Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
kerko: 
 
 


Publikime
Studime
Analiza
Raporte
 

ALBIC news  
GUIDA E SISTEMIT TATIMOR 2004
Botim i ri:
GUIDA TATIMORE 2004

Per GUIDEN kontaktoni
E-MAIL: news@albic.net
TEL: 04 253288 , 253352

 

 

 

 

Qendra Burimore e ALBIC


PANORAME E MJEDISIT TE BIZNESIT NE SHQIPERI

Autori: Banka Boterore dhe IFC

Perkthimi: ALBIC / IDRA

Ky material eshte pergatitur nga Banka Boterore (BB) dhe IFC (International Finance Corporation)
ne kuadrin e Databazes Doing Business te BB & IFC.


Tabelat e meposhshtme paraqesin një pamje te klimes se biznesit ne Shqiperi duke identifikuar rregulla dhe politika specifike te cilat inkurajojne ose jo investimet, produktivitetin dhe rritjen ekonomike. Treguesit kryesore qe perdoren per te matur shkallen e lehtesise ose te veshtirsise te operimit te një biznesi, jane: fillimi i nje biznesi, marrja ne pune e punonjesve ose pushimi i tyre, regjistrimi i prones, kreditimi, mbrojtja e investitoreve, zbatimi i kontratave dhe mbyllja e biznesit.

Karakteristikat e ekonomise (2003)

Treguesi

Shqiperia

Mesatarja
Rajonale

Mesatarja e
OECD

GNI per fryme (US$)

1,740

3,047

25,773

Ekonomia Informale (% GNI)

34.1

37.7

16.8

Popullsia (million)

3.17

17.78

41.50

GNI = Te Ardhurat Kombetare Bruto

 

Te fillosh një biznes (2004)

Sfidat per te filluar një biznes ne Shqiperi jane paraqitur meposhte permes 4 treguesve: procedurat e nevojshme per te filluar një biznes, koha dhe kostot e lidhura me to, dhe kapitali minimal i kerkuar. Ndermarresit duhet te kalojne permes 11 procedurave per te filluar një biznes, ne një kohe mesatare pre 47 ditesh dhe me një kosto te barabarte prej 32.2% te te ardhurave bruto (GNI) per fryme. Ndermarresit duhet te depozitojne 41% te GNI per fryme me qellim qe te marrin një numer regjistrimi per biznesin e tyre. Kjo krahasohet me mesataren rajonale prej 51.8% dhe mesataren e OECD prej 44.1%.

Treguesi

Shqiperia

Mesatarja
Rajonale

Mesatarja e
OECD

Numri i procedurave

11

9

6

Koha (dite)

47

42

25

Kosto (% te ardhura per fryme)

32.2

15.5

8.0

Kapitali Minimal (% te ardhura per fryme)

41.3

51.8

44.1

 

Te punesosh dhe te pushosh punonjesit nga puna (2004)

Veshtiresite qe punemarresit hasin ne marrjen ose pushimin nga puna te punonjesve jane te treguara me poshte. Tre tregues masin se sa e veshtire është qe te punesosh një punonjes te ri, se sa strikte jane rregullat mbi oret e punes si dhe sa e veshtire është qe te pushosh nga puna një punetor te tepert. Kushtet qe perfshihen ne keto tregues perfshijne: disponueshmerine e kontratave me kohe te pjesshme dhe kohe te plote, kerkesat mbi kohen e punes, ligjet mbi pagen minimale dhe minimumi i kushteve te punesimit. Cdo tregues i merr vlerat nga 1 – 100, ku vlerat me te larta tregojne perfaqesojne regullat me strikte. Treguesi i pergjithshem i Striktshmerise se Punesimit është një mesatare e te tre treguesve. Per Shqiperine, treguesi i pergjithshem është 30 , krahasuar me mesateren rajonale prej 41.8 dhe mesateren prej 34.4 te OECD.

Treguesi

Shqiperia

Mesatarja
Rajonale

Mesatarja e
OECD

Treguesi i veshtiresise se marrjes ne pune

11

31.3

26.2

Treguesi i “Ngurtesise” se Oreve

60

51.5

50.0

Treguesi i veshtiresise se pushimit nga puna

20

42.3

26.8

Treguesi i “Ngurtesise” se Punesimit

30

41.8

34.4

Kostot e pushimit nga puna (pagesa ne jave)

55

38.3

40.4

 

Regjistrimi i prones (2004)

Lehtesia me te cilat bizneset mund te sigurojne te drejta mbi pronen është matur duke perdorur indikatoret e meposhtem: numrin e procedurave te nevojshme per te transferuar një titull pronesie nga një shites tek nje bleres, si dhe koha dhe kostot si perqindje e vleres se prones. Ne Shqiperi, duhen 47 dite per te regjistruar një prone, krahasuar kjo me mesataren rajonale prej 133 ditesh dhe ate te OECD prej 34 ditesh.

Treguesi

Shqiperia

Mesatarja
Rajonale

Mesatarja e
OECD

Numri i procedurave

7

6

4

Koha (dite)

47

133

34

Kosto (% e pasurise per fryme)

3.8

3.1

4.9

 

Te marresh kredi (2004)

Një set treguesish mat mbulimin, qellimin, aksesin dhe cilesine e informacionit te kreditit qe eshte i disponueshem nepermjet burimeve publike dhe private. Një set i dyte mat se sa ligjet mbi falimentimin dhe kolateralin lehtesojne huamarrjen. Ky tregues leviz nga 0 – 10, ku piket me te larta tregojne se keto ligje jane me te mira per te zmadhuar huamarrjen. Shqiperia ka 9 pike, krahasuar me mesataren rajonale prej 5.4 dhe me mesataren e OECD prej 6.3 . Ky tregues mat qellimin, aksesin dhe cilesine e informacionit mbi kreditimin qe është i disponueshem nepermjet zyrave publike dhe private te regjistrimit. Treguesi varion nga 0-6, ku vlerat me te larta tregojne se me shume informacion është i mundshem nga zyra publike dhe private te regjistrimit Shqiperia ka 0 pike, krahasuar me mesataren rajonale prej 2.0 dhe ate te OECD prej 5.0 .

Treguesi

Shqiperia

Mesatarja
Rajonale

Mesatarja e
OECD

Kosto e Kolateralit (% te ardhurave per fryme)

0.3

7.7

5.2

Treguesi i te drejtave ligjore

9

5.4

6.3

Treguesi i informacionit mbi kreditimin

0

2.0

5.0

Mbulimi nga Zyrat Publike te Regjistrimit te Kreditit
(debitore per 1000 fryme)

0

6.3

76.2

Mbulimi nga Zyrat Private te Regjistrimit te Kreditit
(debitore per 1000 fryme)

0

46.7

577.2

 

Mbrojtja e Investitoreve (2004)

Indeksi i Deklarimit permban informacion per deklarimet familjare, pronesine indirekte, pronesine e perfituar, marreveshjet e votimit ndermjet aksionereve, komisionet e auditues qe raportojne tek bordet drejtuese; perdorimi i audituesve te jashtem; disponibiliteti publik i pronesise dhe informacionit financiar per investitoret aktuale dhe ato potenciale. Indeksi varion nga 0 ne 7 (ku 0 eshte vlera me negative dhe 7 eshte vlera me optimale).

Indeksi i lartpermendur per Shqiperine eshte 3, nderkohe qe indeksi per rajonin eshte 3.6 dhe per vendet e OECD eshte 5.6

Treguesi

Shqiperia

Mesatarja
Rajonale

Mesatarja e
OECD

Indeksi i Deklarimit

3

3.6

5.6

 

Zbatimi i Kontratave (2004)

Lehtesia ose veshtiresia e zbatimit te kontratave tregtare ne Shqiperi është matur me poshte, duke perdorur tre tregues:

  • numri i procedurave qe nga momenti kur paditesi hap nje proces gjyqesor deri ne momentin e pageses,

  • koha e lidhur me te, dhe

  • kosto (e gjyqit dhe pagesa e avokatit), e shprehur si perqindje e vleres se borxhit.

Ne Shqiperi kosto e zbatimit te kontratave është 28.6, krahasuar me mesatare rajonale prej 17.7 dhe me ate te OECD prej 10.8 .

Treguesi

Shqiperia

Mesatarja
Rajonale

Mesatarja e
OECD

Numri i procedurave

39

29

19

Koha (dite)

390

412

229

Kosto (% e borxhit)

28.6

17.7

10.8

 

Te mbyllesh një biznes (2004)

Koha dhe kostot e falimentimit tregohen meposhte. Kostot perfshijne kostot e gjygjit, te pagesave te avokateve, te kontabilisteve, etj. Shkalla e rigjenerimit mat eficencen e heqjes se te drejtes mbi pronen ose te procedurave te falimentimit, shprehur ne termat se sa cent per cdo dollar paditesi merr nga firma e falimenuar. Shkalla e rigjenerimit ne Shqiperi është 24.6 , krahasuar me mesataren rajonale prej 30.5 dhe ate te OECD prej 72.1

Treguesi

Shqiperia

Mesatarja
Rajonale

Mesatarja e
OECD

Koha (vite)

4.0

3.3

1.7

Kosto (% e prones)

38

13.1

6.8

Shkalla e rigjenerimit (cent per cdo dollar)

24.6

30.5

72.1

 

Ky material eshte perkthyer ne shqip nga ALBIC / IDRA. Ne se deshironi te perdorni kete material ne shqip duhet te kontaktoni me ALBIC / IDRA (klikoni ketu per te kontaktuar).

Ky material ne shqip nuk mund te riprodhohet ne asnje forme pa mare me pare leje nga ALBIC/IDRA dhe Banka Boterore & IFC.

 

 

 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi