|
UDHEZIM
Nr.
5, datė 20.09.2001
PER
PAJISJEN E TATIMPAGUESVE ME ARKA REGJISTRUESE DHE LESHIMIN E KUPONIT
TATIMOR
Nė
mbėshtetje tė Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave Nr. 243, datė
20.04.2001 "Pėr detyrimin e lėshimit tė kuponave tatimore me anėn
e arkave regjistruese", Ministri i Financave
UDHĖZON:
1.Tatimpaguesit
tė cilėt shesin mallra apo kryejnė furnizim shėrbimesh nė lokale apo
njėsi fikse tė hapura pėr publikun, detyrohen tė vendosin arka
regjistruese pėr lėshimin e kuponave tatimore.
1.1 Janė tė
detyruar tė vendosin arkėn regjistruese dhe tė lėshojnė kuponin
tatimor tė gjithė tatimpaguesit e regjistruar nė TVSH dhe qė shesin
mallra apo shėrbime pėr publikun.
1.2 Gjithashtu
janė tė detyruar tė pajisen me arka regjistruese edhe tatimpaguesit e
biznesit tė vogėl, tė cilėt furnizojnė mallra apo shėrbime nė
njėsi apo lokale tė hapura pėr publikun.
1.3 Nė zbatim tė
paragrafit 5 tė VKM nr.243, datė 20.04.2001, nuk janė tė detyruar tė
vendosin arkė regjistruese dhe tė lėshojnė kupon tatimor,
tatimpaguesit e regjistruar nė biznesin e vogėl, tė cilėt nė kuptim
tė Ligjit "Pėr tatimin mbi biznesin e vogėl", ushtrojnė:
a.
Veprimtari ambulante tregtare.
b.
Veprimtari artizanale shėrbimi (bojaxhi, hidraulik, elektriēist,
llustraxhi, kėpucar, marangoz, rrobaqepės, berber, llamarinist, murator,
teneqepunues, riparim biēikletash).
c.
Profesione tė lira (agronom, ekonomist, inxhinier, mėsues, veteriner,
projektues, arkitekt).
2. Tatimpaguesit
janė tė lirė tė sigurojnė vetė arkat regjistruese. Shėrbimi i
instalimit dhe mirėmbajtjes sė arkave regjistruese bėhet nga vetė
tatimpaguesi.
Nė
rast se arka regjistruese gjatė punės ka pėsuar difekt, riparimi pėr
vėnien nė punė duhet tė sigurohet nga vetė tatimpaguesi. Njoftimi
pėr difektin e konstatuar bėhet zyrtarisht nga ana e tatimpaguesit
brėnda 24 orėve nė Degėn e Tatimeve dhe Taksave tė rrethit
pėrkatės.
Tatimpaguesi
ėshtė i detyruar tė pėrfundojė riparimin e arkės regjistruese
brėnda 3 ditėve, duke evidentuar qarkullimin e realizuar gjatė kėsaj
periudhe nėpėrmjet dėftesės tatimore. Pėr mosrespektimin e afatit 3
ditor tė riparimit, tatimpaguesi ėshtė i detyruar ti nėnshtrohet
masave administrative pėrkatėse pėr mospajisjen me arkė regjistruese.
3. Afati
pėrfundimtar i pajisjes sė njėsive apo lokaleve me arkėn regjistruese
ėshtė 1 Tetor 2001. Mbas kėtij afati, ndaj tė gjithė tatimpaguesve
tė cilėt detyrohen tė kenė tė instaluar arkėn regjistruese e tė
lėshojnė kuponin tatimor dhe nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė, do
tė merren masa administrative tė parashikuara nė Ligjin nr. 7758, datė
12.10.1993 "Pėr dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive pėr
tatimet", ndryshuar me Ligjin nr. 7900, datė 08.02.1995 dhe Ligjin
nr. 8147, datė 11.09.1996.
4. Arka
regjistruese e instaluar nga tatimpaguesi, nė njėsi apo lokal duhet tė
plotėsojė karakteristikat teknike siē janė pėrshkruar nė fletėt
(1-5) bashkėngjitur kėtij udhėzimi.
5. Ky
udhėzim hyn nė fuqi menjėherė.
