Hyrje info Shqiperia info Biznesi Qender Burimore Mundesi Biznesi
 
VROJTIME  


>  Vrojtim mbi performancen e Ndermarrjeve te Vogla e te Mesme (NVM)

> Konkurrueshmeria e Kompanive ne Ballkanin Perendimor (vetem ne Anglisht)

 

ALBIC news  
GUIDA E SISTEMIT TATIMOR 2004
Botim i ri:
GUIDA TATIMORE 2004

Per GUIDEN kontaktoni
E-MAIL: news@albic.net
TEL: 04 253288 , 253352

 

 

 

 


Qendra Burimore - VROJTIME ne fushen e Biznesit


Ne kete faqe do te gjeni rezultate nga Vrojtime te ndryshme ne fushen e Biznesit, si:

Vrojtimi mbi performancen e Ndermarrjeve te Vogla e te Mesme (NVM),

Konkurrueshmeria e Kompanive ne Ballkanin Perendimor (vetem ne Anglisht)

Se shpejti edhe Vrojtime te tjera.


 

Vrojtim mbi performancen e Ndermarrjeve te Vogla e te Mesme (NVM - SME)
- ne industri (prodhim e perpunim),
- ne fushen e sherbimeve te hoteleve e restoranteve


NVM: Ndermarrje te Vogla e te Mesme

(SME: Small & Medium Enterprises)

Ky Vrojtim mbi NVM-te (SME) eshte nje perpjekje per te pasqyruar performancen e NVM-ve ne Industri (prodhim e perpunim) dhe fushen e Sherbimeve te Hoteleve e Restoranteve per vitin 2001.

Vrojtimi merr ne konsiderate perkufizimin e NVM-ve ne perputhje me ligjin per NVM-te neni 2. Ne kete raport, sikurse ne vendet e tjera europiane, NVM-te klasifikohen vetem mbi bazen e numrit te te punesuarve ne ndermarrje. Brenda NVM-ve, dallohen keto kategori:

  • -                      mikro-ndermarrjet qe kane me pak se         5 te punesuar
  • -                      ndermarrjet e vogla qe kane                          6-20 te punesuar
  • -                      ndermarrjet e mesme qe kane     21-80 te punesuar

Analiza e NVM-ve bazohet ne treguesit sasiore dhe cilesore te llogaritur nga te dhenat e mbledhura nga vrojtimi i NVM-ve i zhvilluar ne kuader te ketij projekti gjate periudhes Nentor-Dhjetor 2002.

Te dhenat e paraqitura ne kete raport reflektojne rreth 10 000 NVM ne te gjithe vendin, te perfaqesuara nga te dhenat e siguruara nga 804 sipermarres. {madhesia e kampionit ishte 1000 ndermarrje. Per hartimin e kampionit eshte perdorur regjistri statistikor i biznesit. Kriteret e meposhtme merren ne konsiderate per te hartuar kampionin: aktiviteti ekonomik, (industria prodhuese NACE 15-37 dhe sherbimet e hoteleve dhe restoranteve NACE 55), kategorite bazuar ne ligjin e NVM-ve. Nga kampioni perjashtohen ndermarrjet me pronesi publike, ndermarrjet me me shume se 80 persona. (shih kapitullin 2)}.

Treguesit llogariten vecmas per Industrine prodhuese-perpunuese e sherbimet e hoteleve e restoranteve dhe per cdo kategori te NVM-ve.

Æ Tendenca per rritje te numrit te punonjesve te NVM-ve gjate vitit 2001 është një nga konkluzionet e vrojtimit. Rreth 11% e ndermarrjeve te intervistuara kane rritur numrin e punonjesve duke kaluar nga ndermarrje mikro (1-5 punonjes) ne ndermarrje te vogla (6-20 punonjes). Me shume se 20% e ndermarrjeve te prodhim- perpunimit kane rritur numrin e punonjesve duke u shnderruar nga ndermarrje te mesme (21-80 punonjes) ne te medha (me shume se 80 punonjes) dhe per rrjedhoje te dhenat e ketyre te fundit jane perjashtuar nga kjo analize 3 .

