www.albic.net

L  I G J

  Nr. 79418957 , Date 31.5.1995

  PER  USHQIMIN


Në mbështetje të Nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Per dispozitat kryesore kushtetuses", me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Ky ligj përcakton kushtet për prodhimin, përpunimin, ruajtjen, shpërndarjen, kontrollin dhe tregtimin e prodhimeve ushqimore për njerëz, për të mbrojtur shëndetin dhe interesat e konsumatorëve.

Neni 2

Fushat e ligjit

1. Ky ligj zbatohet në:

a) lëndët e para dhe produktet ushqimore, duke përfshirë dhe pijet, si dhe në lëndët ndihmëse dhe shtesat (aditivet) ushqimore që përdoren gjatë proçesit teknologjik të prodhimit;

b) përpunimin, ambalazhimin, ruajtjen transportimin, shpërndarjen, pajisjen me çertifikatë cilësie e sigurie, tregtimin, si dhe në inspektimin dhe kontrollin e produklteve ushqimore për konsum njerëzor.

2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen nga koha e marrjes në dorëzim të lëndeve të para për perpunimin e tregtimin.

3. Ky ligj nuk zbatohet për ushqimet që përgatiten në shtëpi, si dhe për duhanin, cigaret dhe medikamentet.

Neni 3

Përkufizimet

Përkufizimet e emërtimeve që përdoren në këtë ligj, përcaktohen si vijon:

1. Ushqim quhet çdo produkt dhe nënprodukt i destinuar për përdorim njerëzor, me përjashtim të prodhimeve farmaceutike.

2. Lëndë e parë ushqimore quhen produktet dhe nënproduktet me origjinë bimore, shtazore dhe minerale (duke përfshirë dhe ujin e pijshëm), që përdoren për përfitimin e produkteve ushqimore.

3. Produkt ushqimor është çdo produkt i prodhuar për konsum njerëzor, duke përdorur lëndët e para me origjinë bimore, shtazore ose minerale, si dhe prej shtesash, me përshtim të prodhimeve për qëllime mjekësore.

4. Pijet konsiderohen uji i pijshëm dhe uji minerali mbyllur në shishe (me gaz ose pa gaz), lëngjet e frutave, agrumeve, perimeve, rrushit, pijet freskuese, pijet e tjera me bazë ushqimesh të ndryshme, si dhe pijet e përfituara nga ekstraktimi (si kafe, çaj etj.), birra, vera e pijet alkolike të forta e të buta.

5. Ushqim i freskët (i papërpunuar) quhet çdo produkt me origjinë bimore, shtazore ose minerale i përshtatshëm për përdorim njerëzor në gjendjen e tij natyrore.

6. Shtesë ushqimore (aditive) është çdo substancë natyrore ose artificiale e patentuar, e cila, pavarsisht nga vlerat e saj ushqyese, nuk konsumohet në përgjithësi si ushqim në vetvete. Ajo nuk përdoret si lëndë e parë ushqimore, por u shtohet produkteve ushqimore gjatë preocesit të përgatitjes, prodhimit, trajtimit, ambalazhimit, transportit dhe ruajtjes së ushqimeve që të ndikojnë mbi afatin, vlerën ushqimore, përmbajtjen njyrën shijen ose që t'i japë ndonjë kërakteristikë tjetër. Shtesat mbeten në produktet e gatshme dhe prania e tyre nuk mund të mënjanohet, por ato, duke u përdorur brenda normave të lejuara, nuk paraqesin rrezik për shëndetin.

7. Lëndë ndihmëse ushqimore janë ato substanca ushqimore që, krahas lëndëve të para, përdoren si përbërës gjatë prodhimit të ushqimeve, që të plotësojnë kërkesat teknologjike, cilësore dhe vlerën e tij dhe që mbeten në produktin përfundimtar.

8. Lëndë e huaj quhet çdo substancë që ndryshon nga lëndët ndihmëse dhe shtesat, e cila, kur është e pranishme në ushqim, mund të përbëjë rrezik për shëndetin ose të ndryshojë cilësinë dhe përbërjen normale të ushqimit.

9. Nënprodukt ushqimor është çdo produkt dytësor që përfitohet gjatë procesit të përpunimit, i cili mund të përdoret për konsum njerëzor ose si ushqim kafshësh, pa ose me përpunim të mëtejshëm.

10. Mbetje ushqimore konsiderohen lëndët që mbeten gjatë përfitimit të produkteve ushqimore dhe që janë të papërdorshme për konsum njerëzor ose për ushqim kafshësh, por që munnd të përdoren ose jo për qëllime të tjera. Mbetjet ushqimore në përgjithësi, para se të përdoren, kalojnë në përpunime të tjera të pjesshme ose të plota.

11. Objekte ushqimore konsiderohen tërësia e mjediseve dhe mjeteve në të cilat përftohen, trajtohen, transportohen, dhe tregtohen produktet ushqimore.

12. Prodhimtari ushqimore quhet tërësia ose një pjesë e proceseve të pranimit dhe përgatitjes së lëndëve të para, përpunimi i tyre, ambalazhimi i produkteve të gatshme, ruajtja, transporti dhe shpërndarja e produkteve ushqimore për konsum publik.

