Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
   
MTL me BOSNJEN (BH)  


MTL me vendet ne rajon  
 

me Bosnje-Hercegovinen
me Bullgarine
me Kosoven
me Kroacine
me Maqedonine
me Rumanine
me Serbine & Malin e zi

guide e MTL nga  ALBIC   
 

Guida e MTL - Hyrje
Sistemi i OBT-së
Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë
Ēėshtje tė rėndėsishme
Ēėshtje të tjera

Reklama juaj  
Reklama juaj ketu

Marreveshja e Tregtise se Lire (MTL)

Shqiperi - Bosnje Hercegovine


Pershkrim i pergjithshem

Teksti i marrëveshjes së tregtisë së lirë Shqipëri-Bosnjë Herzegovina, përbëhet nga Hyrja dhe 40 nene. Përmbajtja e kësaj marrëveshje paraqitet, si më poshtë:

Hyrja , së bashku me Objektivat e marrëveshjes; 2 nene
Kapitulli I , Produktet industriale, 5 nene;
Kapitulli II , Produktet bujqësore, 7 nene;
Kapitulli III , Dispozita te pergjithëshme, përfundimtare dhe institucionale 26
nene.

Në seicilin nga këto artikuj janë parashikuar elementë të tillë si tarifat doganore bazë dhe shkalla e reduktimit të tyre, eliminimi i masave kufizuese në import, eksport, detyrimet fiskale, barrierat teknike në tregti, shkëmbimi i konçensioneve, konçensionet dhe politikat bujqësore, masat mbrojtëse specifike, masat sanitare dhe fitosanitare, sistemi i brëndëshëm i taksave, masat anti dumping, masat e përgjithëshme mbrojtëse, rieksporti, monopoli i shtetit, proçedurat për aplikimin e masave mbrojtëse, rregullat e origjinës së mallrave, pagesat, rregullat e mbrojtjes së konkurencës, ndihma shtetërore, vështirësitë në bilancin e pagesave, mbrojtja e të drejtës se autorit, prokurimi publik, shërbimet dhe investimet, Komiteti i Përbashkët dhe proçedurat e funksionimit të tij, hyrja në fuqi, etj.

Në ndryshim nga të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara deri tani, Marrëveshja e Tregtisë së Lire me Bosnjë dhe Herzegovinën për produktet industriale nuk përfshin lista me produkte të importuara me tarifa zero, por parashikon shkallëzimin e mëposhtëm për te gjithë produktet industriale, në mënyrë reciproke, pa përjashtim:

viti i parë reduktim 20% ndaj tarifës bazë, (me hyrjen në fuqi të marrëveshjes) viti i dytë 40%, ndaj tarifës bazë, 1 janar 2004 viti i tretë 60%, ndaj tarifës bazë, 1 janar 2005 viti i katërt 80% ndaj tarifës bazë, 1 janar 2006 dhe viti i pestë 100%, të tarifës baze, 1 janar 2007

Ndërkohë, anekset, si pjese integrale të marrëveshjes përfaqësohen nga:

• Aneksi 1 , lista e mallrave industriale që do të konsiderohen si mallra bujqësore

• Aneksi 2 , ku përcaktohen produktet bujqësore reciproke, të cilat do të importohen në seicilin vënd, pa tarifa doganore, me hyrjen në fuqi të kësaj Marreveshje.

• Aneksi 3 , ku përcaktohen produktet bujqësore reciproke, të cilat do të importohen në seicilin vënd, me reduktim progresiv të tarifave doganore, duke filluar me hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshje.

Shkallëzimi i reduktimit të tarifave doganore, për produktet bujqësore, gjatë periudhës tranzitore prej 5 vjet, do të jetë si më poshtë: viti i parë reduktim 20% ndaj tarifës bazë, viti i dytë 40%, ndaj tarifës bazë, 1 janar 2004 viti i tretë 60%, ndaj tarifës bazë, 1 janar 2005 viti i katërt 80%, ndaj tarifës bazë, 1 janar 2006 dhe viti i pestë 100% ndaj tarifës bazë, 1 janar 2007.

Edhe në rastin e produkteve bujqësore Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Bosnjë dhe Herzegovinën ka si risi mungesën e konçensioneve në produktet bujqësore si dhe trajtim simetrik te shkëmbimeve tregtare dhe liberalizimit të tyre.

• Aneksi 4 , Lista e konventave ndërkombëtare të pranuara për t'u zbatuar në kuadrin e kësaj marrëveshje që lidhen me mbrojtjen e të drejtës intelektuale.

• Protokolli 1 , me 38 nene, së bashku me anekset përkatëse ku janë dhëhë përcaktimet dhe konceptet e rregullave të origjinës, metodat e administrimit dhe bashkëpunimit doganor dhe përcaktimet teknike për të përfituar rregullat e origjinës.
 

> Marreveshja e plote Shqiperi - Bosnje Hercegovine (PDF)

 
 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi