![]() |
![]() |
![]() |
|||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||
|
|
|||||||||||||||||||||||
|
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
Guidë nga ALBIC
Sistemi Tatimor ne Shqiperi - Tatimet e individëve
3. SUBJEKTETTatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individëve. Tatimi mbi të ardhurat personale aplikohet ndaj çdo të ardhure të çfardolloj forme, nga çdo burim, e realizuar nga çdo individ objekt tatimi në bazë të ligjit, me përjashtim të të ardhurave që shprehimisht përjashtohen nga ligji. Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore për të gjitha burimet e të ardhurave (brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë), ndërsa individët jorezidente i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale vetëm për të ardhurat me burim në Republikën e Shqipërisë.
3.1. Përcaktimi i të Ardhurave të Tatueshme Për qëllime të tatimit mbi të ardhurat personale, merren si të ardhura të tatueshme këto kategori të ardhurash: Pagat dhe shpërblimet e tjera, në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës; të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut apo i aksionerit në shoqërinë tregtare; të ardhurat nga interesat bankare apo ato të përfituara nga investimi në letrat me vlerë. të ardhurat që rrjedhin nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale; të ardhurat nga enfiteoza, huaja dhe qeratë, me përjashtim të rasteve, kur të ardhurat janë realizuar nga zhvillimi i një veprimtarie tregtare, në kuptim të legjislacionit tregtar; të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme;
3.1.1. Të ardhura personale të përjashtuara nga tatimi Janë të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat vetjake: Të ardhurat e përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe ndihmat ekonomike për individët pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta, sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës në fuqi. Bursat e nxënësve dhe të studentëve. Shpërblimet e marra në raste sëmundjesh, fatkeqësish, në përputhje me dispozitat e legjislacionit përkatës në fuqi. Të ardhurat e përfituara, përfshirë të ardhurat në formë monetare ose në natyrë, nga pronarët si shpërblim për shpronësimet që i bëhen nga shteti për interesa publikë. Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Të ardhurat që përjashtohen në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
3.2. Nivelet e Tarifave të Tatimit mbi të Ardhurat Personale Pagat dhe shpërblimet, në lidhje me marrëdhëniet e aktuale të punës, do të tatohen sipas tarifave të përshkruara në tabelë.
Të ardhurat nga lojrat e fatit tatohen me 20%. Të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme tatohet sipas tabelës së mëposhtme.
3.3. Pagesa e Tatimit mbi të Ardhurat Personale Legjislacioni tatimor shqiptar parashikon mbajtjen në burim të tatimit mbi të ardhurat personale përgjithësisht për të gjitha llojet e të ardhurave. Pra personi që bën pagesën, është i detyruar të llogarisë, mbajë në burim dhe transferojë në buxhetin e shtetit, tatimin mbi të ardhurën personale që lidhet me pagesën e bërë nga ky person për një individ. Lidhur me tatimin mbi të ardhurat personale nga pagat, çdo punëdhënës që paguan një pagë a shpërblim, është i detyruar të llogarisë dhe të mbajë në burim tatimin mbi të ardhurat personale (të ardhurat nga punësimi). Ky tatim i mbajtur nga punëdhënësi, duhet të derdhet në organin tatimor përkatës jo më vonë se data 25 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës. Për pagesa të tjera që lidhen me të ardhurat e listuara në paragrafin “Përcaktimi i të ardhurave të tatueshme”, paguesi i të ardhurave mban në burim tatimin, sipas tarifave të përmendura me lart, dhe e derdh atë në organin tatimor përkatës jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës. Për të ardhurat nga lojrat e fatit tatimi mbahet në burim dhe paguhet brenda 24 orëve nga kryerja e pagesës. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, pa provuar pagimin e tatimit nga individi që kalon pasurinë. Për të ardhura të realizuara nga burime jashtë Shqipërisë dhe/ose të paguara nga persona të cilët nuk mund të bëjnë mbajtjen e tatimit në burim për llogari të organeve tatimore Shqiptare, përfituesi i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 10 % të të ardhurave të realizuara.
3.4. Detyrimi i Individëve për të Deklaruar dhe Paguar Çdo individ që gjatë periudhës tatimore përfiton të ardhura, të cilat i nënshtrohen tatimit mbi të ardhurat personale, është i detyruar t'i deklarojë këto të ardhura si dhe tatimin përkatës të paguar për ato të ardhura çdo vit, sipas modelit të formularit “Deklarimi i të Ardhurave Personale nga Burime të Tjera” nuk i nënshtrohen detyrimit për paraqitjen e kësaj deklarate individët, të ardhurat e të cilëve janë taksuar në momentin e pagesës së këtyre të ardhurave, pra të ardhurat tatimi i të cilave mbahet në burim dhe transferohet në buxhetin e shtetit nga personi që bën pagesën.
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
© ALBIC 2004 |
|
||||||||