Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
kerko: 
 
 


Publikime
Studime
Analiza
Raporte
 

 

VLERESIMET E STUDIMIT

  • Politika Tregtare 4.0
  • Barra Fiskale 2.8
  • Nderhyrja e Qeverise 2.5
  • Politika Monetare 1.0
  • Investment e Huaja 2.0
  • Sist. Bankar dhe Finaciar 3.0
  • Pagat dhe Cmimet 2.0
  • Te Drejtat e Pronesise 4.0
  • Barra Rregullatore 4.0
  • Tregu Informal 4.0
  • Treguesi ne vite
  • Popullsia: 3,150,000
  • Total area: 28,748 km katrore
  • GDP: $4.0 billion
  • GDP ritmi i ritjes: 4.7%
  • GDP per fryme: $1,278
  • Exportet kryesore: duhani, perime, ushqim,pije, tekstile dhe kepuce, produkte lekure
  • Exporti i te mirave dhe sherbimeve: $475.8 million
  • Partneret kryesore te exportit: Itali 71.7%,
    Greqi 12.8%,
    Gjermani 5.5%,
    Macedonia 1.5%
  • Importet kryesore : kimikate, makineri dhe pajisje, minerale, karburante, energjielektrike
  • Importimi i te mirave dhe sherbimeve: $1.4 billion
  • Vendet partnere per importet: Itali 34.5%
    Greqi 21.7%
    Turqi 6.1%
    Gjermani 5.6%
  • Investimet e huaja direkte (net): $209 million

 

Qendra Burimore e ALBIC

TREGUESI I LIRISE EKONOMIKE - SHQIPERI

Autori: The Heritage Foundation/Wall Street Journal

Vendi

Pozicioni:
Pike:
Kategoria:

Shqiperia

67
2.93
Me se shumti e lire

Me afersisht 25 % te popullsise qe jetojne poshte nivelit te varferise, Shqiperia eshte vendi me i varfer i Europes. Zbatimi i ligjit eshte cenuar nga mungesa e stabilitetit politik qe eshte krijuar nga rivaliteti midis Krysministrit Fatos Nano dhe ish-zevendesit te tij, Ilir Meta, nga kriza e Kosoves, ne 1999, korrupsioni ne strukturat qeverisese si dhe procesi zgjedhor. Qekurse ka ardhur ne pushtet, ne Korrik te 2002, qeveria Nano ka qene e ngadalte ne permiresimin e mbledhjes se taksave dhe te infrastruktures kryesore. Privatizimi i ndermarrjeve te medha strategjike ka ecur mjaft ngadale. Vetem 18% e popullsise furnizohet ne menyre te panderprere me energji elektrike, nderkohe qe vetem nje ne gjashte familje kane uje te pijshem. Shqiperia vazhdon te mbetet nje vend tranzit per krimin e organizuar nderkombetar. Qeveria ka deshtuar ne ndalimin e kontrabandes se heroines, se cgareve dhe ne trafikimin ilegal te njerezve. Rreth 25% e shqiptareve te afte per pune kane braktisur vendin e tyre qe nga rrenia e komunizmit. Barra fiskale e ne Shqiperi shenon 0.2 pike me mire se vitin e kaluar dhe nderhyrja e qeverise dhe politika monetare jane respektivisht 0.5 dhe 1 pike me mire. Ne total klasifikimi i Shqiperise eshte 0.17 pike me mire, duke bere klasifikimin e Shqiperise si nje vend “me se shumti te lire”

POLITIKA TREGTARE

Pike: 4 – Stabel (nivel i larte proteksionizmi)

Sipas Bankes Boterore, norma mesatare e tarifes ne 2001 ishte 12.4%. Bbarrierat jo-tarifore kane marre formen e takses se akcizes qe aplikohet per disa importe, si dhe korrupsionit ne dogana dhe licensimimeve sipas Economist Intelligence Unit.

BARRA FISKALE

Pike: - Tatimi mbi te ardhurat: 2.5 –
Stabel (nivel taskash i moderuar)
Pike: - Tatimi mbi koorporatat: 3.0 –
Stabel (nivel taskash i moderuar)
Pike: - Ndryshimi ne Shpenzimet Qeveritare: 2.5 –
Me mire (renie e lehte)

Piket Finale: 2.8 – Me mire (kosto e moderuar e qeverise)

Ne Shqiperi tatimi me i larte mbi te ardhurat eshte 25%. Tatimi me i larte mbi koorporatat eshte po 25%. Ne 2002, sipas Economic Intelligence Unit, shpenzimet qeveritare si perqindje e GDP-se kane rene me 1.4% nga 29%, krahasuar kjo me nje rritje prej 0.1% rritje ne 2001. Barra fiskale eshte 0.2 pike me mire kete vit.

NDERHYRJA E QEVERISE NE EKONOMI

Pike: 2.5 – Me mire (nivel i moderuar)

Sipas raporteve te Bankes Boterore, qeveria ka shpenzuar 8.6% te GDP-se ne vitin 2002, nga 10.9% te raportuara ne indeksin e 2004. Gjithashtu ne 2002, sipas te dhenave te FMN-se, 10.8% e te ardhurave ishin nga nderrmarrjet shteterore. Si rezultat nderhyrja e qeverise shenon 0.5 pike me mire ne 2004.

POLITIKA MONETARE

Pike: 1 – Me mire (norme mjaft e ulet inflacioni)

Gjate viteve 1993-2003 norma mesatare e inflacionit ka qene 2.54%, nga 4.64% qe ka qene ne vitet 1993-2002. Si rezultat, politika monetare e Shqiperise eshte 1 pike me mire kete vit.

QARKULLIMI I KAPITALIT DHE INVESTIMET E HUAJA

Pike: 2 – Stabel (barriera te vogla)

Firmat e huaja dhe vendase trajtohen njelloj nga ligji dhe u garantohet siguria nga shpronesimi dhe shtetezimi. Qeveria nuk behet pengese per investimet e huaja dhe afersisht te gjithe sektoret jane te hapur per investime te huaja. Te huajt mund te mos blejne toke bujqesore por lejohen qe ta marrin ate me qera per 99 vjet. Mungesa e stabilitetit politik, krimi, korrupsioni dhe tregu informal vazhdojne qe te dekurajojne investitoret e huaj dhe rrezikojne implementimin e reformave.

Sipas FMN-se si residentet ashtu dhe jo residentet mund te mbajne llogari te huaja shkembimi. Pagesat dhe transfertat te cilat kalojne nje shume te caktuar , kerkojne dokumentacion shtese por nuk ndeshen me pengesa te tjera. Banka e Shqiperise duhet te aprovoje blerjen e kapitalit dhe instrumentave te tregut monetar, investimet e huaja direkete, shumicen e operacioneve te kredidhenies, dhe blerjen e pronave te patundshme jashte kufijve nga residentet.

SISTEMI BANKAR DHE FINANCIAR

Pike: 3 – Stabel (nivel mesatar pengesash)

Megjithese qeveria eshte duke privatizuar bankat qe zoterohen prej saj, tregu bankar vazhdon qe te mbetet i pazhvilluar dhe ekonomia eshte nje Cash-Economy. Ne Dhjetor 2003, qeveria realizoi privatizimin e Bankes se Kursimeve, e cila zoteronte 80% te te gjithe depozitave. Ne Tetor 2003, qeveria shiti 39% te aksioneve te kompanise shteterore te sigurimeve INSIG. Mbi te gjitha , sipas Economist Intelligence Unit, “mungesa e pershtatshmerise e sektorit financiar ka qene nje faktor i rendesishem ne pengimin e zhvillimit te ekonomise. Shumica e transaksioneve realizohet ne Cash, dhe sherbimet bankare mbeten te pazhvilluara; ka pak shperndares automatik te parave dhe pagesat permes kartes se Kreditit jane te pakta.”

PAGAT DHE CMIMET

Pike: 4 – Stabel (nivel i ulet nderhyrjeje)

Shumica e cmimeve jane liberalizuar. The Economist Intelligence Unit – raporton se qeveria subvencionon cmimet e ujit, arsimit, transortit hekurudhor, energjise elektrike. Qeveria ngriti cmimin energjise elektrike ne Prill 2003, si dhe planifikon ngritje te tjera te ketij cmimi gjate vitit 2004. Nje rroge minimale aplikohet per te gjithe personat qe jane mbi 16 vjec.

TE DREJTAT E PRONESISE

Pike: 4 – Stabel (nivel i ulet mrojtjeje)

Sistemi ligjor ne shqiperi nuk e mbron mjaftueshem pronen private, dhe sistemi gjygjesor ndikohen nga ai ekzekutiv. The Economist Intelligence Unit raporton se – “institucionet ne Shqiperi jane te brishta, dhe zbatimi i ligjit ne disa raste eshte i dobet..... Praktikisht...disa (gjykates) jane te korruptuar dhe jo-kompetente, dhe jane vendusur ne pozcione pikerisht per qellime politike”. Sipas Departamentit Amerikant te Shtetit per Tregtine, “per shkak te presionit politik, frikes, korrupsionit te strukturave shteterore, rryshfeteve, burimeve e kufizuara, sistemi gjygjesor eka pasur te pamundur qe te funsionoje ne menyre te pavarur dhe efektive”. Progresi ne reformen gjygjesore mbetet i vogel.

BARRA RREGULLATRORE

Pike: - 4 Stabel (nivel i larte)

Shqipria ka bere disa progrese persa i perket burokracise shteterpre. Sipas Dept. Amerikan te Shtetit per Tregtine, “bizneset jane ankuar pasi ne disa raste burokracia dhe korrupsioni e shendrrojne procesin e marrjes se nje licence ne nje proces mjaft te kushtueshem ose mjaft te gjate. Kompani te tjera kane humbur licensen e aktivitetit te tyre pa ndonje njoftim paraprak”. Ne perfundim mund te themi “Sistemi rregulator eshte larg nga te qenurit transparent. Bizneset kane veshtiresi ne marrjen e kopjeve te ligjeve dhe rregullave qe dalin. Ligjet dhe rregullat ne disa raste jane jokonsistente duke hedhur dyshime mbi besueshmerine e interpretimit te tyre. Korrupsioni do te thote gjithashtu se ligjet dhe rregullat aplikohen ne menyre jokonsistente.”

TREGU INFORMAL

Pike: 4 – Stabel (nivel i larte aktiviteti)

Transparency International ne vitin 2003 i dha 2.5 pike. Per kete arsye piket e tregut informal kete vit per shqiperine jane 4.




 

   

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi