|
|
 |
Guidë nga IDRA / ALBIC
Sistemi Tatimor ne Shqiperi - Hyrje
|
|
 |
Guida mbi Sistemin Tatimor 2005 është botimi i dytë i këtij lloji ndërmarrë nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) www.idra-al.org. Ky botim u realizua me mbështetjen e USAID në kuadër të projektit EDEM (Enterprises Development and Export Market Services).
Guida është konceptuar si një instrument praktik në shërbim të biznesit në lidhje me tatimet dhe taksat në vendin tonë. Në të reflektohen qartë ndryshimet më të fundit në legjislacionin tatimor shqiptar bazuar në Paketën Fiskale 2005, ndryshime këto që kanë hyrë në fuqi që nga 15 Janari i këtij viti.
Përveç trajtimit të përgjithshëm të proçedurave tatimore në vendin tonë, llojeve të ndryshme të tatimeve e taksave (kombëtare, vendore, direkte, indirekte, biznesi apo individuale), në Guidën tatimore 2005 janë trajtuar dhe ndryshimet e miratuara me paketën e re fiskale dhe që konsistuan në:
- a) qartësimin e proçedurave për regjistrimin dhe çregjistrimin e tatimpaguesve, b) unifikimin e shkallëve të apelimit tatimor,
- c) uljen e interesave për pagesë të vonuar dhe uljen tarifës së tatimit mbi fitimin,
- d) vendosjen e tarifës mbi të ardhurat personale të përftuara nga transferimi i pronësisë mbi tokën bujqësore si dhe ndryshimin e tarifave të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi,
- e) aplikimin e tatimit mbi dividentin,
- f) vendosjen e TVSH në shitjen e parë të ndërtesave të banimit,
- g) uljen e kufirit të transaksioneve në “cash” .
Duke synuar ofrimin e një informacioni sa më të plotë e që t'i shërbejë sa më mirë biznesit guida është pasuruar dhe me informacione shtesë mbi dokumentacionin që duhet të plotësojnë bizneset me qëllim llogaritjen e taksave e tatimeve, proçedurat e regjistrimit dhe çregjistrimit në gjykatë dhe organet tatimore, proçedurat për mbylljen dhe ndryshimin e formës së bizneseve.
Një vend i veçantë i është kushtuar dhe bazës ligjore tek e cila u mbështet hartimi i kësaj guide. Kjo e fundit do të ndihmojë bizneset për të patur më të qartë se ku duhet të bazojnë kërkimin e tyre për informacion më të detajuar në lidhje me tatime e taksa specifike.
Me synimin për të reduktuar barrierat që ekzistojnë për sigurimin e një informacioni sa më të saktë e të plotë, ALBIC (Qendra e Informacionit për Biznesin Shqiptar), menaxhuar nga IDRA
(www.idra-al.org) ka ndërmarrë gjithashtu dhe publikimin e kësaj në internet
Tatimet dhe Taksat ne RSH
© ALBIC / IDRA.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Informacioni ne faqet e www.ALBIC.net eshte falas me qellim informimin e vizitoreve te ketij portali,
por ky informacion nuk mund te kopjohet, riprodhohet, publikohet, ne asnje lloj forme,
pa marre me pare autorizim nga ALBIC / IDRA (www.idra-al.org)
Abuzuesit jane subjekt i penaliteteve sipas legjislacionit shqiptar dhe akteve nderkombetare.
info@albic.net
|
|