|
UDHEZIM
Nr.
4 Datė 27.01.2003
PER
TAKSEN VENDORE MBI BIZNESIN E VOGĖL
Nė
mbėshtetje tė nenit 102, pika 4 tė Kushtetutės sė Republikės sė
Shqipėrisė dhe nė zbatim tė nenit 3, pika 4, dhe neneve 5, 6, 7, 8 tė
Ligjit Nr.8978, datė 12.12.2002 "Pėr taksėn vendore mbi biznesin e
vogėl", Ministri i Financave dhe Ministri Pushtetit Vendor dhe
Decentralizimit
UDHEZOJNE
1.
Tė pėrgjithshme
Taksa
vendore mbi biznesin e vogėl administrohet nga Drejtoria e Pėrgjithshme
e Tatimeve. Tė gjitha referimet nė Ligjin Nr. 8978, datė 12.12.2002
"Pėr Taksėn Vendore mbi Biznesin e Vogėl" pėr "organin
tatimor" nėnkuptojnė degėn e tatimeve tė rrethit pėrkatės.
Pėr
qėllimet e kėtij Ligji, njė njoftim i lėshuar nga dega e tatimeve nė
rreth apo nga Komisioni i Apelimit tė Tatimeve, konsiderohet i marrė
nė
datėn kur njoftimi ėshtė dėrguar dorazi nė ambjentet e biznesit ose
tė banimit te tatimpaguesit; ose
7
ditė nga data nė tė cilėn njoftimi ėshtė postuar.
2.
Niveli i taksės vendore mbi biznesin e vogėl
2.1.
Niveli tregues i takses
Nivelet
treguese tė taksės vendore mbi biznesin e vogėl, tė dhėna nė
tabelėn 1 te ligjit janė nivele orientuese. Shuma faktike e tatimit pėr
tu paguar pėr ēdo kategori biznesi pėrcaktohet nga organi
legjislativ (kėshilli) i bashkisė ose komunės nė tė cilėn ndodhet
biznesi. Kėshilli i bashkisė ose komunės mund tė ndryshojė nivelin
orientues tė taksės tė pėrcaktuar nė tabelėn 1, duke e rritur ose
ulur atė deri nė 30%. Kėshtu pėr shembull, nėse niveli orientues i
taksės ėshtė 100.000 lekė, niveli faktik mund tė vendoset
ndėrmjet
70.000 dhe 130.000 lekė. Por nėse vendoset tė ndryshohen nivelet
orientuese tė taksės, ndryshimi pėrfshin tė gjithė nivelet nė
tabelėn 1, me tė njėjtėn pėrqindje. Nėqoftėse pėr shembull,
kėshilli i bashkisė ose i komunės vendos tė rrisė nivelin tregues tė
taksės vendore mbi biznesin e vogėl me 20%, ky ndryshim ėshtė i
njėjtė, papėrjashtim pėr tė gjithė kategoritė e bizneseve qė
ushtrojnė veprimtari nė juridiksionin territorial tė bashkisė apo tė
komunės pėrkatėse.
2.2.
Publikimi i nivelit tė taksės
Organi
legjislativ (kėshilli) i bashkisė ose komunės duhet tė informojė
tatimpaguesit e rrethit nė tė cilin zbatohen nivelet e taksės pėr
vitin kalendarik ,jo mė vonė se data 15 Dhjetor e vitit pararendės,
duke i botuar ato nė gazetat e mediat lokale duke vendosur afishe nė
ndėrtesa e vende publike dhe duke i dėrguar me shkrim Degės sė
Tatimeve tė Rrethit pėrkatės, nivelet e taksave qė do tė zbatohen.
Nėse bashkia apo komuna nuk e bėn njė gjė tė tillė, Dega e Tatimeve
nė rreth do tė zbatojė nivelet orientuese tė taksės tė pėrcaktuar
nė tabelėn 1 tė ligjit. Pasi tė jenė botuar, nivelet e taksės tė
vitit nuk mund tė ndryshohen gjatė vitit.
Pėr
vitin 2003, nivelet orientuese tė taksės tė pėrcaktuara nė tabelėn 1
tė ligjit, nuk mund tė ndryshohen.
2.3.
