Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
 
   
publikime AlBIC   

publikim 1
publikim 2
publikim 3..

per me shume

oferte nga ALBIC   

ALBIC ju ofron rregjistrim domain-i dhe adrese email-i pop3. Cilesi e larte dhe cmimet me te lira ne treg.
domain: emrifirmes.albic.net
email: emrijuaj@albic.net

per me shume

Reklama juaj   
Ketu mund te ishte reklama juaj!

Reklamoni ne ALBIC

 

KREU I: DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME

KREU II: TAKSAT VENDORE

KREU III: TAKSA MBI PASURINĖ E PALUAJTSHME

KREU IV: TARIFAT VENDORE DHE ADMINISTRIMI I TYRE

KREU V: DISPOZITAT KALIMTARE DHE TĖ FUNDIT

 

LIGJ

Nr.8982, datė 12.12.2002

 

PĖR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE

 

Nė mbėshtetje tė neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1, 113 pika 1 shkronja "ē", 155 dhe 157 pika 3 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

 

KUVENDI I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

 

VENDOSI:

 

KREU I

DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME

 

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekt i kėtij ligji janė taksat e bashkive dhe komunave.

 

Neni 2

Qėllimi i ligjit

Ky ligj pėrcakton rregullat pėr mėnyrėn e ushtrimit tė tė drejtave dhe detyrave nga organet e qeverisjes vendore, pėr vendosjen e taksave vendore dhe mbledhjen e administrimin e tyre.

 

 

Neni 3

Pėrkufizime

Nė kuptim tė kėtij ligji:

1. "Tokė bujqėsore" nėnkupton tokėn e pėrcaktuar sipas regjistrit tė zyrave tė regjistrimit tė pasurisė.

2. Termat e pėrcaktuar nė nenin 2 tė ligjit nr.8652, datė 31.7.2000 "Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", qė pėrdoren nė kėtė ligj, kanė tė njėjtat kuptime.

 

Neni 4

Zbatimi i sistemit tatimor nė Republikėn e Shqipėrisė

1. Bashkitė dhe komunat, si dhe organet tatimore i ushtrojnė detyrat

dhe pėrgjegjėsitė e tyre tatimore, tė pėrcaktuara nė kėtė ligj, nė pėrputhje

me ligjin nr.8560, datė 22.12.1999 "Pėr proēedurat tatimore" dhe me ēdo akt

tjetėr detyrues, qė bėn pjesė nė sistemin tatimor tė Republikės sė Shqipėrisė.

2. Pranė ēdo bashkie dhe komune krijohet regjistri i taksave vendore dhe taksapaguesve. Forma dhe kodifikimi i kėtij regjistri bėhen sipas udhėzimit tė Ministrit tė Financave dhe Ministrit tė Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, nė pėrputhje me kėtė ligj dhe me ligjin "Pėr proēedurat tatimore".

3. Kėshilli i bashkisė dhe kėshilli i komunės miratojnė proēedura mė tė hollėsishme pėr taksat e bashkisė ose komunės, nė pėrputhje me proēedurat e miratuara me ligj.

 

Neni 5

Rregulla tė pėrbashkėta pėr taksat e bashkisė dhe tė komunės

Kėshilli i bashkisė ose kėshilli i komunės zbaton pėr taksat e pėrcaktuara nė kėtė ligj, me pėrjashtim tė rasteve kur nė ligj pėrcaktohet ndryshe, kėto rregulla tė pėrbashkėta:

1. Vendos numrin e kėsteve tė pagimit tė taksės nga taksapaguesi, kohėn e kryerjes sė tyre dhe kushtet lehtėsuese, nė rastet e pagesės sė plotė e para afateve tė detyrimeve nga taksapaguesit.

2. Vendos nėse mbledhja e njė takse vendore do tė kryhet nga strukturat e njėsisė sė qeverisjes vendore ose agjentėt e taksave, jashtė kėtyre strukturave.

