Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
   
GUIDA e MTL  
 

Guida e MTL - Hyrje
Sistemi i OBT-së
Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë
Ēėshtje tė rėndėsishme
Të tjera

MTL me vendet ne rajon  
  me Bosnje-Hercegovinen
me Bullgarine
me Kosoven
me Kroacine
me Maqedonine
me Rumanine
me Serbine - Malin e Zi
Tatimet e Taksat  
 

>GUIDA e Tatimeve & Taksave

Doganat  
  Se shpejti Guida Doganore!
Oferte nga ALBIC  
ALBIC ju ofron domain e depozitim per faqen tuaj ne internet dhe adrese Email-i (pop3 & webmail).
Cilesi e larte dhe cmimet me te lira ne treg.
 
domain: www.emrijuaj.albic.net
email:  emrijuaj@albic.net

Reklama juaj  
Reklama juaj ketu

Guidė mbi Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë në Rajon

Marrėveshjet e Tregtisė sė Lirė

 

Marrėveshjet e Tregtisė sė Lirė mbėshteten nė 4 parimet bazė tė Organizatės Botėrore tė Tregtisė si mė poshtė:

1. Tarifat Doganore Normale

Ky rregull i ndalon vendeve diskriminimin ndėrmjet produkteve tė importuara dhe atyre tė prodhuara nė vend si nga pikpamja e ngarkimit tė taksave tė brendshme ashtu edhe nga pikpamja e aplikimit tė rregullave tė brendshme. Kjo do tė thotė qė njė vendi nuk i lejohet qė, pasi njė produkt ėshtė tashmė i importuar dhe ka paguar detyrimet doganore, tė ngarkojė mbi kėtė produkt njė taksė (si psh taksė shitjesh apo TVSH) me njė normė mė tė lartė se sa ato qė paguhen nga njė produkt me origjinė vendase.

 

2. Trajtimi sipas Statusit tė Kombit mė tė Favorizuar

Ky rregull ėshtė themeli i principit tė mos-diskriminimit. Rregulli kėrkon qė tarifat dhe rregulloret e tjera duhet tė aplikohen si mbi importet ashtu edhe mbi eksportet pa diskriminuar ndėrmjet vendeve. Kjo do tė thotė qė nuk i lejohet njė vendi tė vendosė tarifa doganore mbi importet e njė vendi mė tė larta se tarifat e aplikuara ndaj produkteve tė importuara nga njė vend tjetėr. Megjithatė ekzistojnė disa pėrjashtime nga rregulli. Tregtia ndėrmjet anėtarėve tė marrėveshjeve preferenciale tregtare, e cila ėshtė subjekt i tarifave preferenciale apo zero, pėrbėn njė pėrjashtim tė tillė. Njė pėrjashtim tjetėr ėshtė Sistemi i Pėrgjithshėm i Preferencave (i dhėnė edhe Shqipėrisė nga BE-ja). Nėn kėtė sistem, nė bazė tė tė cilit vendet e zhvilluara aplikojnė tarifa preferenciale ose zero ndaj importeve tė vendeve nė zhvillim, aplikohen Tarifat Doganore Normale ndaj importeve tė vendeve tė tjera.

 

3. Mbrojtja e Industrisė Vendase nėpėrmjet Tarifave

Megjithėse OBT-ja nxit liberalizimin e tregtisė, ajo njeh faktin qė vendet anėtare tė saj mund tė kenė nevojė tė mbrojnė prodhimin e brendshėm kundrejt konkurrencės sė huaj. Pavarėsisht, nqs ndodh dicka e tillė, kėrkohet qė njė mbrojtje e tillė tė kryhet vetėm nėpėrmjet pėrdorimit tė shkallėve tė tarifave pasi pėrdorimi i masave tė tjera, si p.sh. i kufizimeve sasiore ėshtė i ndaluar (pėrveē nė njė numėr tė kufizuar situatash).

                      

4. Tarifat e Lidhura

Vendet inkurajohen tė reduktojnė dhe, ku ėshtė e mundur, tė eliminojnė proteksionizmin ndaj prodhimit vendas duke reduktuar tarifat dhe eliminuar barrierat e tjera tregtare nė negociata multilaterale tė tregtisė. Tarifat tė cilat reduktohen nė kėtė mėnyrė janė tė lidhura kundrejt rritjeve tė mėtejshme tė cilat listohen nė axhendėn kombėtare tė njė vendi. Kėto axhenda janė njė pjesė integrale e sistemit tė OBT-sė.

 

MTL- tė, Objektivat dhe Rėndėsia

 

MTL-tė synojnė objektivat e mėposhtme:

 a) Plotėsimin mė tė mirė tė nevojave tė tregut, veēanėrisht pėr mallrat dhe shėrbimet qė mungojnė nė nomenklaturat e sigurimit nė vend;

 b) Influencė nė uljen e ēmimeve;

 c) Rritje tė konkurrencės ekonomike;

 d) Nxitje tė pėrmirėsimeve teknologjike tė prodhimit vendas pėr tė qėnė konkurrent nė tregun e hapur;

 e) Ulje tė kontrabandės;

 f) Influencė reciproke midis tregjeve tė ndryshme nė kushtet e ndryshme tė trajtimit tarifor;

 g) Nxitje dhe rritje tė investimeve tė huaja prodhuese, dhe nė mėnyrė tė veēantė;

 h) Nxitje tė prodhimit pėr eksport dhe rritje tė eksportit.

 

Stadi i Marrėveshjeve tė Tregtisė sė Lirė - Shqipėria dhe Rajoni

 

Maqedonia                  Aktive nga 15 korriku 2002 – gazeta zyrtare 24/1, gusht 2002

Rumania                      Gazeta zyrtare 34, maj 2003, pritet ratifikimi i palės rumune

Kroacia                        Aktive nga 1 qershori 2003 – gazeta zyrtare 85, nėntor 2002

Bullgaria                      Ratifikuar nga parlamenti shqiptar, pritet ratifikimi i palės bullgare

Kosova                        Ėshtė nėnshkruar, pritet ratifikimi

Moldavia                      Ėshtė pėrafruar, pritet nėnshkrimi

Serbia & Mali i Zi          Ėshtė pėrafruar, pritet nėnshkrimi

Turqia                          Me negocim

BE                                Negociatat pėr t’u hapur nė korrik 2003

 

MTL-tė nė gadishullin e Ballkanit janė njė pėrsėritje e vonuar nė kohė e asaj qė ndodhi me Traktatin e Romės sė vitit 1957, i cili mė pas ēoi nė tė sotmin BE. MTL-tė me vendet e rajonit synojnė qė tė krijojnė njė treg rajonal prej 65 milionė konsumatorėsh. Ky treg natyrisht qė sjell sfida dhe oportunitete. Sėrish, oportuniteti primar qė krijohet konsiston nė faktin qė bizneset mund tė shesin produktet e tyre nė njė treg jo vetėm kombėtar por shumė mė gjerė. Nė kėtė mėnyrė edhe konsumatorėt kanė nė dorė njė gamė tė zgjeruar zgjedhjesh dhe cilėsish tė produkteve.

 

Gjithashtu, marrėveshjet e tregtisė sė lirė janė ato qė mbrojnė realisht prodhimin e vendit, pasi ato:

 i. Sigurojnė rregulla tė qarta loje;

 ii. Sigurojnė rritjen e konkurrencės nė treg;

 iii. Sigurojnė plotėsimin e tė gjitha rregullave teknike nė tregti si dhe garantojnė masat sanitare e fitosanitare[1];

 iv. Garantojnė nxitjen e prodhimit tė lėndėve tė para bujqėsore  nė vend, pra hapjen e vendeve tė punės dhe zhvillimin e bujqėsisė dhe prodhimit bujqėsor;

 v. Garantojnė plotėsimin mė tė mirė tė nevojave tė konsumatorit, etj.

 

Pėr mė tepėr, duke qenė se marrėveshje tė tilla bėjnė tė mundur eliminimin e barrierave doganore pėr produkte dhe mallra (tė cilat janė subjekt i MTL-ve), rritja e konkurrencės adreson nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė disa probleme tė cilat ndeshen aktualisht nė ambientin e biznesit shqiptar. Psh. n.q.s. deri tani ajo pjesė e ekonomisė informale e cila mbėshtetej nė mospagimin e detyrimeve doganore dėmtonte interesat e konkurrencės sė ndershme, nė momentin e hyrjes nė fuqi tė MTL kjo pjesė e konkurrencės sė pandershme humbet privilegjin e mėparshėm. Presioni i shtuar ne treg do tė bėjė qė bizneset vendase tė luftojnė dhe pėrpiqen nė maksimum pėr tė ulur kostot dhe rritur produktivitetin. Kjo mbetet e vetmja rrugė pėr tė pėrballuar nė mėnyrė efiēente konkurrencėn.  Kjo gjithashtu bėn tė mundur paraqitjen e mundėsive nė tregjet rajonale. Nė kėtė mėnyrė duke patur mundėsinė qė biznesi shqiptar tė zgjerohet nė rajon, kjo pėrkthehet nė norma punėsimi mė tė larta (duke sjellė zbutje tė papunėsise si dhe rritje tė tė ardhurave reale); fitime tė rritura tė biznesit (akumulim tė mėtejshėm pasurie i cili do tė jetė baza e investimeve tė mėtejshme); tė ardhura mė shumė nė arkėn e shtetit (i cili nga ana e tij i pėrdor kėto fonde shtesė pėr projekte mė ambicioze komunitare dhe sociale). MTL-tė ndihmojnė tė pėrballosh me sukses ambientin e biznesit ndėrkombėtar. Pėrballimi i suksesshėm dhe jo evitimi i tij ėshtė rruga e vetme pėr rritje tė qėndrueshme tė prosperitetit kombėtar nė afat tė gjatė.  

 

Pėr sa i pėrket disavantazheve, sfida e MTL-ve ndaj ekonomive kombėtare ka tė bėjė me presionin e shtuar konkurrencial nė produkte e cila nė rastin mė ekstrem ēon nė falimentimin e bizneseve tė cilat nuk mund t’i rezistojnė konkurrencės. Megjithatė, pavarėsisht se nė afat tė shkurtėr mund tė duket se MTL-tė e Shqipėrisė me vendet e rajonit sjellin sfida shtesė pėr biznesin shqiptar, nė njė afat mė tė gjatė ato bėjnė tė mundur ri-alokimin e burimeve nė fushat dhe investimet mė efektive.

 

Nqs njė firmė nuk ėshtė e gatshme t’i rezistojė konkurrencės, ajo nuk duhet tė kėrkojė nga Qeveria masa proteksioniste pėr interesat e veta pasi njė situatė e tillė ka njė sėrė pasojash negative si mė poshtė:

 · Nuk alokohen burimet e investimit nė projektet mė tė mira tė mundshme;

 · Penalizohen konsumatorėt me njė cilėsi inferiore produkti;

 · Frenon rritjen ekonomike e cila bazohet nė zgjerimin e mundėsive pėr biznes dhe pėr tregje

 

Nė praktikė, MTL-tė konsistojnė nė pėrcaktimin e njė grupi mallrash tė cilat nuk janė subjekt i detyrimeve doganore nė vendin importues brenda tarifave tė pėrcaktuara nė MTL[2]. Konkretisht qė prej gati njė viti, MTL-ja e nėnshkruar me Maqedoninė bėn tė mundur tregtinė e njė serie produktesh nė tė dy anėt e kufirit me tarifė doganore zero[3].


[1] Palet do te zbatojne regullat e tyre ne sektorin veterinar, masat sanitare dhe fitosanitare me qellim qe te kemi nje perputhje te plote me marreveshjet e OBT-se mbi masat sanitare dhe fitosanitare.

[2] Shih anekset pėr listėn e produkteve – subjekt i MTL-ve midis Shqipėrisė dhe disa vendeve tė rajonit qė pėrfitojnė nga kėto marrėveshje. 

[3]Shih aneksin bashkėngjitur

 

 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi