Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
 
   
publikime AlBIC   

publikim 1
publikim 2
publikim 3..

per me shume

oferte nga ALBIC   

ALBIC ju ofron rregjistrim domain-i dhe adrese email-i pop3. Cilesi e larte dhe cmimet me te lira ne treg.
domain: emrifirmes.albic.net
email: emrijuaj@albic.net

per me shume

Reklama juaj   
Ketu mund te ishte reklama juaj!

Reklamoni ne ALBIC

 

UDHĖZIM

Nr.12 datė 14.7.1995

 

PĖR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISĖ TATIMORE NĖ QĖNDĖR DHE NE RRETHE.

 

Nė zbatim tė dispozitave ligjore :Dekretit nr. 1074 datė 21.04.1995 datė 21.04.1995 miratuar me ndryshime me ligjin nr. 7938 datė 24.05.1995 "Mbi shpėrbėrjen e Policisė Financiare dhe krijimin e Policisė Tatimore dhe Polcisė Doganore" dhe me vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 216 datė 15.05.1995 "Mbi kriteret e organizimit tė Policisė Tatimore dhe asaj Doganore"

 

STRUKTURA DHE ORGANIZIMI I POLICISĖ TATIMORE.

1. Policia tatimore ėshtė organ ekzkekutiv i armatosur, i integruar nė pėrbėrje tė organeve tatimore.

2. Policia tatimore ėshtė e vendosur direkt nėn autoritetin e Drejtorit tė Drejtorisė sė Tatimeve.

3. Drejtuesi i Policisė Tatimore emėrohet dhe shkarkohet nga Ministri i Financave, ndėrsa e gjithė organika tjetėr e policisė tatimore ėshtė nėn autoritetin e Drejtorit te Drejtorisė se Tatimeve.

4. Nė qėnder:

Nė strukturėn e Drejtorisė sė Tatimeve organizohet njė degė e veēantė ajo e policisė tatimore qė varet drejtpėrdrejtė nga Drejtori i Tatimeve dhe qė organizon punėn e policisė tatimore nė gjithė territorin e Republikes sė Shqipėrisė duke ushtruar kompetencat e saj sipas dispozitave ligjore nė fuqi.

Nė mėnyrė tė veēantė dega e policisė tatimore :

a. Pėrcakton metodat e punės sė policisė tatimore.

b. Kontrollon dhe ndjek veprimtarinė e policisė tatimore.

c. Nė kryerjen e detyrės policia tatimore bashkpunon me degėt e tjera tė Drejtorisė sė Tatimeve , organizon marrėdhėniet nėpėrmjet akteve tė bashkėpunimit me institucionet dhe organizmat e tjerė shtetėror dhe ndjek zbatimin e tyre.

d. Organizon pėrgatitjen dhe ngritjen e nivelit profesional tė punonjėsve tė policisė tatimore nė fushėn e sisitemit fiskal dhe nė atė tė pėrgatitjes speciale.

5. Nė ēdo rreth:

Krijohet policia tatimore nė pėrbėrje tė degės sė tatimeve tė rrethit , kryetari i degės sė tatimeve tė rrethit pėrcakton, detyrat operative pėr t’u zbatuar nga policia tatimore ne kuadrin e detyrave dhe urdhėrave qė shtron drejtoria e tatimeve.

Pėrgjegjėsi i policisė tatimore tė rrethit ka vartėsi tė drejtpėrdrejtė nga kryetari i degės sė tatimeve tė rrethit. Pėr probleme tė veēanta raporton direkt te Drejtor i Tatimeve nė Ministrinė e Financave.

 

TĖ DREJTAT DHE DETYRAT E POLICISĖ TATIMORE

Policia Tatimore ka kėto tė drejta dhe detyra:

1. Tė sigurojė zbatimin e ligjshmėrisė nė sisitemin e tatim taksave, duke ekzekutuar sanksionet ligjore tė vendosura nga organet tatimore nė qėndėr dhe nė bazė dhe tė pa zbatuar nga personi juridik e fizik, qė ushtrojnė aktivitet ekonomik nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė .

2. Sekuestrojnė vlerat monetare dhe materiale nė bazė tė urdhėrit tė sekuestrimit, tė nxjerrė nga organi epror i saj.

3. Ushtron kontroll pėr tė zbuluar aktivitetin pa leje tė ushtrimit tė profesionit dhe qė janė tė paregjistruar nė organet tatimore, duke ndjekur zbatimin e vendimeve tė kėtyre organeve pėr mbylljen e veprimtarisė pa leje.

