Nė
mbėshtetje tė nenit 102, pika 4 tė Kushtetutės sė Republikės sė
Shqipėrisė dhe nė zbatim tė nenit 74 tė Ligjit Nr. 8560, datė 22.
12. 1999 Pėr Proēedurat Tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė,
Ministri i Financave,
U D
H Ė Z O N :
1.PERFSHIRJA
E TATIMPAGUESVE NE VEPRIMTARI EKONOMIKE OSE DISPONIMI I PASURIVE QE KANE
ELEMENTE TE TAKSUESHME
1.1 Pėrgjegjėsia
pėr deklarimin dhe regjistrimin e veprimtarisė ekonomike.
Nė
zbatim tė nenit 14 tė ligjit, ēdo tatimpagues i cili pėrfshihet nė
njė veprimtari ekonomike, pavarėsisht cili ėshtė qėllimi dhe
rezultati i saj (fitimi apo humbja) ėshtė i detyruar tė deklarojė nė
organin tatimor veprimtarinė qė realizon ose do tė realizojė.
Deklarimi i veprimtarisė bėhet nė tė gjitha rastet kur tatimpaguesi
furnizon mallrat apo shėrbime, kryen transaksione me pasuri tė cilat
kanė elementė tė taksueshme, luan rolin e ndėrmjetėsit, tė
pėrfaqėsuesit tatimor etj. Tatimpaguesi duhet tė paraqitet nė organin
tatimor tė juridiksionit, me qėllim qė tė sqarojė pozicionin e tij
lidhur me detyrimet tatimore, tė kryejė proēedurat e regjistrimit dhe
tė pajisjes me dokumentin pėrkatės.
1.2
Detyrimi i organeve tė tjera shtetėrore pėr verifikimin e statusit tė
tatimpaguesit.
Pėr
identifikimin e veprimtarive ekonomike dhe zbatimin e legjislacionit
tatimor mbi kėto veprimtari, nė zbatim tė paragrafit tė dytė tė
nenit 23 tė ligjit, organet dhe institucionet e tjera shtetėrore dhe
joshtetėrore janė tė detyruara qė tė japin pėr organin tatimor
informacionet qė disponojnė lidhur me veprimtarinė e personave fizikė,
personave juridikė dhe individėve( personave natyralė) me tė cilėt
kanė marrėdhenie bashkėpunimi, shėrbimi, liēensimi, regjistrimi etj.
Kėto organe janė tė detyruara tė kėrkojnė nga organi tatimor
konfirmimin e statusit tė personit me tė cilin hyjnė nė marrėdhenie
juridike apo shėrbimi. Nuk mund tė hyjnė nė marrėdhėnie juridike apo
shėrbimi. Nuk mund tė hyjnė nė marrėdhėnie juridike apo shėrbimi me
persona, tė cilėt nuk paraqesin vėrtetimin e regjistrimit nė degėn e
tatimeve tė juridiksionit pėrkatės, organet e mėposhtme:
- Zyrat e
regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, pėr personat fizikė, personat
juridike ose individėt (personat fizikė natyralė), qė paraqiten nė
rolin e investitorit nė fushėn e ndėrtimit dhe tregtimit tė pasurive
tė paluajtshme.
- Zyrat e
liēensimit tė veprimtarive profesionale apo tė aktiviteteve tė tjera
qė kanė nevojė pėr liēensa specifike.
- Njėsitė
dhe zyrat qė akordojnė leje si : lejendėrtimi, lejeshfrytėzimi dhe tė
tjera tė ngjashme me to.
- Entet
prokuruese, tė cilat pranojnė oferta pėr furnizime mallra apo
shėrbimesh nga persona tė ndryshėm.
- Njėsitė
ose zyrat tė cilat likujdojnė faturat e furnizimit me mallra apo
shėrbime nga persona tė ndryshėm.
1.3
Zbatimi nga institucionet e tjera shtetėrore dhe joshtetėrore i
vendimeve ekzekutive tė organit tatimor
Nė
zbatim tė nenit 33, paragrafi gjashtė, organi tatimor ka tė drejtė tė
nxjerrė vendime tė veēanta ekzekutive (urdhėr bllokimi, urdhėr pėr
moskryerjen e transaksioneve me pasuri tė tundshme ose te patundshme tė
personit etj), tė cilat bėjnė tė mundur sigurimin e mbledhjes sė
detyrimeve tatimore ligjore nga persona, tė cilėt janė tė pėrfshirė
nė njė veprimtari ekonomike dhe qė tentojnė tė shmangin detyrimet
tatimore nėpėrmjet largimit, mosparaqitjes, transferimit tė aseteve dhe
pasurive tė tjera tė patundshme etj. Kėto vendime ekzekutive janė tė
detyrueshme per tu zbatuar nga organet dhe institucionet e tjera
shtetėrore dhe joshtetėrore, tė cilat kanė marrėdhenie juridike apo
shėrbimi me kėta persona.
MINISTRI
KASTRIOT
ISLAMI