Keto procedura mendojme se duhet te
nihen mire nga cdo kredimarres me qellim qe Ai te jete sa me i sukseshem ne
procesin e negocimit me oficeret e kreditit te bankave dhe institucineve te
tjera kredi dhenese. Ja cfare kerkojne te mesojne oficeret e kredive nga
klientet e tyre gje qe ata e realizojne gjate intervistave me klientet dhe
hulumtimeve te ndryshme per ta.
1.Sa
mire e njeh aplikanti biznesin?
Rregulli
eshte i thjeshte: sigurohet qe huamarresi e njeh mire biznesin qe do te
zhvilloje.
2.Sa
mire e ka kuptuar huamarresi natyren financiare te biznesit?
Kjo perben
mangesine kryesore te shumices se menaxhereve te biznesit te vogel. Pak
njerez te biznesit te vogel jane trajnuar mjaftueshem ne kontabilitet dhe
finance dhe shume nga ato nuk mund t'i lexojne dhe interpretojne pasqyrat e
tyre financiare. Keta njerez nuk e kuptojne si i nxjerr parate biznesi i tyre,
keshtu qe normalisht nuk mund te pritet prej tyre qe te marrin vendime te duhura
menaxhimi financiar. Disa
nga ata, mbeshteten tek bankieri i tyre njelloj sikur
ky te ishte keshilltari
i tyre fianciar; te tjere
mbeshteten tek kontabilisti i tyre. Qe te dyja keto paraqesin burime te mira te
asistences financiare, por menaxheri i firmes nga ana e tij duhet te kete
njohuri te mjaftueshme mbi çeshtjet financiare.
Aftesite
financiare te huamarresve potenciale, mund te maten duke i kerkuar huamarresit
qe te shpjegoje pasqyrat e tij financiare si dhe buxhetin per vitin e
ardhshem.Nese huamarresi arrin t'i shpjegoje pasqyrat financiare por nuk ka
buxhet, kjo eshte nje gje e pranueshme. Nese huamarresi arrin t'i shpjegoje
pasqyrat financiare dhe ka nje buxhet real kjo eshte me mire. Por nese
huamarresi deshton ne te dyja testet,
zakonisht i propozohet
atij qe te marre konsulence per nevojat e tij financiare.
3.Sa mire operon me
njerezit aplikanti?
Pjesa
me e madhe e punes aktuale ne biznesin e huamarresit do te behet nga punonjesit
e tij ndersa pjesa me e madhe e fitimit do vije nga klientela e tij.
Oficeri i kreditit i ben
keto pyetje vetes
: "Do te deshiroja te punoja per kete person?" "Do te deshiroja te beja biznes
me kete person?" "A eshte ky person menaxher apo drejtor?"
Qellimi
i ketyre pyetjeve te rendesishme eshte njojtja e aplikantin.
2. TE
PERCAKTOJE
ME SAKTESI QELLIMIN E HUASE
Qellimi
i nje huaje konsumatore
eshte i percaktuar qarte. Por qellimi i huase te biznesit shpesh nuk
eshte dhe aq specifik. Huate per bizneset shpesh kerkohen per qellimet e
kapitalit punues. Me tej, keto hua mund te perdoren per qellime te ndryshme duke
perfshire investimet, zerat e
aktiveve afatshkurtra dhe pakesimin e
detyrimeve afatshkurtra. Qellimi specifik duhet te percaktohet plotesisht. A do
te perdoret huaja e marre per te bere pagesa te tjera? Per te shlyer llogarite e
pagueshme? Per te blere inventar? A e perdor klienti kapitalin e tij punues per
te financuar aktivet fikse? A do te perdoret huaja per te mbluluar ekspozimin
ndaj bankave te tjera?
Nese
huaja do te perdoret per te blere aktive fikse, atehere duhet te hetohen nevojat
e firmes per aktive fikse dhe te sigurohemi qe ky aktiv i pergjigjet nevojave te
biznesit.
3. TE ZBULOJE
BURIMIN E SHLYERJES SE HUASE
Informacioni
me themelor ne nje hua, eshte te dish nga do vijne parate per shlyerjen e huase.
Pavarsisht
nga fakti qe huamarresi mund te jete shume i ndershem dhe
qe huaja ne vazhdim mund te perdoret ne menyren e duhur, nese nuk
percaktohet ne menyre te arsyeshme burimi kryesor i fondeve te
shlyerjes, huaja nuk duhet te jepet.
Egzistojne
vetem kater burime te mundshme te shlyerjes:
Fluksi
i arkes
- Burimi me i pelqyeshem i shlyerjes se huase eshte fluksi i ardhshem i arkes
qe rrjedh nga operacionet e firmes.
Keto flukse arke duhet te jene te mjaftueshme per te shlyer huane dhe te tilla
qe ta lejojne biznesin te vazhdoje te realizoje operacione fitimprurese; nese
fluksi i ardhshem i arkes qe rrjedh nga operacionet eshte negativ huaja mund te
mos kete nje burim te mjaftueshem per shlyerje.
Shitja
e aktiveve fikse - Nuk mund te mbeshtetesh ne shitjet e ardhshme te aktiveve fikse per te
shlyer huane. Vete kerkesa per hua eshte nje tregues i asaj qe huamarresi nuk
deshiron apo nuk mund te shese aktivet gjate kesaj kohe. Pervec kesaj, nje
shitje e sforcuar ne kohen e maturimit te huase, mund te jete fare e pakendshme
per huamarresin. Zakonisht huamarresi spekulon duke vendosur nje te ardhur
te paparashikuar dhe ne momentin kur kjo e ardhur nuk realizohet, bankes
i krijohet nje hua problematike. Pra ne pergjithesi,
likuidimi
i aktiveve perben nje burim te varfer per shlyerjen e huase.
Injektimi
i kapitalit nga jashte - E ardhmja eshte perhere e pasigurt. Nuk eshte normale te mbeshtetesh ne nje
injektimi te ardhshem te kapitalit ne biznesin e huamarresit dhe ta konsiderosh
kete si burim kryesor te shlyerjes se huase. Nese biznesi eshte fitimprures,
kapitali do te rritet nga fitimet, te cilat jane dhe burimi kryesor i shlyerjes
se huase.Nese biznesi eshte jo- fitimprures, me siguri nuk do te
kete injektim kapitali.
Huate te cilat varen ne kapitalin e ardhshem te firmes si nje burim per
shlyerjen e huase, veshtire se mund
te quhen normale.
Hua
te marra gjetke - Kerkesa per hua ekzaminohet me kujdes ne qofte se huaja do te
shlyhet duke perdorur nje hua te marre ne nje
banke tjeter. Pse klienti nuk mori hua direkt nga ne nese do kishte
nevoja reale per kete hua? Si do t'ia bejme pastaj nese banka tjeter refuzon
te shlyeje huane kur vjen koha e maturimit te huase sone? Kjo i shkakton bankes
nje hua problematike. Huaja e
ardhshme nga nje tjeter kreditues eshte zakonisht nje burim shume me i pavarur
per shlyerjen e huase.
Te
gjitha institucionet huadhenese si burim primar per
shlyerjen e huase, konsiderojne kryesisht fluksin pozitiv te arkes qe
rrjedh nga aktivitetet operacionale.
4.
TE IDENTIFIKJE NJE BURIM TE DYTE PER SHLYERJEN E HUASE
Burime
te mundshme te shlyerjes se huase na
tregojne qe fluksi i arkes eshte burimi i vetem
primar i besueshem per shlyerjen e huase.
Çfare
ndodh nese huamarresi i humbet parate?
Nese
banka nuk ka nje burim te dyte shlyerjeje, huaja nuk ka per t'u shlyer.
Flukset e ardhshme pozitive te arkes normalisht jane i vetmi burim primar i
pranueshem i shlyerjeve te huase nderkohe qe burime sekondare te besueshme
nevojiten per te parandaluar humbjen e huase per shkak te fluksit negativ te
arkes.
Kolaterali
eshte gjithmone nje burim sekondar i shlyerjes.Bankat jane ne biznesin e
huadhenies se fondeve dhe jo ne biznesin e tregtimit te kolateralit te dores se
dyte.
Proçesi
i mbylljes se nje kolaterali te harxhon kohe, eshte i shtrenjte dhe krijon
probleme. Pavarsisht sesa i vlefshem eshte kolaterali, shitja ne te ardhmen e
tij nuk perben asnjehere nje burim primar per shlyerjen e huase.
Nga
ana tjeter, kolaterali eshte zakonisht burimi sekondar me i mire per shlyerje.
Nese huaja eshte kolaterizuar mire, huamarresi ka shume te ngjare qe te
likuidoje kolateralin, te paguaje huane dhe te perftoje diferencen. Nese huaja
kolaterizohet varferisht, banka vete do te detyrohet te likuidoje kolateralin ne
nje vlere me te ulet se ajo e huase me interes dhe gjobe.
Garantuesit jane
gjithnje burime sekondare te shlyerjes. Garantuesi nuk del vullnetar per te
paguar huane ne kohen e maturimit. Arketimi i nje huaje te keqe nga garantuesi
zakonisht kerkon ndjekje gjyqesore. Kjo shkakton probleme ndermjet bankes dhe
garantuesit veçanerisht ne rastet kur ai eshte nje klient i mire i bankes.
5.
TE SIGUROHET QE KLIENTI KA GARANCI TE MJAFTUESHME
5.1
LLOJET E GARANCIVE DHE VLERESIMI I TYRE
Llojet e garancive qe
mund te ofrohen nga klienti jane si meposhte:
a)
Hipoteka e pasurive te
patundshme te tregtueshme
b)
Pengu i aktiveve te tjera fikse siç jane linjat teknologjike, makinerite
dhe pajisje te tjera
c)
Pengu i Bonove te Thesarit
d) Pengu i Llogarive te
Depozitave
f)
Garancite e dhena ne favor
te huamarresit nga bankat e huaja
g) Garancite e dhena ne favor
te huamarresit nga bankat vendase
h) Garancite e dhena ne favor
te huamarresit nga persona apo kompani te mirenjohura
i)
Leter - Premtimet
j)
Transferimi
i te drejtave te Llogarive te Arketueshme
k) Cdo
kombinim I llojeve te garancive te permendura me siper eshte I pranueshem.
Hipoteka e Pasurive te Patundshme te Tregtueshme
Ndertesa
te ndryshme siç jane: dyqanet, zyrat, magazinat, pasurite industriale,
restorantet, hotelet dhe shtepite ej.
Vlera
totale e pasurive te patundshme do je jete nga 150 % - 200 % e shumes se huase
ne varesi te shumes, maturimit, periudhes se interesit, qellimit dhe sektorit te
huase.
Pasuria
nuk do te jete e vlefshme ne rast se nuk eshte e rregjistruar ne perputhje me
ligjet ekzistuese Shqiptare. Nje certifikate e pasurise e leshuar nga Zyra e
Hipotekimit ne muajt e fundit i kerkohet klientit ne
momentin e prezenatimit te dokumentave ne banke.
Raporti
vleresues i pasurise se patundshme apo i aktiveve te tjera fikse
pergatitet nga eksperti vleresues i klientit.
Eksperti
vleresues duhet te percaktoje vleren e pasurive te patundshme dhe te aktiveve
fikse ne perputhje me metodat nderkombetare te vleresimit te pasurive te
patundshme dhe aktiveve fikse duke iu referuar vleres se tregut.
Eksperti
vleresues duhet te paraqese nje raport mbi te gjitha çeshtjet qe lidhen me
pasurite e patundshme apo aktivet fikse.
Pengu i aseteve te tjera
fikse ose te luajtshme si linje teknologjike, makineri e pajisje te tjera.
