Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
   
Tatimet dhe Taksat     
 

HYRJE
1. Tatimet dhe Taksat ne RSH
2. Tatimet mbi Biznesin
3. Tatimet e individeve
4. T.V.SH.
5. Akcizat
6. Taksa kombëtare e vendore


ARKIV

Guida e Taksave 2004
 

Doganat     
  Se shpejti Guida Doganore!
 
MTL e Shqiperise ne rajon  
 

Marreveshjet e Tregtise se Lire se Shqiperise me vendet e rajonit te Ballkanit.

Te gjitha marreveshjet online si dhe nje guide e plote per zbatimin e tyre

KLIKO

 Guidë nga ALBIC
Sistemi Tatimor ne Shqiperi

© ALBIC / IDRA
Te gjitha te drejtat e rezervuara

Kapitulli VI - TAKSAT KOMBËTARE DHE ATO VENDORE

Përveç tatimeve direkte dhe indirekte, sistemi tatimor shqiptar përbëhet edhe nga taksat kombëtare dhe ato vendore.

Taksat kombëtare derdhen në buxhetin e shtetit, ndersa taksat lokale në buxhetin e njësive të qeverisjes vendore

6.1. Taksat Kombëtare

Në ligjin nr. 8977, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, përcaktohen llojet e taksave kombëtare, nivelet e tyre, agjentët që merren me mbledhjen e taksave dhe përjashtimet nga taksat.

Me hyrjen në fuqi të ligjit Nr. 9331, Dt. 06.12.2004, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr.9877, dt.12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar janë eliminuar nga grupi i taksave kombëtare:

•  Taksa vjetore e qarkullimit të mjeteve për aks
•  Taksa për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në aeroport

Si rrjedhim, është eliminuar dhe ç do parashikim i ligjit në lidhje me këto dy lloj taksash.

Kështu, në grupin e taksave kombëtare bëjnë pjesë:

•  Taksat portuale

Taksat portuale paguhen nga anijet, të cilat kryejnë veprimtari tregëtare, sa herë që prekin portet dhe radat e Republikës së Shqipërisë. Veprim tregtar i anijes quhet ngarkimi ose shkarkimi i mallrave, zbarkimi dhe imbarkimi i udhëtarëve për transport.

Taksat portuale në RSH (në Euro)

Lloji i taksave portuale

Për çdo ton neto të regjistrit të anijeve

Gjithsej për çdo anije

I. Taksë e anijes:

Për anije që ngarkojnë e shkarkojnë mallra të përgjithshme

0,4

Për anije që ngarkojnë e shkarkojnë mallra të lëngshme

0,6

Për anijet traget RO/RO dhe të udhëtarëve

0,35

Për anijet sportive, jahte:

- deri 30TRN

15

- nga 31 deri 70 TRN

30

II. Taksë feneri:

- për anijet deri në 200 TRN

0,10

- per anijet nga 201 deri 500 TRN

20

- për anijet mbi 501 TRN

50

III.Taksë për formalitetet e kryera nga organet e shëndetësisë, kapitenerisë së porteve dhe autoritetet e tjera :

- për anijet deri në 200 TRN

0,25

- për anijet nga 201 deri 500 TRN

100

- për anijet nga 501 deri 2000 TRN

180

- për anijet nga 2001 deri 4000 TRN

210

- për anijet mbi 4001 TRN

300

•  Taksat për shërbimet konsullore

I. Taksat për lëshimin e vizave dhe dokumenteve të udhëtimit:

Për lëshimin e pasaportave të udhëtimit :

2000 lekë

Për lëshimin e pasaportave të udhëtimit nga përfaqësitë

50 EURO

Zgjatja e pasaportës nga përfaqësitë

15 EURO

Për leje kalimi

200 lekë

Leje kalimi lëshuar nga përfaqësitë

30 EURO

Taksa e vizes për shtetasit e huaj

Reciprocitet

Taksa e vizës për shtetasit e huaj që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë me grupe turistike nëpërmjet shoqërive turistike reciprocitet, por jo më shumë se 10 EURO

Taksa e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për shtetasit e huaj, që nuk kanë nevojë për vizë, do të jetë sipas parimit të reciprocitetit, por jo më shumë se 10 EURO.

Taksa e hyrjes së shtetasve të huaj që nuk kanë nevojë për vizë dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë me grupe turistike nëpërmjet shoqërive turistike, reciprocitet, por jo më shumë se 10 EURO.

Kjo taksë nuk zbatohet për periudhën 1 Maj - 1 Nentor.

Turistët individualë njëditorë dhe ata te organizuar ne grupe turistike njëditore nuk paguajnë taksë vize ose taksë hyrjeje.

II. Taksat për lëshimin, verifikimin dhe legalizimin e dokumenteve:

Certifikatë të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit shqiptarë

30 EURO

Certifikatë të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit e huaj

Reciprocitet

Vërtetime të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit shqiptarë

30 EURO

Vërtetime të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit e huaj

Reciprocitet

Verifikimi i dokumentit nga përfaqësitë

10 EURO

Legalizimi i dokumentit për shtetasit shqiptarë nga Ministria e Puneve të Jashtme

200 lekë

Legalizimi i dokumentit nga përfaqësitë per shtetasit shqiptarë

20 EURO

Legalizimi i dokumentit për shtetasit e huaj

Reciprocitet

III. Taksat për lëshimin e përpilimin e akteve të tjera noteriale dhe përkthimin e dokumenteve nga përfaqësitë

Përpilimi i deklaratave, autorizimeve, testamenteve kontratave, garancive dhe prokurave të posaçme nga përfaqësitë

20 EURO/ faqe

Vërtetimi i dublikatave dhe kopjeve

20 EURO/ faqe

Perkthimi i dokumenteve

10 EURO/ faqe

* Tarifë e reduktuar në bazë të ligjit Nr. 9331, Dt. 06.12.2004, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8977, dt.12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, miratuar me Paketën Fiskale 2005

  •  Taksa e qarkullimit të automjeteve të huaja

Nr.

Tipi i mjetit

NË EURO

1.

Për veturat me më pak se 8+1 ndenjëse, përfshirë dhe ndenjësen e drejtuesit të mjetit për çdo ditë apo pjesë të ditës

1

2.

Për autoveturat me 8+1 ndenjëse, përfshirë dhe ndenjësen e drejtuesit të mjetit, për çdo ditë ose pjesë të ditës

2

3.

Për autobuzët per udhetarë taksa caktohet në bazë të reciptocitetit

4.

Për kamionët, rimorkiot dhe automjetet e tjera të transportit te mallrave, taksa caktohet në bazë të reciprocitetit.

5.

Për automjetet që kalojnë pa ngarkesë caktohet në bazë të reciprocitetit.

•  Taksa e importimit të automjeteve të përdorura

Tipi i mjetit

Në lekë

Për mjetet e prodhuara deri më 31 dhjetor 1995

Për mjetet për transportin e jo më shumë se 10 personave, mikrobusë, furgonë dhe mjete të tjera për transportimin e mallrave me peshëmbajtje deri në 5 tonë

80 000

Për autobusët dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje mbi 5 tonë

100 000

Për traktorët rrugorë (kokat tërheqëse)

40 000

Për mjetet e prodhuara nga data 1 janar 1996

Për mjetet e tjera për transportin e jo më shumë se 10 personave, mikrobusë, furgonë dhe mjete të tjera për transportimin e mallrave me peshëmbajtje deri në 5 tonë

50 000

Për autobusët dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave, me peshëmbajtje mbi 5 tonë

50 000

Për traktoret rrugorë (kokat tërheqëse)

30 000

Taksa e importimit të autoveturave llogaritet sipas formulës:

Taksa fikse x Cilindrata e motorrit x Koefiçienti i viteve të përdorimit

Taksa fikse për çdo autoveturë me benzinë caktohet 20 mijë lekë dhe për cdo autoveturë me naftë 25 mijë lekë . Cilindrata e motorrit është vëllimi i dhomës së djegies së motorrit i shprehur në cm 3 Vite përdorimi quhet diferenca ndërmjet vitit kur mjeti hyn në doganën shqiptare me vitin e prodhimit.

Koefiçienti i viteve të përdorimit jepet në tabelën e mëposhtme

Vitet e përdorimit

Koefiçienti

Deri në 2 vite nga data e prodhimit

0.001

Mbi 2 deri në 4 vite nga data e prodhimit

0.0015

Mbi 4 deri në 7 vite nga data e prodhimit

0.0018

Mbi 7 deri në 10 vite nga data e prodhimit

0.002

Mbi 10 vite nga data e prodhimit

0.003

Ligji i ri Nr. 9331, Dt. 06.12.2004, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8977, dt.12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar parashikon vendosjen e kësaj takse për autoveturat mbi bazën e formulës së mësipërme dhe jo më si një tarifë fikse. Tashmë, në llogaritjen e kësaj takse për autoveturat një rol të rëndësishëm kanë vitet e përdorimit të tyre. Agjent për vjeljen e kësaj takse janë degët e doganës në pikat e kalimit të kufirit. Kjo taksë pagueht nga importuesi i mjetit në momentin e zhdoganimit të tij. Degët e doganës bëjnë llogaritjen e taksës sëimportit të mjeteve të përdorura sipas llojit të tyre bazuar në tabelën dhe formulën e mësipërme.

•  Taksat e pajisjes me leje drejtimi për drejtimin e automjeteve

Kategoria

Në lekë

Për lejedrejtimi të kategorisë A

3 000

Për lejedrejtimi të kategorisë B

4 500

Për lejedrejtimi të kategorisë C

2 000

Për lejedrejtimi të kategorise D

3 000

Per lejedrejtimi të kategorive BE, CE dhe DE

3 000


•  Taksa e përdorimit të aparaturave radiotelevizive

Për çdo përdorues

Në lekë

Për marrësit radiofonikë

100

Për marrësit televizivë

400

Kjo taksë llogaritet dhe paguhet nga përdoruesit familjarë vetëm për një marrës radioteleviziv, pavarësisht nga numri i aparateve që kanë në familje. Për përdoruesit e tjerë jo familjarë kjo taksë paguhet per çdo aparat marrës.



•  Taksa për përdorimin e numrit telefonik :

•  Për telefoninë kabllore paguhet nga çdo zotërues në masën 200 (dyqind) lekë në vit •  Për telefoninë celulare me kontratë paguhet nga çdo zotërues në masën 400 (katërqind) lekë në vit •  Për telefoninë celulare me parapagim (kartë) paguhet nga çdo zotërues në masën 700 (shtatëqind) lekë, vetëm në çastin e shitjes së numrit.

•  Taksat për veprime e shërbime nga administratat

Për shërbime të administratës gjyqësore e prokurorisë

Në lekë

Në %

Për regjistrimin e personave fizikë e juridikë privatë (shtetas shqiptarë).

1 000

 

Për regjistrimin e personave juridikë privatë (shtetas të huaj).

4 500

 

Për lëshimin e vërtetimit se personi nuk ka pengesa ligjore për pajisjen me pasaportë për jashtë shtetit.

100

 

Për lëshimin nga gjykata të çdo kopje vendimi e çdo dokumenti që kërkohet nga të interesuarit.

100

 

Për lëshimin e dëshmisë së penalitetit nga zyrat e gjendjes gjyqësore.

100

 

Për legalizimin e akteve të noterisë nga Ministria e Drejtësisë.

100

 

Kërkesë padi që paraqiten në gjykatë :

 

 

 

Për pension ushqimor

-

 

 

Për vërtetim fakti

100

 

 

Padi për zgjidhje martese

1 500

 

 

Padi për pavlefshmëri të veprimeve juridike

1 500

 

Padi të rrjedhura nga marrëdhënie kontraktore si dhe për shkaktim dëmi :

me vleftë deri 100 000 lekë
me vleftë mbi 100 000 lekë

1 500

1%

Padi per pjesëtim pasurie.

1 500

 

Padi për kthim në punë.

-

 

Për veprime që kryhen nga përmbaruesi gjyqësor

Në lekë

Në %

Për vënien në ekzekutim të vendimeve e titujve të tjerë ekzekutivë me objekt të pavleftësueshëm

750

Për vënien në ekzekutim të vendimeve e titujve të tjerë ekzekutivë me objekt të vleftësueshëm:
kundrejt shtetasve
kundrejt personave juridikë

 

3
7

Për lajmërimet dhe veprimet e tjera të përmbaruesit gjyqësor

100

Për lëshime nga përmbaruesi gjyqësor të çdo lloj akti ose dokumenti të kërkuar nga të interesuarit

100

Per vënien në ekzekutim të vendimeve me objekt pension ushqimor

-

 

Taksat për veprimet që kryhen nga zyrat noteriale

Në lekë

Përpilimi i testamenteve me akte noteriale

450

Përpilimi i testamenteve olografe (me vërtetim firme)

200

Prokura (redaktim)
: të përgjithshme
të posaçme


150
150

Për lëshimin e kopjeve, shkurtime e pjesë të akteve të depozituara në zyrën noteriale

150

Vërtetim se kopjet ose shkurtimet e dokumenteve janë të njëjta me origjinalin

150

Vërtetim përkthimi dhe vërtetim njësie me origjinalin

100

Kontrata për kalim pronësie të pasurisë së luajtshme

700

Kontrata për kalim pronësie të pasurisë së paluajtshme

1 000

Redaktimi i akteve noteriale të ndryshme

150

Njoftim dhe kujtesë noteriale ose akte të tjera jashtëgjyqësore

150

Legalizim i nënshkrimit të shtetasve në akte të ndryshme

100

Depozitimi i kapitalit themelor për themelimin e një shoqërie në bazë të ligjit nr. 7638, datë 19.11.1992  «Për shoqëritë tregtare»

300

Pranimi për ruajtje të dokumenteve të personave fizikë dhe juridikë në zyrat noteriale

300

Vërtetimi i qenies së një personi dhe qëndrimi i tij në nje vend te caktuar

150

Veprime të tjera noteriale

100

 

Për veprimet në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme

Në lekë

Kërkesa për regjistrimin e pronësisë të pasurisë së paluajtshme

300

Kërkesa për regjistrimin e pjestimit, ndarjes ose bashkimit të pasurisë së paluajtshme

300

Kërkesa për përgatitjen e dokumenteve për në gjykatë ose organ tjetër administrativ

150

Kërkesa për regjistrimin për kalim pronësie, qiraje, nënqiraje

300

Kërkesa për regjistrim hipoteke ligjore

150

Kërkesa për regjistrim përfshirje hipoteke ligjore

150

Kërkesa për regjistrim përfshirjen e një vendimi gjykate a të një akti administrativ

150

Kërkesa për regjistrim servituti, marrëveshjeje kufizuese

150

Kërkesa për regjistrim për fshirjen e një servituti, marrëveshjeje kufizuese

150

Regjistrimi i kërkesave për heqjen dorë nga të drejtat pasurore mbi pasurinë e paluajtshme

100

Regjistrimi i kërkesave për fitimin e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme me trashëgimi

300

Kërkesa për regjistrimin e veprimeve juridike mbi pasurinë e paluajtshme nga personat fizikë dhe juridikë me banim jashtë shtetit

300

Për lëshimin e certifikatave të pasurisë

100

Për lëshimin e çdo kopjeje të certifikatës së pasurisë

50

Për leshimin e çdo akti të te interesuarve për veprimet hipotekore

50

•  Taksa e regjistrimit në arsimin e lartë - Kjo taksë është 200 lekë për çdo vit shkollor.

•  Taksat për shërbimet e radiokomunikacioneve

Pjesa A: Taksat për shërbimet private të radiokomunikacionit.

I. Shërbimi aeronautik

Lekë në vit

Stacion bazë në tokë

10 000

Stacion i lëvizshëm në tokë

7 500

Stacion portativ në tokë

5 000

Terminal satelitor në avion

40 000

Radarët dhe pajisjet e radionavigacionit aeronautik (për çdo pajisje)

3 000

Stacionet e avionit me aftesi ngritëse :
deri në 3 200 kg
mbi 3 200 deri në 14 000 kg
mbi 14 000 kg


5 000
40 000
80 000

 

II. Shërbimi detar

 

Stacion bregdetar

10 000 lekë në vit

për çdo stacion bazë

Radarë dhe pajisje radionavigimi

2 500 lekë në vit për çdo pajisje

Radio për operacione portuale

1 500 lekë në vit për çdo radio

Stacion bazë në anije (HF, VHF, UHF)

5 000 lekë në vit për çdo radio

Stacion portativ (VHF) në anije

500 lekë në vit

Terminal satelitor në anije INMARSAT

3 000 lekë në vit

 

 

III. Shërbimi satelitor

 

Stacion tokësor fiks: analog me gjerësi brezi deri në 100 kHz me gjerësi brezi mbi 100 deri në 1MHz me gjerësi brezi mbi 1 MHz Dixhital me kapacitet: deri në 64 kbps deri në 2 Mb/s mbi 2 Mb/s deri në 8 Mb/s

mbi 8 Mb/s

150 000 lekë në vit 500 000 lekë në vit 1 200 000 lekë në vit

25 000 lekë në vit 75 000 lekë në vit 300 000 lekë në vit

700 000 lekë në vit

Stacion tokësor i transportueshëm (në automjete)

800 000 lekë në vit

Stacion portativ VSAT (çantë, valixhe)

30 000 lekë në vit

Stacion tokësor i transportueshëm SNG me afat qëndrimi deri në një muaj në vendin tonë

60 000 lekë në muaj

Stacion portativ VSAT (çante, valixhe) me afat

qëndrimi deri në 6 muaj në vendin tonë

15 000 lekë në vit

 

IV. Shërbimi i lëvizshëm në tokë

1. Shërbim i lëvizshëm (PMR), në brezin 146 MHz deri në 470 MHz

A. Sisteme dupleks e gjysmëdupleks me gjerësi kanali deri 12,5 Khz 

Zona e shërbimit

Lidhje midis dy stacioneve përsëritës

Lidhje stacioni fiks me stacion të lëvizshëm dhe/ose stacion i lëvizshëm me stacion të lëvizshëm

deri në

15 km

15 000 lekë në vit

10 000 lekë në vit

mbi 15 deri në 40 km

25 000 lekë në vit

20 000 lekë në vit

mbi 40 deri në 80 km

55 000 lekë në vit

40 000 lekë në vit

Mbi 80 km

80 000 lekë në vit

65 000 lekë në vit

Ky nivel taksash zbatohet për sisteme që kanë deri në 10 stacione të lëvizshme

B. Për sisteme të njëjta me ato të pikës 1.A, por me numër më të madh stacionesh të lëvizshme, zbatohen taksat e mëposhtme: •  Për sistem me 11 deri në 25 stacione taksës përkatëse të pikës 1.A i shtohet po ajo vlerë me koefiçent reduktimi 0,8 •  Për sistem me 26 deri në 40 stacione taksës së mësipërme i shtohet taksa e pikës 1.A me koefiçent reduktimi 0,6

•  Për sistemin që ka mbi 40 stacione taksës së mësipërme i shtohet taksa e pikës 1.A me koefiçent reduktimi 0,4

C. Për sistemet me gjerësi kanali 25 kHz taksa e llogaritur si në 1.A dhe 1.B të shumëzohet me koeficentin 1,5

Ç. Për sitemet simplekse zbatohen taksat përkatëse të pikave 1.A dhe 1.B me koefiçent reduktimi 0,5

2. Sistem “trunk” kombëtar

100 000 lekë në vit për çdo kanal me gjerësi 12,5 kHz

150 000 lekë në vit për çdo kanal me gjerësi 25 kHz

3. Sistemi “trunk” rajonal

30 000 lekë në vit për çdo kanal me gjerësi 12,5 kHz

40 000 lekë në vit për çdo kanal me gjerësi 25 kHz

4. Sistem TETRA

50 000 lekë në vit për sistem kombëtar për çdo kanal 25 kHz

20 000 lekë në vit për sistem rajonal për çdo kanal 25 kHz

 

V. Shërbimi fiks për operatorët e telekomunikacioneve

Lidhje dydrejtimshe

Sistem në brezin deri 80 MHz

80 000 lekë në vit për çdo kanal 3 kHz

Sistem në brezin 80 deri në 500 MHz

40 000 lekë në vit për çdo kanal 25 kHz

Sistem në brezin 500 deri në 1000 MHz 25 000 lekë në vit për çdo kanal 200 kHz

50 000 lekë në vit për çdo kanal mbi 200 kHz

Sistem në brezin mbi 1000 MHz

Analog

për çdo kanal me gjerësi deri në 1 MHz

30 000 lekë në vit

 

për çdo kanal me gjerësi deri në 10 MHz

40 000 lekë në vit

 

për çdo kanal me gjerësi mbi 10 MHz

60 000 lekë në vit

Dixhital

për kapacitet deri në128 kb/s

5 000 lekë në vit

 

për kapacitet deri në 2 Mb/s

20 000 lekë në vit

 

për kapacitet deri në 8 Mb/s

30 000 lekë në vit

 

për kapacitet deri në 34 Mb/s

40 000 lekë në vit

 

për kapacitet mbi 34 Mb/s

50 000 lekë në vit

Shënim : Me lokal do të kuptohet mbulimi i territorit në nivel rrethi. Me rajonal do të kuptohet mbulimi i territorit të disa rretheve. Me kombëtar do të kuptohet mbulimi i 50% të territorit shqiptar. Për lidhjet njëdrejtimëshe niveli i mësipërm i taksave shumëzohet me koeficientin 0,5. Me lidhje kuptohet trakti që shfrytëzon një çift ose vetëm një radio frekuence.

Pjesa B: Taksat për shërbimet publike të radiokomunikacioneve.

