ZHVILLIMI I MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI – BASHKIMI EUROPIAN


Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE) janë vendosur në vitin 1991. Ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së u shënua një vit më vonë, në 11 maj 1992, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit përfshirë deklaratën e përbashkët mbi dialogun politik, e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor 1992.

Me gjithë hapësirën dhe përmbajtjen e kufizuar, kjo marrëveshje përbën një ndër dokumentet kontraktuale më të rëndësishme që Shqipëria ka nënshkruar në 10-vjeçarin e kaluar, e cila e lidhi përfundimisht vendin tonë me BE-në. Po në këtë periudhë, Shqipëria përfshihet në Sistemin e Përgjithshëm të Preferencave (GSP), i cili përfaqësonte një regjim të përgjithshëm preferencash tregtare që BE-ja u ofronte një numri të gjerë vendesh me të cilat ajo kishte marrëdhënie kontraktuale.

Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit e 11 majit 1992 i krijoi mundësinë Shqipërisë që të përfitojë nga fondet e programit PHARE. Kjo përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të ristrukturimit të asistencës së BE-së ndaj Shqipërisë në një sërë fushash që përkonin me reformat në të cilat ishte angazhuar vendi ynë. Në kuadrin e këtij programi, në periudhën 1992-2000, Shqipërisë i është premtuar dhe dhënë një ndihmë e konsiderueshme.

Në vitin 1996, Shqipëria ishte pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re kontraktuale me BE-në, e cila, do të hapte rrugën për një marrëveshje klasike asocimi. Por, zgjedhjet e kontestuara parlamentare të majit të vitit 1996, së bashku me krizën e thellë financiare dhe sociale që pasoi në fillim të vitit 1997 nga renia e skemave piramidale, bënë që të dështojë çdo iniciativë në këtë drejtim.

Zhvillimet politike gjatë kësaj periudhe në vende të ndryshme të rajonit tonë, shpërbërja e ish-Jugosllavisë, krijimi i një sërë shtetesh të reja, parametrat e të cilave dalloheshin nga ato të vendeve të Evropës Qendrore, bënë që në vitin 1996 Bashkimi Evropian të adaptonte për vendet e Ballkanit politikën e quajtur “ Regional approach ” (përqasje rajonale).

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, në këtë kohë, përcaktonte një sërë kushtesh politike dhe ekonomike që vendet e Ballkanit duhej të plotësonin për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet e tyre me BE-në. Këto kritere kishin të bënin me respektimin e parimeve demokratike, liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërtimin, respektimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e minoriteteve, zhvillimin e ekonomisë së tregut, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Megjithëse e orientuar për të ndihmuar forcimin e demokracisë dhe reformat në vendet përkatëse, kjo politikë e BE-së provoi të jepte rezultatet e parashikuara. Për shkak të zhvillimeve të fundit dramatike rajonale, ngjarjet tragjike në Kosovë “traumatizuan” sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shtuan presionin e tyre për të gjetur forma dhe mënyra të tjera për të përshpejtuar “integrimin” e Europës Jug-Lindore në strukturat e BE-së.

2.   PROCESI I STABILIZIM - ASOCIMIT

Në maj të vitit 1999, Bashkimi Evropian miratoi një iniciativë të re për 5 vende te Ballkanit: Shqipëria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe Republika Federale Jugosllave, të quajtur Procesi i Stabilizim-Asocimit (PSA). Që në fillimin e kësaj iniciative të re, Shqipëria do të bëhej pjesë e saj. Ky proces ka për qëllim vendosjen e marrëdhënieve më të ngushta ndërmjet BE-së dhe vendeve të lartpërmendura, nëpërmjet Marrëveshjeve të Stabilizim-Asocimit (MSA).

Në nëntor të vitit 1999, Komisioni Evropian paraqiti një raport mbi studimin e fizibilitetit per hapjen e bisedimeve me Shqipërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit duke arritur në perfundimin se, megjithatë, Shqipëria nuk i kishte plotësuar kushtet për një marrëveshje të tillë.

Perspektiva e vendeve të rajonit perëndimor për integrim në Bashkimin Europian përforcohet pas Këshillit Europian të Feiras i mbledhur më qershor 2000, i cili vendosi se të gjitha vendet e përfshira në Procesin e Stabilizim-Asocimit janë kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në muajin nëntor të vitit 2000, u zhvillua në Zagreb takimi i vendeve të përfshira në procesin e stabilizim-asocimit. Në këtë takim BE-ja vendosi të intensifikojë bashkëpunimin me Shqipërinë nëpërmjet krijimit të Grupit të Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE. Qëllimi i këtij grupi ishte të vlerësonte kapacitetin e Shqipërisë për të marrë përsipër detyrimet për një Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me BE-në. Grupi i Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE zhvilloi tre takime në Tiranë në përfundim të të cilave Komisioni Evropian hartoi një raport vlerësimi, ku evidentohej procesi i bërë dhe fushat ku ende nevojiten përmirësime. Si përfundim, Komisioni vlerësoi se ndonëse mbetet ende për të bërë ne drejtim të plotësimit te detyrimeve që rrjedhin nga një marrëveshje stabilizim-asociimi, perspektiva e hapjes së negociatave është rruga më e mirë për të ruajtur tempin e ndryshimeve politike dhe reformave ekonomike në vend. Për këtë qëllim, Komisioni arriti në përfundimin se është çasti për të proceduar me një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me Shqipërinë.

Në muajin qershor 2001, Këshilli i Ministrave të BE-së miratoi raportin e Komisionit dhe i kërkoi atij që të paraqiste një projekt-mandat për hapjen e negociatave me Shqipërinë përpara fundit të vitit 2001. Në përputhje me kërkesën e Këshillit, në muajin dhjetor 2001, Komisioni Evropian i paraqiti Këshillit projektmandatin e negocimit të një Marrëveshjeje Stabilizim-Asocimi me Shqipërinë. Gjithashtu, në këtë takim u vendos dhe krijimi i Grupit Konsultativ BE-Shqipëri .

Projekt-Mandati i bisedimeve i përgatitur dhe paraqitur nga Komisioni Europian u diskutua në nivel teknik nga vendet anëtare të BE-së gjatë periudhës Janar-Korrik 2002. Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së në mbledhjen e tij më 21 tetor 2002, vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Negociatat u hapën zyrtarisht nga Presidenti i Komisionit Europian Z. Romano Prodi më 31 janar 2003.

Qëllimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit është vendosja e stabilitetit politik dhe ekonomik të shtetit kandidat. Pikërisht për këtë arsye kjo marrëveshje përmban detyrime asimetrike në favor të tij.

Për t'u bërë palë e marrëveshjes, Shqipëria duhet të plotësojë kriteret e vendosura nga Këshilli Europian i Kopenhagenit në qershor të vitit 1993. k ëto kritere janë të karakterit politik dhe ekonomik. Ato kërkojnë nga njëra anë që shteti kandidat për integrim të garantojë demokracinë, shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve dhe nga ana tjetër të vendosë një ekonomi tregu që mund t'i bëjë ballë presionit të konkurrences të tregut të përbashkët europian. Së fundi, shteti kandidat duhet të jetë i aftë ti përgjigjet detyrimeve që rrjedhin nga “acquis communautaire”-legjislacioni i Bashkimit Europian.

Kuadri i përgjithshëm i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit përbëhet nga katër shtylla: dialogu politik dhe bashkëpunimi rajonal, dispozitat tregëtare lidhur me liberalizimin progresiv të këmbimeve deri në vendosjen e një zone tregtie të lirë midis palëve, liritë komunitare, dhe së fundi bashkëpunimi në fushat prioritare sidomos në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme.

Për realizimin e objektivave të p roçesit të s tabilizim- a socimit dhe të m arrëveshjes së s tabilizim- a socimit, BE-ja ofron një mbështetje financiare nëpërmjet programit CARDS. i cili zëvendësoi programet PHARE dhe OBNOVA, me rregulloren nr. 2666/2000 të datës 5 dhjetor 2000 të Këshilli të Bashkimit Evropian.

Në periudhën 2001-2004, ndihma e BE-së për Shqipërinë në kuadrin e Programit CARDS arrin në rreth €. 180.000.000.

3.   STRUKTURA INSTITUCIONALE SHQIPTARE PER INTEGRIMIN EUROPIAN DHE KOMPETENCAT

a.   Komiteti ndërministror për Integrimin Europian:

•  Komiteti ndërministror për Integrimin Europian është struktura më e lartë institucionale, e përgjegjshme për drejtimin dhe monitorimin e të gjithë procesit të integrimit në Shqipëri.

•  Ky Komitet drejtohet nga Kryeministri dhe përbëhet nga ministrat dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të tjera qëndrore.