13. Subjekte ushqimore prodhuese quhen persona fizikë a juridikë që prodhojnë ushqime.

14. Prodhues të produkteve ushqimore quhen personat që punojnë sipas profesionit përkatës në objekte ushqimore.

15. Ambalazh i produkteve ushqimore konsiderohet çdo material që është në kontakt me prodhimin ushqimor, zakonisht i pakonsumueshëm, i cili e mbron atë nga ndotja, infeksionet si dhe nga ndikimet që ulin cilësinë dhe vlerën ushqimore të tij, dhe e bën të përshtatshëmm për transport, tregtim a përdorim

16. Ambalazhimi i ushqimeve është veprimtaria gjatë së cilës porcione të caktuara të produktit e nënproduktit ushqimor vendosen në ambalazhe, me qëllim që përmbajtja të mos mund të ndryshohet pa hapur ose prishur ambalazhin.

17. Njësi tergtare ushqimore janë mjediset që plotësojnë kërkesat ligjore në të cilat ruhen dhe u shiten konsumatorëve prodhimet ushqimore në kushtet e përshtatshme sipas llojit të tyre.

18. Shitës i ushqimeve quhet personi që plotëson kushtet e përcaktuara me ligje që shet drejtpërdrejt prodhime ushqimore në njesitë tregtare.

19. Konsum publik konsiderohet konsumi i drejtpërdrejt nga popullsia i prodhimeve ushqimore.

20. Konsumatorë të ushqimeve konsiderohen gjithë personat të cilët janë konsumatorë përfundimtarë të prodhimeve ushqimore.

21. Afati i ruajtjes konsiderohet periudha kohore, gjatë së cilës mbeten të pandryshuara karakteristikat fillestare organo-shqisore, fizike, kimike dhe mkrobiologjike të produktit ushqimor, si dhe vlerat e tyre ushqimore në përgjithësi.

22. Çertifikata e cilësisë dhe e sigurisë së ushqimit konsiderohet leja për konsum e ushqimeve ose për përpunim e lëndë ve të para, aditiveve, lëndëve ndihmëse mbi bazën e kontrollit tërësor dhe analizave përkatëse.

 

KREU I

KUSHTET E PRODHIMIT TE USHQIMEVE

Neni 4

Subjektet prodhuese

Produktet ushqimore prodhohen nga persona juridikë dhe fizikë të pajisur me lejet përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 5

Kushtet e vendosjes dhe ndërtimit të objekteve ushqimore. Objektet ushqimore vendosen në mjediset ku sigurohen kërkesat urbane, të mjedisit, higjeno-shëndetësore e veterinare, teknike dhe teknologjike në perputhje me dispozitat në fuqi.

Neni 6

Leja për objektet ushqimore

Leja për ndërtimin dhe zgjerimin e objekteve ushqimore jepet sipas dispozitave në fuqi nga organet e autorizuara me ligj.

Neni 7

Leja për prodhimin e produkteve ushqimore

Leja për ushtrimin e veprimtarisë për prodhimin e produ

kteve ushqimore jepet nga gjykata, mbështetur në lejet përkatëse

 

të lëshuara nga organet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe

 

Ushqimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedi

 

sit. Subjektet prodhuese kanë të drejtë të prodhojnë në këtë ob

 

jekt vetëm produktet e miratuara.

 

 

 

Neni 8

 

Kërkesa tekniko-teknologjike, higjeniko-shëndetësore

 

dhe veterinare të objekteve të ushqimore

 

Kushtet tekniko-teknologjike, higjeno-shëndetësore dhe

 

veterinare, që i plotëson objekti ushqimor për dhënien e lejeve,

 

të sigurojnë cilësinë e produkteve brenda normave të lejuara si

 

pas legjislacionit në fuqi dhe të garantojë shëndetin e konsuma

 

torit. Këto kushte përcaktohen nga organet përkatës dhe plotëso

 

hen nga subjekti prodhues.

 

 

 

Neni 9

 

 

 

Prodhime të tjera ushqimore

 

 

 

Do të cilësohen ato produkte dhe nënprodukte ushqimore,

 

të cilat nuk janë prodhuar ose tregtuar më parë për konsum publik

 

në Shqipëri dhe që kanë karakteristika organo-shqisore, përbërje

 

dhe vlera ushqimore të reja.

 

Ato janë:

 

a) plotësisht ose pjesërisht me lëndë të para të reja, të

 

cilat nuk janë përdorur më parë në prodhimin e produkteve ushqi

 

more;

 

b) me përbërje bazë të ndryshuar dhe emërtin tregtar të

 

ndryshuar;

 

c) me teknologji prodhimi, që ndryshon cilësisht nga të

 

mëparshmet.

 

Cilësimi i një produkti të ri bëhet nga organet përkatëse

 

të përcaktuara në këtë ligj.

 

 

 

Neni 10

 

 

 

Lejet e produkteve të reja ushqimore

 

 

 

Çdo produkt i ri ushqimor i prodhuar nga subjektet prodhu

 

ese pajiset me leje. Kjo leje, duke u mbështetur në aktet nënli

 

gjore, lëshohet mbi bazën e dokumentacionitteknik të miratuar, në

 

të cilin jepen të dhënat e plota për mënyrën e prodhimit, vlerën

 

ushqimore dhe treguesit cilësorë të tij.

 

Format e paraqitjes së dokumentacionit teknik dhe

 

procedurat e dhënies së lejeve, si dhe të hartimit e miratimit të

 

standarteve eksperimentale për produktet e reja, përcaktohen me

 

akte nënligjore.

 

 

 

Neni 11

 

 

 

Kërkesat ndaj prodhuesvetë produkteve ushqimore

 

 

 

Në objektet ushqimore lejohen të punësohen vetëm perso

 

nat, gjendja shëndetësore e të cilëve i përgjigjet kërkesave për

 

punën përkatëse dhe që kanë njohuri të mjaftueshme profesionale,

 

të shëndetit publik dhe të higjenës shëndetësore.

 

Punëdhënësi detyrohet të kujdeset dhe të marrë përsipër

 

kualifikimin profesional të punonjësve, si dhe kontrollin e herë

 

pashershëm të tyre në ekzaminimet mjekësore sipas dispozitave të

 

këtij ligji.

 

 

 

KREU II

 

 

 

LENDET E PARA E NDIHMESE DHE SHTESAT QE PERDOREN

 

NE PRODHIMIN USHQIMOR

 

 

 

Neni 12

 

 

 

Produktet ushqimore duhet të prodhohen me vlera ushqimoe

 

dhe nivele cilësore të përshtatshme për plotësimin e kërkesave të

 

konsumatorëve, sigurimin e shëndetit të tyre dhe mospërhapjen e

 

infeksioneve.

 

Përdorimi i lëndëve të para e ndihmëse dhe shtesave

 

ushqimore do të bëhet sipas neneve të këtij kapitulli.

 

 

 

12.1 Lëndët e para

 

 

 

Për produktet ushqimore do të përdoren lëndë të para e

 

ndihmëse me origjinë bimore, shtazore dhe minerale, të cilat nuk

 

paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut dhe që plotësojnë kërke

 

sat higjeniko-shëndetësore, veterinare, ushqyese dhe cilësore si

 

pas normave dhe legjislacionit në fuqi.

 

Rregullat teknologjike për trajtimin e lëndëve të para e

 

ndihmëse gjatë marrjes në dorëzim, përpunumit, ambalazhimit ruaj

 

tjes dhe transportit përcaktohen në kodeksin ushqimor, sipas çdo

 

dege të industrisë ushqimore.

 

Lëndët e para ndihmëse që përdoren për përpunim, hidhen

 

në prodhim vetëm kur janë të shoqëruara me çertifikatat përkatëse

 

për përshtatshmërinë e tyre. Analizat për kontrollin cilësor të

 

lëndëve të para e ndihmëse bëhen sipas metodave standarte në fuqi

 

dhe, në mungesë të tyre, me metoda që rekomandohen nga institu

 

cione e organizma ndërkombëtarë. Ky kontroll përcaktohet me akte

 

nënligjore të organeve përtkatëse.

 

 

 

12.2 Uji

 

 

 

Në prodhimin dhe përpunimin e produkteve ushqimore e të

 

akullit përdoret vetëm uji i pijshëm, kurse për ftohjen e ushqi

 

meve mund të përdoret bora e akulli natyror, por të kushtëzuar me

 

kërkesat e nevojshme higjeniko-shëndetësore.

 

 

 

12.3 Lëndët ndihmëse

 

 

 

Në prodhimet ushqimore përdoren vetëm materialet ndihmëse

 

teknologjike, që plotësojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi.

 

 

 

12.4 Shtesat (aditivet)

 

 

 

Në produktet ushqimore përdoren vetëm ato shtesa që për

 

fshihen në kodeksin ushqimor për përdorimin e shtesave, që mira

 

tohen nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit dhe nga Ministria

 

e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

 

Për çdo shtesë të re, që mund të përdoret në prodhimet e

 

vendit ose të importit, ndiqet procedura sipas neneve 10 e 12 të

 

këtij ligji.

 

 

 

KREU III

 

 

 

KERKESAT NDAJ CILESISE DHE SIGURISE SE USHQIMEVE

 

 

 

Neni 13

 

 

 

Kërkesa të përgjithshme

 

 

 

Produktet dhe nënproduktet ushqimore duhet të plotësojnë

 

kërkesat sipas normave të miratuara ku të specifikohen edhe tre

 

guesit cilësorë të detyrueshëm dhe jo të detyrueshëm. Treguesit

 

që kanë lidhje me shëndetin e konsumatorit, duhet t'i përgjigjen

 

detyrimisht normave të miratuara.

 

 

 

Neni 14

 

 

 

Kërkesat për eksport dhe import

 

 

 

Ushqimet për eksport dhe import duhet të plotësojë tre-

 

guesit cilësorë sipas normave të miratuara duke respektuar normat

 

ndërkombëtare për sigurinë e ushqimeve, si dhe për infeksionet me

 

karakter përhapës ndër njerëzit, kafshët dhe bimët.