 

Tipi i shërbimit

Lekë ne vit

Shërbimi fiks tokësor

 

Për përdorim joekskluziv të frekuencave

 

Sistem analog (radio-rele)

(për çdo kanal telefonik 3 kHz)

3 000

Sistem dixhital (radio-rele)

(për çdo kanal telefonik 64 kHz)

1 500

Sistem dixhital (radio-rele)

(për çdo link 2 Mbit/sek)

20 000

Sisteme radio të telefonisë rurale

(për çdo kanal telefonik)

1 000

Sistem Ëireless në 3,5 GHz (për çdo MHz)

100 000

Sistem Ëireless në 10,5 GHz (për çdo MHz)

60 000

Sistem Ëireless mbi 10,5 GHz (për çdo MHZ)

40 000

Për përdorim ekskluziv të frekuencave në nivel kombëtar

 

Në brezin UHF

(për çdo 1 Mhz gjerësi brezi të përdorur)

100 000

Në brezin 1-5 Ghz

për çdo 1 Mhz gjerësi brezi të përdorur

60 000

Në brezin 5-11Ghz

(për çdo 1 Mhz gjerësi brezi të përdorur)

40 000

Në brezin mbi 11 Ghz

(për çdo 1 Mhz gjerësi brezi të përdorur)

20 000

Sistem Ëireless në 3,5 GHz (për çdo MHz )

200 000

Sistem Ëireless në 10,5 GHz (për çdo MHz)

150 000

Sistem Ëireless mbi 10,5 GHz (për çdo MHz)

100 000

 

 

Shërbim fiks satelitor

 

Sistem analog

(për çdo kanal telefonik 3 Khz)

5 000

Sistem dixhital

(për çdo kanal Kb / s)

4 000

 

 

Shërbim i lajmërimit të personit (Pager)

 

Lidhje ndërmjet stacioneve fikse (bazë-përsëritës)

(për çdo hop radio)

40 000

Për çdo stacion bazë

30 000

 

 

Shërbim publik telefonik i lëvizshëm (GSM,EGSM,DCS 1800, Imt-2000) (për çdo kanal 200 kHz)

150 000

 

 

Shërbim internet

 

Lidhje me sistem satelitor

(për çdo njësi 64 kb/s)

10 000

Lidhje me sistem radio-rele

(për çdo njësi 64 kb/s)

1 500

 

 

Shërbim telefonik satelitor (GMPCS)

4 000

EURO

  11. Taksat vjetore për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive

Tipi i shërbimit

Lekë në vit

1. Për çdo transmetues ose përsëritës televiziv analogjik tokësor

a. me fuqi të rrezatuar deri në 10Ë

1 500

b. me fuqi të rrezatuar deri në 100 Ë

6 000

c. me fuqi të rrezatuar deri në 1000Ë

24 000

ç. me fuqi të rrezatuar deri në 10000Ë

48 000

d. me fuqi të rrezatuar mbi 10000Ë

60 000

2. Për çdo transmetues ose përsëritës radio FM tokësore

 

a. me fuqi të rrezatuar deri në 10Ë

300

b. me fuqi të rrezatuar deri në 100 Ë

1 200

c. me fuqi të rrezatuar deri në 1000Ë

4 800

ç. me fuqi të rrezatuar deri në 10000Ë

9 600

d. me fuqi të rrezatuar mbi 10000Ë

12 000

Në qoftë se një nga transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.ç, 1.d, 2b, 2c, 2ç, 2d, mbulon mbi gjysmën e qytetit të Tiranës, atëherë taksa e llogaritur në këto pika shumëzohet me koefiçientin 5.

Në qoftë se një nga transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.ç, 1.d, 2b, 2c, 2ç, 2d, mbulon mbi gjysmën e një qyteti me popullsi mbi 100 000 banorë, atëherë taksa e llogaritur në këto pika shumëzohet me koefiçientin 2.

Në qoftë se një nga transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.ç, 1.d, 2b, 2c, 2ç, 2d, mbulon mbi gjysmën e një qyteti me popullsi 50 000 deri në 100 000 banorë, atëherë taksa e llogaritur në këto pika shumëzohet me koefiçientin 1,5.

Në qoftë se transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.ç, 1.d, 2b, 2c, 2ç, 2d, mbulojnë dy ose më shumë qytete të cituara në pikat 3,4,5, atëherë taksa e llogaritur në këto pika shumëzohet vetëm një herë me koefiçientin më të lartë.

Për çdo transmetues AM 200 000 lekë në vit.

 

Operatorët radio dhe/ose televizivë të ritransmetimit të programeve të huaja me përsëritës të liçencuar nga KKRT-ja paguajnë vetëm 20 për qind të taksave të përcaktuara më sipër.

12. Taksa e kalimit me avion të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë caktohet: •  Për shtetasit e huaj 10 EURO për çdo kalim ose kundërvlefta në 10 EURO e monedhave të huaja, të konvertueshme;

  • Për shtetasit shqiptarë 1 000 (një mijë) lekë për çdo kalim.

13. Taksa e pajisjes me pasaportë lundrimi caktohet 750 (shtatëqind e pesëdhjetë) lekë për çdo person.

14. Taksa e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit

Tipi i veprimtarisë

Lekë në vit

Peshkimi detar (për 1 anije)

 

Peshkimi detar fundor

 

 

Anije 160-200 HP

40 000

 

Anije 201-410 HP

50 000

 

Anije mbi 410 HP

80 000

Peshkimi pellagjik me tratavolante

 

 

Anije 160-200 HP

20 000

 

Anije 201-410 HP

30 000

 

Anije mbi 410 HP

40 000

Peshkimi pellagjik me rrethime

 

 

Anije 80-200 HP

10 000

 

Anije 201-410 HP

20 000

 

Anije mbi 410 HP

30 000

Peshkimi pellagjik dhe fundor

 

 

Anije 160-200 HP

40 000

 

Anije 201-410 HP

60 000

 

Anije mbi 410 HP

90 000

Peshkimi me mjete selektike dhe trata fundore

 

 

Anije 40 - 80 HP

15 000

 

Anije 81-160 HP

25 000

 

Anije 161-200 HP

40 000

 

Anije 201-410 HP

50 000

 

Anije mbi 410 HP

80 000

Peshkimi i molusqeve bivalvore

60 000

 

 

 

Peshkimi artizanal me mjete të lehta

 

Peshkimi në bregdet (për një sanall dhe me motor

Deri në 40HP)

7 000

Peshkimi në lagunat bregdetare

 

 

Në lagunë (1 lundror)

10 000

 

Në dajlane (1 peshkatar)

12 000

Peshkimi në ujëra të brendshme

 

 

Aktiv (1 lundror)

5 000

 

Në dajlane e prita (1 peshkatar)

8 000

Grumbullimi i molusqeve bivalvore me mjete të lehta (gabie) për 1(një) peshkatar

20 000

 

 

 

Peshkimi sportiv në det me mjete lundruese (për 1 mjet)

40 000

 

 

 

Akuakultura

 

Kultivimi i midhjeve për një impiant

10 000

Kultivimi i peshqëve me impiante në det, në liqene, në rezervuarë

1 000

Akuakulturë me impiante në tokë

10 000

Shënim: Për anijet e huaja që do të marrin liçencë peshkimi në ujërat tona territoriale, taksa e lejes së ushtrimit të veprimtarisë do të jetë sa dyfishi i anijeve shqiptare. Nuk i nënshtrohen kësaj takse anijet e autorizuara nga Mininistria e Bujqësisë dhe Ushqimit (Drejtoria e Peshkimit), që do të peshkojnë për qëllime studimore e shkencore.

15. Taksa e akteve dhe e pullës

Taksa e akteve dhe e pullës

Në lekë

Për lëshimin e çertifikatave të gjendjes civile

50

Për lëshimin e pasaportave për brenda vendit

100

Për marrjen e çdo akti të emetuar ose të zhdukur të gjendjes civile, si dhe për korrigjimet e tyre

50

Për regjistrimin e dhënies së shtetësisë

700

Për regjistrimin e lënies së shtetësisë

700

Për regjistrimin e vendimit të ndërrimit të emrit ose të mbiemrit

700

Për çdo lidhje martese

600

16. Taksa e mbikalimeve ajrore të avionëve mbi territorin e Republikës së Shqipërisë Kjo taksë llogaritet në bazë të njësisë “unit rate”, e cila caktohet çdo vit nga Eurokontrolli.   17. Taksa e rentës minerare caktohet sipas ligjit nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”.

18. Taksa e kalimit të pronësisë për pasuritë e luajtshme (automjete) Niveli i taksës është 2 % e vlerës së pasurisë së kaluar (shitur).

19. Taksa vjetore e qarkullimit vjetor të mjeteve

Me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 9331, Dt. 06.12.2004, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8977, dt.12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar niveli i kësaj takse është caktuar si më poshtë:

NR.

TIPI I MJETIT

MASA E TAKSËS

(lekë)

1

Çiklomotorrë

.....

2

Motomjete

500

3

Autoveturë: Më pak dhe deri në 4 + 1 vende, benzinë Më pak dhe deri në 4 + 1 vende, naftë Më shumë se 4 + 1 vende, benzinë

Më shumë se 4 + 1 vende, naftë

7 000 10 000 25 000

35 000

4

Automjet transporti i përzier: Më pak dhe deri në 3 ton

Mbi 3 ton por jo më shumë se 3.5 ton

26 000

37 000

5

Kamionë: Mbi 3.5 ton deri në 7.5 ton Mbi 7.5 ton deri në 18 ton

Mbi 18 ton

46 000 64 000

92 000

6

Autobus: Nga 8 + 1 deri në 32 + 1 vende Mbi 32 + 1 vende deri në 42 + 1 vende

Mbi 42 + 1 vende dhe artikularë

34 000 43 000

53 000

7

Automjet për përdorim të veçantë: Deri në 3.5 ton Mbi 3.5 ton deri në 7.5 ton Mbi 7.5 ton deri në 18 ton

Mbi 18 ton

37 000 46 000 64 000

92 000

8

Automjet për transport të veçantë; Deri në 3.5 ton Mbi 3.5 ton deri në 7.5 ton Mbi 7.5 ton deri në 18 ton

Mbi 18 ton

37 000 46 000 66 000

106 000

9

Tërheqës rrugor

50 000

10

Autokamp

46 000

11

Rimorkio: Deri në 750 kg (karrel) shtojcë Mbi 750 kg deri në 1500 kg Mbi 1500 kg deri në 7000 kg

Mbi 7000 kg

5 000 8 000 10 000

17 000

12

Gjysëm rikorkio

36 000

13

Makina bujqësore : Deri në 3.5 ton Mbi 3.5 ton deri në 7.5 ton Mbi 7.5 ton deri në 18 ton

Mbi 18 ton

2 000 2 000 2 000

2 000

14

Makina teknologjike: Deri në 3.5 ton Mbi 3.5 ton deri në 7.5 ton Mbi 7.5 ton deri në 18 ton

Mbi 18 ton

20 000 38 000 48 000

54 000

15

Mjete rrugore të vecanta: Deri në 3.5 ton Mbi 3.5 ton deri në 7.5 ton Mbi 7.5 ton deri në 18 ton

Mbi 18 ton

37 000 46 000 64 000

92 000

Tashmë, në bazë të ligjit të ri, kontrolli për pagimin e kësaj takse i ngarkohet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtorisë së Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Rendit Publik, nëpërmjet degëve të saj në rrethe. Kjo taksë arkëtohet në ç astin e kontrollit teknik më të parë të mjeteve.

