Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
   
Legjislacioni | Sistemi Fiskal | Sistemi Financiar | Prokurimi Publik | Licensimi-Certifikimi

English
 
Tatimet dhe Taksat      
 

Hyrje (2004)
Tatimet mbi Biznesin
Tatimet e individeve
T.V.SH.
Akcizat
Tatime mbi pasurite
Tatimet ne burim
Tatime te tjera kombëtare
Taksa te tjera vendore

E re: Guida Tatimore 2005
 

Doganat     
  Se shpejti Guida Doganore!
 
MTL e Shqiperise ne rajon    
 

Marreveshjet e Tregtise se Lire se Shqiperise me vendet e rajonit te Ballkanit.

Te gjitha marreveshjet online si dhe nje guide e plote per zbatimin e tyre

KLIKO

Guidë nga ALBIC

Sistemi Tatimor ne Shqiperi - Taksa të tjera vendore


© ALBIC / IDRA
Te gjitha te drejtat e rezervuara

 

  Guide per Sistemin Tatimor - nga ALBIC - Qendra e informacionit te Biznesit
 

"Guida per Sistemin Tatimor" eshte botuar ne Prill 2004 nga ALBIC.

Ne se jeni te interesuar per kete Botim, mund te na kontaktoni meTel: 04 253288, 253352 ose me E-mail: info@albic.net

   

Taksat e tjera vendore

7.2.5.1. Taksa e fjetjes në hotel

Baza e taksës së fjetjes në hotel është çmimi i fjetjes, sipas rastit, për dhomë ose për person, për një natë. Niveli i taksës nuk duhet të kalojë 5 për qind të çmimit të fjetjes.

Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me çmimin e fjetjes dhe numrin e netëve të qëndrimit në hotel.

Detyrimi për taksën i takon klientit që strehohet në hotel, detyrim i cili mbahet nga hoteli për llogari të bashkisë ose të komunës, në territorin e së cilës ndodhet hoteli.

 

7.2.5.2. Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja

Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri, që kërkohet të kryhet. Klasifikimi si investim i ri dhe vlerat përkatëse përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.

Niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është nga 1 deri në 3 % të kësaj vlere, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 deri 4 % të kësaj vlere investimi.

Detyrimi për pagimin e taksës i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë ose të komunës, ku përfshihet territori në të cilin do të bëhet investimi.

 

7.2.5.3. Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme

Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendoset për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme, në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to.

Taksa paguhet nga personi juridik që kalon të drejtën (shet, dhuron) e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Pra kjo taksë paguhet nga personat juridike apo personat fizike tregtarë. Kjo taksë nuk paguhet nga individët që kalojnë (shesin, dhurojnë) pasuri të paluajtshme, pasi ata për këto transaksione paguajnë tatim mbi të ardhurat personale

Baza e taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit, pronësia e së cilës transferohet. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror të bazës së taksës. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.

Kategoritë e ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme dhe tarifat përkatëse jepen në tabelën e mëposhtme.  

Nivelet e taksës së kalimit të pronësisë mbi ndërtesat

 

 Bashkitë

Zona 1

Zona 2

Zona 3

Kategoritë e ndërtesave
 

Tiranë
Durrës

Vlorë , Fier , Sarandë , Pogradec , Korçë , Elbasan , Berat , Lushnjë , Gjirokastër , Shkodër , Kavajë , Lezhë

Të gjitha bashkitë e tjera

Lekë / m2

I. Ndërtesa banimi

1 000

300

100

II. Ndërtesat e tjera për tregti dhe shërbime

2 000

700

300

II. Ndërtesa të tjera

1 500

500

200

Nivelet treguese të taksës, dhënë në tabelë, janë të vlefshme për bashkitë. Të gjitha komunat zbatojnë nivelin e taksës për zonën 3 të bashkive.

Për pasuritë e tjera të paluajtshme (tokë, truall) baza e taksës për kalimin e të drejtës së pronësisë është vlera e shitjes së tyre. Niveli i taksës caktohet në përqindje dhe niveli tregues i taksës është 2 %. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.

Vjelja e takses bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme ku regjistrohen këto pasuri.

Përjashtohen nga pagimi i taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme:

•  Enti Kombëtar i Banesave, Agjencia Kombëtare e Privatizimit dhe organet e qeverisjes qëndrore e vendore;

•  Personat, të cilët janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat vetjake, në mbështetje të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”;

•  Subjektet që dhurojnë pasuri të paluajtshme kur përfitues të drejtpërdrejtë janë:

•  Institucionet dhe entet shtetërore e publike, qëndrore e vendore;

•  Bashkësitë fetare ose organizatat jofitimprurëse, kur dhurimi lidhet me atë pjesë të veprimtarisë së tyre pa qëllim fitimi.

 

7.2.5.4. Taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor

Baza e taksës është lloji i mjetit të transportit rrugor.

Niveli i taksës shprehet në një kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit. Kategoritë dhe nivelet e caktuara sipas mjeteve përcaktohen në tabelën e mëposhtme. Detyrimi për taksën i takon pronarit të mjetit.

Nr.

Tipi i mjetit

Masa e taksës
(në lekë)

1.

Motomjete

600

2.

Autoveturë me më pak ose e barabartë me ( 4 + 1) vende

2 400

3.

Autoveturë dhe mikrobus më pak ose e barabartë me (8+1) vende

4 800

4.

Autobus me më pak ose i barabartë me (32 + 1) vende

6 000

5.

Autobus me më pak ose i barabartë me (42 + 1) vende

7 200

6.

Autobus me më shumë se (42 + 1) vende

8 400

7.

Autobus artikular me më shumë se (42 + 1) vende

9 000

8.

Furgon dhe kamion me peshë maksimale të autorizuar deri në 3,5 tonë

3 600

9.

Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 3,5 deri ose të barabartë me 7,5 tonë

4 800

10.

Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 7,5 deri ose të barabartë me 18 tonë

6 000

11.

Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 18 tonë

8 000

12.

Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, karkalec etj.) me peshë maksimale të autorizuar më të vogël ose të barabartë me 7.5 tone.

3 000

13.

Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, fadromë, autovinç etj.) me peshë maksimale të autorizuar mbi 7,5 tonë

3 600

14.

Rimorkio me peshë maksimale të autorizuar më të vogël ose të barabartë me 7 tonë

3 000

15.

Rimorkio me peshë maksimale të autorizuar mbi 7 tonë

4 000

 

Agjent për mbledhjen e kësaj takse jane strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo taksë derdhet për llogari të bashkisë ose të komunës.

Afati i fundit i regjistrimit të mjetit dhe i shlyerjes së detyrimit vjetor nga taksapaguesi është data 31 Mars. Pas kësaj date Policia e Qarkullimit Rrugor, kur konstaton se nuk është paguar kjo taksë, zbaton një gjobë të barabartë me taksën dhe nëse taksa dhe gjoba nuk paguhen brenda 10 ditëve, ajo bllokon mjetin deri në pagesën e taksës dhe të gjobës.

Përjashtohen nga pagimi i taksës për regjistrimin e përvitshëm mjetet në pronësi të trupave diplomatikë dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë që gëzojnë statusin diplomatik, duke zbatuar parimin e reciprocitetit.

 

7.2.5.5. Taksa të tjera

•  Taksa për zënien e hapësirave publike;

•  Taksa e tabelës.

Për këto dy kategori të taksave vendore, Këshilli Bashkiak ose Këshilli Komunal vendosin bazën dhe nivelin e tyre.

 

7 .2.5.6. Taksa vendore të përkohshme

Këshilli Bashkiak ose Këshilli i Komunës kur e gjykojnë të domosdoshme, mund të vendosin taksa me karakter të përkohshëm dhe në interes të përgjithshem të banorëve të atij territori.


>> Tatime te tjera Kombetare >>

 

© ALBIC / IDRA.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Informacioni ne faqet e www.ALBIC.net eshte falas me qellim informimin e vizitoreve te ketij portali, por ky informacion nuk mund te kopjohet, riprodhohet, publikohet, ne asnje lloj forme,
pa marre me pare autorizim nga ALBIC / IDRA.
Abuzuesit jane subjekt i penaliteteve sipas legjislacionit shqiptar dhe akteve nderkombetare.
info@albic.net

 

 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  info Shqiperia  :  info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi Biznesi