Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
   
MTL me RUMANINE  


MTL me vendet ne rajon  
 

me Bosnje-Hercegovinen
me Bullgarine
me Kosoven
me Kroacine
me Maqedonine
me Rumanine
me Serbine & Malin e zi

guide e MTL nga  ALBIC   
 

Guida e MTL - Hyrje
Sistemi i OBT-së
Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë
Çështje të rëndësishme
Çështje të tjera

Reklama juaj  
Reklama juaj ketu

Marreveshja e Tregtise se Lire (MTL)

Shqiperi - Rumani


Pershkrim i pergjithshem

Teksti i MTL Shqipëri-Rumani, përbëhet nga Hyrja dhe 4 kapituj, dhe eshte e ndertuar me 41 nene.

Permbajtja e kesaj marreveshje paraqitet, si me poshte:

Hyrja, se bashku me Objektivat e marreveshjes; 2 nene

Kapitulli I, Produktet industriale, 8 nene;

Kapitulli I I, Produktet bujqesore, 5 nene

Kapitulli II I, Dispozita te pergjitheshme, 20 nene

Kapitulli I V, Dispozitat perfundimtare dhe institucionale, 8 nene.

Në seicilin nga këto artikuj janë parashikuar elementë të tillë si tarifat doganore bazë dhe shkalla e reduktimit të tyre, eliminimi i masave kufizuese në import, eksport, detyrimet fiskale, barrierat teknike në tregti, shkëmbimi i konçensioneve, konçensionet dhe politikat bujqësore, masat mbrojtëse specifike, masat sanitare dhe fitosanitare, sistemi i brëndëshëm i taksave, masat anti dumping, masat e përgjithëshme mbrojtëse, rieksporti, monopoli i shtetit, proçedurat për aplikimin e masave mbrojtëse, rregullat e origjinës së mallrave, pagesat, rregullat e mbrojtjes së konkurencës, ndihma shtetërore, vështirësitë në bilancin e pagesave, mbrojtja e të drejtës se autorit, prokurimi publik, shërbimet dhe investimet, Komiteti i Përbashkët dhe proçedurat e funksionimit të tij, hyrja në fuqi, etj.

Anekset, si pjese integrale të marrëveshjes përfaqësohen nga:

Aneksi I, lista e mallrave industriale që do të konsiderohen si mallra bujqësore

Aneksi I I, Lista e konventave ndërkombëtare të pranuara për t'u zbatuar në kuadrin e kësaj marrëveshje që lidhen me mbrojtjen e të drejtës intelektuale.

Protokolli 1, ku përcaktohen shkallëzimi i reduktimit të tarifave doganore gjatë periudhës tranzitore prej 5 vjet, si më poshtë: viti i parë reduktim 20% ndaj tarifës bazë, viti i dytë 40%, viti i tretë 60%, viti i katërt 80% dhe viti i pestë 100%, për produktet industriale, të aplikuara në Republikën e Shqipërisë, me origjinë nga Rumania dhe në Rumani me origjinë nga Republika e Shqipërisë si dhe shkallëzimet për një grup produktesh industriale me një periudhë tranzitore prej 3 vjet për disa produkte industriale, të aplikuara në Republikën e Shqipërisë me origjinë nga Rumania . ¾

Aneksi A, Protokolli 1, lista e mallrave me origjinë nga Republika e Shqipërisë të importuara në Rumani; me periudhe tranzitore reduktimi prej 5 vjet;

¾ Aneksi B, Protokolli 1, lista e mallrave me origjinë nga Rumania të importuara në Republikën e Shqipërisë; me periudhë tranzitore reduktimi prej 5 vjet;

¾ Aneksi C, Protokolli 1, lista e mallrave me origjinë nga Rumania të importuara në Republikën e Shqipërisë; me periudhë tranzitore reduktimi prej 3 vjet;

Protokolli 2, që përcakton rregullat për shkëmbimin e konçensioneve për produktet bujqësore, midis Republikës së Shqipërisë dhe Rumanisë, ku përshihet edhe:

¾ Lista e produkteve bujqësore të freskëta dhe të përpunuara të importuara në Republikën e Shqipërisë, me origjinë nga Rumania , objekt i konçensioneve, ku përfshihen: 50 ton djathë, 50 ton nënprodukte të përpunuara mishi, 50 ton produkte mishi të përpunuara, 1000 ton ujë mineral, ( këto produkte mbi bazë reciprociteti); 50 ton mjaltë, 130 ton arra, 30 ton patatina, 50 ton çokollata, 50 ton recelna e marmalata, 100 ton lëngje molle, 50 ton supra, dhe margarine pa kufizim.

¾ Lista e produkteve bujqësore të freskëta dhe të përpunuara të importuara në Rumani, me origjinë nga Republika e Shqipërisë, objekt i konçensioneve, ku përfshihen: 50 ton djathë, 50 ton nënprodukte të përpunuara mishi, 50 ton produkte mishi të përpunuara, 1000 ton ujë mineral, ( këto produkte mbi bazë reciprociteti); 100 ton fasule, 100 ton fasule pllaqi, 500 ton shalqi, 100 ton pjepra, 100 ton vaj ulliri, 100 ton lëngj grejt fruti.

Të gjitha produktet e tjera industriale të papërfshira në këto lista do të shkëmbehen reciprokisht pa pagesën e tarifava doganore, kurse të gjitha produktet e tjera bujqësore që nuk përfshihen në këto lista do të shkëmbehen duke ju nënshtruar pagesës së plotë të tarifave doganore.

Protokolli 3, me 38 nene, së bashku me anekset përkatëse ku përcaktohen përcaktimet dhe konceptet e rregullave të origjinës, metodat e administrimit dhe kooperimit doganor dhe percaktimet teknike per te përfituar rregullat e origjinës.

 


> Marreveshja e plote Shqiperi - Rumani (PDF)


 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi

Kjo faqe u mundesua nga Fondacioni Soros per Shqiperine