20. Taksa e karbonit (taksë ambienti) Kjo taksë aplikohet mbi karburantet e importuara apo të prodhuara në vend si më poshtë: •  për benzinën 0,5 lek për litër •  për gazoilin 1 lek për litër

21. Taksa për ambalazhin plastik të lëngjeve (taksë ambienti) Niveli i saj është: •  2 lekë për copë për ambalazhet me kapacitet mbi 1,5 litra; •  1 lek për copë për ambalazhet me kapacitet 1,5 litra ose më pak se 1,5 litra.

22. Taksa për regjistrimin e lojërave të fatit, kazinotë, për garat sportive që zhvillohen në hipodrom Kjo taksë caktohet si më poshtë: - Për lojërat e fatit si lojëra aritmetike, lojëra fati sportive, llotari dhe lojëra elektronike me fitim në çast 10 000 000 lekë - Për kazinotë 30 000 000 lekë - Për garat sportive që zhvillohen në hipodrom 20 000 000 lekë.

6.2. Taksat Vendore

  6.2.1. Taksat mbi Pasuritë •  Objekti i taksës Taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që janë pronarë të pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të tyre. Bëjnë përjashtim rastet kur në ligj parashikohet ndryshe. Në taksat mbi pasurinë e paluajtshme përfshihen: •  Taksa mbi ndërtesat

  • Taksa mbi tokën bujqësore

•  Baza mbi të cilën llogariten taksat Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë këtë pronësi. Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë.

•  Përjashtimet nga taksat mbi pasurinë e patundshme •  Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën: •  pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse; •  ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara; •  ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare. •  Përjashtohen nga taksa, tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga momenti i mbjelljes.

•  Nivelet e taksave mbi pasuritë Taksa mbi ndërtesat Niveli i taksës mbi ndërtesat caktohet në lekë për metër katror. Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e taksueshme. P ër efekt të bazës së taksueshme, nivelet minimale të taksës për m 2 jepen në tabelën e mëposhtme. Për çdo kategori minimale të taksës për m 2 , Këshilli Bashkiak ose Këshilli Komunal mund të miratojë nënkategorizime të ndërtesave, që ndodhen brenda territorit që mbulon.

Nivelet tregues të taksës mbi ndërtesat

Taksa vendore mbi ndërtesat (lekë/m2 në vit)

 

Bashkitë

 

Zona 1

Zona 2

Zona 3

Kategoritë minimale të ndërtesave

 

 

I. Ndërtesa banimi

 

 

- ndërtuar para 1993-shit

15

10

5

- ndërtuar gjatë dhe pas 1993-shit

30

12

6

II. Ndërtesa të tjera

 

 

- për tregti dhe shërbime

200

150

100

- të tjera

50

30

20

Zona 1: Tiranë, Durrës.

Zona 2: Vlorë, Fier, Sarandë, Pogradec, Korçë, Elbasan, Berat, Lushnjë, Gjirokastër, Shkodër, Kavajë, Lezhë.

Zona 3: Të gjitha bashkitë e tjera

Taksa mbi tokën bujqësore Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij. Për çdo kategori minimale të tokës bujqësore, Këshilli Bashkiak ose Këshilli Komunal mund të miratojë nënkategorizime të tyre. Nivelet treguese të taksës, për çdo kategori minimale të bazës së taksës, jepen në tabelën e mëposhtme.

KATEGORITË MINIMALE DHE NIVELET E TAKSËS MBI TOKËN

Klasifikimi sipas

kategorisë së tokës

Klasifikimi sipas rretheve

Zona 1 Zona 2

Zona 3

Zona 4

I II III IV V VI

VII-X

5 600 4 900 4 200 3 600 3 000 2 400 1 800 4 200 3 500 2 800 2 300 1 900 1 600 1 400 2 800 2 100 1 400 1 350 1 250 1 200

1 100

1 400 1 200 1 100 1 000 900 800

700

Zona 1: Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Sarandë.

Zona 2: Shkodër, Elbasan, Berat, Korçë, Delvinë, Kurbin, Peqin, Kuçovë.

Zona 3: Gjirokastër, Përmet, Pogradec, Librazhd, Dibër, Mat, Skrapar, Mallakastër, Devoll, Tepelenë.

Zona 4: Bulqizë, Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Gramsh, Ersekë

  6.2.2 Taksat e tjera vendore

•  Taksa e fjetjes në hotel

Baza e taksës së fjetjes në hotel është çmimi i fjetjes, sipas rastit, për dhomë ose për person, për një natë. Niveli i taksës nuk duhet të kalojë 5 për qind të çmimit të fjetjes. Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me çmimin e fjetjes dhe numrin e netëve të qëndrimit në hotel. Detyrimi për taksën i takon klientit që strehohet në hotel, detyrim i cili mbahet nga hoteli për llogari të bashkisë ose të komunës, në territorin e së cilës ndodhet hoteli.

•  Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja

Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri, që kërkohet të kryhet. Klasifikimi si investim i ri dhe vlerat përkatëse përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit. Niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është nga 1 deri në 3 % të kësaj vlere, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 deri 4 % të kësaj vlere investimi. Detyrimi për pagimin e taksës i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë ose të komunës, ku përfshihet territori në të cilin do të bëhet investimi.   •  Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendoset për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme, në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to. Taksa paguhet nga personi juridik që kalon të drejtën (shet, dhuron) e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Pra kjo taksë paguhet nga personat juridike apo personat fizike tregtarë. Kjo taksë nuk paguhet nga individët që kalojnë (shesin, dhurojnë) pasuri të paluajtshme, pasi ata për këto transaksione paguajnë tatim mbi të ardhurat personale Baza e taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit, pronësia e së cilës transferohet. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror të bazës së taksës. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.