 

Neni 15

 

 

 

Dkumetacioni i prodhimit

 

 

 

Burimet e karakteristikat e lëndës së parë, të dhënat

 

në fazat e ndryshme të prodhimit dhe treguesit përfundimtarë të

 

produktit të gatshëm pasqyrohen nga prodhuesit në dokumentacionin

 

përkatës nga çdo subjekt që prodhon produkte ushqimore. Organi

 

përkatës miraton formën e dokumentacionit.

 

Ky dokumentacion, me të dhënat përkatëse, plotësohet dhe

 

ruhet sipas llojit të prodhimitderi në plotësimin maksimal të

 

afatit të garancisë.

 

 

 

Nein 16

 

 

 

Produkt i falsifikuar

 

 

 

Do të konsiderohet çdo produkt, treguesit cilësorë e të

 

sigurisë të të cilit janë modifikuar ose maskuar tërësisht a pje

 

sërisht.

 

 

 

KREU IV

 

 

 

AMBALAZHIMI DHE MARKETIMI I PRODUKTEVE USHQIMORE

 

 

 

Neni 17

 

 

 

Ambalazhimi

 

 

 

Produktet ushqimore për konsum duhet të jenë të ambala

 

zhuara. Disa prodhime, që përdoren kryesisht si lëndë e parë,

 

mund të trajtohen të paambalazhuara.

 

Ambalazhimi nuk duhet të jetë i dëmshëm për shëndetin e

 

njeriut. Ai mbron produktin ushqimor nga ndotja, si dhe nga efe

 

ktet, që ulin vlerën ushqimoree cilësine e tij, dhe e bën të për

 

shtatshëm transport, tregtim e përdorim.

 

Ambalazhimi i produktit ushqimor duhet të sigurojë që

 

produkti ushqimor (brenda afateve të caktuara) të mos ndryshojë

 

pa e hapur ose pa prishur ambalazhin.

 

Produktet ushqimore ambalazhohen sipas natyrës së tyre

 

në njësi me madhësi të ndryshme sipas nevojave të konsumatorëve,

 

në përputhje me legjislacionin ushqimor ose me marrëveshjet ndrë

 

mjet palëve kontraktuese.

 

 

 

Neni 18

 

 

 

Marketimi dhe pasqyrimi i të dhënave

 

 

 

Marketim i ushqimeve do të konsiderohen fjalët, numart,

 

shpjegimet tregtare, emrat e firmave, shifrat, vizatimet vulat

 

dhe shënjat, të cilat vendosen mbi produkt, ambalazh, etiketë,

 

unazë, pjesë metalike, konteniere ose mbi shënimet e kontigjentit

 

të mallit.

 

Marketimi bëhet për informim dhe efekt kontrolli.

 

Marketimi i ushqimeve sipas llojit të tij duhet të përf

 

shijë:

 

a) Emërtimin e produktit ushqimor i cili, përveç gjuhës

 

shqipe mund të shprehet edhe në gjuhë të tjera.Emëtimi i saktë i

 

produktit nuk zëvendohet as nga markat tregtare, emri i firmës

 

dhe as nga n jë emërtim i ri i krijuar, me anën e të cilit mund

 

të mashtrohet konsumatori;

 

b) emrin e prodhuesit;

 

c) peshën neto ose vëllimin e produktit ushqimor;

 

d) datën e prodhimit;

 

e) datën e skadimit të afatit të ruajtjes së cilësisë;

 

f) lëndët e para, lëndët ndihmëse dhe shtesat që përdoren

 

për prodhimin e produktit ushqimor; shtzesat shënohen sipas re

 

ndit zbritës të sasisë së shtënë;

 

g) kushtet e veçanta të ruajtjes, si dhe rekomandimet për

 

përdorim, nëse këto ndikojnë në mënyrë të ndjeshme mbi afatet e

 

ruajtjes së cilesisë ose mbi vlerat e produktit ushqimor;

 

gj) prodhimet blektorale mbnajnë vulën e inspektimit vete

 

rinar drejtpërdrejt ose në ambalazhimin e tyre;

 

 

 

Neni 19

 

 

 

Reklama

 

 

 

Të dhënat që jepen gjatë reklamave të produkteve ushqimore,

 

të jenë në përputhje me përmbajtjen e neneve të këtij ligji.

 

Reklama e produktit ushqimor bëhet vetëm pasi organet kom

 

petente të kenë dhënë të drejtën e prodhimit dhe të tregtimit të

 

këtij produkti.

 

 

 

Neni 20

 

 

 

Ambalazhimi i produkteve ushqimore të importuara

 

 

 

Produktet ushqimore mund të ambalazhohen dhe të shpërndahen

 

në Shqipëri, vetëm nëse treguesit e tyre janë në përputhje me

 

dispozitat dhe akteve nënligjore të nxjerra prej këtij ligji.

 

 

 

 

 

KREU V

 

 

 

RUAJTJA, TRANSPORTI, SHPERNDARJA DHE TRGTIMI

 

I PRODUKTEVE USHQMORE

 

 

 

Neni 21

 

 

 

Ruajtja dhe transporti

 

 

 

Lëndët e para dhe produktet e gatshme ushqimore ruhen në

 

mjedise të përshtatshme dhe transportohen me mjete të posaçme në

 

përputhje me llojin e prodhimit.

 

Mjediset e ruajtjes dhe mjetet transportit duhet të plo

 

tësojnë kushtet për mbrojtjen e lëndëve të para dhe produkteve të

 

gatshme ushqimore nga ndryshimet negative të vlerave ushqimore

 

dhe treguesve të tyre cilësorë, nga ndotjet, infeksionet, ndiki

 

met e motit, dëmtime të tjera dhe prishja.

 

Kërkesat e përgjithshme për ruajtjen e transportimin e

 

lëndëve të para dhe të produkteve të gatshme ushqimore përcakto

 

hen me rregullore të veçantë, që përgatitet nga organet përkatëse

 

të Ministrisë së Bujqësisë e Usëhqimit dhe Ministrisë së Shënde

 

tësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

 

 

 

Neni 22

 

 

 

Shpërndarja dhe tregtimi i prodhimeve ushqimore

 

 

 

Shpërndarja e prodhimeve ushqimore do të konsiderohet dër

 

gimi i tyre nga vende të tjera në rrjetin tregtar për konsum pu

 

blik dhe për eksport.

 

Produktet ushqimore shpërndahen, tranzitohen, mbahen në

 

ruajtje në rrjetin e tregtisë dhe tregtohen në kushte që të ga

 

rantojnë cilësinë e sigurinë e tyre sipas akteve nënligjore.

 

Shitësi është i detyruar të informojë blerësin për të gji

 

tha kërkesat e tij që lidhen me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit

 

që është vendosur në shitje.

 

Trajtimi i produkteve ushqimore në rrjetin e tregtisë për

 

caktohet me dispozita të veçanta nga organet përkatëse.

 

 

 

Neni 23

 

 

 

Prodhimet e kuzhinës

 

 

 

Prodhimet e guzhinës joshtëpiake i nënshtrohen të gjitha

 

kërkesave të parashikuara në këtë ligj. Përgatitja dhe trajtimi i

 

tyre bëhet në përputhje me rregullat e dispozitat e paraqitura në

 

aktet nënligjore të posaçme.

 

Neni 24

 

 

 

Afati i garancisë

 

 

 

Produkti ushqimor, të cilit i ka kaluar afati i garancisë

 

i shënuar në etiketë ose mbi ambalazh, hiqet nga shpërndajra dhe,

 

në rastet kur ky produkt është ende i përshtatshëm prë konsum pu

 

blik, shpërndahet me leje rivlerësimi, duke zgjatur afatin e ga

 

rancisë (për një periudhë të shkurtër që caktohet me akt nënli

 

gjor), por si produkt me cilësi më të ulët dhe me çmim të reduk

 

tuar. Procedurat e rivlerësimit bëhen me akte nënligjore të veça

 

nta.

 

 

 

 

 

KREU VI

 

 

 

KONTROLLI I PRODUKTEVE USHQIMORE

 

NGA VETE PRODHUESIT

 

Neni 25

 

 

 

Kontrolli i produkteve nga prodhuesi

 

 

 

Prodhuesi është i detyruar të kontrolljë e të deklarojë

 

cilësinë dhe sigurinë e produkteve ushqimore në të gjitha hallkat

 

e prodhimit, si dhe në produktin e gatshëm, në përputhje me tek

 

nologjitë dhe llojshmëritë e tyre, dhe përgjigjet për garantimin

 

e sigurisë së ushqimeve që prodhon.

 

Prodhuesi kontrollon cilësinë e produkteve në laboratorin

 

e tij ose, në mungesë, në laboratorë të tjerë të akredituar, njo

 

fton defektet, si dhe merr të gjitha masat e nevojshme për t'i

 

mënjanuar ato.

 

Neni 26

 

 

 

Dokumentacioni teknik

 

 

 

Produktet ushqimore shpërndahen të shoqëruara me doku

 

mentacionin përkatës ku përfshihen detyrimisht fletëanaliza, ve

 

tëm kur vlerat ushqimore, treguesit cilësorë dhe të sigurisë janë

 

në përputhje me dokumentacionin teknik, legjislacionin në fuqi.

 

Metodat e analizave të jenë të miratuara sipas ligjeve në fuqi.

 

 

 

Neni 27

 

 

 

Procedurat e kontrollit të cilësisë dhe sigurisë

 

së produkteve ushqimore

 

 

 

Procedurat për kontrollin e cilësisë dhe sigurisë së pro

 

dukteve te prodhuesi vendosen sipas standarteve apo nga organet

 

përkatëse të caktuara.

 

 

 

Neni 28

 

 

 

Vlerësimi i produkteve të reja

 

 

 

Për vlerësimin e produkteve të reja mostra dhe dokumen

 

tacioni paraqiten në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit e ci

 

la duke bashkrenduar punën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbro

 

jtjes së Mjedisit, ngarkojnë institucionet e tyre për vlerësimin

 

e produkteve. Vlerësimi bëhet mbi bazën e analizave për treguesit

 

organo-shqisorë, fiziko kimikë, mikrobiologjikë, toksikologjikë,

 

radioaktivë etj., tregues këta që garantojnë sigurinë dhe cilë

 

sinë e ushqimeve.