Fillimi dhe mbyllja e biznesit
Nėse
biznesi fillon apo pushon veprimtarinė gjatė vitit, detyrimi tatimor
llogaritet duke shumėzuar taksėn me kuotė fikse pėr vitin e plotė
kalendarik, me numrin e muajve tė plotė apo tė pjesshėm gjatė tė
cilėve veprimtaria ėshtė kryer ose do tė kryhet (pėrfshi muajin e
regjistrimit nė rastet kur biznesi fillon pėr herė tė parė) dhe duke
e pjestuar atė me 12.
Kėshtu
pėr shembull:
-
nėse biznesi e fillon veprimtarinė mė 15 prill, detyrimi i tij
tatimor do tė jetė i barabartė me 9/12 e shumės pėr tu paguar
pėr vitin.
-
nėse biznesi pushon veprimtarinė mė 15 prill, detyrimi i tij tatimor
do tė jetė i barabartė me 4/12 e shumės pėr tu paguar pėr
vitin.
Llogaritja
si mė sipėr pėr zbritjen e detyrimit tatimor tė tatimpaguesit, bėhet
vetėm pasi tatimpaguesi i regjistruar tė ketė dorėzuar ēertifikatėn
e tij tė regjistrimit nė degėn e tatimeve tė rrethit ku ėshtė
regjistruar.
2.4.
Ndėrprerja e veprimtarisė sė biznesit
a. Nėse biznesi
ndėrpritet pėrkohėsisht gjatė vitit, detyrimi tatimor pėr atė vit
llogaritet duke shumėzuar shumėn fikse tė tatimit pėr tė gjithė
vitin kalendarik, me numrin e muajve tė pjesshėm apo tė plotė gjatė
tė cilėve ėshtė kryer biznes dhe duke i pjestuar mė pas me 12. Pėr
shembull:
- Nėse biznesi
ndėrpritet mė 15 Prill dhe rifillon mė 25 maj, detyrimi tatimor do
tė jetė 12/12 tė vleftės sė detyrimit pėr vitin. Pra
tatimpaguesi nė kėtė rast nuk do tė pėrfitojė zbritje, pasi ai
nuk ka ndėrprerė veprimtarinė pėr mė shumė se njė muaj tė
plotė kalendarik.
- Nėse
biznesi ndėrpritet mė 15 Prill dhe rifillon mė 25 qershor,
detyrimi tatimor do tė jetė 11/12 tė vleftės sė detyrimit pėr
vitin. Pra tatimpaguesi nė kėtė rast do tė pėrfitojė zbritje
tė tatimit pėr njė muaj, pasi ai ka ndėrprerė veprimtarinė
vetėm pėr njė muaj tė plotė kalendarik.
b. Tatimpaguesi i
regjistruar nuk pėrfiton zbritje nėqoftėse ai nuk ka dorėzuar
ēertifikatėn e regjistrimit nė degėn pėrkatėse tė tatimeve
pėrpara ditės sė parė tė muajit tė plotė tė ndėrprerjes sė
veprimtarisė. Dega pėrkatėse e tatimeve pajis tatimpaguesin me njė
proēes verbal, qė tregon datėn e dorėzimit tė ēertifikatės sė
regjistrimit dhe datėn e kthimit tė saj kur tė rifillojė biznesi.
c. Periudha
maksimale e lejueshme pėr ndėrprerjen e veprimtarisė ekonomike
ėshtė dy muaj pėr ēdo vit kalendarik.
d. Zbritja pėr
ndėrprerjen e pėrkohshme tė veprimtarisė, bėhet nga vlera gjithsej
e tatimit pėr tu paguar nė vitin kalendarik vijues tė
regjistrimit, me kėrkesė tė tatimpaguesit dhe pas dorėzimit tė
provave pėr ndėrprerjen e veprimtarisė duke paraqitur proēes
verbalin e lėshuar nga dega pėrkatėse e tatimeve.
3.
Pėrcaktimi i vendndodhjes sė biznesit
3.1.
Vendndodhja e biznesit
Tatimpaguesit
i kėrkohet tė paguajė taksėn vendore mbi biznesin e vogėl pėr ēdo
vendodhje biznesi nė pėrputhje me nivelin tatimor tė pėrcaktuar pėr
llojin e biznesit dhe kategorine e zonės gjeografike ku ai ėshtė
regjistruar. Bizneset e ndryshme nėn administrimin e tatimpaguesve tė
ndryshėm qė ushtrojnė veprimtari nė njė vendndodhje (nė njė
godinė) do tė tatohen gjithnjė si vendndodhje biznesi mė vete.
Njė
"Vendndodhje biznesi" ėshtė njė zonė e dallueshme dhe e
ndarė si nė tė njėjtėn godinė ashtu edhe nė godina tė ndryshme.
Pėr shembull :
a. Kur
veprimtari tė ndryshme ekonomike kryhen nga njė tatimpagues
nė tė njėjtėn dhomė konsiderohen si njė vendodhje e njė
biznesi.
b. E
njėjta veprimtari ekonomike e kryer nga njė tatimpagues nė dy
dhoma, qė kanė komunikim nga brenda, konsiderohen njė biznes,
pra konsiderohen si njė "vendndodhje biznesi".
c. Dy
veprimtari tė ndryshme ekonomike tė kryera nga njė
tatimpagues nė dy dhoma, qė kanė komunikim nga brenda,
konsiderohen dy biznese, pra konsiderohen si dy
"vendndodhje biznesi".
d. Disa
veprimtari ekonomike tė ndryshme ose e njėjta veprimtari
ekonomike e kryer nė dy dhoma fqinje, qė nuk komunikojnė me
njėra tjetrėn nga brenda, konsiderohen dy biznese, pra
konsiderohen si dy "vendndodhje biznesi".
3.2.
Ndryshimi i vendndodhjes sė biznesit
Tatimpaguesi
ėshtė i detyruar tė paguajė taksėn vendore mbi biznesin e vogėl pėr
ēdo vendndodhje biznesi sipas nivelit tatimor nė fuqi nė kohėn e
regjistrimit. Deri nė momentin e riregjistrimit nė vitin e ardhshėm pas
ndryshimit tė vendodhjes, nuk do tė ketė rritje apo zbritje tė
detyrimit tatimor.
3.3.
Kategorizimi i veprimtarive pėr efekt tė taksės vendore mbi biznesin e
vogėl
Nė
grupin "shitje me pakicė" pėrfshihen tė gjitha pikat fikse
(dyqanet, njėsitė, barakat,
etj.) tė tregtimit tė mallrave tė ndryshme me pakicė. Po kėtu pėrfshihen
dyqanet e veshjeve, dyqanet e modės, tė luksit (boutique), parfumeritė,
dyqanet qė tregtojnė bizhuteri argjendi, floriri e materiale tė tjera tė ēmuara. Gjithashtu nė grupin "shitje me pakicė"
hyjnė edhe njėsitė
e ushqimit social si: restorante, fast-food, bar-bufe, disko,
kafe-internet,
pub,
e tė tjera tė ngjashme me to.
Nė
grupin "shitje me shumicė" pėrfshihen tė gjitha pikat fikse
(magazina, dyqane etj.) tė cilat realizojnė shitje me shumicė tė
artikujve qė tregtojnė. Do tė konsiderohen shitje me shumicė, shitjet
qė bėhen pėr tatimpagues tė tjerė me qėllim rishitjen e mallrave.
Nėse njė njėsi realizon njėkohėsisht shitje tė mallrave me shumicė,
tė cilat blihen nga tatimpagues tė tjerė me qėllim rishitjeje, si dhe
shitje me pakicė pėr konsumatorėt, kjo njėsi do tė klasifikohet nė
grupin "shitje me shumicė"
Nė
grupin "prodhim" pėrfshihen tatimpaguesit qė ushtrojnė
veprimtari prodhimi, pėrpunimi dhe tregėtimi, si: pėrpunim duralumini,
metalesh, druri, tapicerie, prodhim tulla, tjegulla, blloqe betoni, furra
gėlqereje, etj, tė ngjashme me to. Po kėtu pėrfshihen prodhimet me
karakter ushqimor si: prodhime buke, embėlsirash, mishi, peshku, bulmeti,
etj, tė ngjashme me to.
Nė
grupin "shėrbime" pėrfshihen veprimtari tė tilla si: riparimi
i artikujve elektroshtepiake, radio televizorė, frigoriferė, lavatriēe,
magnetofon, paisje fonie e tė tjera tė ngjashme me to. Po
kėshtu klasifikohen nė kėtė grup veprimtaritė e shėrbimit tė
fotokopjimit, sallon bukurie, autoservisė, kurse pėr makina
(autoshkolla) pėr traktorė, pėr kompjuter e pėr parukeri, agjenci
doganore, agjenci kėmbimi valute, agjensi turizmi, motele, pikat e
shėrbimit tė makinave (autoservis), parkimi i makinave, lavanteritė,
pastrimi kimik, shėrbime tė rojeve civile, sallat e lojrave tė ndryshme
(gjimnastike, aerobie, cirqe, kėnde lojrash pėr fėmijė, pingpong,
etj.) e tė tjera shėrbime tė ngjashme me shėrbimet e
lartėpėrmendura.
Nė
grupin "profesione tė lira" pėrfshihen tatimpaguesit qė
ushtrojnė veprimtarinė e avokatit, noterit, mjekut, mjekut-laborant,
stomatologut, farmacistit, ekonomistit kontabėl tė miratuar, ekspertit
kontabėl tė autorizuar, mėsuesit, veterinierit, agronomit, botuesit,
inxhinierit, arkitektit, projektuesit, e tė tjera profesione tė lira,
tė cilat ushtrohen nė njėsi fikse apo nė ambiente tė ndryshme. Nė
kėtė grup pėrfshihen edhe galeritė e artit tė piktorėve,
skulptorėve dhe artistėve tė tjerė qė prodhojnė dhe tregtojnė
objekte artistike. Po kėshtu nė kėtė grup pėrfshihen institucionet
jopublike tė edukimit (shkollat, kopshtet apo ēerdhet), shėrbimet nė
klinikat e specialiteteve tė ndryshme mjekėsore, shėrbimet nė
laboratore diagnostifikimi etj, nė rastet kur nuk e kalojnė kufirin e
regjistrimit nė TVSH.
4.
Kėrkesat pėr Regjistrim
Tatimpaguesi
duhet tė regjistrojė ēdo vendndodhje tė biznesit nė degėn
pėrkatėse tė tatimeve nė tė cilin ndodhet. Nėse tatimpaguesi ka
biznese nė territore jashtė juridiksionit tė degės pėrkatėse tė
tatimeve, ai duhet ti regjistrojė tė gjithė vendodhjet e biznesit
tė tij nė degėn e tatimeve nė tė cilin gjendet vendi kryesor i
biznesit. Vendi
kryesor i biznesit caktohet nga tatimpaguesi.
Kėrkesa
pėr regjistrim ose riregjistrim duhet tė bėhet duke pėrdorur
formularin Kėrkesė pėr Regjistrim tė lėshuar nga Drejtoria e
Pėrgjithshme e Tatimeve.
4.1.
Nė rastin e regjistrimit pėr herė tė parė
Kur
njė tatimpagues regjistrohet pėr herė tė parė ai duhet tė paraqesė
sa mė poshtė:
a. Njė kėrkesė
pėr tu regjistruar ku tė jepet emri dhe adresa e tatimpaguesit,
adresa e vendodhjes (eve) sė biznesit dhe tipin e biznesit (eve) qė
do tė kryhen nė atė (ato) vendndodhje tė biznesit.
b. Dokumentin e
identifikimit (ēertifikatėn personale me fotografi) tė lėshuar nga
zyra e gjendjes civile.
c. Vendimin e
gjykatės.
d. Mandatpagesėn
pėr kėstin e parė tė detyrimit tatimor.
e. Vėrtetim nga
pushteti vendor pėr pagesėn e taksave dhe tarifave vendore.
f. Vėrtetim nga
Dega e Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore .
g. Ēdo dokument
apo kėrkesė tjetėr e specifikuar nga Drejtori i Pėrgjithshėm i
Tatimeve dhe qė i bėhet e ditur tatimpaguesit nė momentin e
depozitimit tė kėrkesės pėr regjistrim.
Nėse
tatimpaguesi nuk ka qėnė i pajisur mė parė me njė NIPT, Dega e
Tatimeve do ta pajisė me NIPT-in nė momentin e regjistrimit.
4.2.
Nė rastin e riregjistrimit tė pėrvitshėm
Kur
njė tatimpagues bėn riregjistrimin e pėrvitshėm, ai duhet tė
paraqesė sa mė poshtė:
a. njė kėrkesė
pėr tu regjistruar, qė tė pėrmbajė emrin dhe adresėn e
tatimpaguesit, adresėn e vendodhjes (eve) tė biznesit dhe tipin e
biznesit (eve) qė kryhen nė vendodhjen (et) e biznesit.
b. Ēertifikatėn
e vitit tė mėparshėm
c. Mandatpagesėn
e kėstit tė parė tė detyrimit tatimor tė vitit vijues.
d. Vėrtetim nga
Dega e Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore .
e. Vėrtetim nga
pushteti vendor pėr pagesėn e taksave dhe tarifave vendore.
f. Ēdo dokument
apo kėrkesė tjetėr e specifikuar nga Drejtori i Pėrgjithshėm i
Tatimeve dhe qė i bėhet e ditur tatimpaguesit nė momentin e
depozitimit tė kėrkesės pėr regjistrim
4.3.
Pajisja me Ēertifikatė Regjistrimi.
Dega
pėrkatėse e tatimeve do tė pajisė me Ēertifikatė Regjistrimi ēdo
tatimpagues qė pėrmbush tė gjitha kėrkesat e mėsipėrme. Njė
tatimpagues qė ėshtė regjistruar me detyrim nuk do tė pajiset me
Ēertifikatė, deri sa ai tė ketė pėrmbushur tė gjithė kėrkesat.
Ēertifikata
e regjistrimit pėrmban emrin e tatimpaguesit, numrin e identifikimit tė
Tatimpaguesit qė i ėshtė caktuar atij, numrin e vendimit tė gjykatės,
adresėn e vendndodhjes sė biznesit me tė cilin lidhet dhe periudhėn
kohore pėr tė cilėn ėshtė e vlefshme kjo Ēertifikate. Ēertifikata e
regjistrimit ėshtė e detyrueshme tė vendoset nė njė hapsirė tė
dukshme tė vendndodhjes sė biznesit, me qėllim identifikimin e
regjistrimit tė kėsaj vendndodhje. Ēertifikata e regjistrimit ėshtė
subjekt inspektimi nga organet vendore ose kombėtare.
Degėt
pėrkatėse tė tatimeve, u japin organeve tatimore tė bashkive dhe
komunave listėn e ēertifikatave tė lėshuara pėr vendndodhjet e
biznesit brenda juridiksionit tė tyre. Inspektorėt e bashkive dhe
komunave mund ta pėrdorin informacionin pėr qėllime verifikimi dhe
janė tė detyruar tė informojnė degėn pėrkatėse tė tatimeve lidhur
me ēdo subjekt pėr tė cilin janė nė dijeni se nuk ėshtė i pajisur
me ēertifikatė regjistrimi.
5.
Pagesa
Pagesat
duhet tė bėhen duke pėrdorur formularin e pagesės sė zakonshme,
lėshuar nga organi tatimor dhe vlefta e pagesės duhet tė jetė e
barabartė me shumėn e treguar nė formularin e pagesės. Formulari duhet
tė tregojė NIPT-in e tatimpaguesit qė bėn pagesėn, identitetin e tij,
adresėn e vendndodhjes sė biznesit, si dhe ēdo tė dhėnė tjetėr tė
kėrkuar nė kėtė formular,
Tatimi
mund tė paguhet nė njė degė banke ose zyrė postare, e cila vepron nė
rolin e agjentit tė organit tatimor. Pagesa e detyrimeve bėhet nė
datėn e duhur ose pėrpara saj, nė njė degė banke ose zyrė postare
qė ndodhen nė territorin pėrkatės ku ėshtė i regjistruar
tatimpaguesi.
Ēdo
rimbursim qė i duhet bėrė tatimpaguesit, kėrkohet nga ana e tij
nėpėrmjet formularit tė kėrkesės pėr rimbursim, dhe paguhet pas
marrjes sė kėrkesės, pasi tė jenė kryer tė gjitha verifikimet e
nevojshme.
6.
Apelimet
Apelimi
bėhet me shkrim dhe ai pėrmban :
a. emrin,
adresėn dhe NIPT-in e apeluesit;
b. vitin
tatimor me tė cilin lidhet apelimi;
c. natyrėn dhe
shumėn e tatimit ose gjobės qė ėshtė subjekt apelimi;
d. baza ku
mbėshtetet apelimi.
Proēedurat
e apelimit dhe proēedurat e shqyrtimit tė apelimit tatimor, bazohen nė
pėrcaktimet e bėra nė ligjin "Pėr Proēedurat Tatimore" dhe
nė Udhėzimin e Ministrit tė Financave nė zbatim tė tij.
MINISTER
I FINANCAVE
KASTRIOT
ISLAMI
MINISTER I PUSHTETIT VENDOR DHE
DECENTRALIZIMIT
BEN BLUSHI
|