______

2 Ligji shqiptar i NVM-ve, Nr. 8957, dt.17.10.2002

3 Disa komente rreth 26 ndermarrjeve te medha ne industrine e prodhim-perpunimit te cilat jane evidentuar ne vrojtimin e NVM-ve te periudhes Nentor-Dhjetor 2002:

-          18 ndermarrje me origjine te huaj ose te perbashket.

•  Keto ndermarrje kane punesuar mbi 5 000 punonjes te cilet perbejne me shume se te punesuarit ne ndermarrjet e mesme dhe rreth dyfishin e punonjesve te ndermarrjeve te mesme te prodhim – perpunimit.

-           Ka mesatarisht 192 punonjes per ndermarrje ose me shume se dyfishin e ndermarrjeve te mesme.

•  Ata sigurojne xhiron mesatare ashtu sikurse edhe ndermarrjet e vogla

•    Ne prodhimin, perpunimin e tekstileve & veshjeve një ndermarrje shet 30% te xhiros se saj jashte vendit.

-           Ne prodhimin, perpunimin e lekures një ndermarrje shet 61% te xhiros se saj jashte vendit.

Æ Nga te gjithe pronaret e intervistuar 13 % jane femra

Æ Numri i ndermarrjeve jo-aktive.

Gjate vitit 2001, rreth 15% e ndermarrjeve ne sektorin e prodhim-perpunimit dhe rreth 21% ne sektorin e hoteleve dhe restoranteve jane mbyllur.

  Æ Numri i ndermarrjeve te reja .

Gjate vitit 2001, numri i ndermarrjeve te reja (qe kane me pak se 2 vjet pune) është rreth 15% ne sektorin e prodhim-perpunimit dhe rreth 32% ne sektroin e hoteleve & restoranteve.

Æ Numri i ndermarrjeve .

Rreth 88% e ndermarrjeve ne sektorin e prodhim-perpunimit jane Mikro ndermarrje.

Rreth 99% e hoteleve & restoranteve jane ndermarrje Mikro .

Æ Punesimi

Ne vitin 2001 rreth 2828 NVM te prodhim-perpunimit (ose 80% e totalit te ndermarrjeve te prodhim-perpunimit 4 )  punesuan rreth 14 mije punonjes.

Numri i punonjesve ne ndermarrjet mikro te prodhim-perpunimit perbente rreth gjysmen e numrit total te punonjesve te NVM-ve te prodhim-perpunimit.

Numri i punonjesve

Numri i punonjesve ne NVM-te e prodhim-perpunimit perben rreth 1/3 e numrit total te punonjesve te industrise se prodhim-perpunimit.

4052 NVM ne fushen e Hoteleve & Restoranteve (ose 93% te totalit te ndermarrjeve te Hoteleve & Restoranteve 4 ) punesuan me shume se 12 mije persona.

Numri i punonjesve ne ndermarrjet mikro ne fushen e hoteleve dhe restoranteve perfaqeson rreth 94% te numrit total te punonjesve ne sektorin e hoteleve dhe restoranteve.

Æ Ndarja e punes

Punesimi ne NVM ne fushen e prodhim-perpunimit dhe ne ate te hoteleve e restoranteve mbulon rreth 19% te punesimit total te sektorit jo-bujqesor.

Æ Personi i zene me pune per ndermarrje

Ne 2001, mesatarisht, një ndermarrje e prodhim-perpunimit punesoi 5 persona dhe një ndermarrje ne fushen e Hoteleve & Restoranteve punesoi 3 persona.