Pėr tė tilla raste me urdhėr tė organit epror sekuestron tė ardhurat e pėrfituara nė mėnyrė tė paligjshme dhe mallrat, objekti i kėtij aktiviteti si dhe tė bėjė ekzekutimin e masave tė tjera ndėshkuese .

4. Merr pjesė sė bashku me inspektorėt e organeve tatimore nė kontrollin e subjekteve ekonomike, nė kontrollet e veēanta si: mbajtjen e dokumentave tė kontabilitetit, regjistrimin e rregullt tė tyre dhe pasqyrimin e drejtė nė bilance kontabėl, tė kontrollojė lėshimin e faturave, pėrdorimin e arkave regjistruese dhe lėshimin e kuponave tatimorė.

5. Tė kontrollojė dokumentin e levizjes sė mallrave dhe udhėtarėve nė tė gjithė llojet e transportit, tė bėjė kontrolle fizike mbi vėrtetėsine e pėrmbajtjes sė dokumetacionit shoqėrues.

6. Kontrolli nė sektorin e transportit nė tė gjitha rastet do tė bėhet nga grupi pėrkatės, nė pėrbėrjen e tė cilit do tė jetė edhe njė inspektor i tatimeve.

7. Merr pjesė nė kontrollin e deklaratave tatimore nė mbėshtetje tė operacioneve tė verifikimit qė zbatojnė inspektorėt e tatimeve.

8. Bllokon kur e sheh tė nevojshme, gjithė dokumentacionin qė ka lidhje me veprimtarinė qė kontrollohet.Pėr veprimet dhe rezultatet e kontrollit punonjėsit e policisė tatimore, mbajnė proces verbalet pėrkatėse dhe informojnė me shkrim organin epror tė tyre brenda 24 orėve i cili vendos pėr sanksionet dhe kundėrvajtjet administrative nė pėrputhje me legjislacionin tatimor nė fuqi.

9. Mbledh informacione dhe tė dhėna qė lidhen me veprimtarinė e tatimpaguesve pranė:

Administratave dhe institucioneve publike si:

- Organet doganore

- Institucioneve bankare dhe financiare

- Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore

- Subjekteve ekonomike, publike ose private. Me qėllim qė tė bėhet plotėsimi dhe ballafaqimi i tė dhėnave tė mbledhura me informacionet qė disponojnė organet tatimore.

10. Punonjėsit e policisė tatimore , mund tė propozojnė por nuk mund tė pėrcaktojnė masėn e tatimeve ose tė sanksioneve dhe masave tė tjera ndėshkimore qė merren ndaj tatimpaguesve.

 

RREGULLA TĖ VEĒANTA

1. Organet e policisė tatimore pajisen me mjete kryesore , armatim dhe inventari, tė cilat i pėrdorin sipas kritereve dhe rregullave pėrkatėse.

2. Gjatė ushtrimit tė veprimtarisė sė tyre organet e policisė tatimore mbajnė dhe paraqesin dokumenta identifikimi tė miratuara nga Ministri i Financave dhe pėr ēdo rast largimi nga puna Kryetari degės sė tatimeve dhe pėrgjegjėsi i policisė tatimore tėrheqin nga inspektori i larguar materialet , qė kishte nė inventar si dhe dokumentat identifikuese tė policisė duke zbatuar rregullat pėrkatėse pėr administrimin e armėve.

3. Policia tatimore bashkėpunon me policinė doganore dhe nė raste tė duhura kėrkon ndihmėn e organeve tė rendit, sipas protokoll marrėveshjeve tė lidhura.

4. Shpenzimet pėr mbajtjen e policisė tatimore, pėrfshihen nė buxhetin e shpenzimeve tė miratuara pėr organet tatimore nė qėndėr dhe nė rrethe.

5. Punonjėsit e policisė tatimore pėr veprimet e kryera nė kundėshtim me pėrmbushjen e detyrės, kur ato nuk bejnė vepėr penale mbajnė pėrgjegjėsi administrative sipas dispozitave nė fuqi.

 

MINISTRI

Dylber VRIONI

 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi

Kjo faqe u mundesua nga Fondacioni Soros per Shqiperine