 

Shpenzimet për analizat dhe vlerësimet e produktit të ri

 

përballohen nga zotëruesi i produktit.

 

Vlerësimet e mëtejshme të produktit të ri, gjatë kohës

 

kur fillon të prodhohet, bëhen sipas neneve të këtij kapitulli.

 

 

 

 

 

KREU VII

 

 

 

KONTROLLI SHTETEROR I USHQIMIT

 

 

 

Neni 29

 

 

 

Organet shtetërore të kontrollit

 

 

 

Organet shtetërore të kontrollit të ushqimit janë:

 

- Inspektoriati i ushqimit dhe inspektoriati veterinar

 

pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit .

 

- Inspektoriati sanitar pranë Minisrtisë së Shëndetësisë

 

dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

 

 

 

Neni 30

 

 

 

Detyrat e kontrollit

 

 

 

Organet e kontrollit shtetëror kanë për detyrë të përcak

 

tojnë nëse produktet ushqimore, që përfshihen në këtë ligj, si

 

dhe njerëzit, objektet, materialet që janë në kontakt me to gjatë

 

prodhimit, ruajtjes, transportit dhe tregtimit, zbatojnë normat e

 

akteve ligjore e nënligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shën

 

detit dhe interesave të konsumatorit, si dhe një konkurencë të

 

ndershme tregu.

 

Inspektimi përfshin të gjitha ushqimet e prodhuara, lën

 

dët e para dhe ndihmëse si dhe ato që tregtohen, pavarsisht se ku

 

janë prodhuar.

 

Inspektimi përfshin të gjitha fazat e prodhimit të ushqi

 

mit, ruajtjes, shpërndarjes, tregtimit dhe ushqimin social.

 

 

 

Neni 31

 

 

 

Fushat e veprimit të kontrollit

 

 

 

Kontgrolli ushqimor shtetëror ushtrohet mbi:

 

a) lëndët e para, shtesat, lëndët ndihmëse teknologjgike

 

dhe materialet paketuese të ushqimeve;

 

b) produktet ushqimore të ndërmjetme dhe të gatshme;

 

c) të gjithë personat, objektet dhe materialet që gjatë

 

përdorimit prekin ushqimet;

 

d) materialet, pajisjet dhe proceset që përdoren për pa

 

strim, dezinfektim, desinsektim dhe deratizim;

 

e) proçeset, linjat dhe pajisjet që përdoren për prodhi

 

min e usqhimeve;

 

f) paketimin dhe marketimin, si dhe përshtatshmërinë e

 

tij ndaj produktit përkatës;

 

g) manipulimin, kushtet e ruajtjes dhe tregtimit të ush

 

qimeve;

 

h) sistemin e kontrollit të cilësisë dhe sigurisë së pro

 

dhimit;

 

k) dokumentacionin për prodhimin dhe tregtimin e produk

 

teve.

 

 

 

Neni 32

 

 

 

Inspektorët

 

 

 

32.1

 

Inspektimti i ushqimeve kryhet nga persona të autorizuar

 

nga organet shtetërore të kontrollit.

 

32.2

 

Gjatë inspektimit, personat e autorizuar mund të marrin

 

mostra falas, në sasitë e përcaktuara sipas metodikave të mira

 

tuara për ekzaminim. Mostrat analizohen në laboratorët përkatës

 

të përcaktuar nga organet shtetërore të kontrollit.

 

Në përfundim inspektori jep çertifikatën e sigurisë dhe

 

mban përgjegjësi ligjore.

 

32.3

 

Inspektorët për kontroll duhet t'i mbajnë sekrete të dhë

 

nat e prodhimit ose të proçesit, të cilat i tregohen atij gjatë

 

kontrollit.

 

 

 

Neni 33

 

 

 

Përgjegjësitë për kontrollin ushqimor

 

33.1

 

Inspektoriati ushqimor kontrollon:

 

a) Lëndët e para (përveç atyre që ky ligj i jep në

 

kompetencë inspektoriatit veterinar), shtesat, lëndët ndihmëse

 

teknologjike, si dhe produktet e gatshme, nga pikëpamja e

 

treguesve cilësorë të deklaruar dhe të miratuar.

 

b) Objektet, proceset, linjat dhe pajisjet që përdoren

 

për prodhimin e ushqimeve nga pikëpamja teknologjike.

 

c) Kushtet e paketimit dhe të marketimit (etiketimit).

 

d) Kushtet teknologjike të manipulimit, transportit e

 

ruajtjes.

 

e) Sistemin e kontrollit të cilësisë nga prodhuesi.

 

f) Dokumentacionin tekniko-teknologjik.

 

33.2

 

Inspektoriati veterinar kontrollon nga pikëpamja sa

 

nitaro-veterinare:

 

a) Lëndët e para, ushqimet e freskata (të papërpunuara),

 

produktet e nënproduktet dhe mbetjet ushqimore me origjinë shta

 

zore.

 

b) Objektet ushqimore ku prodhohen dhe përpunohen ushqi

 

met me origjinë shtazore.

 

c) Mjetet e transportit, mjediset e ruajtjes e të maga

 

zinimit të ushqimeve me origjinë shtazore.

 

d) Tregjet ku tregtohen prodhimet e freskëta (të papër

 

punuara) me origjinë shtazore.

 

33.3

 

a) Zbatimin e normave higjeniko-shëndetësore të objekteve

 

dhe të personelit ku prodhohen, ruhen, transportohen e tregohen

 

produkte me origjinë bimore e shtazore dhe rrjetin e ushqimit so

 

cial.

 

b) Zbatimin e normave higjenike për produktet ushqimore

 

me origjinë bimore, si dhe të ujit të pijshëm.

 

 

 

Neni 34

 

 

 

Përgjegjësitë për lëshimin e çertifikatës

 

së cilësisë së sigurisë së ushqimeve

 

 

 

a) Produktet bimore, lëndë e parë, lëndët ndihmëse dhe

 

produktet e gatshme analizohen për treguesit cilësorë nga inspe

 

ktorati ushqimor dhe për treguesit shëndtësorë nga inspektorati

 

sanitar-shtetëror, i cili jep edhe çertifikatën përfundimtare.

 

b) Produktet shtazore të papërpunuara pajisen me çerti

 

fikatë nga inspektorati veterinar.

 

c) Produktet shtazore të papërpunuara analizohen për

 

treguesit cilësorë nga inspektorati ushqimor dhe për treguesit

 

sanitaro-veterinarë nga inspektorati veterinar, i cili jep edhe

 

çertifikatën përfundimtare.

 

d) Uji i pijshëm, si dhe uji që përdoret në induatrinë

 

ushqimore, analizohen dhe pajisen me çertifikatë nga inspektorati

 

sanitar shtetëror.

 

e) Teknologjitë e prodhimit të produkteve ushqimore çer

 

tifikohen dhe riçertifikohen nga inspektorati ushqimor.

 

 

 

Neni 35

 

 

 

Qendra e referencës

 

 

 

Qendra të referencës së kontrollit të ushqimeve në terri

 

torin e Republikës së Shqipërisë janë:

 

- Instituti i Kërkimeve të Ushqimit.

 

- Instituti i Kërkimeve Veterinare.

 

- Instituti Kërkimor i Higjenës dhe Epidemiologjisë.

 

Në varësi metodike shkencore të këtyre instituteve janë të

 

gjithë laboratorët e rrjetit sipas përkatësisë.

 

 

 

Neni 36

 

 

 

Bordi Kombëtar i Kontrollit të Ushqimeve

 

 

 

36.1

 

Pranë Këshillit të Ministrave ngrihet Bordi Kombëtar i

 

Kontrollit të Ushqimeve nën vartësinë e drejtpërdrejt të Krye

 

tarit të Këshillit të Ministrave.

 

36.2

 

Bordi Kombëtar i Kontrollit të Ushqimeve është organ

 

këshillimor e koordinues për zbatimin e këtij ligji.

 

36.3

 

Bordi Kombëtar i Kontrollit të Ushqimeve përbëhet nga 11

 

anëtarë, si vijon:

 

1. Drejtori i Drejtorisë së Cilësisë dhe Inspektimit të

 

Ushqimeve pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.

 

2. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Veterinare pranë

 

Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit.

 

3. Shefi i Sektorit të Higjenës dhe Ispektoratit Sanitar

 

Shtetëror pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes së

 

Mjedisit.

 

4. Drejtori i Drejtorisë së Standartizimit dhe Cilësisë.

 

5. Kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve të Shqipërisë.

 

6. Pesë anëtarë, ekspertë, për kontrollin ushqimor të

 

propozuar nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit dhe Ministgria

 

e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit.

 

7. Kryetar i Bordit Kombëtar të Kontrollit të Ushqimeve

 

është ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit.

 

 

 

 

 

KREU VIII

 

 

 

KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE

 

 

 

Neni 37

 

 

 

Shkeljet administrative

 

 

 

Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë

 

vepër penale, trajtohen si kundërvajtje administrative:

 

37.1

 

Prodhimi i produkteve ushqimore pa lejet përkatëse sipas

 

neneve 5,6,7 dhe 10.

 

37.2

 

Mosplotësimi i kushteve të vendosjes, kërkesave tekniko-teknologjike, higjeno-sanitare e veterinare të objekteve ush

 

qimore, si dhe të kërkesave ndaj prodhuesve, sipas neneve 8 e 11.

 

37.3

 

Përdorimi i lëndëve të para, ujit, lëndëve nhihmëse dhe

 

shtesave që nuk plotësojnë kërkesat për prodhimin e produkteve

 

ushqimore në përputhje me nenet 12, 12.1, 12.2, 12.3 e 12.4.

 

37.4

 

Mosrespektimi i trguesve të ndryshëm të cilësisë dhe si

 

gurisë së ushqimeve sipas neneve 13 e 14.

