombėtare qė vilet nėpėrmjet biletės sė taksės ėshtė taksa e kalimit me avion tė kufirit shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė.

 

Neni 9

Komisionet qė pėrfitojnė agjentėt e taksave

Taksat arkėtohen nga agjentėt e taksave, tė pėrcaktuar nė nenin 6 tė kėtij ligji.

Kėto taksa transferohen tė gjitha sipas tarifave tė pėrcaktuara nė nenin 5 tė kėtij ligji nė llogaritė e tė ardhurave tatimore tė Buxhetit tė Shtetit.

Pėr shėrbimin qė kryejnė, agjentėve tė taksave u jepet komisioni pėrkatės nė rrugė buxhetore. Ky komision llogaritet nė pėrqindje mbi masėn e taksave qė kanė arkėtuar dhe kanė transferuar nė Buxhetin e Shtetit. Masa nė pėrqindje e komisionit ėshtė si mė poshtė:

1. Pėr taksat portuale (kapitenerisė sė porteve) 4 pėr qind;

2. Pėr taksat pėr shėrbimet konsullore 3 pėr qind;

3. Pėr taksėn vjetore tė tonazhit tė mjeteve pėr aks 12 pėr qind;

nga tė cilat:

- Pėr Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Shėrbimeve tė Transportit Rrugor 10 pėr qind;

- Pėr Drejtorinė e Qarkullimit Rrugor pranė Ministrisė sė Rendit Publik 2 pėr qind.

4. Pėr taksėn e qarkullimit tė automjeteve tė huaja 3 pėr qind;

5. Pėr taksėn pėr importimin e automjeteve tė pėrdorura 0 pėr qind;

6. Pėr taksėn pėr pajisje me leje drejtimi pėr drejtim automjeti 5 pėr qind;

7. Pėr taksėn pėr pėrdorimin e aparateve radiotelevizive 5 pėr qind;

8. Pėr taksėn pėr pėrdorimin e numrit telefonik 5 pėr qind;

9. Pėr taksat pėr veprimet e shėrbimit nga administrata gjyqėsore, Ministria e Drejtėsisė, prokuroria, noteria dhe Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme 5 pėr qind.

Nga kjo:

a) Pėr organet gjyqėsore dhe zyrat e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme 2 pėr qind

b) Pėr noteritė 0 pėr qind

c) Pėr subjektet, tė autorizuara nga ligji nr.8002, datė 27.9.1995 "Pėr pėrdorimin dhe administrimin e pullave tė taksave", pėr shitjen e pullave tė taksės 3 pėr qind

10. Pėr taksėn e regjistrimit nė arsimin e lartė 2 pėr qind

11. Pėr taksėn e shėrbimit tė radiokomunikacioneve 5 pėr qind

12. Pėr taksėn vjetore pėr shėrbimet e transmetimeve radiotelevizive 5 pėr qind

13. Pėr taksėn pėr kalimin me avion tė kufirit shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė 3 pėr qind

14. Pėr taksėn pėr pajisjen me pasaportė lundrimi 0 pėr qind

15. Pėr taksėn pėr ushtrimin e veprimtarisė sė peshkimit 5 pėr qind

16. Pėr taksėn e akteve dhe tė pullės 5 pėr qind

17. Pėr taksėn pėr ulje-ngritjen e avionėve dhe pėr qėndrimin e tyre nė aeroport 3 pėr qind

18. Nga tė ardhurat e vjela nga taksa e mbikalimeve ajrore tė avionėve nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, pėrqindja qė do t'i jepet Agjencisė Kombėtare tė Trafikut Ajror ėshtė: 80 pėr qind

Nga kjo pėrqindje jo mė pak se 70 pėr qind ėshtė pėr investime.

19. Pėr taksėn e rentės minerare (Royalty) 0 pėr qind

20. Pėr taksėn e kalimit tė sė drejtės sė pronėsisė pėr pasuritė e luajtshme (automjetet) 8 pėr qind

21.Pėr taksėn e qarkullimit rrugor 5 pėr qind

22. Pėr taksėn e karbonit 0 pėr qind

23. Pėr taksėn e ambalazhit plastik tė lėngjeve 0 pėr qind.

24. Pėr taksėn e regjistrimit tė lojėrave tė fatit, tė kazinove dhe garave sportive qė zhvillohen nė hipodrom 0 pėr qind.

