|
REPUBLIKA E SHQIPERISE
UDHEZIM
Nr.1, date 30.12.2003
PER
PERDORIMIN E FONDEVE BUXHETORE
Ne
mbeshtetje te pikes 7.2 te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr 675,
date 20.12.2002
Per
perdorimin e fondeve buxhetore te planifikuara per mallrat, sherbimet
dhe ndertimet, Agjencia e Prokurimit Publik
UDHEZON:
I.
REGJISTRI I PARASHIKIMEVE TE PROKURIMEVE PUBLIKE
1.
Institucionet e pėrmendura nė Vendimin nr 675, datė 20.12.2002 tė
Keshillit tė Ministrave duhet tė paraqesin pranė Agjencisė sė
Prokurimit Publik brenda afateve tė pėrcaktuara nė kėtė vendim,
regjistrin e parashikimeve tė prokurimeve publike, sipas formularit nr
1, bashkėngjitur kėtij udhėzimi. Nje kopje e ketij regjistri duhet ti
dergohet edhe Drejtorise se Thesarit dhe Buxhetit prane Ministrise se
Financave, e cila ua shperndan degeve te thesarit ne rrethe.
2.
Formulari tė pėrmbajė keto tė dhėna:
a)
Objektin e prokurimit qė do tė realizohet,
b)
Fondin limit qė parashikohet pėr objektin qė do tė prokurohet, tė ndarė
nė investime dhe shpenzime operative,
c)
Kohėn e parashikuar pėr zhvillimin e procedurės sė prokurimit,
d)
Procedurėn e prokurimit qė do tė perdoret pėr objektin e prokurimit.
e)
Burimin e financimit
3.
Pėr
fondet e krijuara ose tė shtuara pas miratimit tė buxhetit tė shtetit,
ndryshimi i regjistrit tė parashikimeve tė prokurimeve publike do tė
dėrgohet menjėherė pas vėnies nė dispozicion tė fondit.
II. PROKURIMI I
MALLRAVE, SHERBIMEVE DHE NDERTIMEVE
1. Nė kuptim tė
pikės 3.2 tė Vendimit tė Keshillit tė Ministrave nr 675, datė
20.12.2002 Pėr pėrdorimin e fondeve buxhetore tė planifikuara pėr
mallrat, shėrbimet dhe ndėrtimet me fonde tė krijuara do tė kuptojmė
fondet e paparashikuara nė fillim tė vitit buxhetor. Gjithashtu,
procedurat e prokurimit pėr fondet e krijuara ose tė shtuara, nisin
menjėherė pas vėnies nė dispozicion tė kėtyre fondeve, pra me marrjen e
miratimit nga Ministria e Financave pėr celjen e kėtyre fondeve.
Nė kėtė rast,
institucionet qendrore duhet tė njoftojė Drejtorinė e Thesarit dhe tė
Buxhetit nė Ministrinė e Financave, Agjencinė e Prokurimit Publik, tė
cilat bėjnė ndryshimet nė regjistrat pėrkatės.
III. REGJISTRI I REALIZIMEVE TE PROKURIMEVE PUBLIKE
1.
Institucionet e pėrmendura nė Vendimin e Kėshillit tė Ministrave
nr.675, datė 20.12.2002, tė paraqesin pranė Agjencisė sė Prokurimit
Publik, brėnda afateve tė pėrcaktuara nė kėtė vendim, regjistrin e
realizimeve tė prokurimeve publike, sipas formularit nr.2,
bashkėngjitur kėtij udhėzimi.
2.
Formulari nr.2 tė pėrmbajė kėto tė dhėna:
a.
Objektin e prokurimit qė ėshtė realizuar,
b.
Fondin limit me te cilin eshte zhvilluar procedura e prokurimit, tė
ndarė nė investime dhe shpenzime operative,
c.
Vlera totale e ofertės fituese tė procedurės sė prokurimit tė ndarė nė
investime dhe shpenzime operative,
d.
Data e
zhvillimit tė procedurės sė prokurimit,
e.
Lloji i
procedurės sė prokurimit qė ėshtė pėrdorur pėr objektin e prokurimit,
f.
Emri i firmės
sė shpallur fituese,
IV. TE VEĒANTA
1. Institucionet
qendrore brenda afateve te percaktuara ne kete vendim pėrcaktojnė
listat e mallrave, tė ndėrtimeve apo tė shėrbimeve tė njėjta tė
parashikuara nga entet e varesisė, pėr tė cilat ato gjykojnė se do tė
kryhen procedurat e pėrqėndruara tė prokurimit.
Kėto
procedura prokurimi do tė kryhen nga institucioni qendror ose nga
institucioni i autorizuar prej tij.
Me
mallra, ndertime dhe sherbime te tjera ne kuptim te pikes 6.1/1 te
ketij vendimi do te kuptohet jo vetem mallrat, ndertimet dhe sherbimet
qe nuk jane te njejta por edhe ato qe jane te njejta, per te cilat
procedurat e prokurimit per arsye objektive nuk mund te realizohen ne
praktike nga institucioni qendror ose nga institucioni i autorizuar
prej tij.
Me
Mallra te njejte ne kuptim te ketij vendimi do te kuptohet ato mallra
qe kane te njejtin emer dhe te njejtin funksion.