 

37.5

 

Falsifikimet në prodhimin e produkteve ushqimore në lën

 

dët e para, ndihmëse, shtesat etj. në përputhje me Nenin 16.

37.6

Mosrespektimi i kërkesave të ambalazhimit, marketimit dhe të reklamës së produkteve ushqimore në përputhje me nenet 17, 18, 19 dhe 20.

37.7

Mosrespektimi i rregullave të ruajtjes, transportit, shpërndarjes dhe tregtimit të produkteve ushqimore në përputhje me nenet 21, 22 e 23.

37.8

Kalimi i afatit të përdorimit (të garancisë) të produkte ve ushqimore në përputhje me Nenin 24.

37.9

Moskryerja e kontrollit të produkteve ushqimore nga ana e prodhuesit në përputhje me Nenin 25.

37.10

Mosshoqërimi i produktit ushqimor me dokumentacionin përkatës dhe me fletëanlizë në përputhje me Nenin 26.

Neni 38

Ndërshkimet

Për kundërvajtjet administrative të parashikuara në Nenin 37 të këtij ligji, nga organet e kontrollit jepen ndëshkimet si më poshtë:

38.1

Për shkeljet e parashikuara në pikën 1 gjoba është deri në 200 000 lekë. Sipas rastit merren edhe këto masa: mbyllja e veprimtarisë, bllokimi i mallit deri në plotësimin e kërkesave të shprehura në ligj.

38.2

Për shkeljet e parashikuara në pikën 2 masa e gjobës është deri në 100 000 lekë, deri në mbyllje të veprimtarisë.

38.3

Për shkeljet e parashikuara në pikat 3 e 4, masa e gjobës është deri në 100 000 lekë, bllokim prodhimi, sekuestrim ose asgjesim. Asgjesimi bëhet kur nuk plotësohen normat e sigurisë së prodhimit.

38.4

Për shkeljet e parashikuara në pikën 5 masa e gjobës është deri në 500 000 lekë.Sipas rastit malli bllokohet ose asgjesohet.

38.5

Për shkeljet e parashikuara në pikën 6 masa e gjobës është deri në 500 000 lekë. Mallrat ushqimorë bllokohen deri në plotësimin e kërkesave të shprehura në ligj.

38.6

Për shkeljet e parashikuara në pikën 7 masa e gjobës është deri në 500 000 lekë

38.7

Për shkeljet e parashikuara në pikën 8, masa e gjobës është deri në 500 000 lekë. Sipas rastit malli bllokohet, sekuestrohet ose asgjesohet.

38.8

Për shkeljet e parashikuara në pikën 9 e 10 masa e gjobës është deri në 100 000 lekë. Në rast përsëritje mbyllet veprimtaria.

38.9

Masa minimale e gjobës është deri në 5 000 lekë.

Neni 39

Procedurat e kundërvajtjes administrative

39.1

Kanë të drejtë të vendosin masa administrative organet shtetërore të kontrollit të produkteve ushqimore të përcakturara në Nenin 29 të këtij ligji.

39.2

Kundër vendimit të dënimit të dhënë nga inspektori mund të bëhet ankim me shkrim, brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes ose e njoftimit te drejtuesi i organit të kontrollit në rreth ose te drejtori i organit në ministrinë përkatëse. Mënyra e ankimit dhe e ekzekutimit të masës administrative bëhet në përputhje me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 "Për kundërvajtjet administrative".

39.3

Kur organet e kontrollit të ushqimeve kërkojnë ndihmë për shkak të zbatimit të detyrës të ngarkuar me ligj, mbështeten nga organet e ruajtjes së rendit, policisë doganore dhe tatimore.

Neni 40

Shfuqizimet

1. Në ligjin nr. 7674, datë 23.2.1992 "Për shërbimin dhe inspektoratin veterinar" në funksion të realizimit të ligjit për ushqimin, shfuqizohen si më poshtë:

a) Neni 79 shfuqizohet.

b) Në Nenin 95 shfuqizohet ekstrati "...dhe njerëzit. Për këto të fundit bashkpunon me Institutin e Higjenës dhe Epidemiologjisë".

2. Në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992 "Për Inspektoratin Sanitar Shtetëror" shfuqizohen Neni 20. Në vend të tij zbatohen kërkesat e neneve 32.2, 33.3 dhe 34 të këtij ligji.

3. Në ligji nr. 7630, datë 28.10.1992 "Për standartizimin dhe cilësinë" detyrat dhe te drejtat e Drejtorisë së Standarteve e të Cilësisë dhe të degëve të saj në rrethe, për zbatimin e standarteve dhe kontrollin e cilësisë, të përcaktuara në disa nene të këtij ligji, i kalojnë organeve të caktuara me këtë ligj.

4. Shfuqizohen të gjitha aktet nënligjore të dala më parë që janë në kundërshtim me këtë ligj.

 

KREU IX

DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 41

Ngarkohet Këshilli i Ministrave dhe ministritrë përkatëse të nxjerrin vendime, urdhëresa, udhëzime e rregullore për zbatimin e këtij ligji.

Neni 42

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Shpallur me dekretin nr. 1127, datë 16.6.1995 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Sali Berisha.


www.albic.net