Kuvendi | Presidenti | Keshilli i Ministrave dhe Kryeministri (Qeveria) | Gjyqesori | Gjykata Kushtetuese
Shqiperia eshte Republike Parlamentare
e bazuar ne ndarjen dhe balancimin e pushtetit Legjislativ, Ekzekutiv dhe atij Gjyqesor.
Sistemi Ekonomik i Republikes se Shqiperise i permbahet parimeve te Tregut te Lire.
Te drejtat dhe lirite themelore te njeriut
Një element thelbesor i demokracise kushtetuese është vendosja e kufizimeve specifike mbi tagrat (kompetencat) e shtetit kundrejt individit. Kufizimet e ketyre te drejtave lejohen vetem kur jane ne interesin publik ose per mbrojtjen e te drejtave te te tjereve. Cdo kufizim duhet te jete ne perpjesetim me rrethanat qe e kane kushtezuar dhe nuk duhet t'i kaloje ne asnje rast kufijte e pranuar ne Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut.
Kuvendi
Ne demokracine kushtetuese moderne pushteti legjislativ ushtrohet kryesisht nga një trup perfaqesuesish te zgjedhur. Ky organizem perbehet kryesisht nga një ose dy dhoma. Sistemet me një dhome jane quajtur unikamerale (njedhomeshe) dhe ato me dy dhoma bikamerale (dydhomeshe). Kushtetuta jone krijon një dhome, Kuvendin, i cili perbehet nga 140 deputete. Zgjedhja e deputeteve do te behet ne zona elektorale dhe ne nivel kombetar nepermjet listave nga te cilat kandidatet zgjidhen ne perpjesetim me numrin e pergjithshem te votave qe merr partia e tyre.
Qeveria, cdo deputet ose 20.000 votues mund te paraqesin legjislacion per t'u shqyrtuar nga Kuvendi. Disa ligje te rendesishme, si ligji i zgjedhjeve, kerkojne një shumice prej tre te pestash te te gjithe deputeteve per t'u miratuar. Gjate shqyrtimit projektligji votohet tri here. Ligji hyn ne fuqi pas nenshkrimit nga Presidenti dhe botimit ne Fletoren Zyrtare.
Presidenti i Republikes
Nje tipar i perbashket i demokracive parlamentare eshte nje President me tagra te kufizuara. Presidenti ka tagra specifike, te zakonshme per nje demokraci parlamentare. Dispozitat i delegojne Presidentit funksionet baze te kryetarit te shtetit: caktimin e dates per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, ushtrimin e se drejtes se faljes, emerimin dhe konfirmimin e gjyqtareve, pranimin e kredencialeve diplomatike dhe miratimin e legjislacionit. Ne lidhje ne kete te fundit, Presidenti mund te vere veton mbi nje ligj vetem nje here. Presidenti zgjidhet nga Parlamenti me nje shumice prej tre te pestash per nje mandat pesevjecar. Ne qofte se nuk arrihet shumica e kerkuar, Kuvendi shperndahet. Kuvendi i ri e zgjedh Presidentin me te njejten shumice prej tre te pestash. Nese as Kuvendi i ri nuk e arrin dot kete shumice, ai shperndahet dhe Presidenti zgjidhet nga Kuvendi pasues me shumice te thjeshte.
Keshilli i Ministrave dhe Kryeministri (Qeveria)
Keshilli i Ministrave eshte organi qendror i pushtetit ekzekutiv ne nje demokraci parlamentare. Kryeministri eshte Kryetari i Keshillit te Ministave. Kur ndaj Kryeministrit paraqitet nje mocion mosbesimi, ai mund te shkarkohet vetem n.q.se Kuvendi eshte ne gjendje te zgjedhe nje Kryeminister tjeter me shumicen e nevojshme. Ne rast te kundert, Kuvendi shperndahet dhe behen zgjedhje te reja. Keshilli i ministrave ngarkohet me percaktimin e politikave te pergjithshme dhe me bashkerendimin e punes se organeve te tjera dhe institucioneve te administrates qendrore. Ky funksion mbikqyres-bashkerendues duhet te dallohet nga kompetencat e rendesishme te ministrave te vecante. Cdo ministri i jepen shprehimisht kompetenca te pavarura per te administruar dhe organizuar ceshtje brenda ministrise perkatese. Ministri nuk mund te ushtroje asnje funksion tjeter shteteror dhe nuk mund te jete anetar i organeve te nje shoqerie fitimprurese.
Gjyqesori
Gjyqesori ngarkohet ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve lidhur me interpretimin dhe zbatimin e ligjeve. Sistemi gjyqesor eshte "tri-shkallesh", me gjykatat e rretheve, gjykatat e apelit, Gjykaten e Larte dhe Kryetarin e saj. Te gjitha vendimet gjyqesore duhet te arsyetojne se si zbatohet ligji per ate grup faktesh konkrete qe jane perpara gjykates ne rastin ne fjale; vendimet e Gjykates se Larte duhet te botohen.
Keshilli i Larte i Drejtesise zgjedh, me miratimin e Presidentit, gjyqtaret e dy niveleve te para. Presidenti zgjedh edhe anetaret e Gjykates se Larte dhe Kryetarin e saj me pelqimin e Kuvendit. Gjyqtaret gezojne imunitet, i cili mund t'u hiqet vetem nga organi qe i ka emeruar.
Gjykata Kushtetuese
Gjykatat Kushtetuese kane per detyre te zgjidhin mosmarreveshjet kushtetuese ne lidhje me ndarjen e pushteteve, por mund te merren edhe me shqyrtimin e anekseve te individeve lidhur me cenime te te drejtave kushtetuese. Gjykate Kushtetuese ka 9 anetare dhe mund te shqyrtoje nje shumellojshmeri ankesash kushtetuese, duke perfshire ceshtje te ndarjes se pushteteve dhe shkelje te te drejtave individuale.
Qeverisja vendore (pushteti lokal)
Njesite e qeverisjes vendore kane një sere kompetencash autonome, duke perfshire tagrin per te taksuar, per te nxjerre akte me fuqi ligjore dhe per te hyre ne marredhenie kontraktore. Strukturat autonome te qeverisjes vendore decentralizojne pushtetin shteteror duke krijuar nje lidhje me te ngushte mes shtetasve dhe strukturave politike qeverisese.
Pjese te tjera te Kushtetutes
Kushtetuta permban nje numer dispozitash qe nuk futen ne ndonje kategori te vecante.
Keto dispozita perfshijne:
- Avokatin e Popullit (Ombudsman)
- Referendumin
- Financat Publike
- Forcat e Armatosura
- Kontrollin e Larte te Shtetit
- Komisionin Qendror te Zgjedhjeve (KQZ)
- Masat e Jashtezakonshme
Klikoni ketu per tekstin e plote te Kushtetutes