Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
   
Guide nga IDRA   

Guide nga IDRA per Prokurimin Publik

Baza ligjore   

Ketu do te gjeni online te gjithe bazen ligjore dhe rregullatore te prokurimit publik

oferte nga ALBIC   

ALBIC ju ofron rregjistrim domain, hostim, web dizajn, si dhe adrese email-i pop3 dhe webmail. Cilesi e larte dhe cmimet me te lira ne treg.

domain: www.emrifirmes.com

email:
emrijuaj@firmajuaj.com

Reklama juaj  
 

Ketu mund te ishte reklama juaj!


Reklamoni ne ALBIC

 

Prokurimi Publik

Ne kete seksion do te gjeni informacionin e meposhtem:

Guide Biznesi per Prokurimin Publik nga IDRA

Baza ligjore e rregullatore e Prokurimit Publik


Guide Biznesi per Prokurimin Publik
pregatitur nga IDRA

{ Hyrje | Permbajtja | Beni download dokumentet PDF }

HYRJE

Guida e Prokurimit Publik është pregatitur nga Insituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, IDRA në kuadër të projektit të USAID-it Enterprise Development and Export Market Services, EDEM. Ajo synon të ndihmojë biznesin si edhe personat e interesuar për të kuptuar proçesin e prokurimit si edhe të reduktojë rrezikun e abuzimeve i cili është shumë i prezent për ecurinë dhe vazhdimësinë e bizneseve që marrin pjesë në prokurim. Proçesi i prokurimit nënkupton një tërësi rregullash të cilat janë vendosur për të realizuar blerjen e mallrave, shërbimeve dhe paisjeve nga organet shtetërore në të gjitha nivelet. Organi i cili harton politikat dhe monitoron proçesin e prokurimit është Agjensia e Prokurimit Publik, APP. Kjo agjensi është në varësi të kryeministrit.

Kjo guidë është hartuar duke shfrytëzuar kuadrin ligjor ekzistues, si edhe nen frymën e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Ajo përmban nje pasqyrim të të gjithë kuadrit ligjor në këtë fushë, disa përkufizime të termave që hasen më shpesh, disa hapa që duhen ndjekur nga bizneset për të qenë të suksesshëm në proçesin e prokurimit, faktorët që influencojnë në prokurimin shtetëror, dhe më pas trajtohet proçesi i prokurimit sipas legjislacionit shqiptar. Ne fund jepen disa dokumenta standarte të cilat mund tu shërbejnë bizneseve të interesuara për orientim sepse gama e tyre është shumë e gjerë si edhe një model i kodit etik Irlandez që synon të zgjidhi shumë nga problemet me të cilat hasen sot bizneset dhe agjensitë shtetërore.

Me qëllim që kjo guidë tu vijë në ndihmë të gjithë personave që dëshirojnë të njihen me të dhe veçanërisht bizneseve të interesuara, guida do të lançohet në faqet e internetit të portalit te Qendrës Shqiptare të Informacionit të Biznesit - ALBIC.net që menaxhohet nga IDRA.

Për çdo vërejtje apo sugjerim në drejtim të përmirësimit të guidës, ju lutem kontaktoni me zyrat e IDRA ne nr e telefonit (04) 253352.


{ Hyrje | Permbajtja | Beni download dokumentet PDF }

 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi