Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
 
   
publikime AlBIC   

publikim 1
publikim 2
publikim 3..

per me shume

oferte nga ALBIC   

ALBIC ju ofron rregjistrim domain-i dhe adrese email-i pop3. Cilesi e larte dhe cmimet me te lira ne treg.
domain: emrifirmes.albic.net
email: emrijuaj@albic.net

per me shume

Reklama juaj   
Ketu mund te ishte reklama juaj!

Reklamoni ne ALBIC

 

U D H E Z I M

Nr 5. Datė 27.01.2003

 

MBI BASHKEPUNIMIN NDERMJET ORGANEVE TATIMORE QENDRORE DHE ORGANEVE TE PUSHTETIT VENDOR LIDHUR ME ADMINISTRIMIN E TAKSES VENDORE MBI BIZNESIN E VOGEL DHE TATIMIT TE THJESHTUAR MBI FITIMIN

 

Nė zbatim tė pikės 4 tė nenit 3, nenit 8 tė Ligjit Nr. 8978 datė 12.12.2002 "Pėr taksėn vendore pėr biznesin e vogėl", tė nenit 5 dhe pikės 7 tė nenit 32/6 tė Ligjit nr.8979 datė 12.12.2002 "Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin pėr tatimin mbi tė ardhurat "Ministri i Financave dhe Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit

 

UDHEZOJNE:

 

1. TE PERGJITHSHME

Ministria e Financave, Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, organet tatimore qendrore Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve dhe degėt e saj nė rrethe dhe organet e pushtetit vendor do tė bashkėpunojnė ndėrmjet tyre pėr njė zbatim sa mė efektiv tė ligjit nr. 8979, datė 12.12.2002 "Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin "Pėr tatimin mbi tė ardhurat", kapitulli III/A, Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin dhe tė ligjit nr. 8978 datė 12.12.2002 "Pėr taksėn vendore pėr biznesin e vogėl" dhe udhėzimeve tė dala nė zbatim tė tyre.

Nė varėsi tė ecurisė sė zbatimit tė kėtyre ligjeve dhe udhėzimeve dhe problemeve qė do tė dalin, kur ėshtė e nevojshme, kėto institucione do tė bashkėpunojnė nė fushat e interesit tė pėrbashkėt si

rregjistrimi i tatimpaguesve:

shkėmbimi periodik i informacionit mbi tatimpaguesit e regjistruar;

shkėmbimi periodik i informacionit mbi realizimin e tė ardhurave;

planifikimi i tė ardhurave nga njėsitė vendore dhe organet tatimore;

pagesat dhe transferimi i tė ardhurave;

bashkėpunimi mbi unifikimin e sistemit tė rregjistrimit tė tė dhėnave mbi

tatimpaguesit;

identifikimi i tatimpaguesve tė paregjistruar;

kontrolle tė pėrbashkėta mbi rregjistrimi;.

konsulenca tė pėrbashkėta, shkėmbim eksperience, trajnime tė ndryshme etj.

 

 

2. MBAJTJA E REGJISTRAVE

Pranė ēdo bashkie dhe komune krijohet regjistri i tatimpaguesve.

Nė kėtė regjistėr do tė regjistrohen tė gjithė tatimpaguesit me tė dhėna qė lidhen me vendndodhjen e tatimpaguesve, llojin e aktivitetit, etj.

Zyrat e taksave tė bashkive dhe komunave, me qėllim evidentimin sa mė tė saktė tė tatimpaguesve, kur bėjnė regjistrimin nė regjistėr si mė lart, duhet tė pėrdorin numrin e identifikimit tė regjistrimit pranė organeve tatimore (NIPT- i) dhe kodin vendor tė bashkisė ose komunės respektive.

Nė kuptim tė kėtij udhėzimi Kodi vendor ėshtė njė numėr identifikimi i bashkise ose komunes, i cili do tė shėrbejė pėr identifikimin e tatimpaguesve dhe tė tė ardhurave tė realizuara prej tyre sipas bashkive dhe komunave respektive.

Kodi vendor pėrcaktohet nga Ministria e Financave dhe i njoftohet nė mėnyrė tė unifikuar pėr zbatim Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, degėve tė tatimeve nė rrethe dhe ēdo bashkie dhe komune.

Kodi vendor ėshtė sipas listės bashkangjitur kėtij udhėzimi.

Pėr kėtė qėllim, brenda datės 10 tė ēdo muaji, dega e tatimeve dėrgon pranė ēdo bashkie ose komune njė listė tė tatimpaguesve tė regjistruar brenda juridiksionit tė tyre gjatė muajit tė mėparshėm. Kjo listė identifikon qartė emrin dhe NIPT-in e tatimpaguesit, adresėn e vendndodhjes sė biznesit dhe kodin vendor tė bashkisė ose komunės.

 

 

3. SHKEMBIMI PERIODIK I INFORMACIONIT

Shkėmbimi periodik i informacionit konsiston nė:

- shkėmbimin periodik tė informacionit mbi subjektet e regjistruara

Degėt e tatimeve nė rrethe do t’u dėrgojnė bashkive dhe komunave tė rretheve respective, ēdo datė 10 tė muajit pasardhės, njė njoftim mbi listėn e subjekteve tė rregjistruar si tatimpagues tė biznesit tė vogėl, tipin e biznesit (kategorinė pėr efekt pagese).

Punonjėsit e zyrave tė taksave nė bashki apo komuna si dhe ato tė policive bashkiake, nė asnjė rast nuk mund tė bėjnė kontrolle mbi xhiron e tatimpaguesve tė juridiksionit tė tyre. Ato mund tė bėjnė kontrolle vetėm lidhur me identifikimin e tatimpaguesve tė paregjistruar dhe tė tatimpaguesve qė nuk kanė paguar nė kohė detyrimet e tyre, duke informuar perodikisht me shkrim degėn e tatimeve tė rrethit pėrkatės.

