Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
 
Institucionet (pershkrim)  
 

Kuadri Kushtetues
Institucionet Qendrore
Skema Qeverisese (diagrame)
Pushteti vendor
Ndarja Administrative
Kushtetuta

ADRESAR i Institucioneve  
 

Institucione Qendrore
Qeveria (Keshilli i Ministrave)
Agjensite Publike
Ndermarrjet Publike
Prefekturat / Qarqet
Bashkite
Dhomat e Tregtise e Industrise
Organizata Profesionale
Nderkombetare
Ambasadat

ofertë nga ALBIC   
ALBIC ju ofron depozitim e Domain per Faqet tuaja ne Internet dhe adresë Email-i (POP3 & Webmail).
Cilësi e lartë dhe cmimet më të lira ne treg.


domain: www.emrifirmes.albic.net
email: emrijuaj@albic.net

për më shumë

    
 

Pushteti Vendor dhe Ndarja Administrative

Sipas ligjit të vitit 2000 për përmirësimin e pushtetit vendor, organet lokale e ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me parimin e autonomisë, duke mbajtur lidhje me pushtetin qendror. Organet e pushtetit vendor janë persona juridikë që sigurojnë vazhdimësinë e qeverisjes nëpërmjet Komunave, Bashkive dhe Rajoneve.

Bashkitë ngrihen kryesisht në territoret e qyteteve.
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndahet në 11 njësi bashkiake (mini-bashki).

Komunat ngrihen përgjithësisht në territoret e fshatrave, dhe fshatrat zakonisht përbëjnë nënndarje të komunës.

Prefekturat (ose Rajonet, Qarqet) përfaqësojnë njësi administrative e territoriale të përbëra nga disa komuna e bashki, që kanë lidhje gjeografike, tradite, ekonomike e sociale, si dhe interesa të përbashkët. Rrethet janë nënndarje të rajoneve. Organizmi dhe funksionimi i pushtetit vendor është i përbërë prej dy nivelesh.

Niveli i parë i pushtetit vendor përbëhet nga Komunat dhe Bashkitë. Kryetarët dhe këshillat e komunave dhe bashkive dalin nga zgjedhjet për pushtetin lokal cdo 3 vjet.

Niveli i dytë i pushtetit vendor janë Qarqet dhe Prefekturat. Këshilli i Qarkut, i cili përbëhet nga kryetarët e Bashkive dhe Komunave dhe nga këshilltarë të dalë proporcionalisht nga zgjedhjet vendore, zgjedh kryetarin e këshillit të qarkut, ndërsa Prefekti emërohet nga Qeveria (Keshilli i Ministrave).

Projekt-ligji i ri (Reforma Administrative) që po përgatitet për pushtetin lokal parashikon zvogëlimin kryesisht të numrit të komunave, por edhe të bashkive, duke krijuar komuna të reja nga bashkimi i komunave egzistuese ose bashkimin e ndonjë komune me ndonjë bashki, me qëllim që të rritet efikasiteti i shërbimeve të komunave ndaj komunitetit dhe të ulet kostoja e lartë funksionimit që kanë komunat e vogla me një numër të kufizuar banorësh.


Kthehu në fillim të faqes 

Ndarja Administrative Territoriale

Sot Shqipëria është e ndarë në:

  • 12 Qarqe (Rajone, Prefektura)
  • 36 Rrethe
  • 65 Bashki
  • 309 Komuna
  • 3020 Fshatra

1

Berat

 

 

5

242

 

 

 

1
2
3

Berat
Kucovë
Skrapar

2
1
2

122
17
103

2

Dibër

 

 

6

279

 

 

4
5
6

Dibër
Mat
Bulqizë

1
3
2

141
76
103

3

Durrës

 

 

6

104

 

 

7
8

Durrës
Krujë

4
2

61
43

4

Elbasan

 

 

6

395

 

 

9
10
11
12

Elbasan
Peqin
Gramsh
Librazhd

2
1
1
2

176
49
95
75

5

Fier

 

 

6

278

 

 

13
14
15

Fier
Mallakastër
Lushnje

3
1
2

117
40
121

6

Gjirokastër

 

 

6

269

 

 

16
17
18

Gjirokastër
Tepelenë
Përmet

2
2
2

95
77
97

7

Korcë

 

 

6

347

 

 

19
20
21
22

Korcë
Devoll
Kolonjë
Pogradec

2
1
2
1

155
44
76
72

8

Kukës

 

 

5

188

 

 

23
24
25

Kukës
Has
Tropojë

1
1
3

90
30
68

9

Lezhë

 

 

9

171

 

 

26
27
28

Lezhë
Kurbin
Mirditë

2
3
4

63
28
80

10

Shkodër

 

 

6

270

 

 

29
30
31

Shkodër
Malësi e Madhe
Pukë

2
2
2

139
56
75

11

Tiranë

 

 

6

220

 

 

32
33

Tiranë
Kavajë
Bashkia e Tiranës

3
2
1

155
65
-

12

Vlorë

 

 

7

199

 

 

34
35
36

Vlorë
Sarandë
Delvinë

4
2
1

99
62
38


 

Kthehu në fillim të faqes
 

 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqipëria  :  Info Biznesi  :  Qendër Burimore  :  Mundësi Biznesi