Makineri
te ndryshme, linja teknologjike, pajisje te tjera dhe gje e gjalle mund te
ofrohen nga klienti si garanci. Kjo lloj garancie quhet garanci pasuri e
tundshme.
Vlera
totale e mbulimit duhet te levize nga 150% - 200% te shumes se huase ne varesi te
shumes, maturimit, periudhes se interesit, qellimit dhe sektorit te huase.
Pasuria
e tundshme nuk eshte e vlefshme ne rast se eshte e bllokuar ne Zyren e barreve
Siguruese ne favor te nje pale te trete. Per nevoja vleresimi nje kopje e
fatures se blerjes, kopje e dokumentit te zhdoganimit i kerkohen klientit
qe ne fillim te momentit te aplikimit.
Raporti
vleresues i pasurise se tundshme apo i aktiveve te tjera fikse do te pergatitet
nga eksperti vleresues i klientit.
Eksperti
vleresues duhet te percaktoje vleren e pasurive te tundshme ne perputhje me
metodat nderkombetare te vleresimit te pasurive te patundshme dhe aktiveve fikse
duke iu referuar vleres se tregut.
Eksperti
vleresues duhet te paraqese nje raport mbi te gjitha çeshtjet qe lidhen me
pasurite e tundshme apo aktivet fikse te tundshme
Pengu i Bonove te Thesarit
Ne
rastin kur pengu i bonove te thesarit merret si garanci per instrumentat e
kreditit, Bonot e Thesarit duhet te mbulojne shumen e huase + interesin.
Huamarresi duhet te nenshkruaje kontraten e
pengut te Bonove te Thesarit.
Nje
kopje Kontrates aktuale te bonove te thesarit duhet te paraqitet nga klientit ne
fillimin e procedurave per kredi.
Pengu i Llogarive te Depozitave
Ne
rastin kur pengu i llogarive te depozitave merret si garanci per instrumentat e
kreditit, shuma e llogarive te depozitave duhet te mbuloje shumen e huase +
interesin.
Kjo
kontrate do t'i paraqitet menjehere oficerit te kredise e cila do te perdoret
si baze per pergatitjen e kontrates se kredise.
Garancite e Dhena ne Favor te Huamarresit nga
Bankat e Huaja apo Vendase
Ne
rastin kur banka merr nje garanci nga bankat e huaja apo vendase per
instrumentet e kreditit, shuma e ketyre garancive duhet te mbuloje shumen e
huase + interesin. Huamarresit do te nenshkruajne nje marreveshje huaje me
banken kredidhenese.
Garanci te te Treteve
dhene
nga Persona apo Kompani te Mirenjohura ne Favor te
Huamarresit
Ne
rastin kur banka kredidhenese merr nje garanci te te treteve per instrumentat e
kreditit, banka duhet te sigurohet qe garancite e
ketyre paleve te treta jane marre nga persona apo kompani te
mirenjohura.
Leter -
Premtimet
Banka
pranon Leter - Premtime debitoret e te cilave jane aksioneret ndersa perfitues
eshte huamarresi ; keto Leter - Premtime duhet te nenshkruhen ne emer te bankes
kredidhenese. Maturimi i Leter -Premtimeve
do te jete i njejte me maturimin e huase ose me datat e kesteve. Shuma e Leter
- Premtimit do te jete e njejte me principalin ose me shumen e kesteve.
Transferimi i te drejtave te
Llogarive te Arketueshme
Transferimi
i te drejtave te Llogarive te Arketueshme mund te pranohet ne qofte se banka
eshte e sigurte per kompanine qe do te beje pagesen.
5.2
CILI
DO TE JETE MBULIMI I GARANCISE?
Ne
mbeshtetje te ligjit nr. 8269, date 23.12.1997 " Per Banken e Shqiperise",
neni 12 germa "a", te ligjit nr. 8365 date 02.07.1998 "Per bankat ne
Republiken e Shqipersie", neni 26 pika 3 germa "b"; neni 28; neni 31, pika
2; neni 36 dhe neni 37 kemi si meposhte:
Me
kredi te siguaruar mire kuptojme qe kolaterali ose garancia eshte e mjaftueshme
te mbroje banken nga humbja e kryegjese dhe interesit.
Me
mjaftueshmeri do te kuptojme ekzistencen e nje dokumentacioni ligjor, qe siguron
banken se me ekzekutimin e kolateralit ose te garancise do te mbuloje sasine e
kryegjese dhe te interesit si dhe koston e mbledhjes ose te ekzekutimit te ketij
kolaterali.
Sigurimi
do te quhet I mire ne qofte se plotesohet nje nga kushtet e meposhtme:
- kredia
eshte e garantuar ne menyre te mjaftueshme (100 per qind) nga nje garanci ne
leke e Qeverise ose e Bankes se Shqiperise kur kredia jepet ne lek;
- kredia
eshte e garantuar nga letra me vlere te qeverise. Vlera e kredise nuk kalon
80 per qind te vleres se kolateralit ose garancise;
- kredia
eshte e garantuar ne menyre te mjaftueshme (100 perqind) nga institucionet
financiare nderkombetare;
- kredia
eshte e garantuar ne menyre te
mjaftueshme (100 perqind) nga qeverite qendrore ose bankat qendrore te
vendeve te zones A sipas valutes perkatese (vendet e zones A jane percaktuar
ne rregulloren e "Mjaftueshmerise se Kapitalit" te bankes);
- kredia
eshte e garantuar nga nje banke tjeter solvente, per deget e degeve
te huaja, e ndryshme nga banka-meme. Vlera e kredise nuk kalon 70 perqind te
vleres se kolateralit ose garancise;
- kredia
eshte garantuar kundrejt lenies peng te vlerave te tundshme te kredimarresit
ose te garantuesit. Vlera e kredise nuk kalon 70 perqind te cmimit te tregut
te pasurise se lene peng;
- kredia
eshte e garantuar kundrejt hipotekes se pasurise se patundshme te
kredimarresit ose te garantuesit. Vlera e kredise nuk kalon 70 perqind te
cmimit te tregut te pasurise se hipotekuar, pasuria a patundshme duhet te
jete e inskriptuar ne favor te bankes;
- kredia
eshte e garantuar nga nje institucion financiar I specializuar. Vlera e
kredise nuk kalon 50 perqind te shumes se garantuar;
- kredia
eshte e garantuar nga nje depozite e bllokuar ne leke ose ne valute. Kjo
depozite te jete te pakten 25 perqind me e larte se vlera e kredise së
dhene, kur jane ne monedha te ndryshme, dhe 20 perqind me e larte se vlera e
kredise se dhene, kur jane ne monedhe te njejte.
5.3
SIGURIMI
Pervec
garancise se ofruar nga Klienti, police sigurimi do te kerkohet si meposhte:
Ø
Ne rastin kur makinerite dhe pajisjet, ose inventar eshte ofruar si
garanci, do te kerkohet police sigurimi kundra zjarrit. Polica e sigurimit
kundra zjarrit do te kerkohet dhe ne rastet kur banka financon blerjen e
makinerive dhe pajisjeve dhe ne te njejten kohe ato do te ofrohen dhe si
garanci.
Ø
Ne rastin kur gjeja e gjalle ofrohet si garanci, police sigurimi per
gjene e gjalle do te kerkohet.
Ø
Ne rastin kur kredia financon ndertimin e nje objekti apo blerjen e nje
objekti (ndertese, shtepi, dyqan etj), police sigurimi kundra termetit do te
kerkohet.
Ø
Ne varesi te rastit te kredise, ne varesi te garancise se ofruar dhe ne
varesi te moshes se klientit, do te kerkohet sigurimi I jetes se klientit.
Eshte
e rendesishme per tu theksuar qe kryesisht vetem nje nga llojet e siguracioneve
te permenduar me siper kerkohet nga banka.
II.