MINISTRI
I FINANCAVE
ANASTAS
ANGJELI
KASA
REGJISTRUESE ELEKTRONIKE
Karakteristikat
teknike
-
Jo mė pak se
12 butona tė funksionit TOTAL;
-
5 pozicione
tė ēelėsit tė kontrollit;
-
3 ndarje pėr
bankėnota dhe 5 ndarje pėr monedha metalike;
-
Funksion
programi pėr RAPORTIN DITOR DHE FATURĖN;
-
3 butona
pėrfundimtare (KESH, DETYRIMI, ĒEK);
-
3 mundėsi
llogaritje automatike tė TVSH;
-
Llogaritje
manuale dhe llogaritje automatike me pėrqindje tė fiksuar;
-
Password
pėr pėrdorimin e kasės;
Funksion
anullues veprimesh, funksion i faturės dhe funksion rimbursimi;
200 mundėsi
pėr tė fiksuar nė makinė ēmime mallrash;
Funksion pėr
nxjerrjen e RAPORTIT DITOR;
Konvertim me
EURO;
Tregues 4
shifror pėr afishimin e vitit;
Ekran standart
dhe ekran pėr klientin;
Memorie
fiskale;
Memoria C-MOS
RAM;
Printeri Drum
printer me kapacitet 19 shifra nė rradhė;
Letra
Gjėrėsia 57,5 +/- 0,5 mm;
Ekrani 8
shifra;
Kompatibėl me
EURO;
Pėrdorim i
printerit termik tė shpejtė dhe silencioz;
Lidhje me
"Tėrheqėsin e CASH" automatik pėr monedha dhe
kartmonedha;
Grafiqe mbi
fatura si: logo e pėrherėshme, oferta speciale dhe dekorime tė
tjera tė pėrkohėshme;
Memorje
fiskale pėr vendet me sistem fiskal;
Ushqim me
tension tė ulėt;
Komunikim me
PC deri nė 4 porta seri RS232 + 1 portė RS485 pėr mundėsi tė
shumta lidhjesh;
Trimer
automatik me prerje tė pjesėshme dhe tė plotė;
Lidhje e
lexuesve tė kodeve me vija manual, fiks, lazer ose CCD;
Lidhje me
shkallė elektronike;
Lidhje me
lexues kredit kard (POS);
Lidhje me
Hayes kompatibėl MODEM pėr transmetimin e tė dhėnave nė linja tė
kyēura;
Zmadhim i
memories deri nė 2 MB pėr artikujt, tabelat e skontos dhe mbledhjen
e tė dhėnave;
Paisje me
display (me karaktere tė mėdha) me 2 rreshta me nga 20 karaktere
secila;
Mund tė
lidhet me Thermal Slipose printer me pika pėr prodhimin e faturave
(hyrėse, dalėse) dhe tė dokumentave tė tjera;
Lexues shkrues
pėr kardat me qarqe pėr manaxhimin e kardave pėr operatorėt,
klientėt. Tė besueshmit (Fidelity), kredit dhe tė parapaguara;
Tastiera: 30
butona, tė mbuluara pėr mbrojtje nga pluhuri;
Ekrani: 1
rresht, 12 karaktere, ekran dixhital;
Printeri:
Dixhital me shpejtėsi 2 rreshta nė sekondė, gjėrėsia 58 mm,
letėr rrotulluese standarte;
Arka: 3 tė
ndara, 5 kuti pėr monedha, kartmonedhat i merr automatikisht;
Ēelėsat
kontrollues: 5 kontrollime: fikse (tė palėvizėshme), shitje, tabela
X, tabela Z, tėrheqja e mallrave;
Sektorėt: 4
sektorėt, ēmime, shtije e ēdo sektori tė paravendosur;
Funksionet e
tjera: data, koha, komisione, pėrqindja, shpenzimet e shėrbimit,
faturat, mėnyra e marrjes dhe heqja e shpenzimeve (p.sh., 3.6-4, ose
3.3.-3);
Mėnyra e
pėrdorimit: shitja nė njė drejtim (tek ose ēift), shitja e
shumėzuar, ulje e ēmimeve nė njė kohė tė caktuar, ulet
pėrqindja, shpenzimet e shėrbimit tė tepėrta, tėrheqja e
mallrave, llogaritja e daljes, llogaria e hyrjes mund tė plotėsojnė
tė gjitha nevojat e shitjes;
Korrigjimi:
pastrimi, ndryshimi i gabimeve dhe eleminimi i tyre;
Mėnyra e
pagesės: CASH, me llogari bankare, me ēek;
Ora: kur
aparati nuk ėshtė nė punė nė ekran del ora lokale. Kur aparati
ėshtė nė punė nė faturė del data. Koha ėshtė regjistruar deri
nė vitin 2000;
Alarmi: kur ka
gabim bie zilja e alarmit;
Tabela
komplekse, tabela fiskale, tabela X, tabela Z;
Burimi i
punės: me burim tė drejtė dhe altrernativ, 220V +/- 10%, por edhe
mund tė vetė ngarkohet, ėshtė i pėrshtatshėm pėr vende pa burim
energjie;
Harxhimi i
energjisė: kur ngarkohet plotėsisht, furnizohet me energji tė
plotė me ngarkesė 10V, kur nuk pėrdoret ėshtė 4V;
Temperatura e
ambjentit dhe lagėshtia: nga +5 gradė celcius deri nė 35 gradė
celcius, lagėshtia < 8%.
|