Kategoritë e ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme dhe tarifat përkatëse jepen në tabelën e mëposhtme.

Nivelet e taksës së kalimit të pronësisë mbi ndërtesat

 

 

Bashkitë

 

Zona 1

Zona 2

Zona 3

Kategoritë e ndërtesave

Tiranë

Durrës

Vlorë Fier Sarandë Pogradec Korçë Elbasan Berat Lushnjë Gjirokastër Shkodër Kavajë

Lezhë

Të gjitha bashkitë e tjera

Lekë/m 2

I. Ndërtesa banimi

1 000

300

100

II. Ndërtesat e tjera për tregti dhe shërbime

2 000

700

300

II. Ndërtesa të tjera

1 500

500

200

Nivelet treguese të taksës, dhënë në tabelë, janë të vlefshme për bashkitë. Të gjitha komunat zbatojnë nivelin e taksës për zonën 3 të bashkive. Për pasuritë e tjera të paluajtshme (tokë, truall) baza e taksës për kalimin e të drejtës së pronësisë është vlera e shitjes së tyre. Niveli i taksës caktohet në përqindje dhe niveli tregues i taksës është 2 %. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij. Vjelja e takses bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme ku regjistrohen këto pasuri. Përjashtohen nga pagimi i taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme: •  Enti Kombëtar i Banesave, Agjencia Kombëtare e Privatizimit dhe organet e qeverisjes qëndrore e vendore; •  Personat, të cilët janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat vetjake, në mbështetje të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”; •  Subjektet që dhurojnë pasuri të paluajtshme kur përfitues të drejtpërdrejtë janë: •  Institucionet dhe entet shtetërore e publike, qëndrore e vendore; •  Bashkësitë fetare ose organizatat jofitimprurëse, kur dhurimi lidhet me atë pjesë të veprimtarisë së tyre pa qëllim fitimi.

•  T aksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor

Baza e taksës është lloji i mjetit të transportit rrugor. Niveli i taksës shprehet në një kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit. Kategoritë dhe nivelet e caktuara sipas mjeteve përcaktohen në tabelën e mëposhtme. Detyrimi për taksën i takon pronarit të mjetit.

Nr.

Tipi i mjetit

Masa e taksës

në lekë

1.

Motomjete

600

2.

Autoveturë me më pak ose e barabartë me ( 4 + 1) vende

2 400

3.

Autoveturë dhe mikrobus më pak ose e barabartë me (8+1) vende

4 800

4.

Autobus me më pak ose i barabartë me (32 + 1) vende

6 000

5.

Autobus me më pak ose i barabartë me (42 + 1) vende

7 200

6.

Autobus me më shumë se (42 + 1) vende

8 400

7.

Autobus artikular me më shumë se (42 + 1) vende

9 000

8.

Furgon dhe kamion me peshë maksimale të autorizuar deri në 3,5 tonë

3 600

9.

Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 3,5 deri ose të barabartë me 7,5 tonë

4 800

10.

Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 7,5 deri ose të barabartë me 18 tonë

6 000

11.

Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 18 tonë

8 000

12.

Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, karkalec etj.) me peshë maksimale të autorizuar më të vogël ose të barabartë me 7.5 tone.

7,5 tonë

3 000

13.

Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, fadromë, autovinç etj.) me peshë maksimale të autorizuar mbi 7,5 tonë

3 600

14.

Rimorkio me peshë maksimale të autorizuar më të vogël ose të barabartë me 7 tonë

3 000

15.

Rimorkio me peshë maksimale të autorizuar mbi 7 tonë

4 000

Agjent për mbledhjen e kësaj takse jan ë strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo taksë derdhet për llogari të bashkisë ose të komunës. Afati i fundit i regjistrimit të mjetit dhe i shlyerjes së detyrimit vjetor nga taksapaguesi është data 31 Mars. Pas kësaj date Policia e Qarkullimit Rrugor, kur konstaton se nuk është paguar kjo taksë, zbaton një gjobë të barabartë me taksën dhe nëse taksa dhe gjoba nuk paguhen brenda 10 ditëve, ajo bllokon mjetin deri në pagesën e taksës dhe të gjobës. Përjashtohen nga pagimi i taksës për regjistrimin e përvitshëm mjetet në pronësi të trupave diplomatikë dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë që gëzojnë statusin diplomatik, duke zbatuar parimin e reciprocitetit.

•  Taksa të tjera

•  Taksa për zënien e hapësirave publike;
•  Taksa e tabelës.

Për këto dy kategori të taksave vendore, Këshilli Bashkiak ose Këshilli Komunal vendosin bazën dhe nivelin e tyre.  

6.2.3. Taksa vendore të përkohshme

Këshilli Bashkiak ose Këshilli i Komunës kur e gjykojnë të domosdoshme, mund të vendosin taksa me karakter të përkohshëm dhe në interes të përgjithshem të banorëve të atij territori.

© ALBIC / IDRA.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Informacioni ne faqet e www.ALBIC.net eshte falas me qellim informimin e vizitoreve te ketij portali, por ky informacion nuk mund te kopjohet, riprodhohet, publikohet, ne asnje lloj forme,
pa marre me pare autorizim nga ALBIC / IDRA (www.idra-al.org)
Abuzuesit jane subjekt i penaliteteve sipas legjislacionit shqiptar dhe akteve nderkombetare.
info@albic.net

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  info Shqiperia  :  info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi Biznesi