Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
 
   
publikime AlBIC   

publikim 1
publikim 2
publikim 3..

per me shume

oferte nga ALBIC   

ALBIC ju ofron rregjistrim domain-i dhe adrese email-i pop3. Cilesi e larte dhe cmimet me te lira ne treg.
domain: emrifirmes.albic.net
email: emrijuaj@albic.net

per me shume

Reklama juaj   
Ketu mund te ishte reklama juaj!

Reklamoni ne ALBIC

 

UDHEZIM

NR. 4 DATE 11. 02. 2002

 

P E R TATIMIN MBI VLEREN E SHTUAR

 

mbėshtetje tė Ligjit Nr. 7928, datė 27.4.1995 "Pėr Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar", Ministri i Financave

 

UDHEZON:

 

1. Regjistrimi

 

1.1 Detyrimi pėr tė kėrkuar regjistrimin

Ēdo person fizik apo juridik qė zhvillon veprimtari ekonomike, qarkullimi i tė cilit tejkalon apo pritet tė tejkalojė 8 milionė lekė pėr njė vit kalendarik detyrohet tė kėrkojė tė regjistrohet. Termi "person" pėrfshin ēdo lloj subjekti qė kryen njė veprimtari ekonomike pavarėsisht nga forma juridike e organizimit tė tij. Ai pėrfshin pra edhe institucionet, organet e pushtetit qėndror e lokal, organizatat shoqėrore e politike qė kryejnė veprimtari ekonomike tė tatueshme.

Janė tė detyruar tė regjistrohen gjithashtu edhe tė gjithė personat juridikė e fizikė dhe ēdo lloj subjekti tjetėr si individėt, organet e pushtetit qendror e lokal, organizatat shoqėrore, ato politike, ndėrkombėtare, misionet diplomatike, etj. qė kryejnė aktivitete import-eksporti, pavarėsisht nga qarkullimi. Pėr ēdo lloj subjekti qė kryen import - eksporte, veprimet doganore do tė bėhen vetėm pasi ai tė ketė paraqitur origjinalin ose kopjen e noterizuar tė Ēertificatės sė Numrit tė Identifikimit pėr Personin e Tatueshėm.

Mund tė bėjnė veprime doganore pa qėnė tė detyruar pėr t’u regjistruar vetėm individėt pėr mallrat e pėrdorimit personal. Pėrcaktimi "mallra tė pėrdorimit personal" bėhet nė pėrputhje me dispozitat doganore. Nuk janė tė detyruar tė regjistrohen gjithashtu individėt qė kryejnė importe tė rastėsishme, si mjete transporti pėr pėrdorim privat, etj. tė kėsaj natyre, pavarėsisht se pėr importet e mėsipėrme ato janė tė detyruar tė paguajnė Tatim mbi Vlerėn e Shtuar nė doganė.

1.1.1 Periudha qė duhet tė merret parasysh pėr llogaritjen e qarkullimit.

Periudha bazė qė duhet tė merret parasysh pėr llogaritjen e qarkullimit ėshtė viti kalendarik, qė do tė thotė periudha nga 1 janari deri nė 31 dhjetor.

Nė ēdo rast, nė qoftė se gjatė vitit kalendarik, qarkullimi i pritshėm tejkalon ose parashikohet tė tejkalojė 8 milionė lekė, personi fizik ose juridik detyrohet tė kėrkojė tė regjistrohet.

1.1.2 Qarkullimi qė merret parasysh

Qarkullimi qė duhet tė merret parasysh ėshtė qarkullimi gjithsej i bėrė nga i njėjti person.

- Qarkullimi gjithsej

Qarkullimi gjithsej pėrfshin tė gjitha furnizimet e bėra nga njė person: furnizimet e tatueshme, furnizimet e pėrjashtuara, furnizimet pėr eksport. Ai pėrfshin gjithashtu edhe furnizimet e tjera qė mund tė kryhen gjatė veprimtarisė sė personit si ndihmat, subvencionet etj. Qarkullimi llogaritet me ēmimin gjithsej qė paguan blerėsi. Ēmimi pėrfshin edhe tatimet, dėnimet dhe ēdo detyrim tjetėr.

Pėrjashtim bėjnė vetėm shitjet e aktiveve tė qėndrueshme tė personit tė tatueshėm si ndėrtesat, makinat dhe pajisjet. Kėto shitje nuk merren parasysh kur llogaritet qarkullimi gjithsej.

- I njėjti person

Nė qoftė se njė person ka disa veprimtari nė tė njėjtin vend ose nė disa vende, qarkullimi pėr nxjerrjen e kufirit tė regjistrimit pėrfshin qarkullimin e tė gjitha veprimtarive, nė tė gjitha vendet ku zhvillohet ajo, cilido qoftė emri i degėve apo forma e tyre juridike. Eshtė personi dhe jo veprimtaria ekonomike qė regjistrohet pėr TVSH dhe ēdo regjistrim mbulon tė gjitha veprimtaritė ekonomike tė personit tė regjistruar.

- Fillimi ose mbyllja e veprimtarisė ekonomike.

Nė qoftė se nje person fillon apo mbyll veprimtarinė ekonomike gjatė njė viti kalendarik, kufiri i regjistrimit llogaritet nė pėrpjestim me zgjatjen e veprimtarisė.

Pėr shembull, njė person e fillon veprimtarinė e tij mė 15 tetor. Qarkullimi i tij nga 15 tetori deri nė fund tė vitit ėshtė 1 700 000 lekė. Kufiri minimal i regjistrimit pėr njė tremujor ėshtė (8 000 000 : 365) x 76 = 1 .665 753 lekė. Nė kėtė rast personi ėshtė i tatueshėm dhe duhet tė kėrkojė tė regjistrohet.

- Qarkullimi rritet mbi kufirin e regjistrimit

Nė qoftė se qarkullimi gjatė njė viti kalendarik rritet mbi kufirin e regjistrimit, personi bėhet person i tatueshėm dhe duhet tė kėrkojė tė regjistrohet qė nga 1 janari i vitit kalendarik pasardhės.

 

1.2 E drejta pėr tė kėrkuar regjistrimin

Ēdo person, qarkullimi i tė cilit ėshtė mė i ulėt se kufiri i regjistrimit mund tė kėrkojė tė regjistrohet nė ēdo kohė, nėqoftėse ka nevojė tė bėjė kėshtu pėr arsye tė veprimtarisė sė tij ekonomike. Personi i regjistruar, pavarėsisht nga niveli i shitjeve tė tij, duhet tė zbatojė tė gjitha kėrkesat e ligjit duke pėrfshirė paraqitjen e deklaratave tatimore, pagimin e tatimit, mbajtjen e regjistrimeve deri sa ai tė ēregjistrohet, etj.

 

1.3 Mėnyrat e regjistrimit

1.3.1 Periudha e regjistrimit

1.3.1.1. Periudhat e zakonshme

- Fillimi i veprimtarisė ekonomike

Njė person i cili fillon veprimtarinė ekonomike, detyrohet tė kėrkojė tė regjistrohet brenda 15 ditėve nga data e fillimit tė saj, kur qarkullimi i tij pritet tė tejkalojė kufirin e regjistrimit.

Kurse njė person i cili fillon veprimtarinė ekonomike dhe kjo veprimtari ka tė bėjė me import - eksportin ėshtė i detyruar tė kėrkojė tė regjistrohet brenda 15 ditėve nga data e fillimit tė veprimtarisė, pavarėsisht se qarkullimi i tij mund tė mos arrijė kufirin minimal tė regjistrimit.

- Rritja e qarkullimit

Nėqoftėse gjatė njė viti kalendarik qarkullimi i realizuar e tejkalon kufirin e regjistrimit, personi detyrohet tė kėrkojė tė regjistrohet brenda 15 ditėve nga dita e pėrfundimit tė vitit kalendarik nė tė cilin qarkullimi e tejkalon kufirin e regjistrimit.

1.3.2. Vendi i regjistrimit

Vendi i vetėm ku mund tė bėhet regjistrimi ėshtė zyra pėrkatėse e TVSH pranė Degės sė Tatimeve tė rrethit, sipas ndarjes territoriale administrative tė vendit.

1.3.3. Formularėt e regjistrimit

Personi i tatueshėm duhet tė mbushė formularin e Kėrkesės pėr Regjistrim tė TVSH. Formulari i vetėm qė pėrdoret pėr regjistrim ėshtė ai qė shpėrndahet nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve. Ai pėrmban tė gjithė informacionin e nevojshėm pėr identifikimin e personit tė tatueshėm ( emrin, adresėn, veprimtarinė ekonomike dhe gjithė informacionin e kėrkuar nė pėrputhje me ligjin dhe kėtė udhėzim ).

 

1.4 Rezultatet e regjistrimit

1.4.1 Ēertifikata e regjistrimit

Organet tatimore pas marrjes sė kėrkesės pėr regjistrim kur ajo plotėson kushtet e pėrcaktuara, plotėsojnė Ēertifikatėn e Regjistrimit dhe ia japin atė personit tė tatueshėm.

Ēertifikata e regjistrimit pėrmban emrin e personit tė tatueshėm, emrin tregtar (nėse ka), Numrin e Identifikimit tė Personit tė Tatueshėm dhe datėn kur regjistrimi hyn nė fuqi.

Numri i Identifikimit tė Personit tė Tatueshėm ėshtė unik. Personi i tatueshėm ka njė numėr tė vetėm, sado qė tė jetė numri i degėve apo i veprimtarive ekonomike tė tij. Njė numėr i njėjtė identifikimi nuk mund t`i lėshohet disa personave tė tatueshėm, edhe nėqoftėse numri i identifikimit tatimor nuk pėrdoret mė nga njė person i tatueshėm.

Tė gjitha deklaratat e bėra pėr organet tatimore (deklaratat tatimore, deklaratat doganore), tė gjitha faturat e lėshuara nga personi i regjistruar dhe tė gjitha dokumentat e pėrdorura prej tij pėr veprimtarinė e tij ekonomike duhet tė pėrmbajnė numrin e identifikimit tatimor.

Ēertifikatat e regjistrimit tė shpėrndara nga organet tatimore duhet tė ekspozohen nė tė gjitha adresat ku personi i tatueshėm ushtron veprimtarinė e tij.

 

1.5 Tė drejtat e organeve tatimore pėr regjistrimin

Organet tatimore kanė tė drejtė:

 - tė regjistrojnė njė person tė tatueshėm edhe nėqoftėse ai nuk ka bėrė kėrkesė pėr t’u regjistruar kur ai plotėson kushtet pėr tė qenė person i tatueshėm. Pėr kėtė ato plotėsojnė nė vend tė personit tė tatueshėm formularin e regjistrimit duke shėnuar nė mėnyrė tė dukshme nė tė "Regjistruar nė zyrė" dhe "Regjistrim i bėrė nga _____________ ( emri dhe mbiemri i inspektorit qė bėn regjistrimin.) mė datė __________." Brenda 5 ditėve nga data e regjistrimit nė zyrė, inspektori pėrkatės duhet ti dorėzojė personit tė tatueshėm Ēertifikatėn e Regjistrimit;

 -  tė refuzojnė tė regjistrojnė ose tė ēregjistrojnė ēdo person i cili as nuk ka qenė i detyruar dhe as ka tė drejtė tė regjistrohet, me efekt nga data nė tė cilėn regjistrimi ka hyrė nė fuqi.

Kur organet tatimore marrin vendime tė tilla ato informojnė me shkrim personin e tatueshėm.

 

 

2. Ēregjistrimi

 

2.1 Detyrimi pėr tė njoftuar ndryshimet

Personi i tatueshėm ėshtė i detyruar t`i njoftojė organeve tatimore ndryshimet e pėsuara.