 

Komisionet e pėrfituara pėrdoren:

1. Nė formėn e shpėrblimit mbi pagėn pėr vėshtirėsi nė punė deri nė masėn 20 pėr qind tė pagės pėr punonjėsit qė shėrbejnė si agjentė tatimorė. Punonjėsit qė pėrfitojnė kėto shpėrblime, pėrcaktohen nga drejtuesit e subjekteve.

2. Nė formėn e pagės, pėr rastet kur merren punonjės tė rinj, pėr pėrballimin e vjeljes sė taksave.

3. Pėr mekanizimin, informatizimin, pėrmirėsimin e kushteve tė punės, si dhe pėrballimin e shpenzimeve pėr vjeljen e taksave.

 

Neni 10

Pėrjashtimet nga pagimi i taksave kombėtare

1. Pėrjashtohen nga pagimi i taksave portuale:

a) Anijet qė transportojnė ndihma humanitare nė Republikėn e Shqipėrisė:

i. anijet e shėrbimeve detare nė porte;

ii. anijet luftarake, spitalore, kabėllmbajtėse, si dhe anijet bazė dhe ato qė u shėrbejnė atyre pėr zonat e kėrkimit e tė shfrytėzimit tė naftės nė det

b) Pėr anijet qė prekin Portin e Durrėsit , taksat portuale zbatohen nė masėn 100 pėr qind, kurse pėr anijet qė prekin portet e Vlorės , Sarandės, Shėngjinit dhe pikėn e benzinsjellėsit nė Vlorė, taksat portuale zbatohen nė masėn 20 pėr qind mė tė ulėta.

c) Pėr anijet e personave fizikė dhe juridikė, tė regjistruar nė Republikėn e Shqipėrisė , taksat portuale zbatohen :

i) me 50 pėr qind zbritje pėr anijet me flamur shqiptar

ii) me 20 pėr qind zbritje pėr anijet me flamur tė huaj.

ē) Anijet me flamur shqiptar tė personave fizikė ose juridikė, tė regjistruar nė Republikėn e Shqipėrisė, qė kryejnė transport tė brendshėm detar dhe peshkim, paguajnė taksėn e anijes njė herė, nė prekjen e parė tė ēdo porti shqiptar dhe nuk paguajnė nė hyrjet pasuese, gjatė vitit kalendarik.

2. Pėrjashtohen nga pagimi i taksave konsullore:

a) personat qė janė pajisur me pasaportė diplomatike dhe shėrbimi;

b) personat e organizatave bamirėse dhe filantropike;

c) punonjėsit e Kryqit tė Kuq dhe tė Ligės Ndėrkombėtare tė Kryqit tė Kuq;

ē) shtetasit e huaj me kombėsi shqiptare;

d) shtetasit me dy nėnshtetėsi, shqiptare dhe tė huaj;

dh) personat qė shoqėrojnė mjete me ndihma humanitare nė bazė tė marrėveshjeve ose tė dėrguara nga organizatat bamirėse, institucionet e ndryshme, individė tė veēantė, ose qeveritė e huaja;

e) rastet e vdekjeve tė shtetasve shqiptarė jashtė shtetit;

ė) nė rastet e kėrkuara nga autoritetet e larta zyrtare tė huaja, nėse garantohet parimi i reciprocitetit.

3. Pėrjashtohen nga pagimi i taksės vjetore tė tonazhit pėr aks:

a) mjetet nė pronėsi tė ambasadave dhe organizatave ndėrkombėtare, qė gėzojnė statusin diplomatik, tė akredituara nė Republikėn e Shqipėrisė, duke zbatuar parimin e reciprocitetit;

b) automjetet nė pronėsi tė personave fizikė ose juridikė, tė cilėt deklarojnė brenda muajit janar tė vitit nė vazhdim se nuk do tė qarkullojnė gjatė kėtij viti kalendarik dhe dorėzojnė pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimeve tė Transportit Rrugor targėn dhe lejen e qarkullimit tė automjetit.