Æ Dominanca e kategorive te ndermarrjeve

Per NVM-te e prodhim-perpunimit dominojne ndermarrjet mikro/e vogel . Por kjo varion sipas aktivitetit. Është mesatare ne produktet e prodhimit dhe perpunimit te tekstileve dhe lekures dhe mikro ne prodhimin e ushqimeve, pijeve dhe drurit.

Per sherbimet e hoteleve e restoranteve dominojne ndermarrjet mikro .

Æ Xhiroja.

Ne 2001, Xhiroja nga NVM-te e prodhim-perpunimit perbente rreth 38% te xhiros se industrise prodhuese-perpunuese ne total 4 .

_______

4 Burimi: INSTAT

Xhiroja sipas kategorive perben rreth 1/3 e xhiros se NVM-ve te prodhim-perpunimit ne total.

Pjesa me e madhe e xhiros per sherbimet e hoteleve e restoranteve, rreth 90%, u sigurua nga ndermarrjet Mikro . Kontributi i ndermarrjeve Mikro ne xhiro është shume i rendesishem.

Æ Xhiroja per ndermarrje .

Ne 2001, mesatarisht një ndermarrje e prodhim-perpunimit kishte një xhiro rreth 7,2 milione leke dhe një ndermarrje ne fushen e hoteleve & restoranteve kishte një xhiro rreth 2,8 milione leke .

Ajo varion sipas kategorive. Ekziston nje korelacion pozitiv midis kategorive dhe xhiros.

Æ Pjesa e eksportit ne xhiro .

Ne 2001, rreth 6% e gjithe ndermarrjeve te prodhim-perpunimit u angazhuan ne eksport. Kjo perqindje varion midis sektoreve e kategorive.

Ne 2001, ne NVM-te e prodhim-perpunimit një ndermarrje shiti rreth 13 % te xhiros se tij jashte vendit.

Kjo varion sipas kategorise se ndermarrjes. Ekziston nje korelacion pozitiv midis kategorise se ndermarrjes dhe ketij raporti.

Æ Vlera e shtuar.

Ne 2001, vlera e shtuar qe u sigurua nga ndermarrjet Mikro perbente me pak se gjysmen e totalit te vleres se shtuar ne NVM-te e prodhim-perpunimit. Vlera e shtuar qe u sigurua nga keto te fundit perbente me pak se gjysmen e totalit te vleres se shtuar nga industria e prodhim-perpunimit 4 .

Pjesa me e madhe e vleres se shtuar ne NVM-te qe operojne ne fushen e Hoteleve & Restoranteve, rreth 88%, u sigurua nga ndermarrjet Mikro .

Æ Produktiviteti ne pune

Ne 2001, produktiviteti ne pune ne NVM-te e prodhim-perpunimit ishte me i madh ne ndermarrjet e vogla sesa ne ato mikro e te mesme (llogaritur si vlere e shtuar per person te zene me pune).

Produktiviteti ne pune ne NVM-te e prodhim-perpunimt eshte me i larte  (me shume se 40%) se mesatarja e produktivitetit ne pune te industrise se prodhim-perpunimit ne total.

Gjithashtu produktiviteti ne pune ne ndermarrjet qe operojne ne fushen e hoteleve & restoranteve është me i madh ne ndermarrjet e vogla se ne ato mikro dhe te mesme (llogaritur si nje vlere e shtuar per person te zene me pune).

Æ Pjesa e kostos se punes ne vleren e shtuar

Ne 2001, ne NVM-te e prodhim-perpunimit pjesa e kostos se punes ne vleren e shtuar perbente rreth 28%, e cila varionte midis kategorive.

Ne sherbimin e Hoteleve & Restoranteve pjesa e kostos se punes ne vleren e shtuar zinte rreth 20%, qe varionte sipas kategorive.

Æ Fitimi

Ne 2001 fitimi ne NVM-te e prodhim-perpunimit ishte rreth 72% . Ndermarrjet mikro dhe te vogla ishin me fitimprurese perkatesisht 80% dhe 76% krahasuar me ndermarrjet e mesme me 57%.

4 Burimi INSTAT

Fitimi ne NVM-te e sherbimeve te hoteleve & restoranteve ishte rreth 80% dhe varionte sipas kategorive. Duket se ndermarrjet mikro jane me fitimprurese ; ndermarrjet e vogla kane nje shkalle fitimi mesatar. 

Fitimi ka nje korelacion negativ me kategorite e ndermarrjeve anasjelltas me fitimin ne NVM-te e vendeve te BE-se 5 .

Æ Statusi ligjor i ndermarrjeve .

Me shume se 67% e NVM-ve te prodhim-perpunimit dhe 96% e atyre ne fushen e Hoteleve & Restoranteve jane regjistruar si persona fizike (kryesisht ne ndermarrjet mikro), pjesa tjeter është regjistruar si person juridik.

Æ Ndermarrjet sipas origjines .

Mesatarisht 93% e NVM-ve te prodhim-perpunimit jane Shqiptare dhe vetem 7% e NVM-ve te prodhim-perpunimit jane me origjine te huaj dhe te perbashket .

Ndermarrjet shqiptare punesojne rreth 89% te totalit te te punesuarve ne NVM-te e prodhim-perpunimit dhe ato te Hoteleve & Restoranteve, 6% punesohen ne ndermarrjet e perbashketa dhe 5% ne ndermarrjet e huaja 6 .

Pothuajse te gjitha NVM-te qe operojne ne fushen e Hoteleve & Restoranteve jane shqiptare (vetem 0,1% jane ndermarrje te huaja).

Æ Pengesat e medha te biznesit .

Vetem 4% e sipermarresve nuk hasin pengesa te medha..

Per 42% te te gjitha NVM-ve te prodhim-perpunimit dhe atyre te Hoteleve & Restoranteve pengesa me e madhe është “ aksesi ne financim ” dhe pengese tjeter serioze është “ infrastruktura ”.

Æ Perdorimi i Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit eshte shume i ulet.

Me pak se 12% e NVM-ve te prodhim-perpunimit dhe me pak se 2% e atyre qe operojne ne fushen e Hoteleve & Restoranteve kane adrese e-mail-i , me pak se 8% e NVM-ve te prodhim-perpunimit dhe 1% e atyre ne fushen e Hoteleve & Restoranteve kane akses ne internet , dhe vetem 2% e NVM-ve te prodhim-perpunimit dhe 1% e atyre te Hoteleve & Restoranteve kane faqen e tyre ne internet.

Æ Investimet .

33% e sipermarresve kane investuar gjate vitit 2001 dhe pjesa me e madhe e tyre (37%) kane investuar per zevendesimin e pajisjeve te vjetra.

Æ Aksesi ne financim .

Rreth 52% e NVM-ve te prodhim-perpunimit dhe 34% te Hoteleve & Restoranteve hasin veshtiresi ne marrjen e huave. Pengesat serioze “ nuk perputhen me situaten specifike” dhe “mungesen e garancive e kolateralit te nevojitur”

Æ Konkurrenca

92% e sipermarresve ne NVM-te e prodhim-perpunimit dhe Hoteleve & Restoranteve perballen me një konkurrence te madhe gjate dy viteve te fundit.

Mesatarisht 71% e sipermarresve hasin pengesa lidhur me konkurrueshmerine .

Mesatarisht 48% e sipermarresve e perceptojne pengesen per konkurrueshmerine si “konkurrence e padrejte / e pandershme”.

_______

5  Vezhgim i NVM-ve Europiane 2002, Nr.2

6 kampioni nuk eshte hartuar ne baze te kriterit te origjines se ndermarrjeve, keshtu qe ketu jepen vetem disa vleresime.


Vrojtim mbi konkurrueshmerine e kompanive ne Ballkanin Perendimor

Realizuar ne kuader te projektit PARTNERS te EUROCHAMBERS 2004

Integrimi politik dhe ekonomik i vendeve te Ballkanit Perndimor ne Europe eshte ne listen e prioriteteve te axhendes te Bashkimit Europian, sidomos pas perfundimit me sukses te zgjerimit te BE me 10 shtete te reja. Samiti Selanikut qe u zhvillua ne Qershor 2003 konfirmoi perpektiven per antaresim ne BE te pese vendeve te Ballkanit Perendimor (Shqiperia, Bosnia dhe Hercegovina, Kroacia, Ish Republika Jugosllave e Maqedonise, Unioni Serbi – Mal i Zi) dhe beri thirrje per fuqizimin e bashkepunimit ne fushat ekonomike dhe politike me qellim pershpejtimin e procesit te integrimit.

Nje nga mesimet e nxjerra nga zgjerimi i fundit i BE-se eshte nevoja per te promovuar rritje ekonomike ne vendet kandidate, dhe ne vecanti rritjen e eksportit potencial te rajonit.

Ne kete ambjent, organizatat e biznesit ne nivel rajonal dhe lokal duhet te fuqizohen me teper per te ndermarre me shume iniciativa per cuarjen perpara te rimekembjes ekonomike, permes promovimit te eksporteve, lehtesirave tregtare dhe projekteve lokale te zhvillimit. Kjo eshte arsyeja se perse EUROCHAMBERS lancoi projektin PARTNERS (Project of Assistance to regional Trade and Networking for Economic Recovery and Stability), me mbeshtetjen e programit EU Cards. PARTNERS synon fuqizimin e kapcitetit te Dhomave te Tregtise te Ballkanit Perendimor ne fushen e tregtise intra-rajonale dhe fushen e sherbimeve nderkombetare te tregtise.

Vrojtimi aktual është një element i projektit PARTNERS, i cili na jep nje informacion te brendshem mbi konkurueshmerine e kompanive te Ballkanit Perendimor si brenda vendit te tyre ashtu dhe jashte tij. Ky Vrojtim është i bazuar ne një pyetesor te detajuar i cili është plotesuar nga me shume se 2000 kompani te rajonit.

Vrojtimi percakton fushat ne te cilat ka nevoje per permiresim (p.sh. ne fushen e tregtise intra-rajonale), potenciali per tregti me BE-ne dhe cfare lloji asistence nevojitet nga organizatat e biznesit. Ky vrojtim trajton nekohesisht edhe menyren sesi kompanite perceptojne zhvillimet politike qe influencojne ne vendet e tyre si p.sh. pranimi i dhjete vendeve te reja ne BE dhe perspektiva e anaresimit te vendeve te tyre ne BE. Njekohesisht, Vrojtimi trajton edhe nivelin e familjaritetit te ketyre kompanive me legjislacionin e BE-se.

Mbi te gjitha ky Vrojtim i jep EUROCHAMBERS dhe Dhomave Kombetare te Tregtise te Ballkanit Perendimor nje baze te nevojshme mbi te cilen te zhvillohet nje strategji e rendesishme dhe koherente mbeshtetjeje dhe perfaqesimi, ne te mire te komunitetit te biznesit dhe procesit te integrimit europian.

DISA KONKLUZIONE KRYESORE TE NXJERRA NGA VROJTIMI

Burimet e kompanive  

  • Kompanite e ballkanit perendimor duken se jane te pajisura mire, ne termat e kompjuterizimit te te zyrave, por ato duhet te bejne me shume ne perpjekje per te modernizuar menyren e komunikimit, si psh. email dhe aftesite e njohjes se gjuheve te huaja te stafit te tyre me qellim rritjen e ekportit potencial dhe te kokurrueshmerise jashte kufijve.
  • Kompanite kur realizojne studimet e tyre te tregut ato tentojne te mbesheten me shume ne ne kerkimet ne internet te bera prej tyre, publikime dhe ne pjesmarrjen ne panairet nderkombetare te tregtise.
  • Nje numer domethenes kompanish mbesheten ne burime te jashtme financimi, si p.sh. bankat lokale dhe te huaja. Është me e veshtire per kompanite e vogla sesa per ato te medhate qe te sigurojne mbestetje financiare nga bankat e huaja. Nje sektori i brendshem dhe i fuqishem bankar eshte vital per funksionimin e e suksesshem te ndermarrjeve te vogla

Rendesia aktuale e tregut te Europes Jug-Lindore dhe potenciali per biznes

•  Liberalizimi i tregtise ne Europen Jug-Lindore do te sjelli nj permirsim domethenes ose te pakten te arsyeshem ne perspektivat e kompanive te Ballkanit Perendimor. Sidoqofte, disa kompani kane frike se barrierat jo tarifore do te rrezikojne te mirat qe burojne ne Zona e Tregtise se Lire

•  Pavaresisht nga fakti qe shume pak kompani kane pasur nje eksperience pozitive ne tregtine me vendet e tjera te Europes Jug-Lindore, Vrojtimi tregon se ka nje numer barrierash jo-tariforeqe pengojne tregtine ndernjet vendeve te rajonit. Procdurat doganore jane klasifikuar si pengesa kryesore ne tregti, kjo ndiqet nga afer regjistrimi burokratik i kompanive, standartet teknike dhe te certifikimit, kontrolli i cilesise dhe aksesi tek perdoruesit e fundit.

Rendesia e tregut te BE-se per eksportet dhe perspektiva e antaresimit ne BE

  • Nje numer i konsiderueshem kompanish thone se se jane familjare me tregun e BE-se de se kane nje histori te gjate ne tregtine me BE-ne. Pavaresisht nga kjo, niveli i familiaritetit te me tregun e BE-se eshte i ulet. Pjeset e legjislacionit te BE-se qe duken se perbejne problemet me te rendesishme per kompanite, perfshijne certifikimin e produkteve dhe standartet teknike. Regullat e origjines, mbrojtjen e konsumatorit dhe pergjegjesine e prodhuesit
  • Shume kompani ne Ballkanin Perendimor duken te jene pesismite mbi impaktin qe zgjerimi aktual i BE-se mund te sjelli mbi perspektiven e biznesit te tyre. Ato kane frike gjithashtu se investitoret potencial do t preferojne te investojne me shume ne vedet e rejaantare sesa ne Ballkanin Perendimor. Ato gjithashtu mendojne se kompanite, ne BE-ne e zgjeruar, do te jene me pak te interesuara per te investuar ne vendet fqinje pasi interesat e tyre tregtare do te fokusohen drejt antareve te rinj ne kete treg te vetem dhe ne kete menyre proteksionizmi ne BE do te rritet.
  • Nga ana tjeter kompanite e vendeve te Ballkanit Perendimor jane mjaft optimiste persa i perket te mirave qe vendet e tyre mund te perfitojne nga hyrja ne BE. Ata presin akses me te lehte ne tregun e BE-se ashtu edhe ne tregjet e tij kapitale si dhe nje fluks me te madh te investimeve te huaja. Ato gjihashtu mendojne se hyrja ne BE do te ndihmoje ne permiresimin e funksionimit te tregjeve te brendshme ne termat e nje transparence m te mdhe ne fushat e konkurrueshmerise, ndihmes shteterore dhe prokurimin publik.

Variantin e plote te ketij vrojtimi (vetem ne anglisht) mund ta download-oni ne format .pdf duke klikuar ne kete link:

Vrojtimi mbi Konkurueshmerine e Kompanive ne Ballkanin Perendimor
(Western Balkan Competitiveness.pdf)

 

 

© ALBIC 2004

webmaster

Hyrje  :  Info Shqiperia  :  Info Biznesi  :  Qender Burimore  :  Mundesi biznesi
Lista e Mbeshtetesve