•  Komiteti ndërministror për integrimin Europian mblidhet në mënyrë periodike (dy herë në muaj) dhe trajton çështjet më të rëndësishme në lidhje me procesin e integrimit Europian.

b.   Ministri i Shtetit për Integrimin dhe Departamenti i Integrimit:

•  Koordinon dhe monitoron të gjithë procesin e Stabilizim Asocimit.

•  Koordinon dhe monitoron procesin e përgatitjes dhe zbatimeve te Strategjisë së Integrimit Europian.

•  Drejton Grupet e Punës të Përbashkëta BE-Shqipëri, dhe monitoron veprimtaritë e grupeve të punës në kuadrin e Procesit të Stabilizim-Asocimit.

•  ë shtë përgjegjës për negocimin, programimin, koordinimin, dhe monitorimin e zbatimit të programit CARDS.

c.   Grupi Negociator për Integrimin Europian:

•  Ministri i Shtetit për Integrimin është Kryenegociatori i Qeverisë Shqiptare

•  Grupi negociator përbëhet nga përfaqësues të të gjitha ministrive të linjës dhe institucioneve qëndrore të tjera

•  Grupi negociator është përgjegjës për koordinimin, monitorimin, dhe zbatimin brenda institucioneve të tyre të të gjitha veprimtarive sektoriale të lidhura me p rocesin e Stabilizim-Asocimit.

d.   Ministria e Punëve të Jashtme – Drejtoria e Përgjithshme për bashkëpunimin Euro-Atlantik:

·         ë shtë përgjegjëse për promovimin, njohjen, dhe përkrahjen e p rocesit të Stabilizim Asocimit në nivelet më të larta politike të Bashkimit Europian.

·         Në kuadrin e Politikës së Jashtme, Ministria e Punëve të Jashtme është e përgjegjshme për rritjen dhe forcimin e dialogut politik me shtetet anëtare dhe vende të tjera në përkrahje të Procesit të Stabilizim Asocimit.

e.   Ministria e Drejtësisë – Departamenti i Përafrimit të Legjislacionit:

•  Departamenti i Përafrimit të Legjislacionit është i përgjegjëse për koordinimin, monitorimin, dhe zbatimin e procesit të adaptimit/harmonizimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.

•  Një grup pune ndërministror është krijuar dhe funksionon në mbështetje të procesit të përafrimit të legjislacionit.

f.   Koordinimi Ndërinstitucional

Komiteti Ndërministror i Integrimit i drejtuar nga Kryeministri bën një monitorim të vazhdueshëm të shkallës së realizimit të angazhimeve të marra nga Institucionet e përfshira në p rocesin e s tabilizim- a socimit, të rekomandimeve të dhëna nga Consultative t ask Force , si dhe të prioriteteve të nxjerra nga raporti vjetor vlerësues i Komisionit Europian.

Zhvillimi i takimeve dypalëshe midis Ministrit të Shtetit për Integrimin në Ministritë dhe Institucionet Qëndrore të përfshira në procesin e negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, është një tjetër mënyrë për diskutimin e çështjeve më problematike të ngritura në takimet e përbashkëta të Grupit Task Force me Komisionin Europian, çështjet e ngritura në Raportet e Komisionit Europian si dhe nevojave për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, format dhe mënyrat e realizimit të tij, për të bërë të mundur në këtë mënyrë realizimin brenda afateve të parashikuara të të gjitha angazhimeve që institucionet shqiptare kanë marrë në mbështetje të procesit integrues të Shqipërisë në BE. Gjatë këtyre takimeve janë përcaktuar detyra konkrete me afate për tu përmbushur.

Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit europian kanë qënë dhe masat e marra për përmirësimet strukturore, me qellim forcimin dhe rritjen e efektivitetit të strukturave përgjegjëse për procesin e Integrimit Europian.

Duke patur parasysh volumin e punës gjithnjë e ne rritje të detyrimeve dhe çështjeve që duhen ndjekur në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, si dhe përmasat gjithnjë e më të mëdha që do të marrë ky proces me hapjen e bisedimeve, u forcua Struktura e Departamentit te Integrimit , në varësi të Ministrit të Shtetit për Integrimin, duke krijuar një njësi të veçantë për ndjekjen, programimin dhe monitorimin e Programit CARDS.

Gjithashtu është miratuar nga qeveria përfshirja pranë Strukturës së Ministrit të Shtetit për Integrimin dhe të Drejtorisë së Përafrimit të Legjislacionit , aktualisht e vendosur ne Ministrinë e Drejtësisë.