Njoftimi i ndryshimeve duhet tė bėhet brenda 15 ditėve nga momenti kur ato ndodhin, duke mbushur Formularin e Ndryshimeve nė Regjistrim (sipas formularit tė pėrcaktuar nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve) dhe duke e dėrguar atė nė zyrėn e TVSH sė rrethit.

Proēedura e njoftimit tė ndryshimeve ėshtė e njėjtė me procedurėn e regjistrimit. Ka ndryshime qė kėrkojnė ēregjistrim dhe tė tjera qė kėrkojnė modifikim tė regjistrimit.

2.1.1 Ndryshime qė kėrkojnė anullimin e regjistrimit ekzistues

Ēdonjėri nga ndryshimet e mėposhtėme kėrkon anullimin e regjistrimit ekzistues

 a. mbyll veprimtarinė e tij ekonomike

 b. veprimtaria ekonomike shitet

 c. kompania bashkohet (shkrihet) pėr tė kryer njė veprimtari ekonomike qė mė parė kryhej nga njė person i tatueshėm.

 d. qarkullimi i tij bie nėn kufirin minimal tė regjistrimit nė periudhėn mė tė fundit prej 12 muajsh

 e. heq dorė nga e drejta pėr t’u regjistruar

Nėse si rezultat i ndryshimeve b) e c) personi i tatueshėm i ri duhet te regjistrohet i jepet njė numėr I ri regjistrimi.

2.1.2 Ndryshime qė kėrkojnė ndryshime nė regjistrim

- ndryshim nė emrin ose emrin tregtar tė biznesit, ose emrin dhe/ose adresėn e njėrit prej partnerėve

- ndryshim nė emrat e pronarėve apo administratorėve

- ndryshim i emrit dhe/ose adresės nė Shqipėri tė pėrfaqėsuesit fiskal pėr TVSh tė emėruar nga njė kompani jashtė vendit

- njė ndryshim nė adresėn e vendit kryesor, apo vendeve nė tė cilat kryhet biznesi

- ndryshim nė veprimtarinė ekonomike kryesore

- njė ndryshim nė numrin e llogarisė bankare

NIPT ekzistues nuk ndryshon si pasojė e kėtyre ndryshimeve, por ēertifikata azhornohet me tė dhėnat e reja.

2.1.3 Organet tatimore ēregjistrojnė

Organet tatimore kanė tė drejtė tė ēregjistrojnė nga regjistri aktiv i regjistrimeve duke kaluar nė pasiv ēdo person tė tatueshėm, kur provohet se ai pėr ēfarėdo arsye nė vitin e fundit fiskal nuk ka ushtruar veprimtari.

 

2.2 Mėnyrat e ēregjistrimit

2.2.1 Periudhat e ēregjistrimit dhe data e hyrjes nė fuqi tė tij.

- Personi i tatueshėm mbyll veprimtarinė e tij ekonomike

Ai duhet tė kėrkojė tė ēregjistrohet jo mė vonė se 15 ditė nga dita e fundit nė tė cilėn ai ka bėrė furnizime tė tatueshme. Ēregjistrimi hyn nė fuqi nga dita e fundit e bėrjes tė furnizimeve tė tatueshme.

- Qarkullimi bie nėn kufirin e regjistrimit gjatė periudhės mė tė fundit prej 12 muajsh.

Personi i tatueshėm mund tė kėrkojė tė ēregjistrohet nė ēdo kohė, por jo mė pėrpara se njė vit nga data nė tė cilin regjistrimi i tij ka hyrė nė fuqi. Ēregjistrimi hyn nė fuqi nė kohėn kur personi i tatueshėm ka kėrkuar tė ēregjistrohet.

- Personi i tatueshėm heq dorė nga e drejta pėr t’u regjistruar.

Ai mund tė kėrkojė tė ēregjistrohet jo mė pėrpara se 1 vit nga data e hyrjes nė fuqi tė regjistrimit.

-Ēregjistrimi nga organet tatimore

Pas njė viti qė nuk deklarojnė dhe pas kryerjes sė tė gjitha proēedurave administrative tė verifikimit, kėto tatimpagues kalojnė nė pasiv, nėpėrmjet njė regjistri tė veēantė tė organeve tatimore.

2.2.2 Dispozita tė tjera pėr ēregjistrimin

- Vendi i ēregjistrimit ėshtė zyra e tatimeve ku ėshtė bėrė regjistrimi.

- Formulari qė pėrdoret pėr ēregjistrim ėshtė "Ndryshime tė regjistrimit pėr TVSH".

- Proēedura e ēregjistrimit ėshtė e njėjtė me proēedurėn e regjistrimit.

- Nė ēastin e ēregjistrimit, personi i tatueshėm ėshtė i detyruar tė paraqesė njė Formular Deklarimi, dhe Pagese pėrfundimtare, qė pėrmban informacionet qė kėrkohen nga organi tatimor. Kjo deklaratė do tė ketė tė llogaritur TVSH mbi gjendjen e mallrave (stoqet) dhe mallrat kapitale (pajisjet) nė datėn e ēregjistrimit.

- Para ēdo ēregjistrimi merren tė dhėna nga zyra e kontrollit pėr tė parė nėse personi i tatueshėm ėshtė nėn kontroll ose ka njė akt kontrolli tė pakontabilizuar.

- Edhe pas datės sė ēregjistrimit, personi i tatueshėm ėshtė pėrgjegjės pėr ēdo detyrim TVSH qė rezulton pėr periudhėn kur ai ishte i regjistruar.

 

 

3. Vetėfurnizimet

Nė mbėshtetje tė pikės 5 tė nenit 10, nėse njė person i tatueshėm do tė pėrdorė pėr qėllime tė veprimtarisė tė tij ekonomike tė tatueshme,mallra tė cilat i prodhon vetė, trajtohet edhe sikur i furnizon (shet) kėto mallra si pjesė tė kėsaj veprimtarie tė tatueshme, edhe sikur furnizohet (blen) me kėto mallra pėr qėllimet e ushtrimit tė veprimtarisė sė tij ekonomike tė tatueshme. Kushti i vėtėfurnizimit ėshtė: mallrat e prodhuara nga tatimpaguesi tė pėrdoren po nga ai pėr qėllime tė furnizimeve tė tatueshme pėr t`u bėrė (tė ketė tė drejtėn e kreditimit). Nė kėtė rast personi i tatueshėm lėshon njė faturė tatimore shitje pėr veten, qė do tė thotė qė ėshtė dhe shitėsi dhe blerėsi.

Shembull: nėse njė person i tatueshėm prodhues mobiljesh, 10 tavolina dhe 10 karrike nga i gjithė prodhimi i tij i pėrdor pėr pajisjen e zyrave ku zhvillon veprimtarinė e tij ekonomike, kemi tė bėjmė me njė vetėfurnizim.

Vlera e tatueshme e furnizimit pėr vete ėshtė kostoja e prodhimit.

Nėse mallrat qė prodhohen nga veprimtaria ekonomike qė ushtrohet, pėrdoren nga vetė prodhuesi por nė funksion tė ushtrimit tė njė veprimtarie ekonomike tė pėrjashtuar, ose pjesėrisht tė pėrjashtuar sipas ligjit pėr TVSH (neni 33) personi i tatueshėm nuk ka tė drejtėn e kreditimit (ose e ka pjesėrisht kur ėshtė rasti) tė TVSH-sė sė paguar nė blerjet e bėra.

 

 

4. Transferimi i veprimtarisė ekonomike

Nėse njė person i tatueshėm shet komplet veprimtarinė ose njė pjesė tė saj njė personi, i cili ėshtė ose bėhet i tatueshėm nė lidhje me veprimtarinė e blerė, duke e vazhduar atė dhe ky transaksion plotėson 2 kushte njėkohėsisht: - kushtin ekonomik; - kushtin ligjor furnizimi nuk ėshtė i tatueshėm dhe quhet transferim i veprimtarisė ekonomike.

1) Plotėsim i kushtit ekonomik kėrkon qė:

veprimtaria e cila transferohet tė ketė autonomi ekonomike, pra tė ketė mundėsinė tė funksionojė si e pavarur tek marrėsi. Autonomia ekonomike presupozon ekzistencėn e tė gjitha kushteve pėr realizimin e prodhimit, si ambientin, lėndėt e para, makineritė…etj. Shitja vetėm e njėrės prej tyre (lėndės sė parė, makinerive ose ambienteve…etj) nuk ka tė bėjė me transferimin e veprimtarisė ekonomike, por vetėm me njė furnizim tė zakonshėm mallrash, pėr tė cilin aplikohet TVSH.

2)Plotėsim i kushtit ligjor kėrkon qė:

- tė bėhet nė tė gjitha rastet verifikimi i bilancit tė shitėsit.Tė shihet sa dhe cilat asete tė aktivit pėrdoreshin pėr prodhimin e produktit dhe sa janė transferuar, po kėshtu nė pasiv sa tė ardhura janė realizuar pėr shkak tė kėsaj shitje. Tė njėjtat verifikime do tė bėhen nė bilancin e blerėsit (nė tė cilin ėshtė transferuar veprimtaria), sa asete kanė hyrė dhe ēfarė veprimesh jane bėrė nė pasiv.

- tė jetė noterizuar i gjithė veprimi i bėrė.

Nėse personi i tatueshėm jep mallra tė cilat janė pjesė tė aseteve tė veprimtarisė sė tij ekonomike, psh: i shet, i fal ose i pėrdor privatisht, ky ėshtė njė furnizim i tatueshėm dhe mbi vlerėn e tatueshme tė kėtyre furnizimeve llogaritet TVSH.

 

 

5. Momenti i Furnizimit

Furnizimi quhet i kryer nė momentin kur ėshtė e detyrueshme tė lėshohet fatura. Personi qė kryen njė furnizim tė tatueshėm, detyrohet tė lėshojė faturė pėr atė furnizim nė momentin kur lėvrohen mallrat ose kur ato bėhen tė disponueshme, apo kur shėrbimet janė kryer prej tij nė lidhje me atė furnizim. Nė tė gjitha rastet kur personi i tatueshėm, arkėton pagesėn pėrpara se mallrat tė lėvrohen apo tė bėhen tė disponueshme, apo shėrbimet tė jenė kryer ai ėshtė i detyruar tė lėshojė njė faturė pėr furnizimin nė momentin qė pagesa ėshtė arkėtuar prej tij. Kjo faturė do tė regjistrohet menjėherė nė librin e shitjes dhe do tė pasqyrohet nė FDP e po atij muaji nė tė cilin ėshtė bėrė marrja e pagesės.

 

 

6. Furnizimi kundrejt pagesės

 

6.1 Pėrdorimi privat i mallrave

Kur mallrat, tė cilat i pėrkasin veprimtarisė ekonomike tė njė personi tė tatueshėm pėrdoren privatisht jashtė kėsaj veprimtarie, furnizimi ėshtė i tatueshėm (neni 18.2).

Ky pėrfshin mallrat tė cilat janė prodhuar vetė, si dhe mallrat nga inventari ose nga aktivet e veprimtarisė ekonomike tė personit tė tatueshėm.

Pėrdorimi privat pėrfshin edhe pėrdorimin personal nga personi i tatueshėm tė aktiveve tė veprimtarisė sė tij ekonomike. Ai gjithashtu pėrfshin edhe pėrdorimin nga persona tė tjerė tė tillė si njė i punėsuar, i afėrt, njė mik …etj.

Vlera e tatueshme nė kėto raste pėrcaktohet sipas Nenit 27 tė ligjit pėr TVSH, paragrafi i dytė.

Konsiderohet si pėrdorim privat nė ēastin e ēregjistrimit, inventari gjendje i aseteve pėr tė cilat ėshtė paguar TVSH nė blerje. Nė kėtė ēast, personi i tatueshėm ėshtė i detyruar tė paraqesė njė Formular Deklarimi dhe Pagese pėrfundimtare, qė pėrmban informacionet qė kėrkohen nga organi tatimor. Kjo deklaratė do tė ketė tė llogaritur TVSH mbi gjendjen e mallrave (stoqet) nė datėn e ēregjistrimit tė vlerėsuara sipas vlerės sė tregut dhe mallrat kapitale (pajisjet) gjendje tė vlerėsuara sipas paragrafit 18.1.5 tė kėtij Udhėzimi.

 

6.2 Furnizimet kundrejt pagesės sė reduktuar

Trajtohen si furnizime kundrejt pagesės (tė tatueshme), tė gjitha rastet kur mallrat qė i janė furnizuar njė personi tė tatueshėm pėr qėllimet e veprimtarisė sė tij ekonomike, furnizohen prej tij ose ju jepen pėr pėrdorim personave tė tjerė kundrejt pagesės sė reduktuar, pėrveē rasteve kur mallrat janė furnizuar apo pėrdorur vetėm si mostra.

Furnizime kundrejt pagesės sė reduktuar quhen rastet kur furnizuesi nuk arkėton pagesėn [psh.dhuratat, mallra e shėrbime tė furnizuara si nxitės

(ofrohet njė dhuratė me kusht qė blerėsi tė blejė dicka ose tė bėjė veprime tė tjera nė dobi tė shitėsit)] ose pagesa ėshtė dukshėm mė e vogėl se ē`duhej tė ishte nėse qėllimi i furnizuesit ka qėnė fitimi pėr kėtė dhe furnizime tė ngjashme. Mallrat dhe shėrbimet e furnizuara nė rrethanat e mėsipėrme janė tė tatueshme dhe vlera e tatueshme e tyre ėshtė pagesa totale qė duhet tė ishte e pagueshme nė lidhje me atė furnizim nėse qėllimi i furnizuesit ėshtė nxjerrja e fitimit ndaj atij dhe furnizimeve tė ngjashme [ Neni 27(2) ].

 

 

7. Furnizimet e tatueshme dhe ato tė pėrjashtuara.

Ligji "Pėr Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar ", zbatohet mbi ēdo furnizim mallrash e shėrbimesh, qė kryhet nga ēdo person i tatueshėm, pavarėsisht nga forma juridike e organizimit tė tij dhe pavarėsisht nga lloji i veprimtarisė ekonomike qė ai kryen. Nė tė njėjtėn kohė, Ligji parashikon edhe njė numėr tė kufizuar pėrjashtimesh nga ky tatim.

 

7.1 Toka dhe ndėrtesat.

Furnizimi i tokės dhe truallit dhe dhėnia me qera e tyre ėshtė furnizim i pėrjashtuar, pėrveē rasteve kur toka pėrdoret pėr parkimin e mjeteve tė transportit dhe mjeteve tė tjera lėvizėse. Parkimi i mjeteve tė transportit dhe pajisjeve te tjera levizese, ėshtė i tatueshėm me TVSH.

Dhėnia me qera e ndėrtesave, furnizimi i shėrbimeve tė ndėrtimit dhe tė mirėmbajtjes ėshtė njė furnizim i tatueshėm.

Tokė pėr qėllime tė kėtij ligji do tė thotė ēdo zonė e papunuar, papėrpunuar, pazhvilluar e tokės, qė nuk pėrmban ndonjė ndėrtim, pėrveē mureve tė thjeshta ndarėse ose gardhe qė pėrcaktojnė kufijtė ndarės tė tokės.

Ndėrtesė do tė thotė ēdo ndėrtim i ndėrtesės e fiksuar nė tokė, ose pjesė e asaj ndėrtesė (e tillė si dhomė ose apartament) dhe qė pėrfshin tokėn mbi tė cilėn ajo qėndron plus tokėn rrethuese qė bėn pjesė nė shitje, por nuk pėrfshin artikuj tė tillė si rulotat dhe trajlerat.

Ndėrtimi pėrcaktohet si ēdo operacion qė ka pėr rezultat pėrfundimin tėrėsor ose pjesor tė njė ndėrtese tė re ose substancialisht tė ndryshuar, muri, rruga ose themeli. Ndėrtime konsiderohen:

a. Punėt pėr konstruksionin e ndėrtesave dhe tė objekteve tė tjera ku futen :

 1. punėt e ndėrtimit (muraturė, armaturė, suvatime, etj.)

 2. punėt publike (ndėrtim e mirėmbajtje rrugėsh, etj.)

 3. punėt pėr rregullimin e parqeve qė lidhen me operacione tė tilla qė zgjasin afatin e shfrytėzimit

 4. punėt pėr rregullimin e territoreve qė kėrkojnė modifikime tė relievit

 5. punėt e rrjetit ngrohės dhe tė konstruksioneve metalike

 6. punėt pėr shkatėrrimin e pasurive tė patundshme

b. Punėt pėr pajisjen e ndėrtesave dhe tė objekteve tė tjera, ku futen :

 1. punėt pėr pajisjen e ndėrtesave, pajisje tė cilat inkorporohen nė mėnyrė definitive nė ndėrtesė, duke u transformuar kėshtu pėr shkak tė destinacionit tė tyre nė pasuri tė patundshme (instalimet elektrike, ato sanitare, tė ngrohjes, etj.) Kujdes : Instalimet e objekteve ose tė aparateve tė lėvizshme, tė cilat me vendosjen e tyre ruajnė karakter tė lėvizshėm, nuk konsiderohen punė ndėrtimi por shitje materialesh pasojė e kryerjes sė njė shėrbimi.

 2. punėt pėr riparimin e pasurive tė patundshme dhe tė instalimeve me karakter tė patundshėm. Kėtu bėhet fjalė pėr punė qė bėhen tė nevojshme pėr shkak tė degradimit ose prishjes sė ndėrtesave (pasuri tė patundshme) si lyerja e fasadave, ribėrja e njė instalimi elektrik apo sanitar, etj.

Mirėmbajtja pėrcaktohet si ēdo operacion i kryer mbi tokė ose ndėrtesa pėr tė parandaluar degradimin ose dėmtimin dhe pėr t`i mbajtur tokėn dhe ndėrtesat me pamje tė mirė dhe rregull funksionimi, duke pėrfshirė pastrimin.

TVSH nė ndėrtim aplikohet:

1. Kur shoqėritė e ndėrtimit ndėrtojnė pėr tė shitur apo pėr tė dhėnė me qera, TVSH llogaritet dhe paguhet ēdo muaj mbi vlerėn e situacionit mujor tė punimeve.

Bashkėngjitur me ēdo situacion mujor do tė jetė detyrimisht fatura tatimore me numėr serial. Vlera e situacionit mujor do tė jetė vlera e tatueshme mbi tė cilėn do tė llogaritet TVSH-ja nė masėn 20%. Personi i tatueshėm ėshtė i detyruar tė llogarisė TVSH ēdo muaj. Vlera totale e kėtij situacioni mujor regjistrohet nė librin e shitjeve .

2. Kur shoqėritė e ndėrtimit tė liēencuara profesionalisht, do tė ndėrtojnė objekte pėr pėrdorim nė biznesin e tyre tė liēencuar nuk llogaritet TVSH dhe lejohet kreditimi i TVSH sė paguar nė blerjet e bėra pėr kėtė qėllim. Nė kėtė rast ndėrtesat duhet tė jenė tė njė tipi qė pėrdoret nė industrinė e ndėrtimit dhe qėllimi i pėrdorimit tė tyre duhet tė jetė i shpallur dhe aprovuar nė lejen e ndėrtimit tė Bashkisė.Vlera e situacionit mujor regjistrohet nė shitje dhe blerje.

Kėtu nuk pėrfshihen ndėrtesa tė tilla si apartamente e shtėpi, hotele, punė publike etj., pėr ndėrtimin e tė cilave gjithmonė llogaritet dhe paguhet TVSH ēdo muaj mbi vlerėn e situacioneve.

3. Kur njė shoqėri ndėrtimi e liēencuar si e tillė ndėrton shtėpi banimi pėr vete, llogarit dhe paguan TVSH, sipas nenit 18.2.

Nėse merret paradhėnie pėr punimet qė do tė kryhen, atėherė personi i tatueshėm qė merr paradhėnien detyrohet tė lėshojė faturė nė momentin e marrjes sė saj dhe kėtė faturė t`a regjistrojė nė librin e shitjes sė periudhės tatimore nė tė cilėn ėshtė marrė paradhėnia.

 

7.2 Shėrbimet financiare

Shėrbimet financiare tė pėrcaktuara nė nenin 21 tė Ligjit "Pėr Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar", janė furnizime tė pėrjashtuara nga TVSH-ja.

Por nėqoftėse personi i tatueshėm kryen shėrbime pėr mbikqyrje, transaksione qė lidhen me artikujt e pėrdorur pėr koleksione apo veprime qė lidhen me mbledhjen e borxhit, ai kryen furnizime tė tatueshme.

Furnizime tė tatueshme janė gjithashtu edhe sigurimi i jojetės, me pėrjashtim tė sigurimit tė jetės. Furnizime tė jojetės janė tė gjitha llojet e sigurimit tė pasurisė, sigurimi i pėrgjegjėsisė civile, tė gjitha llojet e sigurimit tė mjeteve motorike si dhe tė gjitha llojet e tjera tė sigurimeve tė jojetės.

Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar pėr tė gjitha rastet e mėsipėrme do tė llogaritet nė masėn 20 pėrqind tė primit tė sigurimit dhe sė bashku me primin do tė jetė i pagueshėm nga blerėsi.

Furnizime tė tatueshme janė gjithashtu edhe sigurimet e pronės. Nė kėtė rast, nė vleftėn totale tė primit tė sigurimit do tė pėrfshihet edhe TVSH.

 

7.3 Banka e Shqipėrisė.

Nė bazė tė nenit 22 tė Ligjit, furnizimi i arit, banknotave dhe i monedhave pėr Bankėn e Shqipėrisė pėrjashtohen nga TVSH-ja. Por, nė rastet kur Banka e Shqipėrisė kryen veprimtari tė tjera ekonomike tė tilla si bėrja e shtypshkrimeve tė ndryshme, furnizimi i monedhave pėr qėllime numizmatike etj., ajo bėn furnizime tė tatueshme dhe duhet tė regjistrohet e tė paguajė TVSH.

 

7.4 Shėrbimet postare

Furnizimi i pullave tė postės pėr pėrdorim pėr shėrbime postare, furnizimi i pullave fiskale dhe i tė gjithė pullave tė tjera tė ngjashme pėrjashtohen nga TVSH. Por nėqoftėse posta bėn importe apo kryen edhe shėrbime tė tjera postare, dhe qarkullimi vjetor kalendarik i saj ėshtė mė i madh se 8 milionė leke, ajo duhet tė regjistrohet dhe tė paguajė TVSH-nė.

 

7.5 Organizatat jofitimprurese

Pėr qėllimet e tatimit mbi vlerėn e shtuar, organizatė jofitimprurėse ėshtė ēdo shoqėri, institucion, shoqatė apo organizatė:

- qė nuk ėshtė krijuar pėr pėrfitime ose tė ardhura tė antarėve tė saj; dhe

- rregullat e sė cilės nuk lejojnė shpėrndarje fitimesh apo pronash pėr anėtarėt e saj.

Nė organizata jofitimprurėse futen edhe tė gjitha institucionet buxhetore qė subvencionohen nga shteti.

Nė bazė tė nenit 24 tė ligjit furnizimet, e bėra nga organizatat jofitimprurėse kundrejt pagesės sė reduktuar, qė do tė thotė se kėto organizata duhet t`i kryejnė vetė kėto furnizime dhe kėto furnizime tė jenė bėrė kundrejt pagesės sė reduktuar sipas kushteve qė pėrcakton neni 18 i ligjit pėr TVSH-nė, janė furnizime tė pėrjashtuara nėse janė:

- furnizim mallrash e shėrbimesh pėr trajtim mjekėsor ose dentar;

- furnizim shėrbimesh pėr mbrojtjen e kujdesin ndaj fėmijėve ose tė moshuarve;

- furnizim shėrbimesh arsimore, kulturore a sportive;

- furnizim shėrbimesh nga organizata fetare a filozofike me qėllim mirėqėnien shpirtėrore.

Furnizime kundrejt pagesės sė reduktuar kėto organizata bėjnė, kur ato nuk arkėtojnė pagesė ose pagesa qė ato arkėtojnė ėshtė dukshėm mė e vogėl se ē'duhet tė ishte nėse qėllimi i tyre do tė ishte fitimi, Neni 18, paragrafi 4. Pėrkundrazi, kur kėto organizata i bėjnė furnizimet e mėsipėrme kundrejt pagesės sė plotė, ato bėjnė furnizime tė tatueshme.

Nėse njė organizatė jofitimprurese kryen veprimtari tė tjera, tė ndryshme nga ato tė pėrmendura mė sipėr, ai kryen veprimtari tė tatueshme, pavarėsisht nėse pagesa ėshtė e reduktuar apo e plotė. Nė kėtė rast, nėqoftėse volumi i qarkullimit ėshtė mė i madh se 8 milionė lekė, ajo ėshtė e detyruar tė regjistrohet dhe tė paguajė TVSH-nė.

Nė bazė tė paragrafit tė dytė tė nenit 4 tė Dekretit tė Presidentit, Nr.1510, datė 28.06.1996 "Pėr disa ndryshime nė Ligjin pėr Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar", mallrat e importuara kundrejt pagesės sė reduktuar nga organizatat jofitimprurėse me qėllim kryerjen e sherbimeve tė pėrmendura mė sipėr

(sipas nenit 24 tė Ligjit), nuk ngarkohen me TVSH-nė.

 

7.6 Diplomatėt dhe organizatat ndėrkombėtare.

Nė bazė tė nenit 25, pėrjashtohen nga TVSH furnizimet qė bėhen pėr misionet diplomatike e personelin e tyre, mbi bazėn e reciprocitetit dhe pėr organizatat ndėrkombėtare e personelin e tyre mbi bazėn e marėveshjeve ndėrkombėtare dhe NATO-n.

Nė mbėshtetje tė kėtij neni, importimi i mallrave pėr misionet diplomatike e personelin e tyre ėshtė i pėrjashtuar nga TVSH. I pėrjashtuar nga TVSH ėshtė gjithashtu edhe importimi i mallrave pėr organizatat ndėrkombėtare tė njohura si tė tilla nga shteti shqiptar dhe NATO. Pėrjashtimi pėr organizatat ndėrkombėtare jepet sipas kushteve tė vendosura prej konventave ndėrkombėtare qė themelojnė kėto organizata.

Megjithatė, edhe pse janė tė pėrjashtuara, si misionet diplomatike ashtu dhe organizatat ndėrkombėtare e NATO, mėqėnėse bėjnė importe janė tė detyruara tė regjistrohen pėr TVSH dhe tė pajisen me ēertifikatėn e numrit tė identifikimit.

Pėr blerjet brenda vendit, misionet diplomatike , organizatat ndėrkombėtare e si dhe personeli i tyre, do tė paguajnė TVSH nė momentin e blerjes. Por, pėr TVSH e paguar nė blerje ato do tė rimbursohen me kusht qė, ēdo faturė blerjeje tė jetė 10.000 lekė e lart. E drejta e rimbursimit pėr Ambasadat do tė jepet nė bazė tė parimit tė reciprocitetit. Kjo do tė thotė qė, do t’u rimbursohet TVSH e paguar nė blerje vetėm misioneve diplomatike e personelit tė tyre, shtetet e tė cilave rimbursojnė TVSH pėr Ambasadėn Shqiptare e personelin e saj. Me proēedurat e rimbursimit tė TVSH sė paguar, do tė merret Drejtoria e Protokollit nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Kjo zyrė do ti pajisė misionet diplomatike, organizatat ndėrkombėtare, e personelin e tyre me formularin "Kėrkesė pėr Rimbursim" qė ėshtė nė faqen mbrapa. Ēdo mision diplomatik, organizatė ndėrkombėtare pėr blerjet e bėra nga vetė ato ose nga personeli i tyre do tė dėrgojė nė zyrėn e mėsipėrme dy kopje tė formularit "Kėrkesė pėr Rimbursim" (tė firmosur e tė vulosur nga titullari i ambasadės apo i organizatės ndėrkombėtare) tė cilave u bashkėngjisin edhe faturėn origjinale tė blerjes. Drejtoria e Protokollit nė Ministrine e Jashtme, kopjen origjinale tė formularit "Kėrkesė pėr rimbursim" dhe faturėn origjinale tė blerjes e dėrgon nė zyrėn e TVSH tė rrethit. Zyra e TVSH ėshtė e detyruar brenda 1 muaji nga data e paraqitjes sė dokumentacionit tė mėsipėrm nga ana e Drejtorisė sė Protokollit tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, tė bėjė rimbursimin e TVSH sė paguar nė faturat pėrkatėse. Brenda kėtij afati, zyra e TVSH do tė verifikojė direkt nė vend tek shitėsi, faturėn e lėshuar nga ai pėr misionin diplomatik, organizatėn ndėrkombėtare, regjistrimin e saj nė librin e shitjeve, pasqyrimin e tė dhėnave nė deklaratėn e pagesės sė TVSH pėr muajin pėrkatės dhe derdhjen nė fakt tė TVSH sė mbledhur nga subjektet e mėsipėrme. Pas verifikimit dhe miratimit tė Kėrkesave pėr rimbursim, zyra e TVSH sė rrethit lėshon njė Urdhėr Rimbursimi tė firmosur nga pėrgjegjėsi i zyrės pėr Degėn e Bankės Kombėtare Tregėtare tė rrethit. Urdhėr Rimbursimi lėshohet pėr tė gjithė shumėn e TVSH qė do tė rimbursohet nė bazė tė kėrkesave tė paraqitura nga Drejtoria e Protokollit nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Dega e Bankės Kombėtare Tregėtare nė bazė tė Urdhėrit tė Rimbursimit, paguan Drejtorinė e Financės dhe tė Kontrollit nė Ministrine e Punėve tė Jashtme pėr tė gjithė shumėn e rimbursimeve dhe kjo e fundit shpėrndan rimbursimet sipas ēdo kėrkesė.

Pėr sa i pėrket blerjeve qė personeli i NATO-s dhe bazat e saj brenda territorit tė Shqipėrisė, bėjnė brenda vendit, ato nuk do tė paguajnė TVSH nė pikėn e blerjes. Pėr kėtė nė pikėn e blerjes pėrfaqsuesi i NATO-s, ėshtė i detyruar t’i dorėzojė shitėsit njė Ēertifikatė Lėvrimi, sipas modelit bashkangjitur, mbi bazėn e tė cilės shitėsi harton Faturėn tatimore pa TVSH. Nė fund tė faturės, shitėsi bėn shėnimin " ky pėrjashtim nga TVSH bazohet nė Ēertifikatėn e Lėvrimit Nr……datė……." Zyra e autorizuar pėr lėshimin e Ēertifikatės sė Lėvrimit, pranė Komandės sė NATO-s nė Shqipėri, ēdo muaj, brenda datės 10 dėrgon nė Degėt e Tatim Taksave tė rretheve ku janė bėrė blerjet pa TVSH, njė listė pėrmbledhėse sė bashku me kopjet e Ēertifikatave tė Lėvrimit tė lėshuara pėr blerjet e realizuara nė muajin paraardhės, qė do tė shėrbejė pėr kryqėzimin dhe verifikimin e faturave tatimore tė lėshuara pa TVSH.

 

7.7 Operacionet hidrokarbure

Janė tė pėrjashtuara nga TVSH:

a) Furnizimi i shėrbimeve qė kryhen nga kontraktorėt e nėnkontraktorėt e tyre, tė vėrtetuar si tė tillė nga Agjensia Kombėtare e Hidrokarbureve, lidhur me realizimin e fazave tė kėrkimit dhe tė zhvillimit tė operacioneve hidrokarbure.

b) Furnizimi i mallrave qė bėjnė kontraktorėt pėr njėri-tjetrin ose nėnkontraktorėt pėr kontraktorėt e tyre, tė importuara sipas nenit 26/1 tė kėtij ligji.

"Operacionet hidrokarbure", pėr efekt tė kėtij paragrafi, ka tė njėjtin kuptim si nė ligjin nr.7746, datė 28.07.1993 "Pėr hidrokarburet".

Kontraktorėt dhe nėnkontraktorėt qė pėrfitojnė nga pėrjashtimet e mėsipėrme janė ato tatimpagues tė TVSH, qė kryejnė nė emėr tė tyre vetėm furnizimet specifike tė shėrbimeve tė pėrmendura nė pėrcaktimet "Kėrkim" dhe "Zhvillim", tė Ligjit nr 7746 dt 28.07.1993 "Pėr Hidrokarburet".

"Kėrkim " do tė thotė kėrkimi pėr hidrokarbure me mjete gjeologjike, gjeofizike e tė tjera, dhe pėrfshin shpimin e puseve tė kėrkimit dhe vlerėsimit.

"Zhvillim" do tė thotė ndėrtimi dhe instalimi i pajisjeve pėr prodhimin e Hidrokarbureve dhe shpimi i puseve tė shfrytėzimit.

 

7.8 Barnat e pajisjet mjekėsore

Furnizimi i barnave, i pajisjeve mjekėsore dhe i ambalazheve e materialeve qė pėrdoren pėr prodhimin dhe konfeksionimin e barnave, janė furnizime tė pėrjashtuara.

 

7.9 Furnizimet e pėrjashtuara nė import

Eshtė furnizim i pėrjashtuar nga TVSH:

a) Importimi pėrfundimtar i tė gjitha mallrave prej njė personi tė tatueshėm, kur furnizimi i tyre nė tė gjitha rethanat brenda vendit ėshtė furnizim i pėrjashtuar nga tatimi mbi vlerėn e shtuar.

b) Importimi i mallrave tė vendosura nė regjimin tranzit.

c) Importimi i mallrave tė deklaruara pėr tė qėnė nėn regjimin e lejimit tė pėrkohshėm dhe atė tė pėrpunimit aktiv.

7.9.1 Skema e shtyrjes sė pagesės sė TVSH-sė nė importet e makinerive dhe pajisjeve pėr t`u investuar nė prodhim, ndėrtim, telekomunikacion, KESH dhe energjisė elektrike tė importuar nga kjo e fundit.

1. Kur personat e tatueshėm pėr TVSH, importojnė makineri dhe pajisje sipas klasifikimit tė bėrė nė Vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 49, dt.26.01.2001, i lejohet shtyrja e pagesės sė TVSH mbi importet deri nė momentin e dorėzimit tė deklaratės pėrkatėse tė TVSH. Kjo do tė thotė qė kjo kategori mallrash nuk i nėnshtrohet pagimit tė TVSH-sė nė doganė.

2. Nė kėto raste, importuesit bėjnė menjėherė njė faturė tatimore shitje me TVSH (brenda vendit) pėr tė njėjtėn vlerė tė makinerive dhe pajisjeve tė importuara nėn skemėn e shtyrjes sė pagesės, ku edhe shitėsi dhe blerėsi ėshtė i njėjti person. Kjo faturė regjistrohet nė librin e shitjeve dhe tė blerjeve. Nė librin e blerjeve do tė regjistrohen tė dhėnat e faturės tatimore tė blerjes dhe referencat e Deklaratės Doganore tė importit.

3. Nėse importuesi gėzon tė drejtėn e 100% tė kreditimit tatimor pėr blerjet

(d.m.th. makineritė dhe pajisjet e importuara do t`i shėrbėjnė krejtėsisht veprimtarisė sė tatueshme pėr t`u bėrė), TVSH-ja e aplikueshme nė importe, do tė zbritet totalisht nga po e njėjta shumė TVSH-je e llogaritur mbi shitje sipas paragrafit 2, nė tė kundėrt do tė zbatohet paragrafi "Kreditimi i pjesshėm" i kėtij Udhėzimi tė Ministrit tė Financave, "Pėr TVSH-nė". Nė deklaratėn pėrkatėse tė TVSH, vlera e tatueshme nė import e makinerive e pajisjeve dhe TVSH e llogaritur mbi kėto mallra, raportohen nė kutitė pėrkatėse tė importit (14,15 tė FDP) dhe nė tė njėjtėn deklaratė raportohen si shitje brenda vendit dhe TVSH e llogaritur mbi kėto shitje

(11 e 12 te FDP).

5. Tatimpaguesit qė pėrfitojnė nga kjo skemė, detyrohen qė tė dorėzojnė nė Degėn e Tatimeve, ku personi i tatueshėm ėshtė i regjistruar, brenda datės 14 tė muajit pasardhės, pėrveē FDP edhe dokumentet e mėposhtme nė dy kopje:

- Kopje tė Faturės sė Shitjes sė hartuar si mė lart shpjeguar

- Kopje tė librit tė shitjes dhe blerjes tė periudhės pėrkatėse tatimore

- Kopje tė Deklaratės Doganore tė Importit.

Nė Degėn e Doganės pėrkatėse, me qėllim pėr tė mbyllur llogaritė kontabile tė importimeve, tatimpaguesit dorėzojnė brenda dt 25 tė muajit pasardhės njė kopje tė ēdo dokumenti tė mėposhtėm:

- Kopje tė Faturės sė Shitjes sė hartuar si mė lart shpjeguar

- Kopje tė librit tė shitjes dhe blerjes tė periudhės pėrkatėse tatimore

- Kopje tė FDP, tė gjitha kėto tė vulosura nga zyra e TVSH.

Mos dėrgimi i tė gjithė dokumentacionit nė zyrat e doganės, i jep tė drejtė organeve doganore tė pezullojė aplikimin e kėsaj skeme.

Inspektorėt e vlerėsimit njė kopje tė librave pėrkatės i vendosin nė dosjen e tatimpaguesit me qėllim qė tė pėrdoret gjatė kontrollit. Kjo do tė sigurojė pėrputhshmėrinė me realitetin gjatė kontrollit tė ardhshėm.

 

 

8. Importuesit e vegjėl

Personat e tatueshėm qė realizojnė njė qarkullim mė tė vogėl se 8 milionė lekė pėr ēdo vit kalendarik, nuk janė tė detyruar tė regjistrohen pėr TVSH-nė. Personat e tatueshėm qė, kryejnė importe ose eksporte marrin NIPT pėr kėto qėllime por, brenda vendit deklarojnė dhe paguajnė Tatimin mbi Biznesin e Vogėl.Pėr tė realizuar kėtė bėjnė njė deklaratė nė organet tatimore ku tregojnė se duan tė mbesin subjekte tė tatimit mbi Biznesin e Vogėl.

 

 

9. Llotaritė, lojrat e fatit, sallat e lojrave, etj.

Kėto veprimtari janė furnizime shėrbimesh tė tatueshme dhe personat e tatueshėm qė merren me to, nėqoftėse kryejnė njė qarkullim mė tė madh se tetė milionė lekė pėr vit kalendarik janė tė detyruar tė regjistrohen pėr TVSH. TVSH e llogaritur pėr kėto furnizlme, pėrcaktohet nė bazė tė vleftės sė arkėtimeve gjithsej. Kurse TVSH e pagueshme do tė llogaritet si diferencė e TVSH sė llogaritur si mė lart me TVSH e paguar nė blerje (nė bazė tė kopjeve origjinale tė faturave tė blerjes) nė qoftė se ka.

 

 

10. Eksportet

Nė bazė tė pikės "a" tė nenit 31 tė Ligjit, mallrat qė eksportohen nga territori i Republikės sė Shqipėrisė, janė tė tatueshme. Shkalla tatimore e aplikueshme ėshtė zero pėrqind. Si provė pėr tė vėrtetuar eksportet, do tė shėrbejė fatura dhe deklarata doganore e eksportit.

 

 

11. Faturat

 

11.1 Tė dhėnat qė duhet tė pėrmbajė njė faturė tatimore.

Faturat janė dokumenti bazė pėr Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar. Ato pėrcaktojnė detyrimin tatimor tė furnizuesit dhe shumėn e tatimit tė zbritshėm qė do ti lejohet tė kėrkojė blerėsi i regjistruar pėr TVSH.

Njė person i tatueshėm i cili bėn njė furnizim (edhe nėqoftėse furnizimi ėshtė i pėrjashtuar apo me 0 pėrqind) detyrohet ti lėshojė personit qė merr furnizimin (edhe nėqoftėse ai, pra blerėsi, nuk ėshtė person i tatueshėm) njė faturė tatimore (neni 36 paragrafi 1).

Fatura duhet tė pėrmbajė :

- numrin rendor;

- numrin serial i parashtypur;

- datėn e lėshimit;

- emrin, adresėn, numrin e identifikimit tė shitėsit;

- emrin, adresėn, numrin e identifikimit tė blerėsit, kur ai ėshtė:

  - person i tatueshėm me TVSH dhe kodin fiskal kur ai nuk ėshtė person i tatueshėm me TVSH por tatimpagues i tatimit mbi biznesin e vogėl;

- pėrshkrimin e hollėsishėm tė mallrave tė shitura ose tė shėrbimeve tė kryera;

- sasinė e mallrave tė shitura ose vėllimin e shėrbimeve tė kryera;

- ēmimin pėr njėsi pa TVSH;

- vlerėn totale tė transaksionit pa TVSH;

- shumėn e TVSH (nė qoftė se zbatohet TVSH);

- vlerėn totale me TVSH;

- cilėsimin furnizim i pėrjashtuar apo me 0 pėrqind (nėqoftėse ai ėshtė pėrkatėsisht i pėrjashtuar apo i tatueshėm me 0 pėrqind);

Fatura lėshohet nė jo mė pak se tre kopje dhe shpėrndahet si mė poshtė :

- Faqja 1 (origjinali) pėr blerėsin;

- Faqja 2, 3, etj. (kopjet) pėr shitėsin.

Vetėm origjinali i faturės i jep tė drejtė blerėsit pėr tė kredituar (zbritur) TVSH e paguar nė blerje.

Nė qoftė se fatura nuk pėrmban tė gjithė tė dhėnat e pėrcaktuara mė lart, blerėsi nuk ka tė drejtė tė kreditojė (zbresė) TVSH e paguar nė blerje kurse shitėsi nga ana e tij do tė paguajė TVSH e detyrueshme pėr t`u paguar.

Nė rastet kur njė tatimpagues shet njė sasi tė konsiderueshme artikujsh nė tė njėjtėn kohė e pėr tė njėjtin klient, ai mund tė lėshojė faturė kompjuterike. Por nė kėtė rast, faturėn kompjuterike me tė njėjtin numėr duhet t`ia bashkėngjisė faturės tatimore tė blerė nga D.P.T. Nė kėtė mėnyrė pėr ēdo klient lėshohet detyrimisht fatura tatimore e emėtuar nga organet tatimore, e cila do tė plotėsohet normalisht me tė dhėnat e shitėsit dhe blerėsit, ndėrsa vlerėn e transaksionit tė kryer me klientin do ta ketė totale.

Drejtori i Pėrgjithshėm i Tatimeve, ka tė drejtė tė lejojė mospėrdorimin e faturave me numėr serial tė parashtypur. Personat e tatueshėm mund tė kėrkojnė tek Drejtori i Pėrgjithshėm duke treguar se sistemi i regjistrimeve ėshtė i kompjuterizuar, i aftė tė prodhojė besueshmėrisht fatura tatimore me numėr serial pėr ēdo transaksion tė tatueshėm dhe qė kanė njė numėr tė konsiderueshėm klientėsh konsumatorė final. Dhėnia e miratimit ėshtė njė e drejtė por jo detyrim i Drejtorit tė Pėrgjithshėm.

Nė bazė tė pikės 2 tė nenit 28 tė Ligjit, personi qė kryen furnizime tė tatueshme, detyrohet tė njoftojė nė mėnyrė tė dukshme nėpėrmjet shpalljes, kontratės apo reklamės nėse ēmimi i mallrave apo i shėrbimeve tė furnizuara ose ēmimi qė duhet tė paguhet pėr furnizimin pėrfshin ose jo TVSH. Nė rast se furnizimi i tatueshėm kryhet pa njė shumė tė ndarė e tė identifikuar si pagesė e TVSH, vlera e tatueshme e tij ėshtė shuma qė sė bashku me TVSH e pagueshme mbi kėtė vlerė ėshtė e barabartė me pagesėn totale qė bėhet pėr furnizimin.

 

11.2 Saktėsimet

Nėqoftėse bėhet saktėsim pėr njė pagesė tė bėrė pėr njė furnizim pasi ėshtė lėshuar fatura, shitėsi duhet tė lėshojė njė faturė shtesė.

Njė saktėsim kryhet kur:

- furnizimi nuk ėshtė i njėjtė me atė qė ka kėrkuar blerėsi;

- mallrat janė dėmtuar apo shėrbimi nuk ėshtė kryer mirė;

- ēmimet ndryshojnė pėr ēfarėdo arsye (zbritje pėr pagesė tė menjėhershme, etj).

Nė qoftė se ēmimi rritet apo ulet shitėsi duhet tė lėshojė njė faturė shtesė. Fatura shtesė lėshohet nė tė njėjtėn formė si fatura dhe duhet tė tregojė:

- shumė qartė, nė njė vend tė dukshėm fjalėt "faturė shtesė";

- numrin rendor dhe numrin serial tė faturės sė parė tė cilėn saktėson:

- shumėn nė para tė rritjes apo uljes tė ēmimit;

- arsyen e saktėsimit sipas rasteve tė pėrcaktuara mė sipėr.

 

11.3 Borxhi i keq

Kur furnizuesi nuk ka marrė njė pagesė plotėsisht apo pjesėrisht pėr njė furnizim tė kryer, kemi tė bėjmė me njė borxh tė keq. Nė kėto raste e drejta pėr tė lėshuar njė faturė tė borxhit tė keq, lind :

a) pasi borxhi bėhet njė borxh i keq. Kjo fillon 6 muaj pas periudhės tatimore nė tė cilėn TVSH ėshtė zbatuar.

b) pasi shitėsi tė ketė paraqitur tė gjitha provat qė kėrkon organi tatimor pėr tė vėrtetuar se ai ka ndėrmarrė tė gjitha veprimet e duhura pėr tė arkėtuar borxhin e keq.

