| Marreveshja e Tregtise se Lire (MTL)
Shqiperi - Serbi & Mali i Zi
Pershkrim i pergjithshem
Teksti i marrëveshjes së tregtisë së lirë Shqipëri – Serbi dhe Mali i Zi, përbëhet nga Hyrja dhe 4 kapituj, dhe eshte e ndertuar me 41 nene. Përmbajtja e kësaj marrëveshje paraqitet, si më poshtë:
Hyrja , së bashku me objektivat e marrëveshjes; 1 nen
Kapitulli I , Produktet industriale, 8 nene; (9)
Kapitulli II , Produktet bujqësore, 6 nene (15)
Kapitulli III , Dispozita të përgjithëshme, 17 nene (32)
Kapitulli IV , Dispozitat përfundimtare dhe institucionale, 9 nene.
Në seicilin nga këta artikuj, si në të gjithë Marrëveshjet e Tregtisë së Lire, janë parashikuar elementë të tillë si tarifat doganore bazë dhe shkalla e reduktimit të tyre, eliminimi i masave kufizuese në import, eksport, detyrimet fiskale, barrierat teknike në tregti, shkëmbimi i konçensioneve, konçensionet dhe politikat bujqësore, masat mbrojtëse specifike, masat sanitare dhe fitosanitare, sistemi i brëndshëm i taksave, masat anti dumping, masat e përgjithëshme mbrojtëse, rieksporti, monopoli i shtetit, proçedurat për aplikimin e masave mbrojtëse, rregullat e origjinës së mallrave, pagesat, rregullat e mbrojtjes së konkurencës, ndihma shtetërore, vështirësitë në bilancin e pagesave, mbrojtja e të drejtës se autorit, prokurimi publik, shërbimet dhe investimet, Komiteti i Përbashkët dhe proçedurat e funksionimit të tij, hyrja në fuqi, etj.
Anekset, si pjesë integrale të marrëveshjes përfaqësohen nga:
• Aneksi I , lista e mallrave industriale që do të konsiderohen si mallra bujqësore
• Aneksi II , lista e mallrave industriale me origjinë nga Republika Federale e Jugosllavisë, për tu importuar në Republikën e Shqipërise, për të cilat eliminimi i tarifave doganore dë të realizohet brënda periudhës tranzitore prej 5 vitesh.
• Aneksi III , lista e mallrave industriale me origjinë nga Republika e Shqipërisë, drejt Republikës Federale të Jugosllavisë, për të cilat eliminimi i tarifave doganore do të realizohet brënda periudhës tranzitore prej 5 vitesh.
Për të gjithë produktet të cilat nuk gjënden në këto lista eliminimi i tarifave doganore bëhet menjëherë, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes.
• Aneksi IV , lista e disa kufizimeve sasiore në import në Republikën Federale të Jugosllavise (bëhet fjalë për disa produkte te industrise së çelikut, të cilat nuk prodhohen në vendin tonë)
• Aneksi V , Lista e konventave ndërkombëtare të pranuara për t'u zbatuar në kuadrin e kësaj marrëveshje që lidhen me mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
• Shënimi i mirëkuptimit , i cili ka të bëjë me përdorimin e taksës së rrugës Durrës Kosovë dhe përdorimin nga ana jugosllave të tarifës së shërbimit doganor prej 0.5%
• Protokolli A , që përcakton rregullat për shkëmbimin e konçensioneve për produktet bujqësore, midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë, ku përshihen edhe :
¾ Aneksi A , produktet bujqësore dhe të përpunuara bujqësore, tarifat doganore të të cilave, reciprokisht eliminohen me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes.
¾ Aneksi B1 , Lista e produkteve bujqësore të freskëta dhe të përpunuara të importuara në Republikën e Shqipërisë, me origjinë nga Republika Federale e Jugosllavisë, objekt i konçensioneve, ku përfshihen: 200 ton nënprodukte të përpunuara të qumështit, 200 ton djathë, 2.500 ton grurë, 2.500 ton miell, 500 ton vaj luledielli, 1,500 ton margarinë, 100 ton nën produkte mishi (sallam), 250 ton makarona, 750 ton biskota, 200 ton ujë mineral, 250 ton reçelna e marmalata, 200 ton lëngje frutash, 100 ton supra, 100 ton akullore, 200 ton birrë, 200 ton verëra, 500 ton konjak, 200 ton raki, 500 ton likerna dhe 400 ton ushime për blegtorinë.
¾ Aneksi B2 , Lista e produkteve bujqësore të freskëta dhe të përpunuara të importuara në Republikën Federale të Jugosllavisë, me origjinë nga Republika e Shqipërisë, objekt i konçensioneve, ku përfshihen: 100 ton mish i freskët, 200 ton djathë, 200 ton djathë kaçkavall, 750 ton domate të freskëta, 200 ton presh, 100 ton lakër, 200 ton karrota, 500 ton kastraveca, 2.000 ton shalqi, 300 ton pjepra, 50 ton qershi, 100 ton perime konservë, 200 ton lëngje frutash, 200 ton ujë mineral, 200 ton birrë, 200 ton verë, 500 ton konjak, 200 ton raki, 500 ton likerna, 400 ton ushqime për blegtorinë dhe 500 ton duhan i papërpunuar
Të gjitha produktet e tjera bujqësore që nuk përfshihen në këto lista do të shkëmbehen duke ju nënshtruar pagesës së plotë të tarifave doganore.
• Protokolli 3 , me 38 nene, së bashku me anekset përkatëse ku përcaktohen përkufizimet dhe konceptet e rregullave të origjinës, metodat e administrimit dhe kooperimit doganor dhe përcaktimet teknike për të përfituar rregullat e origjinës.
Marreveshja e plote Shqiperi - Serbi & Mali i Zi (PDF)
|