4.   STRUKTURAT E P ë RBASHKETA SHQIP ë RI-BE DHE INSTRUMENTAT MONITORUES

Struktura më e rëndësishme e përbashkët me BE-në në këtë proces mbetet Grupi Konsultativ i Përbashkët BE-Shqipëri , i cili ka zhvilluar gjashtë takime te tij, i pari ne 18-19 Tetor 2001, i dyti ne 6-7 Mars 2002 dhe i treti ne 18-19 Qershor 2002, i katërti 13-14 nëntor 2002, dhe i pesti më 24-25 mars 2003, i gjashti më 24 qershor 2003.

Takimet e Grupit Konsultativ të Përbashkët trajtojnë progresin e bërë në ecurinë e reformave sektoriale në të gjitha drejtimet si:

-    Stabiliteti i institucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut, respektin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe politikën konsultative në rajon.

-    Funksionimi i plotë i ekonomisë së tregut, privatizimi i sektorëve strategjikë, përmirësimin e sistemit te taksave dhe aftësise për të përballuar presionin e konkurrencës të forcave të tregut brenda BE-së.

-    Aftësia për të marrë përsipër zbatimin e detyrimeve të anëtarësisë së plotë, përfshirë synimin për arritjen e bashkimit politik, ekonomik e monetar.

Takimet e Task Forcës pasohen nga Rekomandimet e Përbashkëta , të cilat pasqyrojnë diskutimet e bëra gjatë takimeve, çështjet problematike të ngritura në të dhe që duhen zgjidhur, të shoqëruara në pjesën më të madhe me afate kohore të përcaktuara qartë për përmbushjen e tyre. Ndjekja dhe zbatimi në kohë i këtyre rekomandimeve eshtë në fokusin e punës së Institucionit të Ministrit të Shtetit për Integrimin si strukturë koordinuese dhe monitoruese e këtij procesi, në bashkëpunim me ministrite e linjës nëpërmjet Grupit Negociator të ngritur për këtë qëllim.

Një strukturë tjetër monitoruese është Komiteti i Përbashkët Shqipëri-Bashkimi Europian, organ i ngritur në kuadër të Marrëveshjes mbi t regëtinë dhe b ashkëpunimin në fushën e tregëtisë dhe ekonomisë e vitit 1992 , i cili trajton progresin e arritur nga institucionet shqiptare gjatë 1 viti, në fushat e mbuluara nga marrëveshja si tregëtia dhe ekonomia. Në kuadër të këtij Komiteti funksionojnë disa grupe pune që shqyrtojnë çështje lidhur me infrastrukturën, ekonominë dhe financën, përafrimin e legjislacionit dhe bujqësinë.

Një instrument tjetër kontrolli i procesit të reformave te ndërmarra nga Shqipëria, është Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për Procesin e Stabilizim Asocimit i 2001, i prillit 2002 dhe i marsit 2003. Në këto raporte trajtohen me hollësi dhe realizëm gjendja e vendit në të gjitha aspektet politike dhe ekonomike, si dhe jepen sugjerime se ku duhet të përqëndrohet vëmendja gjatë 12 muajve të ardhshëm. Situata për Shqipërinë në këtë raport, në pjesën më të madhe paraqitet kritike dhe me shume probleme. Për këtë qëllim ky raport u është vënë në dispozicion të gjithë dikastereve (nëpërmjet rrjetit të negociatoreve), duke ju kërkuar të përgatisin studime vlerësuese sektoriale mbi problemet që ngre raporti, për të pasqyruar qartë progresin e bërë që nga publikimi i këtij raporti deri më sot, si dhe masat që janë marrë për trajtimin e problematikës që ende egziston.

Natyrisht që ecuria e mëtejshme e procesit të integrimit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit do të varet nga ecuria e reformave brenda vendit dhe nga shkalla në të cilën Shqipëria do të jetë në gjendje të zbatojë angazhimet e saj që rrjedhin nga nënshkrimi i Marrëveshjes. Për këtë qëllim, dhe në ndihmë të këtij procesi Qeveria Shqiptare ndërmori përgatitjen e Planit Strategjik për ndjekjen e procesit të Stabilizim Asocimit (maj 2002) deri në hapjen e negociatave dhe përfundimin e tyre me nënshkrimin e Marrëveshjes. Synimi kryesor i këtij plani është që, duke përcaktuar qëllimet strategjike, objektivat funksionale, si dhe masat përkatëse, së pari të qartësojë rolin dhe detyrat për secilin pjesëmarrës në këtë proces dhe së dyti, të realizojë mirëkuptimin, angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë pjesëmarresve në këtë projekt strategjik.