Prova kryesore qė detyrohet tė paraqesė shitėsi, ėshtė Vendimi i Gjykatės nė tė cilin vėrtetohet se blerėsi i tij ėshtė debitor dhe ka falimentuar, prandaj pėr kėto arėsye nuk mund t`i paguajė shitėsit vlerėn e furnizimit tė marrė. Pa kėtė Vendim, organet tatimore nuk munden nė asnjė rast tė pranojnė borxhin e keq si tė tillė.

rastin e njė borxhi tė keq, shitėsi duhet tė lėshojė njė faturė tė borxhit tė keq. Kjo faturė lėshohet nė tė njėjtėn formė si njė faturė normale. Ajo duhet tė tė tregojė fjalėt "borxh i keq", numrin rendor tė faturės tė parė me tė cilėn lidhet ky borxh dhe tė tregojė qė kreditimi i tatimit tė blerėsit duhet tė zvogėlohet. Kjo faturė pėrdoret nga shitėsi pėr tė zvogėluar detyrimin pėr TVSH, ndėrsa nga blerėsi pėr tė zvogėluar kreditimin e TVSH-sė.

Kur vetėm njė pjesė e vlerės sė transaksionit nuk ėshtė arkėtuar, atėherė fatura duhet tė tregojė shumėn e pa arkėtuar tė transaksionit dhe TVSH qė i pėrket kėsaj shume.

Pėr shembull nė faturėn e parė shuma pėr t’u arkėtuar;

Pėrfshirė TVSH ėshtė 90 lekė

TVSH pėr t’u arkėtuar 10 lekė

Shuma e arkėtuar 54 lekė

TVSH i arkėtuar 6 lekė

faturėn e borxhit tė keq:

Shuma e paarkėtuar 36 lekė

TVSH pėr t’u kredituar (saktėsuar)10-6 4 lekė

Saktėsimet mbi bazėn e faturės tė borxhit tė keq regjistrohen nga shitėsi nė librin e shitjeve si pakėsim detyrimi pėr TVSH ndėrsa nga blerėsi nė librin e blerjeve si pakėsim kreditimi pėr TVSH.

Kur kreditimi pėr njė borxh tė keq lejohet dhe i gjithė ose njė pjesė e kėtij borxhi paguhet mė vonė, shitėsi duhet tė lėshojė njė faturė tė re. Pėr lėshimin e kėsaj fature zbatohen tė njejtat rregulla dhe fatura e re duhet tė tregojė fjalėt "borxh i keq i paguar" dhe numrin e "faturės tė borxhit tė keq" me tė cilėn ka lidhje.

 

11.4 TVSH i zbatuar nga njė person i cili nuk ėshtė i regjistruar

Paragrafi 5 dhe 6 i nenit 36 tė ligjit parashikon qė, personi i cili nuk ėshtė i regjistruar dhe lėshon faturė me TVSH apo le tė kuptohet se ka zbatuar TVSH, paguan TVSH e treguar nė faturėn qė ka lėshuar. Veē kėsaj, masa e dėnimit ėshtė e barabartė me shumėn e TVSH tė zbatuar.

 

 

12. Mbajtja e regjistrimeve

 

12.1 Libri i blerjeve

Libri i blerjeve ėshtė i detyrueshėm tė mbahet nga tė gjithė personat e tatueshėm. Ai duhet tė tregojė nė faqen e parė numrin e identifikimit dhe emrin e personit. Tė gjitha faqet duhet tė kenė numėr rendor. Libri plotėsohet ēdo ditė. Nė tė regjistrohen pėr ēdo transaksion furnizuesi dhe tė dhėnat e faturės qė paraqet transaksionin.

Nė kėtė libėr regjistrohen data e lėshimit tė faturės, numri rendor i faturės, numri serial i shtypur nga shtypshkronja ose nga tatimpaguesi kur i lejohet, tė dhėnat e deklaratės sė importit, emri i shitėsit dhe numri i identifikimit tatimor tė tij.

Blerjet regjistrohen nė vlerė totale e cila pėrfshin edhe TVSH (nė qoftė se ka) si dhe tė ndara nė blerje pa kreditim tė TVSH dhe nė blerje me kreditim tė TVSH-sė.

Blerjet me kreditim tė TVSH regjistrohen tė ndara nė importe dhe blerje brenda vendit. Pėr ēdo blerje me kreditim tė TVSH personi regjistron vlerėn e tatueshme dhe kreditimin e tatimit qė i korespondon kėsaj blerje.

Nė fund tė librit tė blerjeve janė disa fletė inventari tė cilat do tė pėrdoren pėr tė pasqyruar inventarin e mallrave nė fund tė vitit.

Njė kopje e regjistrimeve mujore nė librin e blerjeve do tė paraqitet nė zyrėn e TVSH, nė momentin qė tėrhiqet FDP-ja.

 

12.2 Libri i shitjeve

Libri i shitjeve ėshtė i detyrueshėm tė mbahet nga tė gjithė personat e tatueshėm. Ai duhet tė tregojė nė faqen e parė numrin e identifikimit dhe emrin e personit tė tatueshėm. Tė gjitha faqet duhet tė kenė numėr rendor. Libri plotėsohet ēdo ditė. Nė tė regjistrohen pėr ēdo transaksion klienti dhe tė dhėnat e faturės qė paraqet transaksionin.

Nė librin e shitjeve regjistrohen data e lėshimit tė faturės, numri rendor i faturės, numri serial i shtypur nga shtypshkronja ose nga tatimpaguesi kur i lejohet dhe data e numri i deklaratės doganore kur mallrat eksportohen, emri i klientit dhe numri i identifikimit tė tij (nė qoftė se ka). Nė tė regjistrohet vlera totale e transaksionit pėrfshirė TVSH (nė qoftė se ka).

Shitjet regjistrohen tė ndara nė tė pėrjashtuara, me zero pėrqind dhe tė tatueshme. Pėr ēdo shitje tė tatueshme regjistrohen vlera e tatueshme dhe tatimi i zbatuar.

Njė kopje pėrmbledhėse e regjistrimeve mujore nė librin e shitjes do tė paraqitet nė zyrėn e TVSH, nė momentin qė tėrhiqet FDP-ja.

 

12.3 Regjistrimet elektronike

Regjistrimet (librat e shitjes dhe tė blerjes) mund tė mbahen edhe nė kompjuter. Nė kėtė rast, personi i tatueshėm ėshtė i detyruar tė lejojė hyrjen e organeve tatimore nė ēdo kompjuter ku janė mbajtur regjistrimet, pėr tė kryer inspektime tė ndryshme mbi regjistrimet e mbajtura.

Personat e tatueshėm pėr TVSH–nė pajisen me fatura tatimore me numėr serial tė shtypur paraprakisht, nė Degėt e Tatim Taksave ku ata janė tė regjistruar. Kėto janė tė vetmet fatura qė duhet tė lėshohen nga personi i tatueshėm. Mund tė pėrdoren dokumenta tė tjera, nė rastet kur personi I tatueshėm ka autorizimin me shkrim nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve pėr t`i pėrdorur kėto dokumenta, me kusht qė tė pėrmbajnė tė gjitha tė dhėnat e kėrkuara nė ligj dhe nė udhėzimin nė zbatim tė tij.

Modeli i Faturės, i librit tė shitjes dhe i librit tė blerjeve, pėrgatitur nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve kanė formėn sipas formularit nė faqet mbrapa .

 

 

13. Deklarimi

 

13.1 Deklarata dhe pagesa e TVSH

Deklarata e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar plotėsohet nė dy kopje dhe paraqitet nga personi i tatueshėm nė degėt pėrkatėse tė Bankave, me tė cilat DPT ka lidhur marėveshje pėr pranimin e pagesave tė TVSH. Pagesa bėhet nė bankėn qė mbulon rrethin ku personi i tatueshėm ėshtė regjistruar, brenda 14 ditėve pas pėrfundimit tė periudhės tatimore tė paraqitur nė deklaratė.

Punonjėsi i bankės bėn shėnime nė pjesėn e tretė tė dokumentit "pagesa" pastaj i kthen personit tė tatueshėm kopjen e dytė. Nė fund tė ēdo dite origjinalėt e deklaratės dhe pagesės tė TVSH mblidhen nga banka dhe ju dorėzohen organeve tatimore tė rrethit pėrkatės pėr pėrpunim siē parashikohet nė Marrėveshjet e lidhura midis Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve dhe Bankave pėrkatėse.

Personi i tatueshėm paraqet deklaratėn e TVSH nė bankė edhe nėqoftėse ai nuk ka pėr tė paguar detyrim tatimor. Plotėsimi i saktė i deklaratės, paraqitja dhe pagesa brenda afateve kohore tė pėrcaktuara ėshtė detyrim ligjor pėr tė gjithe personat e tatueshėm. Moszbatimi i kėtij detyrimi ngarkon me pėrgjegjėsi ligjore personin e tatueshėm dhe dėnohet nė bazė tė ligjit pėr TVSH dhe tė udhėzimit nė zbatim tė tij.

Deklarata pėrbėhet nga tre pjesė.

1. Pjesa e parė kėrkon tė dhėna pėr identifikimin e personit tė tatueshėm.

2. Pjesa e dytė kėrkon tė dhėna pėr llogaritjen e detyrimit tatimor.

3. Pjesa e tretė ėshtė pagesa e TVSH e cila plotėsohet nga banka.

Formulari i deklaratės dhe pagesės tė TVSH paraqitet nė faqen mbrapa:

 

 

14. Shitja me pakicė

Konsiderohen shitje me pakicė :

- tė gjithė ato furnizime qė bėhen pėr konsum pėrfundimtar,

- nė ato sasi qė nuk tejkalojnė nevojat private normale tė konsumatorit dhe

- qė nuk rishiten.

Shitėsit me pakicė janė tė detyruar tė lėshojnė fatura tatimore nė kėto raste:

- Nė tė gjitha furnizimet e mallrave e shėrbimeve qė kryhen nga persona tė regjistruar pėr TVSH dhe qė ushtrojnė aktivitet nė hoteleri, restorante, tregti mobiljesh, tregti pajisjesh elektroshtėpiake, tregti kompjuterash dhe pjesėt e tyre, tregti pajisje tė tjera elektronike dhe shitje materiale ndėrtimi dhe hidrosanitare, pavarėsisht nga vlera.

- Nė tė gjitha rastet e tjera kur vlera e faturės ėshtė mė e madhe se 10.000 lekė.

- Nė tė gjitha rastet kur blerėsi ėshtė person i regjistruar pėr TVSH dhe kėrkon faturė tatimore.

Faturat duhet tė regjistrohen njė pėr njė nė librin e shitjeve.

Nė ēdo rast tjetėr shitėsit me pakicė lėshojnė kupona tatimore tė arkave regjistruese ose dėftesa tatimore, siē pėrcaktohet nė Ligjin Nr.7758 datė 12.10.1993 "Pėr dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive pėr tatimet". Kuponi tatimor dhe dėftesa tatimore nuk ėshtė i detyrueshėm tė pėrmbajė pėrveē shumės totale tė tij edhe TVSH-nė e llogaritur. Pėr tė gjetur shumėn e TVSH-sė tė pėrfshirė nė vleftėn totale tė kuponit, kjo vleftė shumėzohet me 16,666 pėrqind ose pjestohet me 6.

Nė kėto raste, regjistrimi nė librin e shitjeve nga shitėsit me pakicė do tė bėhet nė mėnyrėn e mėposhtme:

Totali i tė ardhurave ditore duhet tė regjistrohet ēdo ditė. Nė kollonėn TVSH tė librit tė shitjeve do tė shėnohet shuma e TVSH-sė sė mbledhur e cila ėshtė rezultat i produktit tė totalit tė shitjeve me TVSH shumėzuar me 16.666 pėrqind ose i pjestimit tė totalit tė shitjeve me TVSH me 6.

Tė ardhurat ditore duhet tė mbėshteten nga dokumenta justifikuese qė dėshmojnė pėr saktėsinė e tyre, tė tilla si kuponat e arkave regjistruese dhe dokumenta tė tjera nė mbėshtetje tė legjislacionit nė fuqi.