 

Neni 6

Pėrjashtimi nga taksat

Pėrjashtohen nga taksat vendore tė gjitha subjektet e parashikuara shprehimisht nė kėtė ligj dhe me ligje tė veēanta.

 

Neni 7

Ankimi

Ankimi i taksapaguesit nė nivel vendor bėhet te kryetari i bashkisė ose komunės, sipas kritereve dhe rregullave tė vendosura nga kėshilli bashkiak ose komunal, nė pėrputhje me nenin 4 tė kėtij ligji. Taksapaguesi ka tė drejtė tė ankohet nė gjykatė kundėr vendimit tė kryetarit tė bashkisė ose komunės.

 

 

KREU II

TAKSAT VENDORE

 

Neni 8

Llojet e taksave vendore

Nė taksat vendore pėrfshihen:

a) taksa vendore mbi biznesin e vogėl, e cila rregullohet me ligj tė

veēantė;

b )taksa mbi pasuritė e paluajtshme, nė tė cilėn pėrfshihen taksa mbi

ndėrtesat dhe taksa mbi tokėn bujqėsore;

c) taksa e fjetjes nė hotel;

ē) taksa e ndikimit nė infrastrukturė nga ndėrtimet e reja;

d) ksa mbi kalimin e tė drejtės sė pronėsisė pėr pasuritė e paluajtshme;

dh) taksa e regjistrimit tė pėrvitshėm tė mjeteve;

e) taksa pėr zėnien e hapėsirave publike;

ė) taksa e tabelės;

f) taksa tė pėrkohshme.

 

 

KREU III

TAKSA MBI PASURINĖ E PALUAJTSHME

 

Neni 9

Pėrcaktimi dhe llojet

1. Taksės mbi pasurinė e paluajtshme i nėnshtrohen tė gjithė personat fizikė ose juridikė, vendas ose tė huaj, qė janė pronarė tė pasurive tė mėsipėrme nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, pavarėsisht nga niveli i shfrytėzimit tė tyre. Bėjnė pėrjashtim rastet kur nė ligj parashikohet ndryshe. Detyrimin pėr taksėn mbi pasurinė e paluajtshme e ka, sipas rastit, pronari ose bashkėpronari, sipas pjesės qė zotėron.

2. Nė taksat mbi pasurinė e paluajtshme pėrfshihen:

a. taksa mbi ndėrtesat;

b. taksa mbi tokėn bujqėsore.

 

Neni 10

Rregulla tė pėrbashkėta tė taksės mbi pasurinė e paluajtshme

1. Taksat llogariten si detyrim vjetor i taksapaguesit. Periudha e detyrimit vjetor tė taksave fillon mė 1 janar dhe pėrfundon mė 31 dhjetor tė vitit nė vazhdim. Nėse pasuria e taksueshme krijohet, tjetėrsohet ose zhduket brenda kėsaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetėm pėr periudhėn e tė drejtės sė pronėsisė.

2. Kategoritė minimale tė bazės sė taksės dhe nivelet treguese tė taksės pėr ēdo kategori minimale tė bazės pėr taksėn mbi ndėrtesėn dhe pėr taksėn mbi tokėn bujqėsore jepen pėrkatėsisht nė anekset 1 dhe 2, tė cilat janė pjesė pėrbėrėse e kėtij ligji.

3. Kėshilli bashkiak ose kėshilli komunal vendos pėr nivelin e taksės qė do tė zbatojė pėr ēdo kategori minimale tė bazės sė taksės, tė parashikuar nė anekset 1 dhe 2, nė kufijtė plus-minus 30 pėr qind tė nivelit tregues tė taksės pėr kategorinė pėrkatėse.

4. Kur pėr njė kategori minimale tė bazės sė taksės, kėshilli bashkiak ose kėshilli komunal miraton nėnkategori, ai detyrimisht pėrcakton edhe nivelin e taksės pėr secilėn nėnkategori. Niveli i taksės pėr ēdo nėnkategori ėshtė brenda kufijve tė pėrcaktuar nė pikėn 3 tė kėtij neni.

5. Kėshilli bashkiak ose kėshilli komunal vendos pėr lehtėsimin ose pėrjashtimin nga detyrimi pėr pagimin e taksave pėr:

a) personat, tė cilėt kanė tė ardhura nėn minimumin jetik, sipas kritereve tė pėrcaktuara nė nivel kombėtar;

b) taksapaguesin, pasuria e tė cilit ėshtė dėmtuar nga veprimi i forcave madhore. Nė kėtė rast, lehtėsimi ose pėrjashtimi ėshtė i pėrkohshėm dhe kohėzgjatja pėrcaktohet nga kėshilli bashkiak ose kėshilli komunal, nė raport me dėmin e shkaktuar deri nė vlerėn 75 pėr qind.

 

Neni 11

Taksa mbi ndėrtesat

1. Baza e taksės mbi ndėrtesat ėshtė sipėrfaqja e ndėrtimit nė metėr katror e ndėrtesės ose e pjesės sė saj mbi dhe nėn nivelin e tokės dhe pėr ēdo kat. Sipėrfaqja nė pronėsi tė taksapaguesit pėrcaktohet sipas dokumenteve qė e vėrtetojnė kėtė pronėsi. Kategoritė minimale tė ndėrtesave, pėr efekt tė bazės sė taksueshme, jepen nė aneksin 1 tė kėtij ligji. Pėr ēdo kategori minimale tė ndėrtesave, kėshilli bashkiak ose kėshilli komunal mund tė miratojė nėnkategorizime tė ndėrtesave, qė ndodhen brenda territorit qė mbulon.

2. Niveli i taksės caktohet nė lekė pėr metėr katror. Detyrimi pėr taksėn llogaritet si shumėzim i nivelit tė taksės me bazėn e taksueshme.

3. Tė ardhurat e realizuara nga taksa mbi ndėrtesat i takojnė 100 pėr qind bashkisė ose komunės, ku realizohet kjo taksė.

4. Pėrjashtohen nga taksa mbi ndėrtesėn:

a) pronat e shtetit dhe tė njėsive tė qeverisjes vendore, qė pėrdoren pėr qėllime jofitimprurėse;

b) ndėrtesat e banimit, qė shfrytėzohen nga qiramarrėsi me qira tė paliberalizuara;

c) ndėrtesat qė pėrdoren nga komunitetet fetare.

 

Neni 12

Taksa mbi tokėn bujqėsore

1. Baza e taksės mbi tokėn bujqėsore ėshtė sipėrfaqja e tokės bujqėsore, nė hektar, nė pronėsi tė taksapaguesit. Sipėrfaqja e tokės nė pronėsi pėrcaktohet sipas dokumenteve qė e vėrtetojnė atė. Kategoritė minimale tė tokave bujqėsore jepen nė aneksin 2 tė kėtij ligji. Pėr ēdo kategori minimale tė tokės bujqėsore, kėshilli bashkiak ose kėshilli komunal mund tė miratojė nėnkategorizime tė tyre.

2. Niveli i taksės caktohet nė lekė pėr hektar. Detyrimi i taksės llogaritet si shumėzim i nivelit tė taksės me bazėn e tij. Nivelet treguese tė taksės, pėr ēdo kategori minimale tė bazės sė taksės, jepen nė aneksin 2 tė kėtij ligji.

3. Pėrjashtohen nga taksa tokat bujqėsore, qė mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari pėr pesė vitet e para nga momenti i mbjelljes.

 

Neni 13

Vėrtetimi i pronėsisė pėr efekt tė detyrimit pėr pagimin e taksave

Pėr efekt tė detyrimit pėr pagimin e taksave tė taksapaguesit, zyrat e taksave tė bashkisė dhe tė komunės njohin dokumentet e vėrtetimit tė pronėsisė, sipas regjistrit tė zyrave tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme. Pėr kėtė, brenda 3 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, zyrat e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme u japin tė dhėna pa kundėrshpėrblim bashkive dhe komunave, pėr pasuritė e paluajtshme tė regjistruara pranė tyre. Zyrat e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme njoftojnė rregullisht, ēdo 3 muaj, bashkitė dhe komunat pėr regjistrimet e reja tė kryera dhe ndryshimet e gjendjes sė pronave. Nėse prona nuk ėshtė e regjistruar nė regjistrin e pasurisė sė paluajtshme, pėr efekt tė detyrimit pėr pagimin e taksės nga taksapaguesit, zyrat e taksave tė bashkisė dhe tė komunės, pėr vėrtetim pronėsie njohin tapinė, vendimet e komisionit tė kthimit dhe kompensimit tė pronės, vendimet e privatizimit ose dokumentet e tjera, tė lėshuara nga organet pėrkatėse shtetėrore, nė pėrputhje me ligjin.

 

Neni 14

Pronat qė shtrihen nė territorin e mė shumė se njė njėsie tė qeverisjes vendore

Nė rast se njė pronė shtrihet nė territorin e mė shumė se njė bashkie ose komune, pavarėsisht vendbanimit tė pronarit, secila njėsi vendore e trajton pjesėn e pronės, brenda territorit tė vet, si pronė mė vete dhe zbaton mbi tė dispozitat e kėtij ligji.

 

Neni 15

Taksa e fjetjes nė hotel

1. Pėr qėllim tė kėtij ligji, me hotel do tė kuptohet ēdo veprimtari qė jep strehim kundrejt pagesės dhe pėrfshin emėrtimet hotel, motel, stabiliment turistik, pension, shtėpi pritjeje, turizmi familjar dhe ēdo objekt tjetėr qė pėrdoret pėr kėto qėllime.

2. Baza e taksės sė fjetjes nė hotel ėshtė ēmimi i fjetjes, sipas rastit, pėr dhomė ose pėr person, pėr njė natė.

3. Niveli i taksės ėshtė deri nė 5 pėr qind tė ēmimit tė fjetjes.

4. Kėshilli bashkiak ose kėshilli komunal mund tė miratojė kategori dhe nėnkategori pėr klasifikimin e hoteleve, si dhe tė vendosė pėr nivelin pėrkatės tė taksės, brenda kufijve tė pėrcaktuar nė pikėn 3 tė kėtij neni.

5. Detyrimi pėr taksėn llogaritet si shumėzim i nivelit tė taksės sė vendosur nga bashkia ose komuna me ēmimin e fjetjes dhe numrin e netėve tė qėndrimit nė hotel.

6. Detyrimi pėr taksėn i takon klientit qė strehohet nė hotel, detyrim i cili mbahet nga hoteli pėr llogari tė bashkisė ose tė komunės, nė territorin e sė cilės ndodhet hoteli. Nė faturėn e hotelit shėnohet ēmimi i fjetjes dhe mbi tė vlera e taksės.

7. Derdhja e tė ardhurave pėr kėtė taksė nga hoteli bėhet brenda datės 5 tė muajit pasardhės.

 

Neni 16

Taksa e ndikimit nė infrastrukturė nga ndėrtimet e reja

1. Baza e taksės ėshtė vlera nė lekė e investimit tė ri, qė kėrkohet tė kryhet. Klasifikimi si investim i ri dhe vlerat pėrkatėse pėrcaktohen nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi pėr dhėnien e lejes sė ndėrtimit.

2. Niveli i taksės shprehet si pėrqindje e vlerės sė investimit dhe ėshtė 1 deri nė 3 pėr qind tė kėsaj vlere investimi, ndėrsa pėr Bashkinė e Tiranės ėshtė 2 deri 4 pėr qind tė kėsaj vlere investimi.

3.Kėshilli bashkiak ose kėshilli komunal mund tė miratojė kategori dhe nėnkategori pėr klasifikimin e investimeve, tė cilat mund tė pėrdoren pėr vendosjen e nivelit tė taksės.

4. Detyrimi pėr taksėn i takon investitorit. E ardhura nga taksa, pėr ēdo rast, mblidhet nga organi qė lėshon lejen e ndėrtimit dhe arkėtohet, pėr ēdo rast, pėr llogari tė bashkisė ose tė komunės, ku pėrfshihet territori nė tė cilin do tė bėhet investimi.

5. Nėse objekti pėr tė cilin do tė bėhet investimi shtrihet nė territorin e mė shumė se njė njėsie vendore ose kur objekti ndikon nė infrastrukturėn e njė njėsie tjetėr vendore, tė ardhurat nga taksa ndahen proporcionalisht ndėrmjet tyre, nė pėrputhje me raportet pėrkatėse tė shtrirjes sė objektit dhe tė ndikimit tė investimit nė infrastrukturėn e secilės njėsi.

 

Neni 17

Taksa mbi kalimin e tė drejtės sė pronėsisė pėr pasuritė e paluajtshme

1. Taksa mbi kalimin e tė drejtės sė pronėsisė pėr pasuritė e paluajtshme vendoset pėr ndėrtesat dhe tė gjitha pasuritė e paluajtshme, nė ēastin e kalimit tė sė drejtės sė pronėsisė mbi to. Taksa paguhet nga personi qė kalon tė drejtėn e pronėsisė mbi pasurinė e paluajtshme, para kryerjes sė regjistrimit, nė pėrputhje me aktet ligjore nė fuqi.

2. Baza e taksės mbi kalimin e tė drejtės sė pronėsisė pėr ndėrtesat ėshtė sipėrfaqja e ndėrtimit, pronėsia e sė cilės transferohet. Kategoritė e ndėrtesave, pėr efekt tė bazės sė taksueshme, jepen nė aneksin nr.3 tė kėtij ligji. Niveli i taksės caktohet nė lekė pėr metėr katror tė bazės sė taksės. Detyrimi tatimor llogaritet si shumėzim i nivelit tė taksės me bazėn e tij.

3. Baza e taksės pėr kalimin e tė drejtės sė pronėsisė pėr pasuritė e tjera tė paluajtshme ėshtė vlera e shitjes sė tyre. Niveli i taksės caktohet nė pėrqindje dhe niveli tregues i taksės ėshtė 2 pėr qind. Detyrimi tatimor llogaritet si shumėzim i nivelit tė taksės me bazėn e tij.

4. Vjelja e kėsaj takse bėhet nga zyrat e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, tė cilat, nė rolin e agjentit tė taksave, pėrfitojnė 3 pėr qind tė shumės sė arkėtuar dhe diferencėn e derdhin pėr llogari tė buxhetit pėrkatės tė bashkisė ose tė komunės, nė territorin e sė cilės ndodhet pasuria, jo mė vonė se data 30 e ēdo muaji.

 

Neni 18

Pėrjashtime nga pagimi i taksės mbi kalimin e tė drejtės sė pronėsisė

pėr pasuritė e paluajtshme

1. Pėrjashtohen nga pagimi i taksės mbi kalimin e tė drejtės sė pronėsisė pėr pasuritė e paluajtshme:

a) Enti Kombėtar i Banesave, Agjencia Kombėtare e Privatizimit dhe organet e qeverisjes qendrore e vendore;

b) personat, tė cilėt janė subjekt i tatimit mbi tė ardhurat vetjake, nė mbėshtetje tė ligjit nr.8438, datė 28.12.1998 "Pėr tatimin mbi tė ardhurat";

c) subjektet qė dhurojnė pasuri tė paluajtshme kur pėrfitues tė drejtpėrdrejtė janė:

i. institucionet dhe entet shtetėrore e publike, qendrore e vendore;

ii. bashkėsitė fetare ose organizatat jofitimprurėse, kur dhurimi lidhet me atė pjesė tė veprimtarisė sė tyre pa qėllim fitimi. Nė kėto raste dhuruesi bėn regjistrimin e pasurisė sė paluajtshme tė dhuruar, pasi ka marrė vėrtetimin nga kėshilli bashkiak ose kėshilli komunal pėr pėrjashtimin nga taksa. Nė ēastin e regjistrimit, dhuruesi paguan pjesėn qė i takon agjentit tė taksave.

