| |||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
Guidë nga ALBIC
Sistemi Tatimor ne Shqiperi
© ALBIC / IDRA Kapitulli V - AKCIZAT 5. TË PËRGJITHSHME Akcizat përfaqësojnë tatime me nivele të larta tarifore mbi konsumin e një kategorie të caktuar mallrash. Zakonisht akcizat aplikohen mbi. produktet e dëmshme për shëndetin; Marrëdhëniet juridike që kanë të bëjnë me akcizat në Republikën e Shqipërisë rregullohen me ligjin nr.8976 dt.12.12.2002 “Për akcizat” i ndryshuar. Ky ligj rregullon marrëdhëniet juridike, që kanë të bëjnë me përcaktimin e akcizave, të kushteve, proçedurave, të të drejtave dhe detyrimeve, të cilave u nënshtrohen subjektet e akcizës, si dhe çështjet që lidhen me rregullat për mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave nga organet tatimore për mallrat, subjekt i akcizës. Grup artikujt kryesore që taksohen me akcizë në Republikën e Shqipërisë janë: Nënproduktet e naftës. 5.1. Proçedurat administrative për akcizat Persona të tatueshëm, janë të gjithë personat që zotërojnë mallra akcize dhe që janë të detyruar ta paguajnë atë. Në personat e tatueshëm përfshihet edhe përfaqësuesi tatimor i çdo personi, që importon mallra të tatueshme me akcizë, i autorizuar sipas rregullave. 5.1.1. Detyrimi për pajisjen me autorizim akcize dhe të kërkuar miratimin e magazinës tatimoreÇdo person që prodhon mallra të akcizueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë ose importon ngarkesa tregtare mallrash subjekt akcize, për përpunim të miratuar në një magazinë tatimore të miratuar, detyrohet të pajiset me autorizimin e organeve tatimore. Çdo person, që kërkon të marrë autorizimin për të prodhuar dhe për të mbajtur mallra akcize, duhet të përcaktojë: Proçesin e prodhimit që do të kryejë; Çdo person i autorizuar, nëse kërkon të prodhojë ose të mbajë mallra akcize në ndonjë truall, ndërtesë ose mjedis tjetër nën regjimin e pezullimit tatimor, duhet të kërkojë më parë në organet tatimore, që ato t'i miratojnë atij si magazinë tatimore truallin, ndërtesën ose mjedisin tjetër që ai disponon. Miratimi i magazinës tatimore bëhet çdo vit. Për mallrat e akcizës, që kërkojnë pullë fiskale, miratimi i magazinës tatimore, në kuadër të regjimit të pezullimit tatimor, bëhet vetëm për troje, ndërtesa ose mjedise të tjera, ku mbahen vetëm mallra që i nënshtrohen proçesit të vjetërimit (siç është periudha e maturimit për disa pije alkoolike), mallra që i nënshtrohen një përpunimi të mëtejshëm para se të ambalazhohen për shitje me pakicë, si dhe mallra të prodhuara për eksport, në sasitë e autorizuara nga organet tatimore. 5.1.2. Kërkesa për marrjen e autorizimit të akcizës dhe miratimit të magazinës tatimore Çdo person që kërkon të pajiset me autorizim akcize duhet të bëjë kërkesë me shkrim në degën e tatimeve ku ka selinë qëndrore. Çdo person i autorizuar, që kërkon të pajiset me miratim për magazinë tatimore për çdo rast duhet të bëjë kërkesë me shkrim në degën e tatimeve të rrethit ku ndodhen magazina tatimore, për të përpunuar dhe prodhuar mallra akcize. 5.2. Lista e mallrave të akcizueshme dhe nivelet e akcizës
* Në bazë të ligjit Nr. 9328, Dt. 06.12.2004, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8976, dt.12.12.2002 “Për akcizat” të ndryshuar, miratuar me Paketën Fiskale 2005 këto tarifa janë ulur. ** Në bazë të ligjit Nr.9328, Dt. 06.12.2004, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8976, dt.12.12.2002 “Për akcizat” të ndryshuar, miratuar me Paketën Fiskale 2005 këto tarifa janë rritur. *** Në bazë të ligjit Nr.9328, Dt. 06.12.2004, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8976, dt.12.12.2002 “Për akcizat” të ndryshuar, miratuar me Paketën Fiskale 2005 këto zëra kanë ndryshuar si në përmbajtje ashtu në nivelin e tarifave. 5.3. Përjashtimet nga akciza Lejohet kryerja e transanksioneve pa pagimin e akcizës, kur provohet se: mallrat e akcizës eksportohen; Lejohet të bëhet rimbursimi i akcizës së paguar, kur provohet se: mallrat e akcizës janë subjekt i një proçesi të miratuar; Nuk u nënshtrohen pagimit të akcizave, mallrat e mëposhtme që mund të përmbajnë alkool: mallrat ushqimore, ku përmbajtja e alkoolit nuk e tejkalon sasinë prej 8,5 litra alkool të pastër për 100 kilogramë produkt; .4. Pagesa e akcizës, pullat dhe përdorimi i tyre Akciza për mallrat, që i nënshtrohen akcizës, paguhet në çastin e importimit ose të prodhimit të mallrave të akcizës në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pulla e akcizës nënkupton një shirit unik të përgatitur, që përmban një ose disa nga treguesit e mëposhtëm: faktin që është paguar akciza për mallrat e akcizës; Mallrat që i nënshtrohen akcizës, nëpërmjet pullave të akcizës, duhet të kenë një pullë të ngjitur në njësinë e ambalazhimit ose të paketës. Mallrat e akcizës të importuara që duhet të pajisen me pullë akcize, duhet ta kenë pullën e akcizës në çastin që importohen Pulla e akcizës duhet të ngjitet në mënyrë të tillë që të griset ose të bëhet e papërshtatshme për ripërdorim kur kontenieri ose paketa hapet. 5.5. Pagesa e akcizës për mallrat që kërkohet të pajisen me pullë Pagesa e akcizës për mallrat, për të cilat kërkohet detyrimisht pajisja me pulla akcize, bëhet nëpërmjet blerjes së pullave të akcizës në vlerë të barabartë me tatimin e detyrueshëm për t'u paguar mbi sasinë ose vlerën e mallrave të akcizës në njësi ambalazhimi ose ambalazh tjetër, në të cilin duhet ngjitur pulla. Pagesa e akcizës për mallrat e akcizës, për të cilat kërkohet pajisja me pullë, bëhet nëpërmjet blerjes së pullave të akcizës në sasinë përkatëse, përpara se mallrat të importohen ose të nxirren për shitje nga trojet, ndërtesat ose mjediset e tjera të autorizuara për prodhim. © ALBIC / IDRA.
|
|
© ALBIC 2004 |
|
||||||||