Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
kerko: 
 
TENDER ONLINE  

Tender Online ju ofron njoftime per te gjithe tenderatqe do te njoftohen nga agjensia e prokurimeve publike si dhe fituesit e tyre.

KLIKO  

oferte nga ALBIC   
ALBIC ju ofron rregjistrim domain-i dhe adrese email-i pop3. Cilesi e larte dhe cmimet me te lira ne treg.

domain: emrifirmes.albic.net
email: emrijuaj@albic.net

Reklama juaj  
Ketu mund te ishte reklama juaj!

Reklamoni ne ALBIC

 "Per perdorimin e fondeve buxhetore te planifikuara per mallrat, Sherbimet dhe Ndertimet"

 

REPUBLIKA E SHQIPERISE

KESHILLI I MINISTRAVE

 V E N D I M

Nr__675__ date_20.12.2002__

Ndryshuar Nr. 146 dt. 7.03.2003

Ndryshuar me VKM Nr. 546 dt. 01.08.2003

  

PER

PERDORIMIN E FONDEVE BUXHETORE TE PLANIFIKUARA PER MALLRAT,

SHERBIMET DHE NDERTIMET

 

 

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te nenit 5, te ligjit nr.7971 date 26.07.1995, “Per prokurimin publik”, me ndryshimet perkatese, me propozim te Kryeministrit, Keshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

I.  Te pergjithshme

 

1.1  Vendimi te zbatohet per te gjitha fondet e parashikuara ne buxhetin e shtetit, te planifikuara per mallra, sherbime dhe ndertime.

 

1.2  Vendimi te zbatohet nga te gjitha entet prokuruese, qe kane fonde buxhetore te planifikuara, per mallra, sherbime dhe ndertime, dhe nga organet e qeverisjes vendore, per fondet qe jepen nga buxheti i shtetit per kete qellim.

 

II. Regjistri i parashikimeve te prokurimeve publike

 

2.1  Entet prokuruese pas miratimit te buxhetit, ne baze te kerkesave dhe te fondeve te miratuara ne buxhet, per mallra, sherbime dhe ndertime, pergatisin dhe plotesojne regjistrin e parashikimeve te prokurimeve publike, sipas formes dhe menyres se percaktuar ne udhezimin e Agjencise se Prokurimit Publik.

 

2.2  Nje kopje e Regjistrit te Parashikimeve te Prokurimeve Publike, i miratuar nga drejtuesi i entit prokurues, i dergohet brenda dates 20 Janar te ēdo viti, institucionit qe ve ne dispozicion fondet. Institucionet qe vene ne dispozicion fondet, brenda dates 30 Janar te ēdo viti, dergojne ne Agjencine e Prokurimit Publik, ne Drejtorine e Thesarit dhe Buxhetit ne Ministrine e Financave, permbledhjen e Regjistrave te parashikimeve te prokurimeve publike te tyre dhe te  enteve te varesise. Drejtoria e Thesarit dhe e Buxhetit u dergon nga nje kopje degeve te thesarit ne rrethe.

 

2.3  Agjencia e Prokurimit Publik, ne baze te te dhenave te regjistrave te parashikimeve te prokurimeve publike te derguar nga institucionet qendrore, pergatit Regjistrin Qendror te Parashikimeve te Prokurimeve Publike dhe e shpall ate ne “Buletinin e Prokurimit Publik”, brenda dates 15 shkurt te ēdo viti.

 

 

III. Prokurimi i mallrave, sherbimeve dhe ndertimeve

 

3.1  Procedurat e prokurimit, per permbushjen e nevojave vjetore per mallra, sherbime dhe ndertime, te planifikuara e te ndara per secilen prej tyre, per ēdo institucion, ent prokurues, kryen ne fillim te vitit buxhetor. Procedurat e prokurimit te perfundojne brenda muajit maj te ēdo viti, duke perfshire ne kete afat edhe lidhjen e kontratave perkatese.

 

3.2  Procedurat e prokurimit per fonde te krijuara ose te shtuara pas miratimit te buxhetit te shtetit, nisen menjehere pas venies ne dispozicion te ketyre fondeve. Institucionet qendrore, ne kete rast, njoftojne Drejtorine e Thesarit dhe Buxhetit ne Ministrine e Financave, dhe Agjencine e Prokurimit Publik, te cilat bejne ndryshimet ne regjistrat perkates.

 

3.3  Procedurat e prokurimit per fonde te planifikuara per ndertime, te cilat nuk kane projekte te miratuara, nisin menjehere pas perfundimit te projektit.

 

IV. Lidhja e kontratave

 

4.1  Kontratat per mallra, sherbime apo ndertime, me perjashtim te rasteve te percaktuara ne piken 5, te nenit 17, te ligjit nr.7981, “Per prokurimin publik”, lidhen me afat deri ne mbylljen e vitit buxhetor.

 

4.2  Kontratat lidhen me kusht vlefshmerie dhe me afate te percaktuara per permbushjen e detyrimeve, ne varesi te venies ne dispozicion te fondit perkates dhe te ndarjes katermujore te fondeve te planifikuara ne buxhet.

 

4.3  Kontratat pas kryerjes se procedurave te prokurimit, te percaktuara ne pikat 6.1 dhe 6.2 te ketij vendimi, lidhen nga institucioni, ne emer te te cilit eshte zhvilluar prokurimi, per fondin e vene ne dispozicion dhe sipas nevojave te parashikuara.

 

V. Regjistri i realizimit te prokurimeve

 

5.1  Entet prokuruese pergatisin dhe plotesojne regjistrin e realizimit te prokurimeve publike, sipas modelit dhe menyres se percaktuar ne udhezimin e Agjencise se Prokurimit Publik.

 

5.2  Nje kopje e Regjistrit te realizimeve te prokurimeve publike, i miratuar nga drejtuesi i entit prokurues, i dergohet brenda 10 diteve nga perfundimi i afatit te percaktuar ne piken 3.1 te ketij vendimi, institucionit qe ve ne dispozicion fondet. Keto institucione dergojne ne Agjencine e Prokurimit Publik, brenda 30 diteve nga perfundimi i afatit te percaktuar ne piken 3.1 te ketij vendimi, permbledhjen e regjistrave e realizimeve te prokurimeve publike te tyre dhe te enteve te varesise.

 

5.3  Agjencia e Prokurimit Publik, ne baze te te dhenave te regjistrave te realizimeve te prokurimeve publike te derguar nga institucionet qendrore dhe vendore, pergatit Regjistrin Qendror te Realizimeve te Prokurimeve Publike dhe e shpall ate ne Buletinin e Prokurimit Publik, brenda dates 31 Korrik te ēdo viti.

 

VI. Te veēanta

 

6.1  Institucionet qendrore brenda dates 10 Janar te ēdo viti, percaktojne listat e mallrave, te ndertimeve apo sherbimeve te njejta te parashikuara nga entet e varesise, per te cilat procedurat e prokurimit do te kryhen nga institucioni qendror ose nga institucioni i autorizuar prej tij. Ky ent prokuron me fondin e llogaritur si shume e fondeve te miratuara, per ēdo ent varesie, per te njejtin mall, sherbim apo ndertim. 

Per mallrat, sherbimet dhe ndertimet e tjera, prokurimi do te kryhet nga cdo ent prokurues i varesise, ne perputhje me procedurat e ligjit “Per Prokurimit Publik” te ndryshuar dhe te fondeve perkatese ne dispozicion.

 

6.1/1 Pika 6.1 nuk zbatohet per prokurimin e mallrave qe prishen si fruta-zarzavate te fresketa apo artikuj te tjere te ngjashem, te perfshire ne listern qe do te hartoje Agjencia e Prokurimit Publik.

 

6.2  Per plotesimin e nevojave te ministrive dhe te institucioneve e te organeve ne varesi te tyre, per mallrat, ndertimet dhe sherbimet e poshteshenuara, ngarkohen institucionet respektive, entet prokuruese, te poshteshenuara, te kryejne procedurat e prokurimit ne emer te tye. Keto ente prokurojne me fondin e llogaritur si  shume e fondeve te miratuara per ēdo institucion, per secilin nga mallrat, ndertimet dhe sherbimet e shenuara, konkretisht:

 

-      Per sherbimet per furnizimin me karburant, gazoil, benzol dhe karburant per ngrohje qendrore ngarkohet Ministria e Industrise dhe Energjitikes;

-      Per sherbimet per furnizim me karburant per fluturimet ajrore ngarkohet Ministria e Mbrojtjes;

-      Per sherbimet e komunikimit me internet dhe E-mail (abonimet e reja) ngarkohet Ministria e Transportit dhe Telokomunikacionit;

-      Per blerjet e autoveturave per zyrtaret e larte te shtetit ngarkohet Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare, sipas percaktimeve teknike dhe standarteve te sigurise, te percaktuara nga Ministria e Rendit Publik;

-      Per blerjet per autovetura te reja ngarkohet Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit;

-      Per blerjet e kompjuterave, makinave te shumefishimit dhe te paisjeve te tjera te teknologjise elektronike ngarkohet Ministria e Ekonomise;

-      Per rikonstruksionin e godinave te ministrive ngarkohet Ministira e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit

 

6.3   Agjencia e Prokurimit Publik, per zbatimin e pikes 6.2 te ketij vendimi u dergon institucioneve, enteve prokuruese, te ngarkuara per prokurimin e fondeve per llogari te te treteve, te dhenat e regjistrit te parashikimeve te prokurimeve publike.

 

6.4   Jo me vone se data 31 Janar e ēdo viti, institucionet, ent prokurues, mund te kerkojne delegimin e kryerjes se prokurimit per llogari te tyre, nje institucioni tjeter, qe propozohet nga Agjencia e Prokurimit Publik. Ne keto raste, miratimi jepet nga Keshilli i Ministrave.

 

 

VII. Te fundit

 

7.1  Afati i percaktuar ne piken 3.1 per vitin 2003 shtyhet deri ne daten 30 tetor, duke perfshire edhe te gjitha procedurat e prokurimit te zhvilluara pas dates 15 Qershor 2003.

 

7.2  Ngarkohet Agjencia e Prokurimit Publik te nxjerre udhezimet perkatese ne zbatim te ketij vendimi.

 

7.3  Ngarkohen ministrite dhe institucionet perkatese per zbatimin e ketij vendimi.

 

 

Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne “Fletoren Zyrtare”

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

FATOS NANO

 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi

Kjo faqe u mundesua nga Fondacioni Soros per Shqiperine