| |||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Qendra Burimore - PROJEKTE ne fushen e Biznesit Ne kete faqe do te gjeni pershkrime spjeguese per disa Projekte ne fushen e Biznesit, E D E M Albanian Enterprises Development and Export Market Services Zhvillimi i Ndermarrjeve Shqiptare dhe Sherbimeve te Tregjeve te Eksporteve Projekti EDEM (The Albanian Enterprise Development and Export Market Services Project) është një projekt 3 vjecar, i financuar nga USAID (United States Agency for International Development). EDEM bashkepunon me komunitetin e biznesit me qellim qe te rritet konkurenca ne tregun e brendshem dhe ate te eksporteve, duke cuar ne një rritje te shitjes se produkteve dhe sherbimeve shqiptare, si dhe ne rritjen e mundesive te punesimit. Qe te rritet me shume niveli i konkurrences ne industrite shqiptare, EDEM perdor metoden e “Cluster"-it. Një Cluster është një rrjet kompanish ne një industri te caktuar qe bashkepunon me biznese mbeshtetese dhe institucione qe jane te nevojshme per prodhimin dhe shperndarjen e produkteve dhe sherbimeve te industrise. Duke bashkepunuar me “cluster”-at e industrise, EDEM ndihmon industri te vecanta qe te hartojne dhe implementojne strategji qe lehtesojne veshtiresite qe pengojne ndermarrjet private per te qene kompetitive, dhe kjo gje do te lejoje qe nderrmarjet te perfitojne ne menyre eficente nga mundesite qe ofron tregu. Ne mbeshtetje te komunitetit shqiptar te biznesit, EDEM-i aplikon konceptin e konkurrences. Konkurenca është aftesia e një kompanie per te shitur produkte ose sherbime qe jane me te mira ose ndryshe nga produktet e prodhuara nga kompanite e tjera. Konkurrenca bazohet ne perdorimin eficent te burimeve njerezore, kapitale dhe fizike nga ana e sektoreve te industrise dhe firmave qe e perbejne ate. EDEM-i aktualisht po asiston tre industri shqiptare:
Nderkohe, Qendra Shqiptare per Tregti Nderkombetare (ACIT) është duke mbeshtetur grupet e industrise qe perdorin asistencen e EDEM-it ne “cluster”-in perkates. EDEM implementohet nga Development Alternatives, Inc. (DAI), një firme amerikane konsulence,
S B C A Small Business and Credit Assistance Asistenca per Biznesin e Vogel dhe Kredine Projekti SBCA nxit rritjen ekonomike të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME-ve), të cilat përfaqësojnë rreth 95 përqind të bizneseve në Shqipëri. Ai ka nisur në Mars të vitit 2002 dhe është planifikuar të vazhdojë deri në Shkurt të vitit 2005 (me një shtyrje të mundshme prej dy vjetësh). Projekti SBCA është financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) dhe është vënë në zbatim nga Chemonics International Inc., një kompani konsulence me qendër në SHBA. Chemonics bashkëpunon me tre partnerë të nënkontrakuar: Agjensitë Rajonale të Zhvillimit (ARZH-të) — Rrjeti i dhjetë Agjensive Rajonale të Zhvillimit ofron trainime dhe konsulenca për bizneset e vogla dhe të mesme. Partneri Shqiptar në Mikrokredi (PSHM) — Anëtari Shqiptar i Opportunity International, zbaton komponentin e kredidhënies së drejtpërdrejtë të Projektit. PSHM është një institucion efikas në fushën e mikro-kredive, që ushtron aktivitetin në Shqipëri që nga viti 1999. Nëpërmjet një marrëveshjeje për Grantin me Chemonics, tek PSHM-ja është krijuar një Fond i Kredive për SME-të, i cili i jep mundësi Projektit të lëvrojë hua në masën 5,000 deri 25,000 USD. Gjatë tre viteve të Projektit do të lëvrohen më shumë se 350 kredi. Banka Kombëtare Tregtare (BKT) — Kjo bankë është privatizuar në vitin 1997. Në Nëntor 2002, Projekti hapi një Fond Kredie pranë BKT-së në kuadrin e SBCA. Huatë që lëvrohen në kuadrin e Fondit SBCA luhaten nga 15,000 deri në 50,000 USD. Deri në Shkurt 2005, Projekti do të lëvrojë më shumë se 100 kredi.. Qëllimi Projekti tre vjeçar SBCA, i financuar nga USAID-i synon të nxisë rritjen ekonomike dhe punësimin duke iu ofruar trainime dhe konsulenca sipërmarrësve të vegjël në sektorët prodhues të Shqipërisë. Ne fokusohemi në “grupimet industriale” – grupe biznesesh që kanë lidhje brenda një industrie të caktuar – më konkurruese, për t'i asistuar ato në krijimin e vlerave të larta për eksport. Disa prej këtyre grupimeve përfshijnë: peshkimin (në bashkëpunim me Projektin e USAID-it për Asistencë ndaj Shoqatave Shqiptare të Tregtisë Agrare - AAATA), ndërtimin, metalin skrap, si edhe prodhimet e bulmetit (në bashkëpunim me Projektin për Asistencë në Sektorin e Bulmetit -DSA). Në mënyrë që të ndihmojë bankat ti shërbejnë më mirë sektorit të ndërmarrjeve të vogla, projekti ka krijuar paketa të përshtatshme kredie dhe gjithashtu ofron garanci për uljen e riskut dhe kostos, që mbart kredidhënia për qëllime biznesi. Përfituesit Përfituesit kryesorë të projekteve për SME-të janë vetë sipërmarrësit dhe sfida jonë është të ndihmojmë brezin e sotëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. USAID-i gjithnjë ka qenë i ndërgjegjshëm për rolin kyç, që SME-të luajnë për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Projekti SBCA është duke përforcuar dhe ruajtur këtë ritëm duke dhënë, përpara Marsit 2005, trainimin e 2,430 bizneseve dhe konsultimin kokë-më-kokë të 900 bizneseve (nëpërmjet ARZH-ve), 386 kredi direkte nëpërmjet PSHM-së dhe 100 kredi nëpërmjet BKT-së. Asistenca Teknike Strategjia e Projektit SBCA Projekti SBCA përfshin forcimin e kapacitetit institucional të tre partnerëve të tij; ARZH-ve, PSHM-së dhe BKT-së, nëpërmjet ofrimit të kurseve të kualifikimit dhe të asistencës teknike. Projekti është i fokusuar tek nën-sektorët ose grupimet industriale. Grupimet e identifikuara industriale janë grupe ndërmarrjesh prodhuese brenda një sektori ose nën-sektori. Projekti SBCA ka punuar së bashku me ARZH-të për hartimin e modeleve të grupimeve industriale të ndërmarrjeve shqiptare, të cilat paraqesin ciklin e prodhimit qysh nga lënda e parë deri tek produkti përfundimtar si edhe llojet e mundshme të ndërmarrjeve, të cilat ushtrojnë veprimtarinë brenda secilit sektor apo grupimi industrial. Projekti SBCA bashkëpunon me projekte të tjerë të financuar nga USAID-i e donatorë të tjerë për të identifikuar nën-sektorë dhe grupime industriale kyçe. Projekti SBCA i përcakton nën-sektorët që synon të mbështesë në bashkëpunim me ARZh-të, PSHM-në dhe BKT-në. Ndër faktorët më të rëndësishëm që merren në shqyrtim janë mundësia për krijimin e vendeve të reja të punës, konkurrueshmëria në vend dhe ajo për tregjet e eksportit, si edhe zhvillimi. Projekti SBCA është duke përditësuar produktet dhe shërbimet e ofruara nga ARZH-të. Trainerët e ARZH-ve marrin pjesë vazhdimisht në kurse kualifikimi për përmirësimin e aftësive të tyre për konsulencën dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientin. Efikasiteti i Zbatimit Projekti SBCA Project ndërton në atë çka ekziston, duke përdorur burime shtesë nga aktivitetet tashmë të sukseshme të PSHM-së, BKT-së dhe ARZH-ve. Forcimi i Kapaciteteve Lokale të Konsulencës Ne jemi duke përforcuar aftësitë profesionale të individëve lokalë dhe në mënyrë indirekte, të institucioneve me të cilët ata punojnë. Projekti do të rrisë kapacitetet e ofruesve shqiptarë të shërbimeve të biznesit duke i asistuar ata në prezantimin dhe zbatimin e standardeve të reja profesionale. SBCA-ja do të lerë pas një numër trainerësh dhe konsulentësh të kualifikuar biznesi, të lidhur me rrjetin e ARZH-ve, të cilët do të vazhdojnë punën me SME-të , edhe për shumë kohë pas përfundimit të projektit. Identifikimi i