![]() |
![]() |
![]() |
|||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||
|
|
|||||||||||||||||||||||
|
|
Guidë nga ALBIC
Sistemi Tatimor ne Shqiperi - Tatimi i mbajtur në burim
Llojet e te Ardhurave per te cilat Tatimi Mbahet ne Burim Të gjithë personat, përfshirë personat juridikë, ortakëritë, personat fizikë tregtarë residentë tatimorë në Shqipëri, organet e qeverisjes qëndrore apo vendore, organizatat jofitimprurëse, dhe çdo ent apo person juridik i krijuar si i tillë në Shqipëri, që bën pagesë të çdonjerës nga llojet e pagesave që listohen më poshtë, janë të detyruar të mbajnë tatim në burim në masën 10 % të pagesës dhe ta derdhin atë në organin tatimor përkatës jo më vonë se data 15 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa.
Mekanizmi i mbajtjes së tatimit në burim zbatohet vetëm kur pagesat u bëhen personave, të cilët nuk janë subjekt i tatimit mbi fitimin ose i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, si edhe kur pagesat u bëhen personave jorezidentë shqiptarë. Gjithashtu ky mekanizëm zbatohet edhe ndaj jorezidentëve, për pagesa të tilla, të lindura nga një person me seli të përhershme që ai mban në Republikën e Shqipërisë.
|
© ALBIC 2004 |
|
||||||||