Marreveshja e Tregtise se Lire (MTL)
Shqiperi - Bullgari
Pershkrim i pergjithshem
Teksti i marrëveshjes së tregtisë së lirë Shqipëri-Bullgari, përbëhet nga Hyrja dhe 4 kapituj, dhe është e ndërtuar me 38 nene.
Përmbajtja e kësaj marrëveshje paraqitet, si më poshtë:
Hyrja , së bashku me objektivat e marrëveshjes; 1 nen
Kapitulli I , Produktet industriale, 7 nene;
Kapitulli II , Produktet bujqësore, 5 nene
Kapitulli III , Dispozita të përgjithëshme, 15 nene
Kapitulli IV , Dispozitat përfundimtare dhe institucionale, 10 nene.
Në secilin nga këta artikuj, si në të gjithë Marrëveshjet e Tregtisë së Lire, janë parashikuar elementë të tillë si tarifat doganore bazë dhe shkalla e reduktimit të tyre, eliminimi i masave kufizuese në import, eksport, detyrimet fiskale, barrierat teknike në tregti, shkëmbimi i konçensioneve, konçensionet dhe politikat bujqësore, masat mbrojtëse specifike, masat sanitare dhe fitosanitare, sistemi i brëndshëm i taksave, masat anti dumping, masat e përgjithëshme mbrojtëse, rieksporti, monopoli i shtetit, proçedurat për aplikimin e masave mbrojtëse, rregullat e origjinës së mallrave, pagesat, rregullat e mbrojtjes së konkurencës, ndihma shtetërore, vështirësitë në bilancin e pagesave, mbrojtja e të drejtës se autorit, prokurimi publik, shërbimet dhe investimet, Komiteti i Përbashkët dhe proçedurat e funksionimit të tij", hyrja në fuqi, etj. Anekset, si pjesë integrale të marrëveshjes përfaqësohen nga:
Aneksi I , lista e mallrave industriale që do të konsiderohen si mallra bujqësore.
Aneksi II , lista e mallrave industriale me origjinë nga Republika e Bullgarisë, për t'u importuar në Republikën e Shqipërise, për të cilat eliminimi i tarifave doganore do të realizohet brënda periudhës tranzitore prej 5 vitesh.
Aneksi III , lista e mallrave industriale me origjinë nga Republika e Shqipërisë, drejt Republikës së Bullgarisë, për të cilat eliminimi i tarifave doganore do të realizohet brënda periudhës tranzitore prej 5 vitesh. Për të gjithë produktet të cilat nuk gjënden në këto lista eliminimi i tarifave doganore bëhet menjëherë, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes.
Aneksi IV , Lista e konventave ndërkombëtare të pranuara për t'u zbatuar në kuadrin e kësaj marrëveshje që lidhen me mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Protokolli A, që përcakton rregullat për shkëmbimin e konçensioneve për produktet bujqësore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë, ku përshihen edhe:
Aneksi I , Lista e produkteve bujqësore të freskëta dhe të përpunuara të importuara në Republikën e Bullgarisë, me origjinë nga Republika e Shqipërisë, objekt i konçensioneve, ku përfshihen: 100 ton molusqe, 200 ton djathë, 50 ton mjaltë, 400 ton fasule, 100 ton gështenja, 100 ton hurma, 100 ton fiq të tharë, 300 ton shalqi, 200 ton pjepra, 200 ton bimë mjeksore, 300 ton vaj ulliri, 100 ton reçel fiku, 200 ton lëngje frutash, 3000 HI ujë mineral, 150 HI konjak dhe 200 HI raki.
Aneksi II , Lista e produkteve bujqësore të freskëta dhe të përpunuara të importuara në Republikën e Shqipërisë, me origjinë nga Republika Bullgarisë, objekt i konçensioneve, ku përfshihen: 50 ton gjalp, 200 ton djathë, 50 ton hudhra, 100 ton lakra, 50 ton kastraveca, 50 ton këpurdha, 100 ton kunguj, 200 ton perime të ngrira, si: patate, speca, domate, etj, 100 ton zarzavate të thara, 100 ton bizele e mashurka, 200 ton lajthi e arra, 50 ton qershi, kumbulla e pjeshka, 200 ton rrush i zi, 400 ton bollgur, 100 ton dhjam derri, 300 vaj luledielli, 150 ton margarinë, 100 ton nënprodukte mishi, 100 ton ëmbëlsira, 100 ton çokollata, 100 ton ushqime të përgatitura, 100 ton fruta e perime të konservuara, 100 ton domate të konservuara, 30 ton kërpudha të konservuara, 150 ton zarzavate të homohjenizuara, 150 ton kikirikë, kajsi, qershi, pjeshkë, kumbulla etj, të konservuara, 60 ton salcë, 50 ton akullore, 50 ton ushqime të ndryshme, 1500 Hl ujë mineral.
Të gjitha produktet e tjera bujqësore që nuk përfshihen në këto lista do të shkëmbehen duke ju nënshtruar pagesës së plotë të tarifave doganore.
Protokolli B , me 38 nene, së bashku me anekset përkatëse ku përcaktohen përkufizimet dhe konceptet e rregullave të origjinës, metodat e administrimit dhe kooperimit doganor dhe përcaktimet teknike për të përfituar rregullat e origjinës.
Marreveshja e plote Shqiperi - Bullgari (PDF)
|