grupimeve të SME-ve në sektorët prodhues SBCA ndjek një strategji me bazë grupimet industriale, gjë që krijon lidhje të dobishme dhe një efekt të shumëfishtë, që çon më pas në rritjen e vlerës së përgjithshme të produktit. Projekti vazhdimisht identifikon mënyra të reja për forcimin e ndërmarrjeve të vogla nëpërmjet kredive dhe asistencës teknike. Decentralizimi Projekti SBCA zhvillon kurse kualifikimi dhe seanca individuale konsulence në gjithë Shqipërinë. Kombinimi i trainimit të ARZH-ve me kredidhënien e PSHM-së BKT-së u jep mundësinë SME-ve të marrin konsulenca, trainime dhe kredi. Konsulencat për Biznesin Nëpërmjet ARZH-ve, projekti SBCA ofrom konsulenca individuale biznesi për bizneset e vogla dhe të mesme. Deri më 31 Mars 2004, projekti SBCA ka konsultuar 615 biznese nga grupimet e mëposhtme; grumbullimi dhe përpunimi i peshkut; grumbullimi dhe përpunimi i bimëve mjekësore dhe erëzave; prodhimi i mjaltit dhe produkteve të bletës; përpunimi i ullirit; industria ushqimore; përpunimi i drurit; industria e lehtë; dhe trajtimi i mbeturinave te metaleve. Konsulencat e dhëna kanë një tematikë shumë të gjerë biznesi, që përfshin: pregatitjen e planeve të biznesit; analizat financiare; kontabilitetin; analizimin dhe administrimin e rrjedhës së parave; llogaritjen e kostos; marketingun; studimet e tregut; teknikat e shitjes; proçedurat e aplikimit për kredi; menaxhimin operacional; gjetjen e pajisjeve; teknologjitë e reja; krijimin e shoqatave të biznesit; zhvillimin e burimeve njerëzore; studimet e fizibilitetit; të kuptuarit e taksave doganore dhe TVSH-së; informacione mbi eksport-importin; standardet e produktit dhe çertifikimin e tyre; etj. Projekti SBCA po zhvillon një kurrikulum të plotë mbi temat e menaxhimit të biznesit, për të cilin kanë nevojë konsulentët në Shqipërinë e sotme. Këto aftësi thelbësore do të hedhin themelet për kualifikime të mëtejshme për konsulentët e biznesit. Trainim i Përgjithshëm Biznesi Projekti SBCA ofron asistencë biznesi në formën e kurseve të trainimit. Partnerët tanë, Agjensitë Rajonale të Zhvillimit, janë nënkontraktuar për t'u dhënë trainime ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme bujqësore dhe jo-bujqësore në grupimet e përzgjedhura industriale, si p.sh në: hortikulturë, prodhimet e bulmetit, trajtimin e metalit skrap, grumbullimin dhe përpunimin e peshkut, grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe erëzave, prodhimin e mjaltit dhe produkteve të bletës, përpunimin e ullirit, përpunimin e drurit, ndërtimin, industrinë e lehtë dhe industrinë ushqimore. Kurset e trainimit konsistojnë në trajtimin e koncepteve të përgjithshme të biznesit si p.sh: marketingu, teknikat e shitjes, llogaritja e kostos, promocioni, planet e biznesit, kontabiliteti, etj. Kurrikulumet e përdorura për kurset e trainimit jane pregatitur nga Agjensitë Rajonale të Zhvillimit dhe Projekti SBCA. Këto module përmbajnë elemente trainimi gjithëpërfshirës. Kurset e trainimit konsistojnë në trajtimin e koncepteve të përgjithshme të biznesit si p.sh: marketingu, teknikat e shitjes, llogaritja e kostos, promocioni, planet e biznesit, kontabiliteti, etj. Kurrikulumet e përdorura për kurset e trainimit jane pregatitur nga Agjensitë Rajonale të Zhvillimit dhe Projekti SBCA. Këto module përmbajnë elemente trainimi gjithëpërfshirës. Deri më 31 Mars, 2004 një total prej 1,783 biznesesh kanë marrë asistencë në formën e trainimit të përgjithshëm të biznesit (kjo shifër përfshin gjithashtu bizneset që kanë përfituar nga trainimi ekskluziv mbi procedurat e aplikimit për kredi). Projekti i Kredise dhe Asistencës për Biznesin e Vogël
|
|
© ALBIC 2004 |
Hyrje : Info Shqiperia : Info Biznesi : Qender Burimore : Njoftime, Treg |