Libri i blerjeve mbahet njėlloj si tė gjithė personat e tjerė tė tatueshėm dhe po kėshtu regjistrimet nė librin e shitjeve pėr faturat tatimore.

 

 

15. Lidhjet midis administratės tatimore dhe administratės doganore

Organet tatimore janė tė detyruar t`i japin organeve doganore informacion pėr transaksionet qė lidhen me importin apo eksportin e mallrave tė kryer nga personat e tatueshėm. Organet doganore janė tė detyruara ti japin organeve tatimore informacion pėr personat e tatueshėm importues apo eksportues dhe pėr TVSH e mbledhur nė importe me qėllim tė kontrollit tė kryqėzuar tė informacionit.

Nė zbatim tė Akt-marrėveshjes, dt 2.07.1999, nr. 2575 prot, tė nėnshkruar ndėrmjet DPT dhe DPD duhet:

1) Tė bėhet kontrolli i identitetit tė ēdo tatimpaguesi importues ose eksportues nė momentin e zhdoganimit tė mallrave, pėr tė mėnjanuar tėrėsisht NIPT-et dhe ēertifikatat e regjistrimit fallso dhe pėrdorimin e jashtėligjshėm tė tyre nga subjektet kontrabandiste.

2) Nė asnjė rast tė mos lejohet kryerja e praktikės sė importit apo eksportit nėse tatimpaguesi nuk paraqet njėkohėsisht kopjen e noterizuar tė ēertifikatės sė NIPT-it dhe origjinalin e ēertifikatės sė Regjistrimit tė vitit pėrkatės tė organit tatimor tė rrethit. Njė fotokopje e kėtyre dokumentave depozitohet nė dosjen e praktikės. Nė deklaratėn doganore tė shėnohet detyrimisht edhe NIPT (qė merret nga Ēertifikata e NIPT) dhe Kodi Fiskal i tatimpaguesit (qė merret nga Ēertifikata e Regjistrimit).

3) Pėr ēdo praktikė importi apo eksporti, nė doganat qė janė tė pajisura me kompjuter tė bėhet nė ēdo rast krahasimi i NIPT tė paraqitur nga subjekti me NIPT e hedhur nė kompjuterin e doganės. Nė doganat e tjera, tė bėhet verifikimi me listėn e tatimpaguesve, qė DPT u dėrgon kėtyre degėve.Nė raste paqartėsie, tė krijohen lidhje direkte me DPT dhe DPD.

 

 

16. Amballazhet qarkulluese

Shitja e amballazheve qarkulluese qė, faturohen bashkė me mallin ėshtė furnizim i tatueshėm dhe mbi to llogaritet TVSH. Pėr sasinė e amballazheve qė do tė kthehen, kthyesi nėse ėshtė person i tatueshėm pėr TVSH-nė, detyrohet tė bėjė njė faturė tatimore me TVSH. Nėse personi qė ka blerė mallrat sė bashku me amballazhin nuk ėshtė person i tatueshėm pėr TVSH, atėherė shitėsi lėshon pėr veten e tij njė faturė pėrmbledhėse tatimore me TVSH, e cila plotėsohet nė bazė tė tė dhėnave tė faturave tė thjeshta (jo tatimore por me identitete tė sakta dhe kodin fiskal pėrkatės) qė u janė lėshuar atyre nga kthyesit e amballazhit qarkullues.

 

 

17. Kreditimi i tatimit

 

Pėrmbajtja

TVSH e kreditueshme (e zbritshme) ėshtė shuma e TVSH-sė qė personi i tatueshėm paguan nė momentin qė ai blen mallra apo shėrbime brenda vendit, si dhe shuma e TVSH qė ai ka paguar pėr importet e bėra, me kushtin qė, kėto furnizime t`i shėrbejnė vetėm furnizimeve tė tatueshme qė do tė bėjė ky person i tatueshėm.

Nėse furnizimet e marra ose importet e bėra i shėrbejnė furnizimeve tė pėrjashtuara qė mund tė bėjė personi i tatueshėm, nuk lejohet kreditimi i TVSH-sė sė paguar nė lidhje me furnizimet e marra pėr kėto qėllime.

Kur furnizimet qė merr njė person i tatueshėm, qoftė duke blerė brenda vendit, qoftė duke importuar, nuk janė tė destinuara pėr ushtrimin e njė veprimtarie ekonomike, sipas nenit 17 "Veprimtaria ekonomike", ai nuk ka tė drejtė tė kreditojė (zbresė) TVSH-nė e paguar pėr kėto blerje ose importe.

Nėse personi i tatueshėm i pėrdor furnizimet e marra ose importet e bėra edhe pėr qėllime tė furnizimeve tė tatueshme edhe pėr qėllime tė furnizimeve tė pėrjashtuara njėkohėsisht, atėherė kreditimi i tatimit tė paguar do tė bėhet pėrpjestimisht sipas paragrafit 11.1 tė po kėtij Udhėzimi.

 

Forma

Kreditimi i TVSH-sė paguar nė blerje do tė kėrkohet mbi bazėn e faturės tatimore origjinale tė lėshuara sipas nenit 36. Pa kėtė faturė nuk mund tė zbritet TVSH e paguar nė blerje.

Pėr tė kredituar TVSH e paguar nė import tatimpaguesit duhet tė zotėrojnė deklaratėn doganore origjinale tė importit.

 

Koha

Kreditimi i tatimit pėr njė periudhė tatimore ėshtė totali i TVSH i zbatuar nė lidhje me:

a) tė gjitha furnizimet e tatueshme tė bėra pėr personin e tatueshėm gjatė kėsaj periudhė tatimore nga persona tė tjerė tė tatueshėm.

b) tė gjitha importet e mallrave tė bėra nga personi i tatueshėm gjatė kėsaj periudhe tatimore.

Periudha tatimore, sipas nenit 38, ėshtė muaji kalendarik. TVSH e hyrjeve nuk mund tė zbritet pėrpara periudhės tė cilės I pėrket.TVSH e hyrjeve mund tė paraqitet si e kreditueshme vetėm brenda 12 periudhave tatimore, pas kėsaj periudhe tatimpaguesi nuk ka tė drejtė tė kreditojė mė (pas kėsaj regjistrohet si blerje me TVSH jo tė zbritėshme). TVSH e hyrjeve regjistrohet nė periudhėn tatimore nė tė cilėn po kėrkohet kreditimi. Kreditimi i TVSH sė hyrjeve jo nė periudhėn pėrkatėse dėnohet sipas paragrafit 2 tė pikės 21.6 tė kėtij Udhėzimi.

 

Kreditimi nė rastet e eksporteve

Nė rastet kur eksportuesit zotėrojnė Deklaratėn (shqiptare) Doganore tė Eksportit (DDE), origjinale ose nė mungesė tė saj fotokopje tė legalizuar nga organet doganore, bazuar nė ligjin " Pėr TVSH" , neni 33, kanė tė drejtė tė kreditojnė TVSH-nė e paguar nė blerjet qė i shėrbejnė eksporteve. Nė kėto raste, organet tatimore njohin si tė zbritėshme TVSH e paguar nė blerjet e bėra nė funksion tė eksporteve tė kryera ose pėr tu kryer (fatura tatimore origjinale tė kontrolluara nga organet tatimore).

 

 

18. Kreditimi i pjesshėm i tatimit

mbėshtetje tė nenit 33 pika 4, nė qoftė se njė furnizim malli apo shėrbimi pėrdoret pjesėrisht pėr qėllime tė furnizimeve tė tatueshme tė bėra ose pėr t’u bėrė dhe pjesėrisht pėr furnizime tė pėrjashtuara, lejohet vetėm njė pjesė e kreditimit tė tatimit. Llogaritja e kreditimit tė pjesshėm bėhet nė bazė tė pėrqindjes tė kreditimit

18.1.1 Pėrqindja e kreditimit te Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar.

Kjo pėrqindje do tė llogaritet si raport i shumės pa pėrfshirė TVSH tė furnizimeve tė tatueshme dhe eksporteve nė numėrues me qarkullimin gjithsej pa pėrfshirė TVSH nė emėrues.

 

Pėrqindja e kreditimit =                         qarkullimi i tatueshėm + eksporte _________

                                                 qarkullimi i tatueshėm + eksporte + furnizime tė pėrjashtuara

 

Llogariten dy pėrqindje kreditimi:

1. pėrqindja fillestare dhe

2. pėrqindja pėrfundimtare.

18.1.2 Periudha qė duhet tė merret pėr llogaritjen e pėrqindjes tė kreditimit

Periudha qė duhet tė merret pėr llogaritjen e pėrqindjes fillestare tė kreditimit tė tatimit ėshtė viti i mėparshėm kalendarik. Nė qoftė se personi ėshtė nė vitin e parė tė regjistrimit, ai duhet tė bėjė njė vlerėsim tė pėrqindjes me gjykimin e tij Po kėshtu pėr vitin e parė tė vėnies nė zbatim tė TVSH kjo pėrqindje pėrcaktohej nga vetė personi.

Periudha qė merret pėr bazė nė llogaritjen e pėrqindjes pėrfundimtare tė kreditimit ėshtė viti kalendarik nė tė cilin ėshtė bėrė blerja (furnizimi i mallit apo shėrbimit).

Veprimet pėr llogaritjen e pėrqindjes tė kreditimit dhe saktėsimi i TVSH pėr t’u kredituar duhet tė pasqyrohen nė librin e blerjeve nė periudhėn kur bėhen llogaritjet.

18.1.3 Rregullimi pėrfundimtar

Nė janar tė vitit pasardhės kalendarik, personi i tatueshėm duhet tė rillogarisė pėrqindjen pėrfundimtare tė kreditimit tė TVSH qė i takon furnizimeve tė tatueshme, sipas qarkullimit tė realizuar nė fakt.

Rregullimi pėrfundimtar do tė bėhet nė qoftė se pėrqindja pėrfundimtare e kreditimit ndryshon nga pėrqindja fillestare e kreditimit tė zbatuar gjatė vitit me mė shumė se 20%.

Nėqoftėse ndryshimi nuk kalon 20%, atėherė kreditimi fillestar nuk ndryshon.

Psh. nė gjashtėmujorin e dytė 1996, (qysh nga data e zbatimit tė TVSH), qarkullimi gjithsej pa TVSH ėshtė 5 milionė lekė, nga i cili:

- furnizime tė tatueshme 2,5 milionė lekė dhe

- furnizime tė pėrjashtuara 2,5 milionė lekė.

Pėrqindja e kreditimit tė tatimit ėshtė:

2,5 milionė = 50%

5 milionė

Nė 1997 qarkullimi gjithsej pa TVSH ėshtė 7.000.000 lekė nga i cili

-furnizime tė tatueshme 2 milionė lekė

-furnizime tė pėrjashtuara 5 milionė lekė

Pėrqindja e kreditimit tė tatimit ėshtė:

2 milionė = 28.5%

7 milionė

mars 1997 blihet njė banak me njė vlerė 10 mijė lekė. TVSH i paguar ėshtė 1.250 lekė. Nė kėtė kohė personi i tatueshėm mund tė llogarisė vetėm pėrqindjen fillestare tė kreditimit atė tė vitit 1996. Prandaj kreditimi i pjesshėm i tatimit do tė llogaritet me pėrqindjen fillestare tė kreditimit.

125O x 50%=625 lekė.

janar 1998 do tė bėhet rregullimi pėrfundimtar i kreditimit tė pjesshėm tė kėrkuar sepse pėrqindja fillestare me tė cilėn ėshtė llogaritur kreditimi i pjesshėm i tatimit ndryshon nga pėrqindja pėrfundimtare e vitit 1997 me mė shumė se 20%.