Kur bashkitė dhe komunat konstatojnė dhe identifikojnė subjekte tė paregjistruara, raste kur tatimpagues nuk janė kategorizuar nė kategorinė pėrkatėse sipas dispozitave ligjore dhe nėnligjore, ndryshime nė tė dhėnat e tatimpaguesit, mosrespektimin e dispozitave ligjore nga tatimpaguesit etj, dėrgojnė pėr veprim pranė degėve tė tatimeve nė rrethe informacionin e mėsipėrm.

Degėt e tatimeve pėrkatėse pas marrjes sė informacioneve nga bashkia ose komuna pėr biznese tė cilat nuk janė tė pajisura me ēertifikatė regjistrimi, marrin masa pėr t’i regjistruar kėto biznese brenda 30 ditėve pas marrjes sė informacionit, dhe informojnė bashkinė ose komunėn pėr masat e marra brenda 45 ditėve.

Nė raste tė veēanta informacioni verifikohet bashkwrisht duke krijuar grupe tė pėrbashkėta me pėrfaqėsues tė organeve tatimore dhe bashkive ose komunave.

- shkėmbimin periodik tė informacionit mbi planifikimin dhe realizimin e tė ardhurave.

Degėt e tatimeve nė rrethe do t’u dėrgojnė bashkive dhe komunave tė rretheve respective, ēdo datė 10 tė muajit pasardhės, informacion mbi shumėn e arkėtuar tė taksės vendore pėr biznesin e vogėl dhe shumėn e tatimit tė thjeshtėzuar mbi fitimin.

Bashkitė dhe komunat brenda muajit korrik tė vitit korent, me vendim tė kėshillit vendor, pėrcaktojnė nivelin e taksės mbi biznesi e vogėl pėr vitin pasardhės, dhe njoftojnė pėr kėtė degėn e tatimeve tė rrethit pėrkatės,

Degėt e Tatimeve brenda muajit gusht tė vitit, nė bazė tė numrit tė subjekteve dhe kategorizimeve tė tyre, kryejnė planifikimin e tė ardhurave tė vitit pasardhės dhe njoftojnė bashkitė dhe komunat brenda kėtij afati pėr arsye tė hartimit tė projekt buxhetit nga ato.

 

 

4. PAGESA DHE TRANSFERIMI I TE ARDHURAVE

Pagesa e taksės vendore mbi biznesin e vogel dhe e tatimit tė thjeshtuar do tė bėhet nė llogarinė e degės pėrkatėse tė tatimeve me anė tė "formularit tė pagesės". Ky formular pėrmban edhe kodin vendor tė bashkisė ose komunės pėrkatėse, i cili shėrben pėr ndarjen e tė ardhurave pėr efekt tė transfertės sė tyre nė buxhetin e bashkisė / komunės, ku ėshtė vendndodhja e biznesit tė taksueshėm.

Tė ardhurat nga taksa vendore mbi biznesin e vogėl dhe tatimin e thjeshtuar mbi fitimin transferohet brenda datės 10 tė muajit pasardhės nė llogaritė e bashkive /komunave pėrkatėse.

Ky transferim bėhet nga dega e thesarit tė rrethit pėrkatės, nė bazė tė listės totale tė bashkive /komunave tė dėrguar nga dega e tatim taksave e rrethit brenda datės 10 tė muajit pasardhės, pėr shumėn e arkėtuar pėr ēdo bashki/komune.

 

 

5. KONTROLLLI I PERBASHKET MBI REGJISTRIMIN DHE RESPEKTIMIN E DISPOZITAVE LIGJORE NGA TATIMPAGUESIT

Punonjėsit e degėve tė tatimeve dhe zyrave tė taksave nėpėr bashki e komuna me miratimin e titullarėve respektive mund tė ndėrmarrin aksione tė pėrbashkėta pėr identifikimin dhe regjistrimin e bizneseve qė rezultojnė tė paregjistruara si dhe pėr respektimin e afateve ligjore tė derdhjes sė kėtyre detyrimeve. Nė kėto grupe mund tė marrin pjesė dhe strukturat e policisė tatimore dhe ato bashkiake.

 

 

6. KONSULENCA TE PERBASHKETA, TRAINIME, ETJ.

Organet tatimore qwndrore dhe vendore, mbi bazėn e kėrkesave reciproke, organizojnė takime tė pėrbashkėta nė kuadėr tė shkėmbimit tė ekperiencės,

Organet tatimore qwndrore ofrojnė asistencė teknike dhe trainime tė ndryshme pėr organet tatimore vendore, me qėllim rritjen e kapaciteteve organizative dhe manaxhimit fiskal nė drejtim tė administrimit tė sistemit tė taksave dhe tarifave vendore nė pėrgjithėsi dhe taksės mbi biznesin e vogėl nė veēanti.

 

 

7. TE TJERA

Organet tatimore qendore dhe vendore, pėrveē sa parashikohet nė kėtė udhėzim mund tė trajtojnė nė mėnyrė mė tė detajuar ēėshtje tė interesit tė pėrbashkėt nėpėrmjet marrėveshjeve tė pėrbashkėta qė mund tė lidhin pėr kėtė qėllim.

 

Ky udhėzim hyn nė fuqi menjėherė.

 

MINISTRI I FINANCAVE

Kastriot ISLAMI

 

MINISTRI I PUSHTETIT VENDOR DHE DECENTRALIZIMIT

Ben BLUSHI

 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi

Kjo faqe u mundesua nga Fondacioni Soros per Shqiperine