Ndikimi i SME-ve ne rritjen ekonomike te vendit
Dokumentin e plote (ne format PDF) mund ta beni download duke klikuar ketu
Projekti “Studim mbi ndikimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në rritjen ekonomike të Shqipërise” u mbeshtet nga SEED dhe EFT.
Konceptimi i studimit u bë me synim që të vlerësohet ndikimi dhe roli i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në rritjen ekonomike, duke përdorur për herë të parë një grup indikatorësh kuadër, të cilët janë zgjedhur për të qënë në përputhje më standardet e BE.
Me këtë raport te ri, SEED u jep institucioneve publike, organizatave të biznesit dhe studiuesve të pa varur një vlerësim të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, lidhur me zhvillimin dhe ndikimin e tyre në rritjen ekonomike, për periudhën 1997-2002. Ai siguron, nëpermjet një numri treguesish, një informacion të ditëve të fundit dhe lehtësisht të lexueshëm lidhur me zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe ndikimin e tyre në rritjen ekonomike, nëpërmjet një numri indikatorësh. Rezultatet janë bazuar në indikatore të ndryshëm, të paraqitur sipas madhësisë së ndërmarrjes, për periudhën 1997-2000 dhe 2002. Të dhënat janë siguruar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe Qëndra për Kërkim dhe Zhvillim Tiranë.
Raporti përmban kapitujt e më poshtëm:
Kapitulli I , “Përkufizimet dhe Metodologjia”, trajton përkufizimet e indikatorëve statistikorë dhe atyre të përdorur në vrojtimet e biznesit, dhe siguron rëndësinë dhe
metodologjinë e vlerësimit të të dhënave.
Kapitulli II , “Vlerësimi i zhvillimit të NVM-ve, 1997-2000”, në të cilin sigurohet një
informacion i hollësishëm lidhur me zhvillimet e NVM në perjudhën ndërmjet 1997
dhe 2000, duke përfshirë ndryshimet në pronësinë private dhe ndikimin e
privatizimit. Analiza përdor të dhënat statistikoore, bazuar në indikatorët e
përshkruar në Kapitullin I.
Kapitulli III , “Vlerësimi i zhvillimeve të fundit të NVM duke përdorur rezultatet e VB”, siguron informacion lidhur me tendencat e zhvillimit të NVM në sektorët e industrisë dhe
ndëritmit, dhe më tej e plotësuar me faktorët që pengojnë aktivitetin e biznesit gjatë
2002.
Kapitulli IV shtron një numër rekomandimesh për politaikat dhe sygjeron për të ardhmen veprimet që duhen vazhduar
Dokumentin e plote (ne format PDF) mund ta beni download duke klikuar ketu