PYETJET QE
MUND DHE
DUHET TE ZHVILLOHEN GJATE NJE INTERVISTE FILLESTARE PER KREDI
Intervista
per huane i jep mundesi
specialisteve te marketingut dhe oficereve te kreditit per te pergatitur
gjithçka qe ka te beje me krijimin e emrit te mire te klientit.
Intervista
per huane se pari synon te binde klientin qe ai ose ajo ka zgjedhur banken me
kompetente dhe me te dobishme. Proçedurat e meposhtme per zhvillimin e
intervistave fillestare per huate
i vine ne ndihme
intervistuesit per te arritur keto synime:
Per te pritur
aplikantin
ne nje menyre miqesore.
2. E mban
volumin
e zerit ne nje nivel te tille qe te mos lejoje personat e tjere jo -pjesemarres
te degjojne kete diskutim konfidencial.
3. Mban shenime ne minimumin e duhur.
4. Degjon me shume sesa flet.
5. Inkurajon aplikantin qe te
flase.
6. Drejton pyetje qe
normalisht kerkojne me shume pergjigje sesa
thjesht "po" ose "jo".
7. Nuk i shpreh komentet
negative derisa te kete
grumbulluar informacionin baze te gjykuar nga
ai
si te nevojshem.
8. Nese aplikanti i shmanget
temes kryesore, kthen
perseri biseden tek tema kryesore.
9.
Aprovn
aplikantin here pas here per pikat e favorshme qe ai ose ajo paraqet.
10.
Shmang theksimin e pikave te dobeta te aplikantit ose parregullsite e
kompanise.
11.
Tregon interes te vazhdueshem per aplikantin dhe biznesin e tij.
12.
Ne qoftese
ka arritur ne ate pike te bisedes ne te cilen ndergjegjesohet
per ate qe huaja e propozuar nuk eshte e pershtatshme per politiken e bankes,
refuzon
huane me kujdes duke perdorur argumenta mbeshtetes te mjaftueshem.
13. Shmang shpjegimet komplekse gjate detajimit te arsyeve per refuzim.
14. Kerkon me butesi ate qe
i
duhet apo
i
nevojitet dhe kurre
nuk urdheron.
15. Kujton qe nuk mund te merrni gjithçka ju nevojitet gjate nje interviste
te vetme. Perqendrohet
ne pikat e rendesishme.
16. Ruan gjakftohtesine, aplikanti mund te emocionohet, nje luks i tille nuk
i
lejohet.
Objektivi
i dyte eshte qe te siguroje
te gjitha te dhenat e nevojshme per banken me qellim qe te marre
vendim ne lidhje me huane.
Forma
e vleresimit paraprak rendit te dhenat qe duhen zakonisht per te marre nje
vendim te tille. Ka
alternativen e plotesimit
te
formularit gjate intervistes ose menjehere pas saj.
Formulari
duhet te plotesohet dhe sherben si nje mjet qe
i
sjell vazhdimisht ne mendje te dhenat qe duhen per vendimin e huase.
Perpara
se intervista te mbaroje, lista e dokumentave te kerkuara duhet t'i jepet
klientit.
Pas
intervistes fillestare
ai i
ben pyetje vehtes per çeshtjet e
meposhtme:
1 - A jane huamarresit te ndershem?
2 - Cilat jane pikat e forta dhe te dobeta te menaxhimit?
3 - Cilat jane kushtet ekonomike ne industri?
4 - A eshte kuptuar mire dhe a eshte i pranueshem qellimi i huase?
5 - A ekziston ndonje burim
primar i mjaftueshem shlyerjeje?
6 - A do te paguhet totalisht huaja qofte ne daten e maturimit apo sipas
kesteve?
7 - Si do te jete periudha e pagimit te interesave?
8 - Cilat jane burimet sekondare te shlyerjes?
a) Kolaterali? Sa likuid eshte ai?
b) Bonot e Thesarit? A perputhen ato me maturimin e huase?
9 - A eshte e mjaftueshme shuma e huase? Shume e vogel? Shume e madhe?