4. Pėrjashtohen nga taksa e qarkullimit tė automjeteve tė huaja:

a) automjetet e huaja, qė sjellin ndihma humanitare falas;

b) mjetet qė qarkullojnė me lejekalimi pa pagesė tė taksave rrugore, mbi bazėn e reciprocitetit;

c) mjetet e pėrfaqėsive diplomatike e tė shoqatave bamirėse.

5. Pėrjashtohen nga pagimi i taksės pėr aparatet radiotelevizive tė gjitha institucionet shkollore dhe konviktet shtetėrore tė shkollave, si dhe institucionet shėndetėsore shtetėrore.

6. Pėrjashtohen nga pagimi i taksės pėr pajisjet me lejedrejtimi pėr drejtim automjeti, personeli i misioneve diplomatike tė akredituara nė Republikėn e Shqipėrisė, duke zbatuar parimin e reciprocitetit.

7. Nga pagimi i taksės pėr shėrbimet e radiokomunikacioneve pėrjashtohen:

a) pėrfaqėsitė diplomatike tė akredituara nė Republikėn e Shqipėrisė;

b) organizatat bamirėse dhe filantropike tė regjistruara nė vendin tonė;

8. Nga pagimi i taksės sė kalimit me avion tė kufirit tė Republikės sė Shqipėrisė pėrjashtohen:

a) personat qė janė tė pajisur me pasaportė diplomatike e shėrbimi, si dhe anėtarėt e delegacioneve tė huaja presidenciale e qeveritare;

b) personat e organizatave bamirėse e filantropike;

c) punonjėsit e Kryqit tė Kuq, tė Ligės Ndėrkombėtare tė Kryqit tė Kuq dhe misionaret e Nėnė Terezės;

ē) anėtarėt e familjeve tė pėrfaqėsuesve diplomatikė, tė akredituar nė Republikėn e Shqipėrisė, qė jetojnė bashkėrisht;

d) anėtarėt e personelit tė misionit diplomatik, tė akredituar nė Republikėn e Shqipėrisė, qė punojnė nė shėrbimin administrativ dhe teknik tė misionit, si dhe anėtarėt e familjeve tė tyre;

dh) personeli i avionit dhe personeli i shoqėrive ajrore, nė bazė tė reciprocitetit;

e) fėmijėt e pajisur me gjysmėbiletė pėr shtetasit shqiptarė, qė shkojnė me shėrbim jashtė shtetit, pagesa do tė pėrballohet nga institucioni ose ndėrmarrja, e cila i dėrgon me shėrbim.

9. Pėrjashtohen nga pagimi i taksės sė akteve dhe tė pullės:

a) veprimet zyrtare, qė kėrkohen nga autoritetet e huaja, nė bazė reciprociteti;

b) regjistrimi i lindjeve dhe i vdekjeve, si dhe shėnimet nė regjistrat e gjendjes civile.

10. Pėrjashtohen nga pagimi i taksės pėr ulje-ngritjen e avionėve dhe qėndrimin e tyre nė aeroport:

a) avionėt qė transportojnė ndihma humanitare, shtetėrore dhe shoqėritė bamirėse;

b) avionėt qė kryejnė detyra teknike pėr kalibrim pajisjesh lundruese, pėr llogari tė Drejtorisė sė Aviacionit Civil, si dhe avionėt spitalorė e tė kėrkim-shpėtimit;

c) avionėt ushtarakė, qė nuk kryejnė veprime tregtare (transport udhėtarėsh e ngarkim-shkarkim mallrash);

ē) avionėt ushtarakė, qė vijnė nė Shqipėri, nė kuadėr tė dėrgimit tė ndihmave humanitare falas pėr vendin tonė;

d) avionėt, qė vijnė pėr tė marrė ose pėr tė sjellė delegacione tė larta shtetėrore, tė kryesuara nga Presidenti i Republikės, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri ose delegacione tė larta ushtarake.

11.Pėrjashtohen nga pagimi i taksave tė mbikalimeve ajrore nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė avionėt ushtarakė.

 

Neni 11

Kundėrvajtjet administrative

Pėrbėjnė kundėrvajtje administrative shkeljet e mėposhtme:

a) mospagimi i taksave kombėtare nga personat e detyruar pėr t'i paguar;

b) falsifikimi i tė dhėnave dhe i dokumentacioneve bazė pėr llogaritjen e tyre nga personat qė duhet tė paguajnė taksa;

c) mosllogaritja ose mostransferimi nė Buxhetin e Shtetit, nė mėnyrė korrekte dhe nė kohėn e duhur, i taksave kombėtare nga agjentėt e taksave;

ē) mosmbajtja nė mėnyrė korrekte e regjistrimeve tė taksave tė arkėtuara nga agjentėt e taksave;

d) mosdhėnia nga agjentėt pėr organet tatimore e tė dhėnave tė kėrkuara pėr llogaritjet e taksave.

 

Neni 12

Dėnimet

1. Shkeljet e parashikuara nė nenin 11 tė kėtij ligji, kur nuk pėrbėjnė vepėr penale, pėrbėjnė kundėrvajtje administrative dhe dėnohen me gjobė si mė poshtė:

a) pėr shkeljet sipas shkronjave "a" dhe "b" tė nenit 11, personat qė nuk kanė paguar taksat dėnohen me gjobė 5 mijė deri nė 20 mijė lekė dhe vjeljen nė masė tė plotė tė saj;

b) pėr shkeljet sipas shkronjės "c" tė nenit 11, agjentėt e taksave dėnohen me gjobė tė barabartė me shumėn e taksės sė pallogaritur ose tė patransferuar nė Buxhetin e Shtetit, si dhe me vjeljen nė masė tė plotė tė saj.

c) pėr shkeljet sipas shkronjės "ē" tė nenit 11, agjentėt e taksave dėnohen me gjobė 10 mijė deri nė 50 mijė lekė;

ē) pėr shkeljet sipas shkronjės "d" tė nenit 11, agjentėt e taksave dėnohen me gjobė 50 mijė lekė.

2. Procedurat e ankimit dhe tė ekzekutimit tė masave administrative bėhen nė pėrputhje me ligjin nr.8560, datė 22.12.1999 "Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė".

 

Neni 13

Shfuqizimet

Ligji nr.8435, datė 28.12.1998 "Pėr sistemin e taksave nė Republikėn e Shqipėrisė", me ndryshimet pėrkatėse, shfuqizohet.

 

Neni 14

Hyrja nė fuqi

 

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

 

KRYETARI

Servet Pėllumbi

 

Lidhja Nr. 1: NIVELI I TAKSAVE PORTUALE NĖ REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ

Lidhja Nr. 2: TAKSAT PĖR SHĖRBIMET KONSULLORE

Lidhja Nr. 3: TAKSAT VJETORE TĖ TONAZHIT PĖR AKS TĖ MJETEVE

Lidhja Nr. 4: TAKSA E QARKULLIMIT TE AUTOMJETEVE TĖ HUAJA

Lidhja Nr. 5: TAKSA PĖR VEPRIMET DHE SHĖRBIMET QĖ KRYHEN NGA ADMINISTRATA...

Lidhja Nr. 6: TAKSAT PER SHERBIMET E RADIOKOMUNIKACIONIT

Lidhja Nr. 7: TAKSA VJETORE PĖR USHTRIMIN E VEPRIMTARISĖ SĖ PESHKIMIT

Lidhja Nr. 8: NIVELI I TAKSAVE PĖR ULJEN DHE NGRITJEN E AVIONĖVE DHE QĖNDRIMIN E TYRE

Lidhja Nr. 9: TAKSAT VJETORE PĖR SHĖRBIMET E TRANSMETIMEVE RADIO E TELEVIZIVE

 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi

Kjo faqe u mundesua nga Fondacioni Soros per Shqiperine