![]() |
![]() |
![]() |
|||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||
|
|
|||||||||||||||||||||||
|
|
Guidë nga ALBIC
Sistemi Tatimor ne Shqiperi - Taksat mbi Pasuritë
Taksat mbi Pasuritë 7.2.1 Objekti i taksës Taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që janë pronarë të pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të tyre. Bëjnë përjashtim rastet kur në ligj parashikohet ndryshe. Në taksat mbi pasurinë e paluajtshme përfshihen:
7.2.2. Baza mbi të cilën llogariten taksat Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë këtë pronësi. Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë.
Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën: pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse; ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara; ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare. Përjashtohen nga taksa, tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga momenti i mbjelljes.
7.2.4.1. Taksa mbi ndërtesat Niveli i taksës mbi ndërtesat caktohet në lekë për metër katror. Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e taksueshme. Për efekt të bazës së taksueshme, nivelet minimale të taksës për m2 jepen në tabelën e mëposhtme. Për çdo kategori minimale të taksës për m2 , Këshilli Bashkiak ose Këshilli Komunal mund të miratojë nënkategorizime të ndërtesave, që ndodhen brenda territorit që mbulon. Nivelet tregues të taksës mbi ndërtesat
7.2.4.2. Taksa mbi tokën bujqësore Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij. Për çdo kategori minimale të tokës bujqësore, Këshilli Bashkiak ose Këshilli Komunal mund të miratojë nënkategorizime të tyre. Nivelet treguese të taksës, për çdo kategori minimale të bazës së taksës, jepen në tabelën e mëposhtme.
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
© ALBIC 2004 |
|
||||||||