Me
Ndertime te njejta ne kuptim te ketij vendimi do te kuptohet
ndertimet e reja qe kane projekt, preventiv dhe strukture kosto te
njejte.
Me
Sherbime te njejta ne kuptim te ketij vendimi do te kuptohet
sherbimet qe kane te njejtin objekt prokurimi.
2.
Entet,
tė cilat prokurojne Mallra qė prishen, sipas listės sė pėrcaktuar nė
kėtė Udhėzim, lejohen ti kryejnė vetė procedurat e prokurimit konform
ligjit nr.7971 datė 26.07.1995 Pėr Prokurimin publik
Mallra
qė prishen, ne kuptim tė Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr. 146
datė 07.03.2003, Pėr njė ndryshim nė VKM nr. 675, datė 20.12.2002 Pėr
pėrdorimin e fondeve buxhetore tė planifikuara pėr mallrat, shėrbimet
dhe ndėrtimet, do tė jenė mallrat sipas listės sė mėposhtme:
-
Mish i freskėt dhe
Nenproduktet e tij
-
Prodhime deti
-
Vezė
-
Bukė
-
Qumėsht dhe Nenproduktet e tij,
-
Fruta
7. Zarzavate
8.
Perime
Kesaj
liste mund ti shtohen sipas rastit edhe mallra tė tjerė, me miratim tė
Agjencisė sė Prokurimit Publik.
3.
Entet
prokuruese per llogari te te cilave kryhen procedurat e prokurimit
sipas pikes 6.2 te ketij vendimi jane te detyruara te paraqesin prane
institucionit te ngarkuar nga kjo pike e vendimit per kryerjen e
procedurave te prokurimit te gjitha te dhenat teknike dhe
sasiore qe enti i konsideron te nevojshme per realizimin e nje
procedure prokurimi.
Institucionet e ngarkuara sipas pikes se mesiperme te vendimit, pasi
grumbullojne te dhenat e derguara nga entet prokuruese, duke u
mbeshtetur dhe ne regjistrin e parashikimeve te prokurimeve publike, i
cili i eshte derguar nga ana e Agjencise se Prokurimit Publik, kryejne
procedurat e prokurimit. Keto institucione pasi perllogarisin fondin, i
cili do te jete shuma e fondeve te miratuara per seicilin institucion,
per realizimin e procedurave te prokurimit i referohen Kapitullit I,
pika 4 te UKM nr 1, date 01.01.1996 Per prokurimin publik .
4.
Nė
Vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 675, datė 20.12.2002 Pėr
pėrdorimin e fondeve buxhetore tė planifikuara pėr mallrat, shėrbimet
dhe ndėrtimet, pėr zbatimin e pikės 6.2, nuk pėrfshihen Institucionet
Qendrore tė pavarura, tė cilat nuk kane ente varėsie me perjashtim tė
blerjes sė autoveturave tė Titullarėve, pėr tė cilat institucionet
qendrore tė pavarura janė tė detyruara tė zbatojne pikėn 6.2 tė kėtij
Vendimi, nė tė cilėn parashikohet se: Pėr blerjet e autoveturave pėr
zyrtarėt e lartė tė shtetit ngarkohet Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare,
sipas pėrcaktimeve teknike dhe standarteve tė sigurisė, tė pėrcaktuara
nga Ministria e Rendit Publik.
Persa i
perket numrit te references se vendosur ne Ftesen per Oferte pjese e
dokumentave te tenderit ju sqarojme se ky numer do te perbehet nga
shifrat e meposhtme:
·
Dy shifrat e para do te percaktojne institucionin qendror sipas listes
bashkelidhur ketij udhezimi;
·
Dy shifrat ne vazhdim do te percaktojne institucionet qe jane ne varesi
te institucionit qendror. Keto shifra do te percaktohen nga ana e
institucionit qendror dhe ti paraqiten per miratim Agjencise se
Prokurimit Publik brenda dates 10 janar 2004. Ne rast se keto
institucione nuk do te kene ente varesie atehere keto dy shifra do te
jene 00;
·
Shifra e peste do te tregoje llojin e procedures se prokurimit
konkretisht:
Procedura e prokurimit Tender i Hapur do te kete shifren
1
Procedura e prokurimit Tender i Kufizuar do te kete shifren
2
Procedura e prokurimit Tender me Dy Faza do te kete shifren 3
Procedura e prokurimit Kerkese per Propozim do te kete shifren 4
Procedura e prokurimit Kerkese per Kuotim do te kete shifren
5
Procedura e prokurimit Prokurim i Drejteperdrejte do te kete
shifren 6
Procedura e prokurimit T.Hapur Nderkombetardo te kete shifren
7
Procedura e prokurimitT.Kufizuar Nderkombetardo te kete shifren
8
Procedura e prokurimit K.Kuotim Nderkombetardo te kete shifren
9
·
Shifrat e
tjera ne vazhdim do te percaktojne objektin e prokurimit sipas Kodit
Buxhetor.
Udhėzimet e APP-sė
nr.1, datė 06.01.2003, nr.2, datė 07.04.2003 dhe nr. 8 datė 18.02.2003
shfuqizohen.
Ky udhėzim hyn nė
fuqi menjėherė.
D R E J
T O R I
Behar ZENELILI
FORMULARET E UDHEZIMIT
|