2. Pėr rastet kur pranohet nga vetė palėt ose vėrtetohet ligjėrisht simulim i dhurimit pėr llogari tė njė shitjeje, pėr shmangie nga taksa, zbatohet taksa sa dyfishi i vlerės, pavarėsisht nga pėrgjegjėsitė e tjera sipas ligjit.

 

Neni 19

Taksa e regjistrimit tė pėrvitshėm tė mjeteve tė transportit rrugor

1. Baza e taksės ėshtė lloji i mjetit tė transportit rrugor.

2. Niveli i taksės shprehet nė njė kuotė tė caktuar, sipas llojit tė mjetit. Kategoritė dhe nivelet e caktuara sipas mjeteve pėrcaktohen nė aneksin nr.4, pjesė pėrbėrėse e kėtij ligji.

3. Detyrimi pėr taksėn i takon pronarit tė mjetit.

4. E ardhura nga taksa, pėr ēdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimeve tė Transportit Rrugor nė ēastin e regjistrimit dhe kontrollohet nga Drejtoria e Qarkullimit Rrugor. Taksa derdhet nga strukturat e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimeve tė Transportit Rrugor pėr llogari tė bashkisė ose tė komunės, sipas vendbanimit ose selisė sė pronarit, deri nė datėn 5 tė muajit pasardhės.

5. Drejtoria e Pėrgjithshme e Shėrbimeve tė Transportit Rrugor dhe Drejtoria e Qarkullimit Rrugor, nė rolin e agjentit tė taksave, pėrfitojnė pėrkatėsisht 10 pėr qind dhe 2 pėr qind tė shumės sė arkėtuar.

6. Afati i fundit i regjistrimit tė mjetit dhe i shlyerjes sė detyrimit vjetor nga taksapaguesi ėshtė data 31 mars. Pas kėsaj date Policia e Qarkullimit Rrugor, kur konstaton se nuk ėshtė paguar kjo taksė, zbaton njė gjobė tė barabartė me taksėn dhe nėse taksa dhe gjoba nuk paguhen brenda 10 ditėve, ajo bllokon mjetin deri nė pagesėn e taksės dhe tė gjobės. Tė ardhurat nga gjobat mblidhen sipas mėnyrės sė mbledhjes sė taksės tė regjistrimit tė pėrvitshėm tė mjeteve dhe ato ndahen 50 pėr qind nė favor tė Policisė sė Qarkullimit Rrugor dhe 50 pėr qind nė favor tė bashkisė ose komunės, sipas vendbanimit ose selisė sė pronarit tė mjetit.

7. Pėr mjetet qė regjistrohen pėr herė tė parė, taksa paguhet e plotė pėr regjistrim gjatė 6-mujorit tė parė dhe gjysma e saj pėr regjistrim gjatė 6-mujorit tė dytė tė vitit.

 

Neni 20

Pėrjashtimi nga pagimi i taksės sė regjistrimit tė pėrvitshėm tė mjeteve tė transportit rrugor

Pėrjashtohen nga pagimi i taksės pėr regjistrimin e pėrvitshėm mjetet nė pronėsi tė trupave diplomatikė dhe tė organizatave ndėrkombėtare tė akredituara nė Republikėn e Shqipėrisė, qė gėzojnė statusin diplomatik, duke zbatuar parimin e reciprocitetit.

 

Neni 21

Taksa tė tjera

Kėshilli bashkiak ose kėshilli komunal vendosin bazėn dhe nivelin pėr:

a. taksėn pėr zėnien e hapėsirave publike;

b. taksėn e tabelės.

 

Neni 22

Taksat vendore tė pėrkohshme

Kėshilli bashkiak ose kėshilli komunal, kur e gjykon tė domosdoshme, mund tė vendosė taksa me karakter tė pėrkohshėm, nė interes tė pėrgjithshėm tė banorėve tė territorit nė juridiksionin e vet.

 

 

KREU IV

TARIFAT VENDORE DHE ADMINISTRIMI I TYRE

 

Neni 23

Tarifat vendore dhe administrimi i tyre

1. Ēdo pagesė tjetėr nė favor tė bashkisė, tė komunės ose tė qarkut klasifikohet si tarifė kur:

a) pėrkon me pėrcaktimet e paragrafit tė tretė tė nenit 16 tė ligjit nr.8652, datė 31.7.2000 "Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore";

b) nuk ėshtė taksė bashkiake ose komunale, si dhe gjobė e lidhur me to, sipas kėtij ligji.

2. Tarifat vendosen dhe administrohen nė pėrputhje me ligjin nr.8652, datė 31.7.2000 "Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore". Me pėrjashtim tė rasteve tė pėrcaktuara ndryshe nė kėtė ligj ose nė ligje tė tjera, qė rregullojnė funksionet dhe tarifat e lidhura me to, kėshilli bashkiak dhe ai komunal vendosin pėr llojet e tarifave, nivelin, rregullat bazė pėr administrimin e mbledhjen e tyre, pėrcaktojnė nėse tarifat mblidhen nga vetė strukturat bashkiake dhe komunale ose nga njė agjent. Nė rastin e agjentit kėshilli vendor pėr rregullat bazė e kufizuese nė raport me tė dhe kryetari i bashkisė ose i komunės bėn pėrzgjedhjen e agjentit dhe lidh kontratėn me kėtė tė fundit.

 

 

KREU V

DISPOZITAT KALIMTARE DHE TĖ FUNDIT

 

Neni 24

Fillimi i ushtrimit tė kompetencave

Ushtrimi i kompetencave tė dhėna bashkive, komunave dhe qarqeve nga ky ligj pėr taksat bashkiake dhe komunale, si dhe pėr tarifat vendore fillon ditėn e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji.

 

Neni 25

Nxjerrja e akteve pėr zbatimin e ligjit

Ministri i Financave dhe Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit nxjerrin aktet e nevojshme pėr zbatimin e kėtij ligji, nė pėrputhje me pėrgjegjėsitė e dhėna, sipas neneve 8 e 9 tė ligjit nr.8560, datė 22.12.1999 "Pėr proēedurat tatimore".

 

Neni 26

Shfuqizime

Pėr efekt tė zbatimit tė kėtij ligji, shfuqizohen:

1. Ligji nr.7805, datė 16.3.1994 "Pėr tatimin mbi pasurinė".

2. Paragrafi i dytė i nenit 51 tė ligjit nr.8405, datė 17.9.1998 "Pėr urbanistikėn", i ndryshuar me ligjin nr.8501, datė 16.6.1999.

3. Tė gjitha dispozitat e tjera ligjore dhe nėnligjore, pėr aq sa bie nė kundėrshtim me kėtė ligj.

 

Neni 27

Hyrja nė fuqi

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

 

Shpallur me dekretin nr. 3615, datė 20.12.2002 tė Presidentit tė Republikės sė Shqiperisė, Alfred Moisiu.

 

Aneksi 1: Nivelt treguese tė taksės mbi ndėrtesat

Aneksi 2: Kategoritė minimale dhe nivelet treguese tė taksės mbi tokėn bujqėsore

Aneksi 3: Nivelet e taksės sė kalimit tė pronėsisė mbi ndėrtesat

Aneksi 4: Taksat vjetore pėr regjistrimin e pėrvitshėm tė mjeteve

 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi

Kjo faqe u mundesua nga Fondacioni Soros per Shqiperine