Tashmë është bërë traditë e punës së Institucionit të Ministrit të Shtetit për Integrimin përpunimi i Raport-Progresit mujor me qëllim informimin e Komisionit Europian dhe Vendeve Anëtare nëpërmjet përfaqësive diplomatike në Tiranë, mbi progresin që bën Shqipëria në drejtim të reformave dhe angazhimeve të tjera në këtë proces, si në tërësi ashtu dhe për arritje të veçanta.

Ky informacion i përcillet në kohë niveleve më të larta të mundshme ne vendet respektive, përfshirë dhe ato teknike, duke kerkuar prej tyre si vlerësimet ashtu dhe drejtimet ku kërkohet progres i mëtejshëm.

5.   Negociatat midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit

Më 21 tetor 2002 Këshilli i ç ështjeve të Përgjithshme i Bashkimit Europian autorizoi Komisionin Europian për të hapur negociatat për nënshkrimin e një m arrëveshje Stabilizim-Asocimi me Komunitetin Europian dhe vendet anëtare të BE-së. Më 31 janar 2003 u hapën zyrtarisht negociatat për nënshkrimin e një Marrëveshje Stabilizim-Asocimi ndërmjet Komunitetit Europian dhe vendeve anëtare të BE-së nga njëra anë, dhe Shqipërisë nga ana tjetër.

Deri më sot është zhvilluar një raund i plotë negociatash që përfshin një raund politik dhe dy raunde teknike si dhe është zhvilluar një raund i dytë politik. Ne raundin e parë politik të diskutimeve mbi draft-marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, i cili u zhvillua në datë 13 shkurt 2003 në Tiranë, në objektin e diskutimit u përfshinë këto çështje:

Ø      Preambula e draft-Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe neni 1 i saj;

Ø      Titulli I “Parimet e Përgjithshme” nenet 2-7;

Ø      Titulli II “Dialogu Politik” nenet 8-11;

Ø      Titulli III ”Bashkëpunimi Rajonal” nenet 12-15;

Raundi i parë teknik i negociatave i cili u zhvillua në 25 mars, përfshiu disa nene shumë te rëndësishëm të Marrëveshjes si më poshtë vijon:

Ø      Titulli V, “Lëvizja e punonjësve, Vendosja, Ofrimi i shërbimeve, Kapitali” (nenet 46-56)

Kreu I “ l ëvizja e lirë e punonjësve”, nenet 46-48

Kreu II “E Drejta e Vendosjes” nenet 49-56

Aneksi V “Mbi shërbimet financiare”

Në datat 14 – 16 maj 2003 u zhvillua në Tirane raundi i dytë teknik i negociatave për Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit. n ë këtë raund teknik negociatash për m arrëveshjen e s tabilizim a sociimit u shqyrtuan çështje shumë sensitive si:

Ø      Kreu III “Ofrimi i shërbimeve” nenet 57-59

Ø      Kreu IV “Pagesat rrjedhëse dhe qarkullimi i kapitaleve”

nenet 60-62

Ø      Kreu V “Parime të Përgjithshme”, nenet 63-69

Ø      Aneksi VI “Përfitimi i pasurive të paluajtshme nga shtetas të BE-së”

Ø      Protokolli për Transportin tokësor

Këto çështje do të rregullojne rregjimet e lirisë së qarkullimit të punonjësve, lirinë e vendosjes së personave fizikë e juridike dhe lirinë e ofrimit të shërbimeve.

Gjithashtu në këtë raund negociatash u negociua dhe Marrëveshja ndërmjet Komunitetit Europian dhe Shqipërisë “Për ripranimin e personave të pa pajisur me leje qëndrimi”.

Në 25 qershor 2003 u zhvillua në Bruksel raundi i dytë politik gjatë të cilit u negociua Titulli VII “Drejtesia dhe çeshtjet e brendshme”, (nenet 78 + 81-84 të Draft-Marrëveshjes) që ka të bëjë me forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve dhe bashkëpunimin në luftën kundrejt terrorizmit, pastrimit te parave, dhe veprimtarive kriminale.