Kreditimi pėrfundimtar i TVSH 125O x 28.5% = 356 lekė

Kreditimi fillestar i TVSH 625 lekė

Rregullimi nė minus 625 - 356 = 269 lekė

Veprimet pėr rregullimin pėrfundimtar tė kreditimit pasqyrohen nė librin e blerjeve nė janar tė vitit pasardhės kalendarik dhe raportohen nė deklaratėn e kėtij muaji.

Nė deklaratėn e muajit janar 1998 kreditimi i TVSH duhet tė pakėsohet me 269 lekė.

18.1.4 Aktivet e qėndrueshme

Pėr aktivet e qėndrueshme rregullimi i kreditimit tė pjesshėm do tė bėhet me 2 mėnyra.

Mėnyra e parė ėshtė ajo e pėrshkruar nė paragrafin e mėsipėrm pėr furnizimet e zakonshme tė mallrave dhe shėrbimeve.

Mėnyra e dytė do tė pėrdoret vetėm nė rastet kur cmimi i aktivit tė qėndrueshėm ėshtė mė i madh se 1,000,000 lekė (pa TVSH) dhe ndryshimi i pėrqindjes fillestare tė kreditimit me pėrqindjen pėrfundimtare ėshtė mė i madh se 20 %.Kjo mėnyre mban parasysh afatin e amortizimit tė aktiveve tė qėndrueshme. Nė kėto raste, vetėm pėr qėllime tė TVSH periudha e amortizimit tė aktivit tė qėndrueshėm do tė merret 5 vjet.

P.sh. pėrqindja e kreditimit tė tatimit pėr vitin 1996 ėshtė 60%. Nė mars tė vitit 1997 blihet njė aktiv qėndrueshėm me njė vleftė pa TVSH prej 2 milionė lekė.

TVSH i paguar pėr aktivin e qendrueshėm 250 mijė lekė kreditimi i pjesshėm me pėrqindjen fillestare:

250 mijė x 60% = 150 mijė lekė.

Pėrqindja e kreditimit tė TVSH pėr vitin 1997 ėshtė 30%.

Kreditimi pėrfundimtar i TVSH ėshtė 250 mijė x 30% = 75 mijė lekė.

Kreditimi fillestar i TVSH ėshtė150 mijė lekė.

Rregullimi i kreditimit nė minus = 150 mijė - 75 mijė = 75 mijė lekė.

Ky rregullim do tė bėhet nė deklaratėn e janarit 1998.

Pėrqindja kreditimit pėr vitin 1998 ėshtė 55%.

Ndryshimi i pėrqindjes tė kreditimit tė vitit 1998 me pėrqindjen e kreditimit tė vitit 1997 ėshtė mė i madh se 20%.

Ndryshimi ėshtė:

55% - 30%=25%

Rregullimi i kreditimit nė plus llogaritet

(kreditimi pėrfundimtar x koefiēientin e amortizimi vjetor) x ndryshimi i pėrqindjes tė kreditimit tė vitit 1998 nga pėrqindja e kreditimit tė vitit 1997

(75 000 x 1/5) x 25% = 3750 lekė

Ky rregullim do tė bėhet nė deklaratėn e janarit 1999.

Pėrqindja e kreditimit pėr vitin 1999 ėshtė 40%. Ndryshimi i saj me pėrqindjen e vitit 1998 nuk i kalon 20%. (40% - 25%) = 15%

Rregullimi i kreditimit = 0

Pėrqindja e kreditimit pėr vitin 2000 ėshtė 42%.

Rregullimi i kreditimit = 0

Pėrqindja e kreditimit pėr vitin 2001 ėshtė 60%.

Rregullimi i kreditimit = 0

Rregullimi i fundit i kreditimit ėshtė 3750 lekė.

18.1.5 Ndryshimet pėrdorimit tė aktiveve tė qėndrueshme.

Nė qoftė se aktivet e qėndrueshme tė pėrdorura pėr veprimtari tė tatueshme ose pėr eksporte pėrdoren mė vonė pėr veprimtari private, i jepen njė veprimtarie tė pėrjashtuar ose shiten dhe shitja nuk ėshtė e tatueshme, rregullimi i kreditimit fillestar tė marrė do tė bėhet vetėm nė qoftė se aktivi kapital ndryshon pėrdorimin brenda 5 vjetėve nga data e blerjes ose e pėrfitimit dhe nė qoftė se ēmimi i aktivit i tejkalon 1 milion lekė pa TVSH. Rregullimi bėhet duke pėrdorur koefiēientin e amortizimit vjetor qė merret 1/5. Viti kalendarik i papėrfunduar do tė merret si vit i plotė. Veprimet e saktėsimit tė kreditimit fillestar duhet tė pasqyrohen nė librin e blerjeve.

Psh. njė firmė blen nė gusht 1996 njė aktiv tė qėndrueshėm me njė vlerė 2 milione lekė. Kreditimi fillestar ėshtė 400 mijė lekė.

Nė vitin 1998 kjo firmė e ndalon veprimtarinė e saj ekonomike dhe e mban aktivin e qėndrueshėm pėr pėrdorim privat.

Rregullimi i kreditimit do tė bėhet duke mbajtur parasysh 2 vjetėt e mbetur nga tė pesė vitet e amortizimit total tė tij nė tė cilat ky aktiv i qėndrueshėm nuk do tė pėrdoret pėr veprimtari ekonomike.

400 mijė x 2/5 = 160 mijė lekė.

Tė gjitha kėto rregullime duhet tė pėrshkruhen qartė nė librin e blerjeve dhe tė paraqiten nė deklaratėn tatimore.

18.1.6 Furnizimet tė cilėt pėrdoren edhe nė veprimtarinė ekonomike edhe nė veprimtari jo ekonomike p.sh. pėr qėllime private.

Nė keto raste do tė lejohet kreditimi i njė pjese tė tatimit tė paguar nė blerje, nėse personi ka dokumenta ku pasqyrohet saktė pjesa e shpenzimeve qė ėshtė e lidhur me veprimtarinė ekonomike.

 

18. 2 Llojet e furnizimeve tė tatueshme dhe importimeve pėr tė cilat nuk lejohet kreditimi

mbėshtetje tė nenit 33 pika 5 kreditimi i tatimit nuk lejohet pėr:

1) tė gjitha llojet e shpenzimeve tė karburantit pėrveē:

 - kur qėllimi i veprimtarisė ekonomike ėshtė blerja e karburantit me qėllim pėr ta shitur atė;

 - Me autorizim me shkrim nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Tatimeve, kur karburanti i domosdoshėm pėr tė ushtruar veprimtari industriale, zė njė vend tė konsiderueshėm nė shpenzimet e bėra nga personi i tatueshėm.

2) shpenzimet pėr udhėtime e dieta, strehimin nė hotele dhe veprimtari ēlodhėse gjatė ushtrimit tė veprimtarisė ekonomike.

3) shpenzimet pėr autovetura pėrveē:

 - kur qėllimi i veprimtarisė ekonomike ėshtė blerja e autoveturave vetėm me qėllim pėr ti shitur ato

 - kur pėrdorimi i veturave ėshtė i vetmi qėllim i veprimtarisė ekonomike (psh dhėnia me qira, shėrbimi i taksive, ambulancave).

4) tė gjitha shėrbimet nė lidhje me shpenzimet e pėrmendura nė paragrafėt (a), (b), (c)

 

 

19. Rimbursimet

Nė zbatim tė nenit 50 tė Ligjit, personi i tatueshėm ka tė drejtė tė kėrkojė rimbursimin e tepricės kreditorė tė TVSH, kur ka mbartur njė shumė kreditimi tatimor gjatė 6 muajve radhazi dhe kur kjo tepricė ėshtė mė e madhe se 400,000 lekė.

Kur tatimpaguesi plotėson kushtet e mėsipėrme, ai plotėson formularin "Kėrkesė pėr Rimbursim" dhe e dėrgon atė nė zyrėn e TVSH sė rrethit. Zyra e TVSH, ėshtė e detyruar tė verifikojė nė vend saktėsinė e shumės sė rimbursimit tė kėrkuar dhe e miraton atė brenda 30 ditėsh nga data e paraqitjes sė Kėrkesės pėr Rimbursim. Zyra e TVSH sė rrethit harton nė dy kopje Listėn e Rimbursimeve tė cilėn ia dėrgon degės pėrkatėse tė Bankės pėrkatėse. Kėsaj liste tė nėnshkruar nga pėrgjegjėsi i zyrės sė TVSH i bashkėngjiten Urdhėr Xhirimet pėrkatėse pėr ēdo rast rimbursimi tė miratuar dhe tė pėrfshirė nė listė. Urdhėr xhirimet do tė nėnshkruhen nga Kryetari i Degės sė Tatimeve tė rrethit.

Rimbursimet do tė kryhen vetėm nga dega e Bankės pėrkatėse tė rrethit, ku personi i tatueshėm ėshtė i regjistruar pėr TVSH. Pasi tė jetė bėrė rimbursimi, njėra kopje e listės sė rimbursimeve do ti kthehet degės sė tatimeve. Ēdo rimbursim pėrmban datėn e kryerjes dhe nėnshkruhet nga nėpunėsi i degės sė bankės.

Nė zbatim tė Dekretit tė Presidentit Nr. 1582, datė 15.08.1996 pėr rastet kur nė marrėveshjet financiare tė ratifikuara nė Kuvend ose tė miratuara nga Qeveria nė formėn e granteve parashikohet mospėrdorim i burimeve financiare tė huaja pėr tė paguar taksa e tatime, duke pėrfshirė tatimin mbi vlerėn e shtuar, tatimi i paguar do t'u rimbursohet financuesve tė huaj nga administrata tatimore brenda 45 ditėve.

Proēedurat e rimbursimit tė TVSH-sė tė paguar si mė lart do tė jenė si mė poshtė :

 

19.1 Kur TVSH paguhet direkt nga donatori

Kur TVSH paguhet direkt nga njėsia zbatuese e donatorit apo e projektit nė Shqipėri si pėr blerjet brenda vendit ashtu dhe pėr importet, njėsia paraqet nė Zyrėn e TVSH-sė sė rrethit pėrkatės (ku ka qendrėn njėsia zbatuese e projektit) kėtė dokumentacion:

- Kėrkesėn pėr rimbursim ku theksohet shuma e rimbursimit qė kėrkohet, veprimtaria e kryer, arsyet pėr rimbursim, etj.

- Kopjen e noterizuar nė gjuhėn shqipe tė marrėveshjes sė ratifikuar nė Kuvend ose e Marrėveshjes sė miratuar nga Qeveria. Marrėveshja duhet tė pėrmbajė emėrtimin e projektit apo tė projekteve, shumėn totale pėr secilin prej tyre, shumėn e mbetur nga 1 korriku e mė pas, afatin kohor tė fillimit e tė pėrfundimit tė projektit. Kopja e marrėveshjes shoqėrohet edhe me listėn (emrin dhe mbiemrin) e pėrfaqėsuesve zyrtar tė ēdo projekti.

- Deklaratėn mujore tė TVSH, teprica kreditore e tė cilės (kutia 22) duhet tė jetė e barabartė me shumėn e TVSH qė kėrkohet tė rimbursohet.

- Faturat origjinale tė blerjes (nė rastin e blerjeve brenda vendit) dhe deklaratat origjinale doganore (pėr rastet e importeve). Si faturat ashtu dhe deklaratat doganore tė importit duhet tė pėrmbajnė nė mėnyrė shumė tė dukshme shėnimin: "Blerja / Importi bėhet nė kuadrin e marrėveshjes sė ratifikuar nė Kuvend ose tė miratuar nga Qev