Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
   
MTL me MAQEDONINE  


MTL me vendet ne rajon  
 

me Bosnje-Hercegovinen
me Bullgarine
me Kosoven
me Kroacine
me Maqedonine
me Rumanine
me Serbine & Malin e zi

guide e MTL nga  ALBIC   
 

Guida e MTL - Hyrje
Sistemi i OBT-së
Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë
Ēėshtje tė rėndėsishme
Ēėshtje të tjera

Reklama juaj  
Reklama juaj ketu

Marreveshja e Tregtise se Lire (MTL)

Shqiperi - Maqedoni


Pershkrim i pergjithshem

1. Teksti i Marreveshjes, perbehet nga

HYRJA dhe 3 kapituj, dhe eshte e ndertuar me 40 nene.

Kapitulli I , Produktet industriale

Kapitulli II , Produktet bujqesore te fresketa, te perpunuara dhe te peshkimit

Kapitulli III , Parashikime te pergjitheshme

Ne seicilin nga keto artikuj jane parashikuar elemente te tille si tarifat doganore baze dhe shkalla e reduktimit te tyre, eliminimi i masave kufizuese ne import, eksport, tarifat fiskale, barrierat teknike ne tregti, koncensionet, masat mbrojtese specifike, masat sanitare dhe fitosanitare, sistemi i brendeshem i taksave, masat anti dumping, masat e pergjitheshme mbrojtese, rieksporti, monopoli i shtetit, procedurat per aplikimin e masave mbrojtese, rregullat e origjines se mallrave, pagesat, regullat e mbrojtjes se konkurences, ndihma shteterore, veshtiresite ne bilancin e pagesave, mbrojtja e te drejtes se autorit, prokurimi publik, sherbimet dhe investimet, Komiteti i Perbashket dhe procedurat e funksionimit te tij, hyrja ne fuqi, etj.

2. Anekset perkatese, si:

• Aneksi I , lista e mallrave industriale qe do te konsiderohen si mallra bujqesore

• Aneksi II , tarifat doganore ne import, per produktet industriale, te aplikuara ne Republiken e Shqiperise, me origjine nga Republika e Maqedonise, me shkallezimin e reduktimit te tyre ne 6 vjet, si me poshte: viti i pare reduktim 10% ndaj tarifes baze, viti i dyte 20%, viti i trete 30%, viti i katert 40%, viti i peste 60% dhe viti i gjashte 100%

• Aneksi III , tarifat doganore ne import, per produktet industriale, te aplikuara ne Republiken e Maqedonise, me origjine nga Republika e Shqiperise, me shkallezimin e reduktimit te tyre ne 4 dhe 6 vjet.

• Aneksi IV , Lista e konventave nderkombetare te pranuara per tu zbatuar ne kuadrin e kesaj marreveshje qe lidhen me mbrojtjen e te drejtes intelektuale.

• Protokolli A , qe percakton rregullat per shkembimin e koncensioneve te produktet bujqesore.

•  • Protokolli A, Aneksi 1 , importi i produktete bujqesore te fresketa dhe te perpunuara ne Republiken e Maqedonise, me origjine nga Republika e Shqiperise, objekt I koncensioneve si me poshte:

•  ? Lista bilaterale pa kufizime sasiore dhe pa tarifa doganore

•  ? Lista me drejtim eksporti nga Shqiperia ne Maqedoni, pa kufizime sasiore dhe tarifa doganore ( peshku dhe molusqet, ullinjte dhe vaji i ullirit, fasule, fiq, hurma)

•  ? Lista me drejtim eksporti nga Shqiperia ne Maqedoni, pa tarifa doganore por me kufizime sasiore. (Shalqi, tone 2500, Domate tone 500, Kastraveca tone 200, Patate tone 500, Karrota tone 200, Konjak tone 200, Djath i bardhe tone 200, Djath kackavall tone 200, Sallam, tone 200)

•  ? Te gjitha produktet e tjera te paperfshira ne keto lista do te shkembehen duke ju nenshruar pagese se plote te tarifave doganore.

• Protokolli A, Aneksi 2 , importi i produktete bujqesore te fresketa dhe te perpunuara ne Republiken e Shqiperise, me origjine nga Republika e Maqedonise, objekt i koncensioneve si me poshte:

•  ? Lista bilaterale pa kufizime sasiore dhe pa tarifa doganore

•  ? Lista me drejtim eksporti nga Maqedonia ne Shqiperi, pa kufizime sasiore dhe tarifa doganore ( vera , uthulla, makaronat, prodhimet e bukes, prodhimet e cokollates, lengjet e frutave)

•  ? Lista me drejtim eksporti nga Maqedonia ne Shqiperi, pa tarifa doganore por me kufizime sasiore. (Molle tone 3000 (perjashtuar periudhen 1 tetor deri 30 nentor per te mbrojtur prodhimin vendas), Domate tone 150, Kastraveca tone 100, Djath i bardhe tone 50, Djath kackavall tone 50, Sallam tone 250, Embelsira tone 200

•  ? Te gjitha produktet e tjera te paperfshira ne keto lista do te shkembehen duke ju nenshruar pagese se plote te tarifave doganore.

• Protokolli B , me anekset perkatese ku percaktohen percaktimet dhe konceptet e rregullave te origjines, metodat e administrim koperimit doganor dhe percakti,met teknike per te perfituar rregullat e origjines.

 

> Marreveshja e plote Shqiperi - Maqedoni (PDF)


 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi

Kjo faqe u mundesua nga Fondacioni Soros per Shqiperine